| Cfare ju duhet te dini? |
|
#36
| ||||
| ||||
| ALKINDI , (Alkendi), filozof arab (rreth 800-873). Jetoi nė Basrah, pastaj nė Bagdad, konsiderohet themelues i filozofisė arabe. Ishte erudit dhe shkroi vepra tė llojeve tė ndryshme shkencore (para sė gjithash nga matematika dhe pastaj nga astronomia, medicina e tė tjera). Aristotelian konsekuent, pėrktheu shumė studime tė tij, mirėpo nė doktrinėn e tij janė tė qarta edhe disa ndikime tė neoplato-nizmit. Theksoi nė mėnyrė tė veēantė rėndėsinė e matematikės pėr themelimin e tė gjitha shkencave.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#37
| ||||
| ||||
| ALKMEONI, Krotonias, filozof dhe mjek grek (rreth 520 p.e.r.) Pitagorist qė mėsoi se nė tė gjitha gjėrat njerėzore sundon kontradikta. Aspekti qenėsor i shpirtit qėndron nė lėvizjen e saj tė pėrjetshme dhe nė pavdekėsinė. Nė medicinė pėrkrahu qėndrimin se shėndeti ėshtė ekuilibėr i elementeve materiale nė trup. U mor edhe me hulumtime empirike, bėri autopsinė e kafshėve, konsiderohet themelues i fiziologjisė. Pohoi se truni me tė cilin njeriu dallohet nga kafsha, ėshtė qendėr e tė gjitha funksioneve psikike. Nė kėtė drejtim shumė teza racionaliste, natyraliste tė Alkmeonit janė mohim i mistikės pitagoriane.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#38
| ||||
| ||||
| ALTUZI, Johan (Altus ose Althusius Johannes), filozof gjerm. i sė drejtės (1557-1638). Njė nga teoricienėt juridikė tė reformacionit qė pėrfaqėsoi doktrina tė sė drejtės natyrore mbi sovranitetin popullor dhe mbi tė drejtėn e rezistencės. Sipas Altuzit, shteti ėshtė «lidhje e pėrgjithshme popullo-re», nė tė cilėn shumė komuna dhe krahina obligohen se do tė «pėrfaqėsojnė, realizojnė dhe mbrojnė tė drejtėn e pushtetit». Pushteti suprem dhe i patjetėrsuar i takon popullit, kurse sunduesin qė ėshtė vetėm nėpunėsi mė i lartė nė shtet duhet ta zgjedhin pėrfaqėsuesit e veēantė tė popullit. Me kontratė pėrcaktohen rnarrėdhėniet ndėrmjet sunduesit dhe popullit, kurse sunduesin qė e shkel kėtė kontratė nėnshtetasit e tij mund ta internojnė ose ta vrasin. Veprat kryesore: Politica (1603); Dicaeologicae libri III.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#39
| ||||
| ||||
| ALLEN, Ēarlls Grent (Allen, Charles Grant), filozof dhe letrar angl. (1848-1899). Zbatoi teorinė evolucioniste nė estetikė dhe reduktoi veprimtarinė estetike nė instinktin e lojės. Theksoi karakterin pasiv tė kėnaqėsisė artistike. Kėnaqėsinė estetike e identifikoi ndėrkaq me ekonomizimin hedonist: maksimumin e tronditjes me minimumin e pėrpjekjes. Nė disa romane tė tij paraqiti pikėpamje tė reja mbi moralin seksual dhe paqėndrueshmėrinė e tezave tė krishtera. Ithtar dhe propagandues i Darvinit. Veprat kryesore: Physiological aesthetics (1877); The colour sense (1879); Charles Durwin (1885); Force and energy (1888); The Evolution ot' the idea of God (1897); The Womann who did (l895); The British Barbari ans (1896).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#40
| ||||
| ||||
| ALTYSERI, Lui (ALTHUSER, Louis), filozof dhe sociolog franc. (1918 -). Prof. nė Paris. Konsiderohet marksist me tendenca strukturaliste tė shprehura qartė. A. konsideron se me tė ashtuquajturėn «prerje epistemologjike» mund tė ndahet mendimi i Marksit nė dy periudha kryesore, «ideologjike» (para prerjes) dhe shkencore (Marksi «i moshės sė pjekur»). Ndėrkaq, shumė autorė konsiderojnė se skema e Altyserit pėrpiqet tė ruajė dhe tė verifikojė shkencėrisht pikėpamjet staliniste, kėshtu qė vepra e tij «Pėr Marksin» do tė ishte mė mirė tė pagėzohet «Kundėr Marksit» Veprat kryesore: Pour Marx (1965): Positions (1976); Elements d'autocritique ( 1974).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#41
| ||||
| ||||
| AMARLIKU, Benas (Amary de Bene), filozof dhe teolog franc. (? -1207). Teza themelore filozofike e Amarlikut ėshtė panteiste: perėndia dhe krijesat janė njė, ekziston njė identitet ndėrmjet krijuesit dhe tė krijuares. Nga perėndia, nėpėrmjet ideve, lind shumėllojshmėria e gjėrave dhe kėsaj, qė ėshtė uniteti mė i lartė, i kthehen sėrish tė gjitha. Perėndia qė manifestohet nė ēdo gjė, gjendet edhe nė njeriun, kėshtu qė njeriu «mban nė vete qiellin» dhe vullneti i tij, nėse tė njohurit ėshtė i drejtė, ėshtė njėkohėsisht edhe i perėndisė. «Perėndia ėshtė gjithēka, perėndia dhe krijesa nuk janė tė ndryshme; nė perėndinė gjenden tė gjitha gjėrat, perėndia ėshtė substanca e pėrgjithshme». Si heretik u dėnua nga Universiteti i Parisit (1202), nga Sinodi i Parisit (1210) dhe nga koncili nė Lateran (1215). Sekti i amarlikanėve, ithtarėt e tyre, mohojnė institucionet shoqėrore dhe proklamojnė lirinė nga obligimet qė imponohen nga shoqėria.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#42
| ||||
| ||||
| AMĖLEN, Oktavė (HAMELIN, Octave), filozof franc. (1856-1907). Pro-esor nė Bordo, kurse nga viti 1905 nė Sorbonė. Kriticizmin e mėsuesit tė vet Renuvieut, nėn ndikimin e Hegelit, e shndėrron nė sistem idealist tė cilin e quan racionalizėm integral (rationalisme integral) ose noodice. Dialektika e tij sintetike e njėmendėsisė ėshtė formuar nė mėsimin specifik mbi kategoritė, brenda tė cilit vend kryesor ka ideja e relacionit nė tri fazat e saj: nė tezėn, antitezėn dhe sintezėn. Vetėdija qė posedon karakterin sintetik ėshtė shkalla mė e lartė e realizimit si akt i tė menduarit. Tė menduarit ėshtė akt krijues dhe me kėtė njėkohėsisht edhe objekt, subjekt dhe sintezė e tyrė. Veprat kryesore: Essai sur les elėments principaux de la reprėsentation (1907); Le systėme de Descartes (1911); Le systeme d'Aristote (1920); Le systeme de Renouvier (1927).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#43
| ||||
| ||||
| AMONI, Sakas , filozof helenist (rreth 175-242). Mėsues i Plotinit, konsiderohet themelues i shkollės neoplatoniane. Mėsimet e veta, nė tė cilat sipas disa burimeve (pėr shembull tė neoplatonistit Hieroklit), u pėrpoq tė pajtonte filozofinė e Platonit dhe tė Aristotelit, i pėrhapi vetėm gojarisht. Disa autorė (pėr shembull Nemezi) pohojnė se nė doktrinėn e Plotinit ėshtė i dukshėm ndikimi i A.S., sidomos nė tezat lidhur me raportin e shpirtit ndaj trupit dhe mendjes.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#44
| ||||
| ||||
| ANAKSAGORA , filozof grek (rreth 500-428 p.e.r.). Nė Athinė, nė vitet 30 zhvilloi veprimtari tė frytshme filozofike, mirėpo pas akuzės pėr ateizėm, arriti, nė saje tė mikut Periklit, tė ikė nė Lampsak dhe tė shpėtojė nga vdekja. Nga vepra kryesore e tij qė atėherė mbante titullin e rėndomtė Mbi naty-rėn janė ruajtur vetėm disa fragmente, tė cilat me siguri janė nga libri i parė i kėsaj vepre. A. konsideron, sikurse Empedokli, se nė natyrė nuk ka as ekzistencė as zhdukje - ekziston vetėm bashkimi dhe ndarja e grimcave tė pandryshueshme tė cilat i quajti sperma - e tė cilat mė vonė Aristoteli i quajti homeomei. Me bashkimin e kėtyre grimcave krijohen gjėrat e ndryshme, ndėrsa cilėsia e ēdo gjėje kushtėzohet nga ato grimca qė dominojnė nė pėrzierjen dhe qė pėr kėtė shkak mund tė perceptohen. Nga gjendja e parė kaotike, nė tė cilėn nė fillim ishin tė pėrziera homeomeritėt, lindi kozmosi i rregulluar nėpėrmjet mendjes (nus-it), qė e vuri nė lėvizje masėn inerte. Mirėpo pasi u dha impulsi i parė, roli i kėsaj mendjeje pėrfundon dhe ēdo gjė pastaj rrjedh nė mėnyrė mekanike sipas ligjeve kauzale rreptėsisht tė pėrcaktuara. Njohje ndijore, sipas Anaksagorės, kemi nė saje tė ekzistimit tė kundėrshtisė qė kemi nė botėn tonė tė brendshme (p.sh. tė ftohtit mund ta ndiejmė vetėm atėherė kur trupi ėshtė i nxehtė). Ndėrkaq, tė vėrtetėn nuk e njohim me anėn e shqisave por nėpėrmjet arsyes. Duke provuar rėndėsinė e Anaksagorės nė historinė e filozofisė, Aristoteli thotė: «Filozofėt para Anaksagorės mund tė krahasohen me ata endacakė qė i quajmė natyralistė. Sikurse qė, duke u kolovitur, gladiatorėt mund tė japin edhe tė goditura tė qėlluara, por jo sipas rregullave tė shkathtėsisė, gjithashtu duket se edhe kėta filozofė nuk janė aspak koshientė pėr atė qė flasin». A. ėshtė i pari qė -duke thėnė se mendimi i kulluar ėshtė e vėrtetė - siguroi kėtė koshiencė, kėshtu qė edhe sipas fjalėve tė Hegelit ai dukej si «i padehuri midis tė dehurėve».
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#45
| ||||
| ||||
| ANAKSARKU, Abderas filozof grek (? nga mesi i shek. IV p.e.r.). Nxėnės i Metrodorit, pasardhės i Demokritit. Pėrcjellės i Aleksandrit tė Madh. Nga veprat e tij janė ruajtur vetėm dy frag-mente.Qėllimi i jetės, sipas Anaksar-kut, ėshtė lumturia. Nga Anaksarku me siguri skeptiku Piron mori vesh pėr doktrinėn e Demokritit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#46
| ||||
| ||||
| ANAKSIMANDRI, Miletas , filozof grek (rreth 610-546 p.e.r.). Konsiderohet se ėshtė autor i veprės filozofike greke mė tė vjetėr, Mbi natyrėn nga e cila ėshtė ruajtur njė fragment: «Ajo nga e cila krijohen tė gjitha gjėrat ėshtė po ajo ku kėto duhet tė zhduken, sipas domosdoshmėrisė; sepse kėto nė kohėn e caktuar i nėnshtrohen dėnimit dhe njėra tjetrės i ahmerren pėr padrejtėsinė e vet». (Pėr kėtė fragment, pėrveē tė tjerėve, njė studim tė veēantė shkroi edhe M. Hajdegeri: «Der Spruch des Anaximander»). Pėr filozofinė e Anaksimandrit marrim vesh mė shumė nga autorėt e mėvonshėm, sidomos nga Aristoteli dhe Simpliciusi. Apejroni i pafund ėshtė parim themelor pėr shpjegimin e tė gjitha ndryshimeve nė natyrė. Sipas Anaksimandrit, shkakun e parė, pėrkundėr ujit tė Talesit dhe ajrit tė Anaksimenit, duhet dalluar nga tė gjitha gjendjet konkrete tė materies. Apejroni ėshtė bazė e parė materiale (arhė) kualitativisht e pacaktuar dhe e pakufizuar nga hapėsira dhe koha e tė gjitha gjėrave ekzistuese qė, me anėn e lėvizjes sė amshueshme ndanė nga vetja kundėrshtitė dhe kėshtu kushtėzon lindjen e gjėrave tė veēanta. Mė nė fund, e veēanta sėrish kthehet nė fund tė procesit nė tė pėrgjithshmen, tė pacaktuarėn, tė pafundmen, nė apejron. Nga njėja lind shumėsia kurse nga shumėsia, njėja. Ekziston krijimi dhe shkatėrrimi periodik i botės. Anaksimandri theksoi veēanėrisht domosdoshmėrinė e kėtij procesi. Njėkohėsisht ai konsideron se kthimi i njėjės ėshtė drejtėsi, kurse ndarja nėpėrmjet kundėrshtive ėshtė padrejtėsi. Anticipim i rėndėsishėm i shumė teorive bashkėkohore mbi origjinėn e llojeve ėshtė teza e Anaksimandrit pėr krijimin e jetės organike nė ujė si dhe doktrina e tij mbi zhvillimin e qenieve tė gjalla me anėn e organizmave tė ulėta deri te njeriu. Sipas Anaksimandrit, toka ka formėn e cilindrit qė gjendet nė qendėr tė botės dhe lirisht rri pezull nė ajėr. Duke caktuar rendin e planeteve, A. pėrmend Hėnėn, Ne-ptunin dhe Veneren.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#47
| ||||
| ||||
| ANAKSIMENI, Miletas , filozof grek (585/4-528/5. p.e.r.) Mė sa duket mėsoi te Anaksimandri dhe me siguri ky ndikoi shumė nė Anaksimenin. Baza e parė e pėrgjithshme (arhė) e ēdo gjėje ekzistuese, sipas Anaksimenit ėshtė ajri, i cili ėshtė i pakufizuar dhe nė lėvizje tė pėrhershme. Kjo materie e pa-fundme, pėrkatėsisht ajri, kalon gjatė ndryshimit tė vet nė kėto shkallė: zjarr - ajėr - erėra - ujė - tokė - gurė. Tė gjitha kėto shkallė krijohen nėpėrmjet rrallimit dhe dendėsimit; ndėrkaq rrallimi ėshtė identik me ngrohjen, kurse dendėsimi me ftohjen. A. provoi tė jepte njė shpjegim shkencor natyror tė origjinės sė gjithėsisė dhe ta mėnjanonte mitin mbi krijimin hyjnor tė botės. Augustini pėr tė pohon se A. ka qenė i bindur se perėnditė «nuk e kanė krijuar ajrin, por edhe vetė ata janė krijuar nga ajri». Kozmosi nė esencė ėshtė identik me njeriun, ndėrsa ajri e bėn tė mundur kėtė unitet. Sikurse shpirti ynė qė ėshtė ajėr dhe si i tillė na drejton ne dhe nga ne krijon unitet, po kėshtu edhe fryma dhe ajri pėrfshijnė dhe mbajnė tėrė kozmosin» (Diels, fragm.2). Sikurse pėr Anaksimandrin ashtu edhe pėr Anaksimenin procesi kozmologjik ėshtė periodik.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#48
| ||||
| ||||
| ANDERSONI, Xhon (ANDERSON John), filozof australian (1893-1962). Lindi, u shkollua dhe e filloi karrierėn universitare nė Skoci, ndėrsa nė vitin 1927 kaloi nė Universitetin e Sidneit dhe kėtu ngeli duke u bėrė themelues i shkollės filozofike bashkėkohore mė me influencė nė Australi. Nė fillim ishte idealist absolut, ndėrsa mė vonė pėrpiqet tė zhvillojė variantin e vet tė fiiozofisė empiriko-realiste dhe pluraliste e deterministe. Numrin mė tė madh tė artikujve nė tė cilėt merret me metafizikė dhe epistemologji, pastaj me logjikė, matematikė, estetikė, etikė dhe filozofi politike, i botoi nė Australian Journal of Philosophy. Kryevepra: Studies in Empirical Philosophy (posth. 1962).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |