Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

TOP FEST Adrenalina ne maksimum

Pergjigju
 
LinkBack (1) Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-03-2007, 10:07
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
TOP FEST Adrenalina ne maksimum

TOP FEST Adrenalina nė maksimum
Olsi Kolami

Tani ėshtė kthyer nė traditė, por nuk do tė thotė kurrsesi qė surprizat do tė mungojnė. Pėrkundrazi, sivjet pritet tė jenė akoma mė tė mėdha, edhe pėr faktin se imazhi i Top Fest, tani ka udhėtuar kudo ku kėndohet shqip. Mbi 400 kėngė kanė trokitur nė dyert e Top Media dhe redaksia muzikore e Top Fest i ka pėrzgjedhur ato me aq sqimė sa mund tė plotėsojė shijet e tė gjitha grupmoshave. Adrenalina muzikore do tė ndizet pasditeve, pak pas drekės, aty nga ora 15.30, kur edhe festivali do tė marrė startin e tij mė tė nxehtė. "Edicioni i katėrt i Top Fest ka nisur tė hėnėn dhe do tė vazhdojė pėr 8 javė. Kėngėt do tė prezantohen ēdo ditė nga ora 15.30 deri nė orėn 17.00 nga dita e hėnė deri nė tė enjte"-rrėfen pėr revistėn Mapo, Arbana Osmani, organizatore dhe prezantuese e njė prej festivaleve muzikore mė prestigjioze nė vend. Megjithė numrin e madh tė kėngėtarėve qė kanė marrė pjesė nė audicion, organizatorėt e Top Fest tregojnė se vetėm 100 prej tyre do tė prezantohen nė 8 javėt nė vijim, deri nė muajin maj, kur edhe pritet tė mbahet nata e madhe gala e ndarjes sė ēmimeve. Sigurisht, aty do tė shkojnė mė tė mirėt, ata qė do tė pėrzgjidhen direkt nga vota e dėgjuesve. Tani qė emocionet e garės kanė filluar dhe salla ku mbahet evenimenti muzikor mė i madh i vitit ka nisur tė elektrizojė tė rinjtė prej 4 ditėsh, duket se edhe ethet e garės janė bėrė mė drithėronjėse. Mjafton tė dėgjosh britmat e tė rinjve qė ndodhen nė amfiteatėr pėr tė pritur kėngėtarin e rradhės pėr tė kuptuar se Top Fest, pa dyshim qė ndez adrenalinėn e kujtdo qė e ndjek.

Fest nė 8 javė
Padyshim qė edhe sivjet Top Fest do tė sjellė muzikėn mė tė mirė nė tregun muzikor, ashtu siē edhe ka bėrė pėrherė. Tė gjithė menduan se kjo vonesė e fillimit tė festivalit do ta kishte njė arsye dhe realisht organizatorėt rrėfejnė pėr revistėn Mapo se shtyrja me gati njė muaj e startit tė Top Fest, kishte si qėllim lanēimin nė kohė tė kėngėve si dhe qė ato tė ishin sa mė jetė gjatė nė treg. "Janė plot 8 javė transmetimi me kėngėt e Top Fest, tė cilat do tė shkojnė nė finale nė prag tė stinės sė verės, me qėllim qė ato tė jenė nė kėtė sezon sa mė pranė atyre qė i pėlqejnė. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė zgjodhėm qė gara tė niste me mė pak vonesė se herėt e shkuara"-tregon Arbana Osmani prezantuesja e Top Fest. Megjithatė siē shprehen edhe autorėt prurjet e deritanishme kanė qenė vėrtet mbresėlėnėse, mbi 400 kėngė tė emrave mė tė njohur dhe atyre tė rinj, shumė tė tjerė tė panjohur, kanė zgjedhur kėtė skenė si trampolinė e sigurt pėr tė hyrė nė botėn e muzikės. Tani ky festival e ka konfirmuar, se u jep shansin tė gjithė atyre qė kanė talent dhe sjellin muzikė tė bukur. Alban Skėnderaj, ka qenė shembulli mė i mirė: nga ai djaloshi i panjohur qė postoi CD-nė e tij nga Italia duke e adresuar nė bordin qė zgjedh kėngėt e Top Fest, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, pėrveēse fitoi famė, ai ėshtė edhe fitues i dy edicioneve radhazi. "Bordi i Top Fest ka pranuar sivjet nė konkurrim shumė kėngėtarė tė njohur, por edhe tė rinj qė kanė sjellė aranzhime tė bukura, stile tė veēanta muzikore, vokali apo edhe prezenca skenike qė pėrbėjnė realisht elementė tė fortė pėr tė hyrė nė botėn e muzikės dhe deri tani ata qė kanė marrė pjesė kanė treguar se pjesėmarrja e tyre ėshtė njė shans mjaft pozitiv"-tregon Osmani. Mėsohet se deri tani janė pranuar pėr tė konkurruar disa nga emrat mė tė mirė tė muzikės sė momentit, mes tė cilėve bie nė sy numri i madh i konkurrentėve nga Kosova dhe Maqedonia, qė edhe pse nuk kanė marrė ēmimet e para nė edicionet e shkuara, nuk kanė dalė asnjėherė duarbosh nga kjo garė. Emra si : Vesa Luma, grupi "Asgjė sikur Dielli", Produkt 28, Teuta Kurti, Mariza Ikonomi, Jonida Maliqi, Greta Koēi, Nora Istrefi, Tuna, Zanfina Ismaili, Poni, Adrian Gaxha, Blero, Stine, Big Mama, e shumė tė tjerė do tė jenė protagonistė tė kėtij edicioni me kėngė tė kompozuara enkas pėr Top Fest dhe pa dyshim shumė prej tyre si gjithmonė do tė kthehen brenda njė kohe tė shkurtėr nė hitet e stinės sė verės. Pėrveē transmetimit nė Top Channel nga e hėna nė tė enjte, tė premten pėrmbledhja e konkurrentėve do tė transmetohet nė televizionin My Music, si dhe nė radiot Top Albania Radio, My Music dhe Muzika Ime, kanale kėto qė duket se do tė ndihmojė tė pasionuarit e muzikės tė votojnė ēdo konkurrent me anė tė votimit sipas kodeve pėrkatėse qė ēdo njėri prej tyre do tė ketė pas datės 4 maj.

Risitė e Top Fest
Kurrsesi pėr tė qenė skematikė, por pėr tė mbajtur gjallė njė traditė qė ka qenė tejet e vlerėsuar, sivjet Top Fest ka edhe disa risi qė pritet tė zbardhen pak nga pak. "Do tė ketė shumė personazhe dhe intervista mbi njė temė tė caktuar, si pėr shembull, hatėr mbetjet e kėngėtarėve, autografet, kėngėtaret Baby Doll dhe shumė tema tė tjera qė kemi zgjedhur t'i prezantojmė edhe duke shfrytėzuar materialet e tre edicioneve tė shkuara"-rrėfen Arbana Osmani. Ndėrkohė qė risi do tė ketė edhe nė atė qė do tė shfaqet nė ekran pėr shikuesit, njė skenė tejet dinamike, dekori, por edhe dhjetėra tė rinj qė do tė festojnė nėn ritmet e kėngėve qė do tė kėndohen Live gjatė prezantimit tė konkurrentėve. Ndriēimi dhe pajisjet qė do tė vihen nė dispozicion pėr kėtė eveniment tė rėndėsishėm tė muzikės janė blerė enkas pėr edicionin e katėrt tė Top Fest, ndėrkohė qė skenografia mban firmėn e skenografit Vladimir Marko. Sigurisht qė hapėsira e konkurrentėve nuk do tė jetė vetėm pėr tė rinjtė, por edhe pėr ata qė vėrtet kanė sjellė kėngė tė mira, pavarėsisht moshės sė tyre dhe kjo konsiderohet pa frikė, jo vetėm njė risi, por njė hyrje e madhe pėr shanse tė barabarta tė tregun muzikor.

Nata e ēmimeve
Padyshim qė nata finale do tė ofrojnė magjinė e 8 javėve sė bashku. Kėngėtarėt e kualifikuar nė disa kategori do tė mund tė konkurojnė me njeri-tjetrin edhe pėr ēmimin e madh prej 10 mijė eurosh. "Ēmimi i madh pėr kėngėn fituese tė Top Fest do tė jetė 10 mijė euro, si dhe ēmimet e dyta dhe tė treta. Top Fest i datės 27 maj do tė nisė qė paradite mė njė koncert tė madh live, ku edhe do tė bėhet prezantimi i kėngėtarėve, pėr tė mbėrritur nė mbrėmje, ku do tė ndahen edhe ēmimet pėr secilėn kategori qė konkurojnė artistėt"-tregon Osmani.

Ashtu si edhe vitet e shkuara do tė ketė lidhje direkte me pas kuintat, momentet mė pikante tė ardhjes sė kėngėtarėve, prezantimit tė kėngėve, veshjet, atmosfera si dhe emocionet e garės, deri nė momentin e ndarjes sė ēmimeve. Disa nga kategoritė ku konkurrohet qė janė edhe automatikisht ēmime me vlerėn 1 mijė euro janė: kėngėtari mė i mirė femėr dhe kėngėtari mė i mirė mashkull, ēmime pėr rrymat Pop-Rock, Hip-hop, atė alternativ, kategoria pėr videon mė tė mirė si dhe disa ēmime tė tjera, prezantimi i tė cilave bėhet me njė realizohet brenda njė formati me nominime tė kandidatėve sipas kategorive ku garojnė. Pėrveē atmosferės dhe muzikės nė maksimum kjo natė do tė ketė ngjyrat e njė feste qė do tė startojė paraditen e datės 27 maj dhe do tė pėrfundojė nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės tjetėr. Organizatorėt premtojnė se edhe kėtė vit Top Fest do tė servirė muzikėn mė tė bukur tė momentit dhe padyshim pėrtej tingujve ai do tė jetė gjithashtu edhe njė spektakėl i vėrtetė ngjyrash, dritash dhe atmosfere qė i ndez adrenalinėn tė gjitha moshave.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg arbana-top-fest-2007.jpg (24.7 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
adrenalina, fest, maksimum, top

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

LinkBacks (?)
LinkBack to this Thread: http://forumi.parajsa.com/muzika/top-fest-adrenalina-ne-maksimum-2763/
Postuar nga For Type Data
Interneti.eu - The Albanian Portal, Portali Shqiptar This thread Refback 05-02-2008 12:52

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shqipėria, nė top listėn e korrupsionit informuesi Politika shqiptare 0 07-12-2007 15:11
Top CO2 emitters? Concrete = 5%, tourism trade = 5%, and poor countries can't... monse Guide and Tourism 0 02-11-2007 09:25
QTU fest pėr tė gjithė 2 vjet aktivitet informuesi Ekonomia Shqiptare 0 01-10-2007 18:10
Top Fest 3 ka perfunduar ! Qershija Muzika 6 28-06-2006 15:28
Nota Fest 2004 Administratori Muzika 7 19-02-2005 20:56


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 14:54.




Parajsa Shqiptare