Z - Fjalori i ëndrrave


Zana

Kjo enderr mund te perfaqesoj nje plotesim deshire per liri, pavdekshmeri edhe bukuri.

Zëri

Nëse dikush në ëndërr dëgjon ndonjë zë qe vije nga largesia. qoftë ai zë urdhëresë apo ndalesë. lajm i gëzueshem apo vërejtje , ëndërtari duhet ta pranoj ashtu sic eshte pa kurrfarë komentimi.

Zëri i ngritur i njeriut simbolizon fjalimin e shëmtuar.

Zemra

Simbolizon gëzimin, shpirtmadhesinë, qëndrueshmërinë, vullnetin, rreptësinë, mirësinë dhe keqbërjen.

Zbavitja

Brengosjen.

Zjarri

Simbolizon pasionin seksual që mund të jetë edhe simbol i aktit seksual ose jeni dashuruar në dikë, dashuria e re, në disa raste për një dashuri pasioni. Madje ndërlidhet rilindjen e re, kalimi nga tanishmja në diçka që është e re. Madje është simbol i pastrimit.

Madje simbolizon motivimin. Në kontekstin tjetër flaka e zjarrit ka domethënien e përshpirtënisë, për vërtetën, sjelljen ndaj vetes. Simbolika e ëndrra ju porosit se do të ndodhin disa ndryshime në jetën e juaj dhe do t’i rritet autoriteti.

Po ashtu mund të tregojë dëshirën e pavetëdijshme të thellë për të qenë i pajtueshëm, i justifikueshëm me pazotësinë tënde për të vepruar, duke i dhënës vetes, kështu, një alibi të vërtetë nga ku të kapet. Së fundi parashikon një përmirësim i kushteve të vetë jetës.

E zeza (ngjyra e zezë)

Zakonisht ngjyra e zezë: simbolizon pavetëdijen tonë. Është shumë e tmerrshme gjëra e panjohura përkatësisht piska e pavetëdijes dhe gjerat e fshehura në botën nëndhes psikike derisa ato nuk i njohim mirë.

Mos e harroni se ju barti me veten të gjitha gjërat që i kini përjetuar që nga barku i nënës deri dit e sotme, jo vetëm aq por në pavetëdijen kolektive ju barti të gjitha përjetimet e babës, nënës, gjyshit, gjyshes me një fjalë të gjithë njerëzimit.

Nga bota e pavetëdijshme nuk bën të frikoheni, por ju duhet ti besoni pavetëdijes dhe ta lidhni një kontratë miqësore, dhe gjërat që paraqesin frikë përkatësisht veshjen e zezë do të tregohet në një dritë tjetër. Ashtu duke e shndërruar pavetëdijen me vetëdije gradualisht do të zhduket pasiguria dhe frika.

Mos e harroni ngjyra e zezë po ashtu ka një domethënie të keqe. Po qe se është e vërtetë atëherë mos e harroni se ëndrra dëshiron t’iu porosis se e keqja buron nga vetja e juaj. Ndoshta gjërat e shtypura në pavetëdijen e juaj, që mund të bëhen të rrezikshme po qe se nuk e merrni ju kontrollin mbi to në mënyrë të vetëdijshme.

Po qe se lejoni që vetëdija dhe pavetëdija të bashkëpunojnë, atëherë gjërat e këqija përkatësisht rroba e zezë do të shndërrohen në gjërat e mira dhe kreative, dhe juve do t’ju sjellin më tepër kënaqësi dhe gëzim.

Madje njerëzit të veshur në zi, paraqesin hijen e juaj, që mund të ndërlidhe me ndonjë depresion apo humbje shprese, dhe mos lejoni vetes ta humbni orientimin e jetës.

Po ashtu ngjyra e zezë dhe njerëzit e shumët disa e ndërlidhin me ndonjë vdekje në kushërini apo rrethin tënd, ose prapë ndonjë hidhërim për shkak të vdekjes se një shokut tënd. Por po ashtu mund të tregojnë vdekja e disa gjërave që ju bartin me vetën, fjala vjen vdekja e frikës, ndjenjave negative apo ndonjë model i sjelljes tradicionale etj.


Zarfi

Është parashikim disfate në biznes, ose planet të parealizueshme,
Sekret të mbajtura me xhelozi të fshehur nga personi që ka për qëllim të vazhdojë t’i ruajë.