SH - Fjalori i ëndrrave


Shtëpia

Nëse shikoni në ëndërr sikur vizitoni shtëpinë tuaj të vjetër, do të thotë se do të gëzoheni nga lajme të mira.

Nëse ëndërroni shtëpinë tuaj të vjetër në gjendje jo të mirë, do të thotë se do të mësoni për sëmundjen apo vdekjen e një të afërmit tuaj.

Për një grua që shikon ketë ëndërr parashikohet hidhërim për shkak të vdekjes se një shokut të vet.

Nëse shikoni sikur shkuat në shtëpi dhe gjete çdo gjë në rregull dhe bukur dhe qetësit, do të thotë harmoni në jetën tuaj familjare dhe sukses në punë.

Nëse shikoni sikur po ndërtoni shtëpi, do të thotë se do të bëni ndryshime te mençura në interesat tuaja të përditshme, si dhe dashuri e lumtur.

Nëse shikoni sikur kishit një shtëpi të bukur do të thotë se shpejt do të lini shtëpinë tuaj për një me të mirë, dhe fati do të jetë me ju.

Shtëpia të vjetra dhe të prishur, do të thotë disfata në punë apo në çdo përpjekje, dhe shëndet që nuk shkon mirë. Po ashtu një mendjelehtësi e jotja të sjell fatkeqësi.

Të blesh shtëpi, tregon mërzi dhe humbje të miqve dhe njerëzve të dashur.

Ta shkatërrosh – grindje dhe keqkuptime, veçanërisht me komshinjtë.

Nëse shihet të shembet tregon sëmundje në ardhje.

Nëse shtëpia është në fshat ushqen dashuri të palejueshme.

Sheh ta pastrojnë shtëpinë do të sqarohen çështjet të komplikuara.

E sheh shtëpinë e boshatisur, pa shpresa dhe do të mbetesh i zhgënjyer.

E meremeton shtëpinë do të kesh vizita, po ashtu mund të tregojnë se do ta bësh varrin e kushëririt tënd, ndërsa ndërtimi i shtëpisë për një tjetër është shenjë përmirësimi dhe shprese.

Po të shikosh shtëpinë tënde sikur po rrëzohet, ose është gati në të rënë, do të pësosh një fatkeqësi të madhe.

Djegia e shtëpisë tënde ose ndonjë prone tjetër në ëndërr, paralajmëron vdekjen e njërit prej kushërinjve të tu.

Aksidente në punë në se ëndrra tregon shtëpinë të pështjellur nga flakët, apo e shet të digjet dhe punët nuk të shkojnë mirë..

Shtëpia paraqet personalitetin tonë ashtu siç edhe jemi. Paraqet uni –egon që nuk është asgjë tjetër përveç fasada e shtëpisë, kurse brendia e shtëpisë paraqet qëndrimin ton karshi me botën që na rrethon, varësisht tani si ndërlidhet me orenditë e brendshme të shtëpisë. për vetë faktin se zjarri përmbledh të gjitha kujtimet, gjithësinë e ekzistencës së tij.