M - Fjalori i ëndrrave


Mace

Nqs tregon putrat e saj dhe mjaullin “mjau mjau” ndoshta papergjegjshmeria juaj po ju sugjeron qe ju te jeni me te sigurt ne jeten e perditshme.
Macja paraqet botën e brendshme të njeriut në veçanti botën e pavetëdijshme. Pikërisht nëpër mes kësaj ëndrres mund ta rinjohësh botën tënde të brendshme, veset, instinktin dhe dilemat e saja konfliktuoze.
Aty paraqiten vetite e tua të fshehta që tregohen mjaft agresive dhe të ngatshëme për të sulmuar.

Miu

Zakonisht miu në botën e ëndrrave na paralajmëron dobësitë tona, që shkaktohen nga vështirësisë e komunikimit dhe raportet qoftë me anëtarët e familjes, qoftë me shokët e shoqet e shkollës, qoftë me dashnorin ose dashnoren apo me dikën tjetër.

Madje miu vë në dukje një ndjenjë të fshehtë faji, që e ndërlidh me shumë shërbëtorë.

Numri i madh i minjve paralajmërojnë skamje dhe kohë të vështira.

Makina

Nese jeni ne vendin e shoferit, sugjeron kontroll dhe besim.

Majmuni

Paraqet njeriun e varfër dhe të privuar nga të mirat e dynjallëkut

Mali

Paraqet sundimtarin e pamposhtur ose personin autoritativ, njeriun besimtar, postet e larta dhe të ndershme, mjete të bukura etj.

Manteli i shiut

Paraqet fjalët e mira të njerëzve për ëndërrtarin dhe bollëkun e të mirave të dynjallëkut

Margaritarët

Dashuri ndaj grave dhe fëmijëve

Marrëdhënia intime me bashkëshorten

Paraqet sukses në veprimtarinë personale

Martesa
paraqet arritjen e një posti

Mashtrimi

Paraqet disfatë për atë që mashtron, kurse fitore për të mashtruarin

Mbytja e njeriut

Shpëtim nga hallet

Mbytja në ujë
paraqet zhytjen në fatkeqësi

Mendjemadhësia
Padituri

Mësuesi
Sundimtar i drejtë

Miu
Paraqet vjedhësin ose mëkatarin

Mjegulla
Trazira dhe ngatërrime.