K - Fjalori i ëndrrave

Karriga

Të jesh i ulur në një karrige është simbol i pushtetit ne veçanti. Aprovimi dhe dorëzimi, janë, pra, domethëniet më të zakonshme të lidhur me këtë ëndërr.

Madje paralajmëron vendin dhe autoritetin tënd.

Mund të fitoni ndonjë dhuratë papritmas si surprizë nga personi i dashur, ose prapë të kini sukses në shkollë përkatësisht në punën e juaj.

Po ashtu mund të mësoni shpejt se shoku i juaj mund të bëhet i sëmurë dhe më e keqja edhe të pësojë edhe vdekjen.

Kisha

Kisha mund të paraqesin unin e njeriut, sepse aty janë të gjitha elementet e bashkuara në një harmoni që e krijojnë kulmoren e vërtetës.

Po ashtu mund të jetë shenja e botës së pavetëdijshme, që ju porosit, që duhet të kthjelloheni dhe ta ndërpreni bredhjen e juaj, e cila shfaqet në shumë drejtimet e ndryshme, me një fjalë duhet ta zgjidhni konfliktin e brendshëm dhe ta krijoni një njësi të unit kreativ dhe të suksesshëm.

Shkuarja prej kishe në kishën mund t’iu tregojnë apo t’iu ftojnë se duhet ta ndërroni diçka që ishte e shenjte për juve, që kishte vlerën të madhe për ju.

Pastaj kisha është edhe simbolika e një pjesës së mendjes, që ka vlerën më të lartën dhe përmban kuptimin e jetës si dhe çelësi e fatit juaj.

Në kohëra primitive, vendet e shenjta ishin vendet që kanë lindur të parët tanë përkatësisht parët e fisit. Në të njëjtën mënyrë ëndrra e juaj mund t’ju qortojnë se nuk jeni një qenje që nuk kini vlerë, por jeta e juaj ka një vlerë të veçantë dhe nuk duhet të jeni e frustruar ose me mendjen të një kompleksit se jeni të pavlershme. Jeni realitet që posedoni vlerat e larta dhe duhet t’i respektoni ato.

Madje kisha flet përkatësisht simbolizon raportin dhe ndjenjat e juaja ndaj religjionit tuaj.

Së fundit kisha simbolizon zhvillimin dhe pjekurinë e personalitetit të juaj që jeni duke ndërtuar moralin e ri.

Kisha po ashtu simbolizon harkun e mëmës dhe, më në përgjithësi, paraqet seksin e femrës. Në bazë të kësaj ëndrre takohet një nevojë e madhe mbrojtje, që ka si qëllim të qetësojë atë që flenë. Madje tregon edhe të kërkuarit këmbëngulës të ngushëllimit për një moment nga një pikëllim i madh.

Oborri i kishës

Mund të paraqes unin tuaj, ku të gjithë elementet janë të shkrirë në një harmoni dhe e krijon të vërtetën kulmore.

Po ashtu mund të paraqesin pavetëdijen e juaj, që ju porosit, që duhet të përmblidheni dhe ta shkëputnin nga bredhjet e juaja të llojllojshme, duhet po ashtu t’i zgjidheni disa konfliktet e brendshme për t’i dhen hapësirën kreativitetit juaj.

Madje mund të jetë edhe simbol një pjese të trurit përkatësisht mendjes, që ju e kini vlerë më të lartë të kuptimit të jetës dhe çelësi i fatit juaj. Ju posedoni vlerat me të larta por duhet t’i respektoni. Së fundit jeni në rrugën e pjekurisë, që jeni duke ndërtuar moralin përkatësisht bindjet e reja.

Kulmi i kishës

Paraqet mbrojtjen përkatësisht dëshirën për të patur një pamje më të mirë se çfarë po ndodhë në gjirin familjar ose diçka fshehët. Madje paraqet njerëzit që me ta jetoni nën një kulm.

Këmba e majtë

Paraqet zemrën, ndjenjat, veprimet e pavetëdijshme, intuitën. Po ashtu mund të paraqesin dëshirat e fshehta për një ndërprerje të një dashurie si dhe nga ana tjetër një frustrim nga mjedisi i cili nuk të kupton.

Madje është simbol i zhvillimit, i njohjes , i kurajës, i lidhur fort me lodhjen dhe dhimbjen.

Këmba e majtë në ecje

E shikoni të kaluarën dhe dëshironi për të ecur përpara, po ashtu botën tënde emocionale dhe pavarësinë tënde, ndoshta edhe për momentin ndjenjat e kënaqësisë përkatësisht menstruacionet. Po qe se ishte dera e hapur ka mundësi që je shtatzënë.

Këmba e majtë po ashtu nxjerr, pra, pjesën më të errët dhe më pak të kontrollueshme të vetë natyrës, nga ku duhet të ruhesh, deri sa je në kohë.

Pulpa e këmbës

Kuptohet vetvetiu se ju duhet ta zgjidhni një lloj konfliktit sa më shpejt.

Krishti

Enderra mund , sigurisht te komentohet mbi besimimin tuaj, por duke e marre ne konsiderate si figura e krishtit mund te lidhet me nje jete njerezore babai ose figura e babait.

Kafshet

Enderrat me kafshe shpesh-here reflektojne instiktin ose reagimet tona.

Kupa

Kupa eshte nje simbol i vjeter me pikpamje femerore: endrra mund te thote dicka ne lidhje me emocionet tuaja. Kur ju jeni duke lare shume kupa ndoshta ju po lini pase shume aspekte nga jeta dashurore.

Korbi

Simbolizon humbje,
Duke kënduar: fat të keq,
Duke e friksuar atë: do të jeni në gjurmë të një mashtrimi,
Duke fluturuar : vdekje

Kalaja

Simbolizon ndihmë në një situatë me rrezik,
Banoj në kala : lumturi, trashëgimia,
Kalaja gërmadhë: tradhëti në dashuri,
Kalaja në flakë: një lajm i mirë
Hyj brenda në kala: aventurë e papritur,
Kalaja e mbyllur: pengesa.

Kancer

Të jeni preku nga kanceri simbolizon një armik të rrezikshëm duke u përpjekur të ju prish jetën.

Konjak

Duke pirë konjak simbolizon një dashuri pa kthim .

Konferencë

Simbolizon zgjidhja e një enigme.

Kreditori

Simbolizon udhëtim

Kopshtari

Do të kesh probleme dh shqetësime në jetë.

Kërthizë

Do të keni lajme negative, të këqija.

Kumbulla

Duke ngrën kumbulla simbolizon kapsllëk.

Kioskë

Kioskë gazetash simbolizon lajme të rëndësishme.

Kepucet

Kepuce te Reja - Fatkeqesi, semundja ne prage.
Kepuce te Vjetra - Dikush do tju Mashtroje
Kepucet e Ngushta - Do tju godet nji telashe - lamtumire ee dashuri
Kepucet e shkyeme - dashuri pa kthim
Me ble Kepuce - Nji shpenzim i papritur
Me mbarru Kepuce - Do te kesh humbje parash
Kepucet qe bien - Fajtor je ti per perfundimin e dashurise