Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 11 nga 11
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore Interpretimi i ëndrrës

    Interpretimi i ëndrrës

    Endrrat, jane konfuze, jointeligjente ose shume te veshtira per tu kuptuar, dhe ato qe na thone mund te bien ne kontradikte me gjithcka qe ne dime per realitetin qe na rrethon ... Por ne kemi gjetur menyren tone per ti interpretuar ato, dhe te kuptojme sa te mundim prej tyre. Po si ?

    Tri drejtime na shfaqen per vleresimin e endrres.

    I pari e gjen shprehjen e vet ne nje numer filozofesh , ketu theksohet qe ne baze te jetes se endrrave ndodhet nje gjendje e vecante e veprimtarise psikike , qe ata e lavderojne si nje ngjitje ne nje nivel me te larte .

    “Endrra do te cliroje shpirtin nga ndikimet e natyres se jashtme, ajo do te shkepuse shpirtin nga pengesat sensoriale” –Shubert.

    I dyti e gjen shprehjen e vet te disa njerez qe mendojne se endrrat rrjedhin ne thelb nga ngacmimet fizike , dhe jane shprehje e pengesave psikike , shfaqja e lire e te cilave gjate dites eshte e penguar.

    I treti natyrisht u takon mjekeve qe mbrojne pikpamjen se endrra nuk ka vleren e nje dukurie psikike . Sipas tyre, eksituesit e endrres jane ngacmimet mjedisore te cilet e ngacmojne nga jashte ate qe fle, dhe rastesisht shfaqen ne organet e tij te brendeshme .

    Endrra sipas tyre eshte nje proces trupor ashtu si ne rastet e semundjeve .

    Endrra ne historine e psikoanalizes ze nje vend te vecante dhe shenon nje pike kthese per te , ajo jo me kot quhet “rruga mbreterore drejt te pavetedijshmes”. Fale interpretimit te endrres psikoanaliza ka bere perpara dhe ka kaluar nga metoda psikoterapeutike ne psikologjine e thellesive.

    Teoria e endrrave mbetet momenti me origjinal qe nuk ngjahson me asnje prej teorive te tjera ,eshte pjese e atij terreni qe eshte shkeputur prej paragjykimeve dhe mistikes. Nuk duhet te harrojme se endrra nuk eshte nje dukuri apo mjet shoqeror komunikimi, gjithashtu ne duhet te pranojme se e kemi shume te veshtire te kuptojme se cfare ka dashur te na thote endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe me pak kete gje.

    Per interpretimin e endrres duhet tu permbahemi tri rregullave te rendesishme:

    1.Nuk duhet kushtuar vemendje faktit se c’perfaqeson endrra, qofte kjo e kuptueshme apo absurde.

    2. Puna duhet kufizuar ne faktin se per cdo elemente te lindin perfytyrime zvendesuese pa i menduar e pa i verifikuar keto perfytyrime.

    3.Duhet pritur deri sa e pavetedijshmja e fshehur qe kerkohet nga ne lind vetvetiu.

    Hapi i pare qe psikoanaliza sugjeron eshte futja e dy koncepteve te reja, ate qe ne enderr e quajme tekst te endrres apo enderr e qarte, kurse ate qe kerkojme te nenkuptojme, prapa endrres – mendimet e fshehura te saj.

    Pra ne sapo degjojme nje enderr, hapi i pare do te jete qe endrren e qarte duhet ta bejme te fshehte , dhe te perfytyrojme se si ne jeten shpirterore te endrraparesit, endrra e fshehte kthehet ne te qarten, ate te cilen ai mban mend dhe na i tregon apo ate qe ai eshte i vetedijshem.

    Ne e shikojme dhe mund ti ndajme punet e endrres ne dy ,pra pjesa e pare eshte praktike qe per te realizuar ate duhen disa teknika dhe pjesa e dyte eshte teorike.

    Ne fillim sapo kemi degjuar nje enderr do te perpiqemi te meremi me ate qe kemi degjuar pra me endrren e qarte . Ajo ka veti te shumta , mund te jete harmonike , me kompozicion te qarte ose krejt e pakuptueshme , mund te permbaje elemente absurde apo thumba , mund te duket se permban perfundime te thella ose gjithashu mund te duket e qarte dhe e kuptueshme.

    Ne enderr mund te bashkohen tipare nga me te ndryshmet , karakteristike per sende te ndryshme . Ajo gjithashtu mund te jete pa emocione apo mund te shoqerohet me gezime fuqishme apo emocione te pakendeshme.

    Mbasi kemi degjuar me kujdes endrren e qarte ne do ti kerkojme enderrparesit te clirohet nga pershtypja e endrres se qarte, duke e perqendruar vemendjen nga e tera ne fragmente te vecanta te permbajtjes, dhe te mundohet te gjej dhe te na tregoje se cfare i kujtohet ne lidhje me secilin nga keto fragmente.

    Ne mund ti permbahemi nje rendi kronologjik qe rrjedh nga rrefimi i endrres per vezhgimin e copzave te saj por natyrisht kjo eshte nje metode e rrepte e cila bie ne kundershtim me parimin e psikoanalizes.

    Nje teknike tjeter teper e vlefshme eshte qe ti kerkojme enderrparesit te gjej ne fillim te endrres mbetje te mbresave ditore sepse permbajtja na tregon qe ne cdo enderr shfaqet per dicka qe ka ngjare diten ose para dites kur eshte pare endrra .

    Dhe me ane te ketyre lidhjeve do te kalojme nga bota e endrres te jeta reale e endrraparesit.

    Nje metode akoma me e mire eshte qe te fillojme me ata elemente te permbajtjes se endrres qe i jane kujtuar si rrjedhim i qartesise se tij, pasi me ane te ketyre elementeve ai e ka me te lehte te zgjoj asosacionet.

    Ne fakt nuk ka ndonje rendesi te madhe se cilen menyre perdorim e rendesishme eshte te kemi asosacionet e kerkuara.

    Ne do ti vendosim atij si kusht te domosdoshem te mos perjashtoj asnje mendim qe i vjen neper mend dhe nese enderrparesi kundershton duke thene se mendimi : eshte teper i parendesishem , eshte teper absurd, nuk lidhet me ceshtjen apo qe nuk ka deshire ta thote.

    Dhe kur zgjohen asosacionet aty cfare s'ka :kujtime nga dita e djeshme , nga dita kur eshte pare endrra ,per kohe shume te hershme , diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Sapo degjojme keto asosacione , shikojme se ato jane teper te lidhura me permbajtjen e endrres , u japin pergjigje te gjitha pyetjeve te endrres , mbushin zbraztine e saj dhe bejne te kuptueshme perfundimet e saj. Endrra eshte nje esence e shtrydhur nga asosacionet qe jane bere sipas rregullave akoma te panjohur , kurse elementet e endrres dalin si perfaqsues te zgjedhur nga moria e tyre e madhe .Me ane te kesaj teknike kemi zbuluar ate qe zvendeson endrra dhe ku qendron vlera psikike e saj .

    Por asosacionet e endrres ende nuk jane mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i permbajne asosacionet si nje epruvete , vecse jo te gjitha. Nga njera ane asosacionet na japin teper informacjon per formulimin e mendimeve te fshehura te endrres , lidhjet qe endrraparesi prodhon i afrohen shume mendimeve te endrres . Dhe nga ana tjeter asosacioni ndodhet para mendimit te endrres sa u eshte afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atehere nderhyjme ne duke plotesuar ate qe sapo eshte prekur , nxjerrim perfundimet , shprehim ate qe enderrparesi me ane te asosacioneve vetem sa e ka permendur.

    Per interpretimin e nje endrre, ne sic pohuam me siper varemi nga asosacionet e enderrparesit , ne lidhje me elemente te caktuar te permbajtjes se endrres . Por ne veprojme ne menyre te pavarur nga enderrparesi pasi ketu nuk hyjne asosacionet . Ndodh qe gjate punes tone nje rastesi e padeshiruar perseritet rregullisht elemente te caktuar te endrres, dhe ne kete kohe ne fillojme te shikojme nje ligjesi .

    Ne keto raste lind deshira per ti interpretuar vete keto elemente memece te endrres, pra per te bere perkthimin e tyre .Ne saj te pervojes grumbullohen mjaft zvendesime te tilla te perhershme . Kete raport te perhershem midis elementeve te endrres dhe perkthimit te saj ne e quajme simbolike, ndersa vet elementin simbol i mendimit te pavetedijshem. Nganjehere keta simbole na lejojne ta interpretojme endrren pa e pyetur enderrparesin ne hollesi sepse ai s’ka cfare te na thote per simbolet.

    Ne kemi lluksin qe keto simbole ti perkthejme ndersa enderrparesi jo , ndonse i ka perdorur vet . Ndodh qe kuptimi i endrres per ne te behet plotesisht i qarte para se te nisim perpjekjet per ta interpretuar , sapo degjojme tekstin e endrres . Por Interpretimi simbolik nuk mund te zevendesoje tekniken asociative , eshte vetem plotesim i saj dhe jep rezultate vetem duke u kombinuar me te.

    Numri i sendeve qe ne enderr paraqiten simbolikisht eshte i madh , i vetmi element tipik , pasqyrimi i njeriut ne teresi eshte shtepia , i cili ze vendin e pare per nga rendesia. Shtepite me mure te lemuara perfaqesojne Burrat , ndersa ato me ballkon ne te cilat mund te mbahesh simbolizojne Grate.

    Nese enderrparesi ka pare ne endrren e tij mbret ose mbretresh , apo perandor dhe perandore natyrisht qe keta personazhe jane prindrit e tij pra simbolizojne prindrit.Ndersa nese shikon princ apo princeshe eshte vet enderrparesi ne varesi te gjinise . Lindja paraqitet ne lidhje me ujin ndersa vdekja zevendesohet me largimin.

    Sendet e zgjatura si shkopinjte , trungjet e pemeve , cadrat (hapja e ketyre ) simbolizon ereksionin.Ndersa armet e mprehta , thikat kamat , shtizat , llamba te varura , lapsa qe levizin, perfaqsojne organet gjenitale mashkullore. Por ereksionin endrra mund ta paraqese simbolikisht si tollumbace , aeroplan dhe kohte fundit si anije ajrore por ajo mund ta beje personin vet te fluturoj per te treguar nje eksitim te pergjithshem. Gjithashtu sende nga te cilat derdhet uji si ibrike, shatervan rubineta perfaqesojne organet gjenitale mashkullore.

    Nje simbol teper i vecante eshte lima e thonjeve qe simbolizon te ferkuarin larte-poshte.Kutite , valixhet, sirtaret ,dollapet,furrat nenkuptojne mitren, ndersa objektet e zgaveruara , anijet dhe enet te gjitha perfaqsojne organet gjenitale femerore. Zakonisht ne endrra shikohen shume dhoma dhe ato simbolizojne grate por mund te simbolizoj dhe martesen. Ndersa kur njeriu ecen neper nje varg dhomash simbolizon bordellon . Nuk besoj se ka nevoje per komente cfare simbolizon brava me celsin apo ne castin e hapjes se nje dere duke u fokusuar ne futjen e celsit ne brave !

    Zakonisht mund te shohim ne enderr se nje dhome behet 2 apo nje dhome qe ne te vertet eshte 1 ne enderr behet 2 kjo vjen si pasoj se ne femijeri anusi dhe organet gjenitale shihen si nje e vetme. Shkallet – ngjitja dhe zbritja e tyre nenkupton paraqitjen e aktit seksual. Muret e lemuara jane kujtime te kacavirrjeve te femijeve , kur ne mbeshteteshim apo kacavirreshim ne krahet e prinderve apo kush e di se ku.

    Tryezat e mbuluara apo te shtruara nenkuptojne gruan , dhe ndodh shpesh qe gjate endrres kompleksi i ideve seksuale te transformohet ne kompleksin e te ngrenit. Kapelja zakonisht nenkupton organin gjenital sidomos ate te mashkullit, kravata gjithashu . Makinerite , paisjet e nderlikuara perfaqesojne prape organet gjenitale . S'besoj se u cudite pasi dihet rendesia qe i jep Frojd seksit! Vazhdojme me tej dhe cekici, pushka, pistoleta ,kama ,kordha nenkuptojne organet gjenitale sidomos ato mashkullore.

    Peisazhet ku ka ura, male kane te bejne me pershkrimin e organeve gjenitale ose me teper peisazhet pershkruajne trupin njerezor. Te luash me femijet ne enderr ti perkedhelesh ata duke i quajtur vogelush nenkupton masturbimin. Ndersa tredhjen ne endrra e shikojme te lidhur me tullacerine , prerjen e kokes , flokeve , renjen e dhembeve. Dhe si pasoj e frikes se tredhjes ne shikojme kafshe qe nese u pritet bishti atyre u rritet menjehere ,si hardhucat apo ndonje kafshe tjeter .

    Vijojme me tej peshku, kermilli,macja ,miu ( per shkak te leshit ) simbolizojne organet gjenitale ,dhe simboli me i rendesishemi eshte GJARPERI. Organet gjenitale femerore i simbolizojne dyert, portat, dhe druri apo letra dhe sende te prodhuara prej tyre –tavolina, libri ndersa nga kafshet , kermilli, guaska, nga pjeset e trupit- goja, nga ndertimet kisha, kapelja etje. Gjinjte e femres paraqiten ndermjet molleve , pjeshkeve ndersa floket ne gjenitalet pershkruhen si pyll me kacube.

    Embelsirat paraqesin shpesh kenaqesine seksuale. Paraqitjen ne enderr te aktit seksual paraqitet nepermjet valleve, ecja ne kale, ngjitjet.Kafshezat dhe insektet simbolizojne femijet e vegjel te padeshiruar ndersa bezdisja nga insektet tregues i nje shtatzanie. Kafshet e eger perfaqesojne njerez me ndjenja te theksuara.Ndodh qe ne endrra te jemi ne mes te nje udhkryqi apo nuk dime nga te kalojme apo na shfaqen dy rruge , e djathta simbolizon drejtesine – martesen , raportin seksual me nje prostitute ,ndersa e majta –krimin , homaseksualizmin , incestin,perversitetin por kuptimi varet nga pikpamja morale e enderruesit.

    Bagazhi qe ne udhetojme simbolizon peshen e mekateve qe na rendon ndersa pamundesia per te kapur karrocen shpreh keqardhjen per ndryshimin ne moshe , por shpesh bagazhi eshte dhe simbol i organeve gjenitale. Kemi me mjaft raste perdorimin e numrave psh numri 3 nenkupton organet mashkullore .

    Ndodh qe ne enderr cka eshte mashkullore kthehet s femerore dhe kjo ska se si te jete tjeter vecse deshira e gruas per tu bere burre. Ne endrra ndodh dhe qe pjese te trupit te simblizojne organet gjenitale , dora , kemba – organin mashkullor ndersa goja, veshi ,syri organin gjenital femeror dhe sekrecionet e trupit zevendesojne njera tjetren sperma zevendesohet nga te tjeret ( me i rendesishmi )

    Natyrisht ndaj kesaj simbolike ka pasur mjaft kritika , por si shpjegohet qe studjuesit Vjeneze kane zbuluar qe kur personave qe i jane nenshtruar nje hipnoze te thelle u eshte dhene detyre te shikojne ne enderr procese seksuale, atehere endrra e provokuar zevendesohet me simbole teper te njohura , qe sapo u permenden. Nje gruaje iu dha per detyre te shikonte ne enderr mardhenie seksuale me nje shoqe – ne enderr shoqja iu shfaq me nje cante rruge qe shkruante “VETEM PER ZONJA”. Nje simbol teper interesante eshte ai i palltos .

    Ne endrren e nje gruaje palltoja simbolizon burrin. Tezgjahu ne enderr eshte simbol i nenes fallike , frika nga tezgjahu shpreh friken nga incesti. Nje simbol teper interesant eshte ai i ures i cili simbolizonte organin mashkullor qe bashkonte prindrit gjate mardhenieve seksuale. Por ura mer kuptimin dhe te afrimit te vdekjes.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Duhet te theksojme se puna e interpretimit te endrrave kryhet ne kundershtim te plote me qendresen qe varion nga madhesite teper te vogla deri ne shkallen e nje pengese krejt te papercaktuar. Ne disa raste asosacionet lindin menjehere dhe i pari i dyti sqarojne gjithcka ndersa ne raste te tjera enderrparesi vonohet e pengohet deri sa te gjej dicka qe mund te vlej per te kuptuar endrren.

    Sa me i gjate te jete zinxhiri asociativ aq me e fuqishme eshte qendresa . Ne qofte se mendimi shoqerohet me nje qendrese te tille kjo eshte teper domethense. Gjate punes tone ne ndeshim qendrese te madhe kur duam qe nga zevendesuesi qe eshte element i endrres te depertojme ne te pavetedijshmen e saj te fshehur.

    Ne kete menyre ne mund te supozojme se pas zevendesuesit fshihet dicka e rendesishme. “Nese nje femije nuk e hap doren per te treguar se cfare ka ne te , do te thote se aty ka dicka qe ai nuk ta lejon ate”. Dhe harresa ndikon njesoj, shpesh ndodh qe nga nje enderr nganjehere shkeputet nje fragment dhe pastaj shtohet si plotesim , kjo duhet kuptuar si perpjekje per ta harruar kete fragment , pikerisht ky fragment ka me shume rendesi.

    Zbulimin e tij e ka penguar nje qendrese me e fuqishme se te tjerat. Ne arrijme ne konkluzuonin se qendresa duhet te marre pjese dhe ne lindjen e endrres , dallohen endrra qe lindin kur ekziston nje presion i vogel ose i madh i qendreses por dhe ku presion gjate endrres eshte i variueshem .

    Qendresa eshte shenje e sigurte e nje konflikti , ka nje force qe do te shpreh dicka ka nje tjeter qe perpiqet te mos ta lejoj. Ky konlikt paraqitet si nje enderr e qarte qe bashkon ne vete te gjitha zgjidhjet . Si duket ne nje vend nje force ka arritur te shperthej dhe te thote ate qe do , ne vende te tjera instanca kundershtuese e ka shuar informacionin e mare ose e ka zvendesuar ate .

    Por ka mjaft raste ne te cilat konflikti shendrrohet ne kompromis keshtu qe instanca formuese mund te thote ate qe ka dashur vecse jo si ka dashur . Shtremberimi i endrres eshte ajo qe ne na duket me e cuditeshmja . Ne ngelet te themi se shtremberimi i endrres eshte produkt i punes se endrres. Gjate permbajtjes se endrrave ne shoim se aty ka zbrazti , boshlleqe , ne disa pjese permbajtja sikur eshte fshire .

    Ne do te pranojme faktin se keto pjese jane te pakendeshme , kjo ka qene arsyeja qe jane fshire. Ato jane model i nje fatazie libidinoze te pacipe , por qe ne enderr mungon plotesisht. Kjo mund te jete pjesa me e mire dhe interesante. Tani ne themi me bindje se kjo eshte censura e endrres .

    Kudo ku ne endrren e qarte ka zbrazeti per kete eshte fajtore censura e endrres, dhe ne e vijojme mendimin tone per te thene se aty ku elementi i endrres kujtohet vecanerisht i dobet dhe i paqarte ne krahasim me elemente te tjere ,per kete natyrisht fajsojme censuren. Por censura shfaqet dhe duke vene ne vend te asaj qe duhet dicka te zbutur, te perafert.

    Fale ketij zvendesimi te theksit, ketij rigrupimi te elementeve endrra e e qarte nuk ngjan fare me mendimet e fshehura te saj,sa as qe i dallojme dot keto mendime. Ajo qe ne interpretim shfaqet si qendrese tani ne punen e endrres na shfaqet si censure .

    Qendresa e interpretimit eshte vetem objektivizimi censures se endrres. Ashtu si qendresa ndaj cdo interpretimi ndryshon te njejten gje ben dhe censura ajo eshte e variueshme. Ajo eshte aq e madhe sa e keqe eshte deshira, por kjo varet dhe ne lidhje moralin e enderrparesit.

    Duhet te theksojme se prirjet kundrejt te cilave iu eshte drejtuar censura jane te pahijshme nga ana etike, estetike, shoqerore ato jane dukuri per te cilat askush nuk guxon te mendoje ose mendohet vetem me neveri. Epshet qe na fshihen si te huaja per natyren njerezore jane aq te fuqishme saqe shkaktojne endrra! Keto deshira te mohuara nga censura kane gjetur shprehje te shtermberuara te endrra.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Endrra eshte produkt patologjik , hallka e pare qe perfshin simptomen histerike , por qe e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike te jetes se njeriut .

    Gjendja e gjumit eshte largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet per zhvillimin e psikozes . Per psikoze largimi nga realiteti behet ose kur e pavetedishmja e shtypur behet teper e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqe uni hidhet ne krahet e impulseve te pavetedijshme.

    Psikoza naive e endrres eshte pasoj e largimit te deshiruar e te vetedijshem , te perkohshem nga bota e jashtme. Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjise psikike: nje pjese e energjise perdoret per te qetesuar te pavetedijshmen , dhe nese e pavetedishmja do clironte energjine per aktivitetin e vet do te zbulonte se levizja eshte e pamundur dhe eshte e hapur vetem rruga drejt kenaqesise halucinative, ketu lind endrra! Por fakti i censures se endrres tregon se kemi nje qendrese te mjaftueshme ndaj shtypjes.

    Qetesia qe do donte te krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastesisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat qe nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e te shtypura qe mezi presin te shfaqen . Si pasoj e dobesimit te shtypjeve lind rreziku qe gjate nates gjumi te prishet sa here qe nje ngacmim i jashtem e i brendshem do hynte ne konflikt me nje nga burimet e deshirave te pavetedijshme.

    Procesi i endrres lejon qe produkti i ketij bashkveprimi te shnderrohet ne vuajtje halucinative duke bere qe gjumi te zgjatet . Pra verejme qe endrra nuk eshte prishes i gjumit por e mbron ate . Eshte e vertet qe ne na duket se do te flinim me mire po te mos shihnim endrra por nuk kemi aspak te drejte. Pikerisht ne saj te endrrave ne arrijme te fleme!

    Puna e endrres sic pohuam me siper eshte puna qe zhvendos endrren e fshehur ne enderr te qarte, eshte dicka unike pasi na krijoi mundesine qe te hyjme ne sistemin e pavetedijshem .Me ane te saj psikoanaliza ka zbuluar se per formimin e simptomave neurotike veprojne po ato mekanizma qe i shnderrojne mendimet e fshehura te endrres ne te qarte. Arritja e pare e punes se endrres eshte dendesimi . Me kete kuptojme faktin qe endrra e qarte permban me pak gjera se endrra e fshehur.Dendesimi ndodh ngaqe:

    1. Disa elemente te fshehur ne pergjithsi humbasin

    2. Te endrra e qarte kalon nje pjese e disa komplekseve te endrres se fshehur

    3. Elemente te fshehur qe kane dicka te perbashket te endrra e qarte bashkohen duke u shkrire ne nje te tere.

    Mund te kemi dendesimin e personave te ndryshem ne nje . Formimi i personave te perzier ne enderr i ka ngjashmerite e veta te disa krijime te fantazise tone qe i bashkon ne nje te tere pjeset perberese qe ne te vertet nuk jane te lidhura ndermjet tyre .

    Puna e endrres synon te mpikse dy mendime per te gjetur nje fjale me shume kuptime , ne te cilen te dyja mendimet te bashkohen si ndodh ne rastin e nje shakaje. Rezultat tjeter i punes se endrres eshte zevendesimi .

    Ai shfaqet ne dy forma ; ne faktin se nje element i fshehur , nuk zevendesohet me pjesen e vet perberse , por me dicka tjeter te larget , dhe forma e dyte eshte qe theksi psikik kalon nga nje element i rendesishem ne nje tjeter jo te rendesishem. Rezultati i trete i punes qendron ne shnderrimin e mendimeve ne figura pamore .

    Figurat pamore jane e vetmja forme ne te cilen shendrrohen mendimet . Kjo ane e punes se endrres eshte faktori i dyte i perhershem pasi per shprehjen e elementeve te vecante te endrres ekziston nje pasqyrim i dukshem i fjales.

    Ndodh qe kur ia interpretojme enderrparesit endrren gati shume mendime njihen mire nga ai se dhe ai arrin ne kete konkluzion , por ka raste se ai kundershton me ngulm se ky mendim eshte teresisht i huaj per te . Dhe atehere ne analizojme se ato mendime qe enderrparesi pranon mund te kene lindur dhe kur ka qene zgjuar,ndersa ato qe ai spranon jane pjelle e nates ne ate kohe kur shtypja eshte dobsuar,dhe atehere ato mendime shfaqen.

    Dhe shfaqja e tyre eshte e zbutur e shtremberuar e maskuar. Fale lidhjeve me mendimet e tjera te pafajshme te endrres keto deshira te pavedijshme nxjerr koke ne trajte te maskuar- fale kufizimit te censures. Mendimet e pavetedijshme te endrres e qetesojne jeten shpirterore dhe gjate gjumit pasi kjo deshire e pavetedijshme eshte krijuesi i endrres dhe per kete duhet energji psikike.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Nese do te vezhgojme endrrat feminore ato jane teper te qarta dhe e shfaqin hapur permbushjen e deshires .Si cdo deshire tjeter ajo do vetem kenaqesine e vet.

    Ne cdo enderr deshira duhet te shfaqet si dicka e realizuar .Nje vajze 3 vjece voziste per here te pare ne liqen . Kur duhej te dilte nga varka , ajo nuk deshironta ta bente kete gje dhe ia shkrepi te qarit me rendese . Te nesermen ne mengjes tha SONTE KAM VOZITUR NE LIQEN. Nje djale 22 muajsh duhet te servire nje shporte qershi . Kete ai e ben pa deshire dhe pohon se do te marre dhe ai disa kokrra . Ne gjume ai degjohet HERMANI I HENGRI TE GJITHA QERSHITE.

    Pra si e shikojme endrra feminore eshte nje perjetim i dites qe ka lene nje keqardhje , nje brenge apo deshire te paplotesuar. Madje ka dhe nje klase endrrash tek te rriturit qe jane njesoj si ato te femijeve keto jane endrra qe shkaktohen nga nevojat imperative te trupit: uria, etja , nevoja seksuale domethene jane permbushje e deshirave si reagim ndaj shqetesimeve te brendeshmeve fizike .

    Keshtu nese endrren e nje 19 muajshje ajo: kishte pare nje menu ku ishte shkruar emri i saj , luleshtrydhe, mana , omlete, supe. Endrra ishte reaksion ndaj nje dite urie per shkak te nje crregullimi te stomakut te shkaktuar nga 2 luleshtrydhe . Ne te njejten kohe gjyshja e saj meqe gjithe diten s'kishte vene gje ne goje nga shqetesimet e veshkes – ate nate kishte pare ne enderr sikur e kishin ftuar per darke dhe po e qerasnin me embelsira nga me te mirat.

    Pra si pohuam qe endrrat jane deshira te paplotesuara dhe si cdo deshire ato kerkojne vetem plotesimin e tyre. Por izolimi i nates , i jetes shpirterore ben qe kjo deshire e synuar per te plotesuar pasionin perjetohet ne menyre halucinante si reale. Mendimet e fshehura te endrres shendrrohen ne figura pamore , ilustrohen dhe dramatizohen.

    Endrra qe lind ne kete menyre perfaqson nje forme kompromisi nga njera ane ajo kenaq unin , kur i sherben deshires per te fjetur dhe nga ana tjeter ajo i jep mundesi deshires se shtypur te kenaqet aq sa e lejojne kushtet , ne formen e plotesimit halucinant te deshires.

    Qe te formohet nje enderr duhet qe deshira e shtypur ,duke u mbeshtetur te ngacmuesit e rastit dhe duke mbartur mbetje te mbresave ditore gjen shprehjen e vet qofte te zbutur apo te maskuar.Si cdo deshire tjeter ajo do te synon te kenaqet me ane te veprimit por ngaqe levizja eshte e pamundur atehere ajo eshte e detyruar te caj ne ane te perceptimit dhe te mjaftohet me kenaqesin halucinante .

    Per kete arsye mendimet e fshehuar te saj permblidhen ne teresi figurash ndjesore dhe pamore. Por prape kemi vetem lenden e pare te mendimit . Per shkak te censures per paraqiten objekteve e proceseve paraqiten simbole te cilat jane te panjohura per mendjen e vetedijshme.

    Nuk duhet te harrojme asnjehere se endrrat e nje nate jane plotesisht te lidhura me njera – tjetren. Endrrat e nje nate e ndajne shpesh plotesimin e detyres se endrres qe ato te mara se bashku realizojne plotesimin e deshires ne dy etapa gje qe te cilen nuk mund ta beje cdo enderr vecmas.Nese deshira e endrres permban nje veprim te ndaluar ne lidhje me nje person te caktuar. Ky person shfaqet haptazi ndersa veprimi jepet sipas nje iluzjoni te zbehte.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Pastaj endrra e dyte ben te kunderten. Ne te veprimi kryhet haptazi ndersa personi transformohet ne nje njeri cfardo. Besoj jeni lodhur me teori le te kalojme ne anen praktike por e dyta s'mund te behet pa te paren, apo jo?

    Kemi mare nje endrren te nje infermjere te ciles i eshte dhene urdher te ruaj nje plake me obsesione qe u kerkonte infermiereve te mos ia ndanin syte per asnje cast. Nje mbremje ndersa po prehej ne divan plaka po e shikonte infermjeren dhe beson se e ka zene gjumi: po me shihni – e pyet plaka , infermjerja hidhet perpjet , po i pergjigjet .

    Tani plaka obsesive ka nje motiv te vazhdoje ta pyes , dhe e perserit pyetjen – po me shikoni . Infermjerja pohon perseri . Ne ate kohe hyn nje sherbyese per ti sjell darken . Kjo eshte ngjarje e vertet , se mos kujtuat se ishte endrra ! Infermjerja sheh kete enderr.

    Asaj i eshte besuar nje femije , e ema e femijes eshte larguar dhe ajo e humbi femijen. Del ne rruge dhe pyet kalimtaret nese e kane pare femije. Pastaj arrin prane nje mase te madhe uji , qe e kalon mbi nje ure te vogel . (figura e nje infermjerje tjeter i shfaqet papritur mbi ate ure te vogel).

    Pastaj gjendet ne nje lokalitet qe ajo e njihte dhe atje takon nje zonje , e njohur e saj qe kur ishte vajze dhe qe ne ate kohe punonte si shitese ne nje dyqan ushqimesh : me vone ajo ishte martuar . E pyet zonjen qe rri perballe te saj tek dera “ e keni pare femijen” ? Por gruaja nuk ia ve veshin kesaj pyetje , perkundrazi i tregon se eshte divorcuar nga i shoqi , duke shtuar se dhe martesa nuk eshte gjithmone e lumtur. Pastaj zgjohet e qetesuar dhe mendon se sigurisht femija ndodhet tek ndonje fqinje.

    •Endrra i referohet dremitjes – qe infermjerja e turnit mohoi se e beri.

    •Femija e ben infermieren ti vij ne mendje nje sherbim qe ajo e kishte ndier veten te kenaqur. Ky femije nuk mund te shikonte dhe ajo kujdesej per te , edhe kur nena e femijes ishte aty . Infermjerja i kishte premtuar burrit te plakes qe do te kujdesej per te si nje femije .

    •Humbja e femijes – nenkupyon se enderrparesja nuk e ka vezhguar plaken e obsesuar, se e ka zene gjumi dhe nuk tregoi .

    •Masa e madhe e ujit – e ka mare spunton nga historia qe i kishte lexuar nje nate me pare plaka , historia e Xhones dhe balenes . Dhe plaka i ka treguar se dhe vet ka pare nje balene ne kanalin e Makines.

    •Ura – tregim tjeter zbavites shkruar ne dialekt. Ne te tregohet nje mesues i fese pershkruan nxenesve te tij aventurat e Xhones , por infermjerja ishte dhe nje fetare e devoteshme.

    •Mbi ure ajo pa dhe nje infermjere tjeter , qe e njeh – kjo infermjere ishte hedhur ne lumin Ren se per shkak te nje gabimi e pushuan nga puna .
    Me sa duket infermjerja ka frike se mos e pushojne nga puna per shkak te gjumit. Nje dite tjeter mbasi e kishte zene gjumi ajo kishte qare dhe i kishte thene plakes- qe ju sdo te me besoni me tani. Dhe kur plaka e kishte pyetur pse – ajo ishte pergjigjur ju e dini me mire se une .

    •Pyetja “a e keni pare femijen” – ka rrjedhur nga pyetja – po me shihni.

    •Per femijen kerkon informacione ne 2 vende – fakti qe gruaja qe pyetet sjep asnje pergjigje , duke mos treguar asnje interes eshte perpjekje per te diskredituar sherbyesen e dyte ne favor te enderrueses.

    •Gruaja e shfaqur ne enderr nuk eshte divorcuar por kjo vjen nga historia e infermjeres tjeter qe e detyruan prindrit te qendronte larg – e divorcuar nga burri , me te cilin kerkonte te martohej .

    •Pohimi se ne martese jo cdo gje shkon gjithmone vaj eshte ngushellim per te dyja infermjeret .

    •Me ane te simbolikes se endrrave kuptojme anet e mbetura dhe te fshehta te endrres , dhe te zbulojme nje kuptim te thelle .

    •Nje pjese e materialit te infermjeres vjen nga kompleksi i te lindurit – te pasurit femije .

    •Masa e ujit – perfaqesojne – ujin nga i cili vijne femijet . Ne fakt masa e madhe vjen ndersa ajo eshte ne kerkim te femijes .

    •Deshira per te pasur femije – eshte ajo qe formon endrren dhe asgje tjeter nuk mund te jete me e pershtatshme per te ngushelluar infermjeren ne gjendjen e saj te rende.

    •Do me debojne – do humbas femijen qe me eshte besuar - c’rendesi ka – do kem femijen tim .

    •Pyetja e njerezeve ne rruge per femijen , nese e kane pare hyn ne kete kontekst – edhe nese do te me duhet te shitem ne nje trotuar – do te arrij te kem nje femije .
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    •Epo mire me zuri gjumi, duke komprometuar besueshmerine time si infermjere, dhe do te humbase vendin tim te punes . Duhet te jem kaq idjote sa te hidhem nga ura ne lume si disa te tjere ,jo, bile sdua te punoj as si infermjere , une dua te martohem , te behem grua, DHE TE KEM FEMIJE TE VERTETE.

    Ne nje bisede te mevonshme , u zbulua se para se te fillonte pune si infermjere , donte te martohej me nje burre qe ishte shume i dashur por qe hoqi dore pasi halla e saj e kundershtoi , me hallen kishte nje raport te cuditshem , varesie dhe sfide. Kjo halle iu kunderu marteses dhe eshte pergjegjese e nje urdhri infermjeresh.

    Enderruesja kishte pare tek ajo shembullin qe duhej ndjekur megjithese ajo kishte refuzuar te hynte ne urdhrin e halles se saj . Arroganca eshte e drejtuar kunder halles.

    Ish shitsja e ushqimeve ne enderr perfaqson gruan tjeter qe kujdeset per zonjen – eshte ajo qe hyri ne dhome per te servirur darken – nderkohe qe u be pyetja- a me pe. Ajo perfaqeson pjesen rivale. Ajo c’vlersohet si infermjere sepse ne enderr nuk i interesohet aspak per femijen e humbur , por pergjigjet per punet e saj .

    Martesa fatkeqe dhe divorci i atribuohen asaj, ndersa ishte vet enderruesja qe u trembej atyre ne deshirat e saj me intime. Por ne e dime qe halla e kishte ndare infermjeren per kete arsye shitsja e dyqanit mund te ishte dhe vet halla- qe kishte luajtur rolin e nenes rivale per enderruesen tone. Kete na e konfirmon dhe fakti qe enderrparsi e gjen personin ne fjale ne nje vend te njihur qe eshte porta e shtepise se halles.

    Kjo ishte nje enderr e interpretuar nga Frojd

    Marrim nje enderr tjeter per te analizuar.

    Ishte nate , isha pjese e nje komuniteti zezakesh , me sakte te gjithe shoket i kisha te tille . Papritur vjen policia per te na arrestuar ,apo per te na kontrolluar por here ishte si policia here si ndonje bande rivale . Nderkohe qe zezaket , shoket e mi nxjerrin pistoletat, per te shkembyer zjarr dhe une po mundohesha te mos ti lija ta benin nje gje te tille . Kapja njehere njerin dhe njehere tjetrin duke i mare per krahu dhe duke u larguar me ngadale .

    Duke u larguar po i thosha “ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare”. Ata fusin pistoletat ,dhe duke i mbajtur per krahu po largoheshim nga vendi ku ishim . Ne te njejten kohe vijne te njejtet zezak si ata qe une kisha per krahu – por vetem ne nje moshe me te vogel – po shkonin per te luftuar – dhe une i shikoj i habitur duke ecur perpara dhe duke mbajtur koken mbrapa i habitur.

    Le te fillojme analizen me aq sa te mundemi . Pse pjese e nje komuniteti zezakesh ? Duke menduar per kete ne adoleshencen time me kujtohet qe i adhuronim zezaket per “ heroizmat” vrasjet qe ata benin , per jeten ne geto , per shitjen e droges , dhe te mos harrojme qe kur kam qene une adoleshent ka ekzistuar moda me te gjera – ekskluzive per zezaket . Ne i adhuronim ata duke folur me superlativa per ta , per trupin e tyre , tatuazhet qe ata kishin , visheshim si ata , degjonim muziken e tyre , kercenim si ata etj .

    Te gjithe shoket te tille – kjo lidhet me faktin se ne adoleshence pothujase te gjithe kemi qene nje grup solid , natyrisht me norma grupi , nje jete konviktore pak a shume e cthurrur, dhe te gjithe ishim te ngjashem me njeri – tjetrin. Policia- mbas shume perpjekjsh zbulova lidhjen me policine - ne vit te 4 te une po vija nga Vlora per te kaluar nje fundjave me shoket ne Tirane dhe per fat te keq ate fundjave e kaluam ne rajon – me te njejtet shoke.

    Ndersa keto pjese u zbuluan veprimi im spo me vinte ne mendje dhe po ta shikosh eshte nje ambiguitet i imi qe dhe dua te jem pjese e ketij grupi, pra qe te pranohem nga grupi por dhe nuk dua te jem ne njefare menyre .

    Pra kemi nje perplasje ne njeren ane une shfaqem i matur – ne kohen e adoleshences i vetmi problem qe skam patur, apo gje pozitive ka qene perparimi im akademik ndersa ne veprimet te tjerat une kam qene i ngjashem me te shoket e mi .

    Fakti i te qenit nga Vlora gjithashtu me bente te stereotipizuar jo te djemte e quajtur te mire – te urte , jo se ky eshte i vetmi faktor por shoqeria , veprimet e mija ,mbase dhe nje ane e personalietit qe une nuk e njoh , kush e di .

    Te gjitha keto qe permenda nuk mjaftojne per formimin e endrres , vazhdojme me tej -“ ec , ikim ndonjehere tjeter , nuk e kemi lene ndonje here hakun pa e mare” kjo fjali me kujtonte ate qe me kishte thene nje shok para disa ditesh , i cili kishte bere fjale me dike , kishte patur nje problem por nuk me kishte thene , pra sme kishte treguar , te cilit une kur e takova i ofrova ndihmen time, por tha qe nuk ja vlente , se ishim rritur , kur ka qene koha , nuk e kemi lene ndonjehere hakun pa e mare .

    Per nje keqkuptim te vogel , te arrinim te probleme te medha . Dhe atehere une u binda dhe e mbeshteta mendimin e tij . Po sikur te ishim ne shkolle te mesme do te ja vlente .

    Me kete lidha dhe elemetin tjeter te zezakeve vetem ne nje moshe te vogel. Dhe nje dite me perpara se te shihja endrren une e mora ne telefon pikerisht kete shoke per te pire kafe , dhe ai nuk kishte kohe . Pra nuk po ndodhte me si ne kohet e vjetra qe ne ishim “non stop” per njeri – tjetrin , solid , dhe i thoshim cdo gje njeri – tjetrit . Atehere ne benim cfare te donim dhe nuk shqetesoheshim per moral – po tani pse po shqetesohesha per moral ?
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Endrrat erotike, ja përse turbullohemi

    Të vërtetat dhe absurdi i shoqërueseve të gjumit

    Endrrat erotike, ja përse turbullohemi

    A kanë ndonjë mesazh dhe nëse po, si t‘i zbërthejmë situatat që shpesh na bëjnë të turpërohemi para vetes

    Puthje, të propozuara me drita të kuqe dhe fantazi. Ëndrrat flasin me gjuhën e erotizmit. Një studim kanadez ka evidentuar "gjurmë" të seksit në ëndrrat e të gjithë personave, meshkujve dhe femrave, pa asnjë dallim feje, krahine ideje. Rreth l,8% imagjinon çdo natë diçka erotike në krahët e Morfeut dhe 4% arrijnë pikërisht orgazmën.

    Një grup kërkuesish të Universitetit të Montrealit kanë analizuar në ëndrrat e 3500 personave, duke analizuar aktivitetin e ëndrrave për të gjetur përmbajtje me drita të kuqe. Studimi i pazakonshëm, i cili është prezantuar në mbledhjen e 21-të në "Annual Meeting of the Associated Professional Sleep Societies (Apss)" ("Mbledhja e Përvitshme e Kolegëve të Shoqatës Profesionale të Gjumit"), të radhës në Westchester (Uesçester) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar ndryshime mes ëndrrave erotike të femrave dhe meshkujve.

    Partneri aktual ose ai i kaluar, ndoshta nën jorgan, mund të ketë parë në ëndërr sikur bënte seks me dy burra ose me një të panjohur, ose sikur shihet ndërsa bën dashuri. Të gjitha këto bëjnë pjesë në 20 përqindëshin e ëndrrave erotike të seksit të dobët.

    Ndërsa meshkujt shfaqin shenja që nuk e dëshirojnë shumë partneren, apo ish të dashurën e tyre. Ato janë protagoniste "vetëm" në 14% të ëndrrave të tyre. Madje, jo vetëm kaq, meshkujt me kokën e zhytur në jastëk tregojnë edhe më shumë. Ata ëndërrojnë dyfishin e të bërit seks me shumë partnere kundrejt femrave.

    "Diferenca mes dy sekseve në ëndrrat erotike", shpjegon Antonio Zadra (Anton Zadra), kërkuesi që ka udhëhequr studimin, "janë tregues të dëshirave të ndryshme që meshkujt dhe femrat kanë kundrejt seksualitetit. Por shfaqin edhe eksperienca, dëshira dhe sjellje të ndryshme, të cilat karakterizojnë jetën e tyre të përditshme dhe përfundojnë duke u pasqyruar në ëndrrat e çdokujt". Për shembull, të "shohësh ëndrra erotike, për femrën është një rëndësi e veçantë", shpjegon Veronica Vizzari, psikoterapeute dhe seksologe në Institutin e Seksologjisë Klinike në universitetin "Dituri" të Romës.

    Jetohet në mënyrë simbolike natën, ajo që nuk mund të jetohet kurrë ditën. Ndonjëherë jetohet edhe vërtet, por në të vërtetë nuk ndihemi shumë të kënaqur. Mbi femrën rëndojnë ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli seksualisht është më i lirë. Pra, ëndrra erotike për një grua është një zonë fati, ku erotizmi është i lirë.

    Tema bëhet paksa e vështirë, kur bëhet fjalë për të treguar përmbajtjen e ëndrrave tona erotike.

    Ekspertët janë në një mendje për të mos i vënë fre kurrë aktivitetit të ëndrrave me drita të kuqe të çdonjërit prej nesh, por duan të ruajnë zbulimin e fantazive seksuale të partnerit, sidomos kur nuk janë ata protagonistë: reagimet mund të jenë negative dhe mund të ndikojnë menjëherë në raportin e çiftit.

    Dhe nuk është ashtu siç mendojnë shumë njerëz, sepse këto ëndrra "flasin" për një pakënaqësi hipotike të jetës së çiftit ose zbulojnë një dëshirë zhdukjeje nga jeta e përditshme në çift, shtojnë ekspertët, sepse të ëndërrosh sikur bën dashuri me një mik apo një rival që e njeh, mund të ndodhë që partneri zyrtar të hyjë në konflikt me dashnorin e ëndrrës që nuk e njeh.

    "Të ëndërrosh një akt seksual me një person që është pjesë e botës sonë dhe ne e njohim mirë, do të thotë se edhe atyre u nevojitet dashuri, përkujdesje dhe konsideratë nga ana e atij personi. Ose nëse miku është edhe një koleg, duhet treguar forcë dhe mbështetje kundrejt tij", thotë Alberto Schon (Alberto Shon), dekan i Shoqërisë Psikoanalistike.

    Në të gjitha rastet, studiuesit nuk kanë dyshime se fantazitë erotike ndihmojnë në forcimin e jetës seksuale të çiftit. Sekreti qëndron në mënyrën e përdorimit, e cila duhet të jetë sa më e përshtatshme. Nuk ka rëndësi nëse ato ëndrra bëhen realitet apo jo.

    Përse shohim ëndrra erotike?

    Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve. Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit, edhe pse jo gjithmonë priten me "kënaqësi" nga ana e atyre që asistojnë në këto gjendje shpirtërore speciale.

    Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose të frikësohemi.

    Në fund të fundit, ëndrrat janë vetëm shprehje të dëshirave që shfaqen në mendjen tonë, pa kaluar në ndërgjegje. Kështu, sipas Frojdit, forca e natyrës sonë i detyrohet në radhë të parë libidos, një forcë me origjinë seksuale, që i përket të pandërgjegjshmes. Kështu, ato që nuk arrijnë të shprehen në jetën e përditshme, shprehen përmes fantazive, ëndrrave dhe shumë veprimeve të tjera të pandërgjegjshme. Në shumë ëndrra, Frojdi arrin të gjejë simbole domethënëse seksuale.

    Kështu, pjesa më e madhe e ëndrrave ndodh gjatë fazës së gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe humbet kontrolli muskulor i trupit nga qafa e poshtë dhe kjo shërben si për të çlodhur muskulaturën, ashtu dhe për ndaluar personin që ëndërron të lëvizë në një mënyrë të tillë sa të "përfaqësojë" atë që po ëndërron në realitet, me rrezikun për t‘i bërë keq vetvetes dhe të tjerëve.

    Me pak fjalë, është një lloj "paralize" që lë tërësisht në gjendje aktive zonën gjenitale, shpesh duke u dhënë shtysë edhe ereksioneve dhe orgazmave. Jo rastësisht flitet edhe për "ëndrra të lagura", pasi shumë persona, duke parë ëndrra erotike dhe duke i përjetuar thellë ato, mund të arrijnë në orgazëm. Shumë shpesh ëndrrat erotike ndodhin atëherë kur jeta seksuale aktive pëson rënie të dukshme, duke i dhënë kështu një efekt kompesues "mungesës" në jetën reale.

    Gjithashtu, këto ëndrra mund të përfaqësojnë një dëshirë për të pasur raporte fizike me dikë që adhuron në jetën e përditshme. Ëndrra mund të jetë tërësisht seksuale, por që në thelb mund të flasë për gjëra të tjera, që nuk kanë lidhje me seksin. Në fakt, zgjedhja e aktorëve sipas shpjegimeve të ndryshme psikologjike, mund të jetë e rastësishme, por mund të jetë edhe treguese e dëshirës për lidhje të pandërgjegjshme, për sa u përket këtyre personave.

    Në ëndrrat erotike, raporti seksual ndodh me një person të njohur, me të cilin nuk ke shumë lidhje: një fqinj, një i njohur, një i afërm, ose ndonjë mik. Në këtë rast, "aktorët" mund të përfaqësojnë elemente të personalitetit të personit që ëndërrojnë.

    Në fakt, vetëm teoritë psikoanalitike mund të na ndihmojë për të zbuluar personalitetin kompleks të subjektit, përmes interpretimit që personi bën mes përmbajtjes së ëndrrës dhe jetës së tij reale. Natyrisht, nuk është e mundur të përgjithësosh domethënien e ëndrrave me përmbajtje erotike. Për shembull, një person që ëndërron raporte erotike orale, thjesht mund të shprehë dëshirën për të qenë i lirë nga kushtëzimet e tij, ndërsa ëndrrat homoseksuale mund të përfaqësojnë një impuls ose një dëshirë që nuk është "dërguar" akoma në ndërgjegje.

    Ndjedisa

    Si ëndërr erotike mund të quhet ëndërrimi për të pasur një raport me "drita të kuqe" me një person të të njëjtit seks. Është natyrale që të pyesësh veten se çfarë domethënie mund të ketë diçka e tillë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin. Mos mendoni kurrë se jeni bërë homoseksual papritur. Kështu, nëse një grua ëndërron sikur bën dashuri me një grua tjetër, kjo mund të shpjegohet se ka thjesht nevojë për një burrë të sigurt që të njohë mendjen dhe trupin e saj, pikërisht ashtu siç e bën vetëm një grua.

    Fantazitë erotike

    Por, përveç ëndrrave, janë edhe fantazitë erotike ato që bëhen në gjendje gjysmë të pandërgjegjshme gjatë një akti seksual. Kërkimet kanë treguar se personat që kanë një imagjinatë erotike shumë të pasur, kanë lidhje të lumtura dhe që zgjasin shumë. Në fakt, kjo i detyrohet faktit se mendja në këtë mënyrë arrin të eksplorojë ato territore që nuk dëshiron t‘ia bëjë të njohura trupit.

    Megjithatë, sipas ekspertëve, kultivimi i fantazive erotike mund të jetë një ndihmë e madhe për të gjetur ose rritur eksitimin, kur ka një rënie të dëshirës seksuale nga stresi ose nga përsëritja e vazhdueshme e raporteve. Megjithatë, ndarja e fantazive erotike me partnerin nuk është gjithmonë një ide e mirë. Fantazitë, në fakt, janë shumë personale dhe nëse tregohen rrezikohet të provokohet irritim dhe reagime negative nga ana e partnerit.

    Ndaj është shumë e rëndësishme të jesh shumë i kujdesshëm para se t‘u tregosh të tjerëve përmbajtjen e fantazive të tua. Kërkimet e shumta seksologjike mbi këtë argument, në fakt, kanë arritur të zbulojnë përmbajtjen e fantazive erotike si për gratë, ashtu edhe për burrat. Kështu, në ëndrrat erotike të burrave, më shpesh mbizotërojnë: të bëjnë seks me partneren e tyre, seks oral, të bëjnë seks me më shumë se një grua, të jenë dominues, të shohin personat e tjerë që bëjnë dashuri dhe të provojnë pozicione të reja seksuale.

    Ndërsa gratë ëndërrojnë të bëjnë dashuri me parterin e tyre, të bëjnë dashuri me një partner tjetër, të bëjnë diçka të ndaluar, të kujtojnë marrëdhëniet e kaluara që kanë pasur, të ndihen të parezistueshme dhe të provojnë pozicione të reja seksuale.

    Megjithatë, po sipas kërkimeve, është parë se imagjinatat erotike të meshkujve në përgjithësi janë më agresive se ato të femrave. Kështu, për burrat, gruaja më e dëshiruar seksualisht është ajo që kënaqet vetëm me praninë e tij, ndërsa për gratë, burri i ëndrrave është ai që e dëshiron në mënyrë të fuqishme. Ndaj, është provuar se për këtë arsye, burrat eksitohen duke parë imazhe joreale pornografike, ndërsa gratë mund të kënaqen edhe duke lexuar ose parë histori dashurie.

    Ja disa shembuj të ëndrrave erotike të bëra nga gratë dhe në ç‘mënyrë duhen interpretuar

    Të bësh dashuri me një të panjohur

    Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh

    Të shkosh me të dashurin e shoqes së ngushtë

    Përmes tregimeve pozitive të mikeshës tënde, ke projektuar shumë energji pozitive mbi këtë person. Duke menduar se është shumë i zoti, të intrigon dëshira për të bërë dashuri me të (në ëndërr).

    Të bësh seks në një vend publik

    Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin, sepse ke frikë

    Të bësh dashuri me shefin

    Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm

    Nga "Shqip"
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Ëndrrat - Gjithkush është shpjegues i asaj çfarë shikon në gjumë

    Një qasje e re ndaj shpjegimit të ëndrrave vë gjithkënd në gjendje të kuptojë në mënyrë të pavarur dhe vetëshëruese ëndrrat e tij dhe njëkohësisht problemet e lidhura me to dhe mënyrat për t´i zgjidhur. Prej mijëra vjetësh ëndrrat përpiqen të shpjegohen pothuajse në të njëjtën mënyrë.

    Të huajt na tregojnë se si të përkthejmë ëndrrat tona. "Ndryshimi midis këndvështrimit tim mbi ëndrrën dhe këndvështrimit tradicional qëndron në atë që unë mendoj se një ëndërr mund të përshkruhet dhe përkthehet që nga rreshti i parë e deri tek i fundit",- shpjegon dr. Max Segeth, psikologu që ka zhvilluar këtë qasje.

    Nga ana tjetër, një ëndërr mund të kuptohet dhe përkthehet nga vetëm ai që e ëndërron: ëndrra ka të bëjë me gjendjen e tanishme të personit.

    "Meqenëse e tërë ëndrra ka të bëjë drejtpërdrejt me atë që e ëndërron, ky i fundit duhet të arrijë ta protokollojë pa lënë gjë mangut, duke zëvendësuar pastaj personat, kafshët, sendet, ngjyrat dhe numrat në ëndrrën e tij me veti të shoqëruara, në mënyrë të vetvetishme dhe kështu, duke u nisur nga kjo që doli, të shkruajë sërisht ëndrrën e tij duke e lidhur me gjendjen e tij të sotme.

    Një grua e pa veten në ëndërr sikur ndodhej në një varrezë. Aty iu shfaq një i njohur i vdekur me një veshje që të binte në sy, i cili po e tërhiqte drejt vetes. Ëndërruesja, një grua e vjetër që deri në atë çast kishte pasur një mënyrë të jashtëzakonshme të jetuari, i shoqëronte këtij të vdekuri vetinë "Teprim".

    Ky mesazh përkthehej: "Lëre teprimin të vdesë!". Kjo shenjë, që i vinte nga e pavetëdishmja, ia bëri më të lehtë atë ngjarje që e priste, futjen në pensionin e pleqve, që i shkaktonte një frikë, por të cilën ajo nuk e pranonte.

    Në një ëndërr tjetër një djalë i ri sheh gruan e tij tek papritur ia merr me vete dhe i hedh dorën në qafë një djalosh i ri e tërheqës, ndërkohë që ajo e lejon e vetëdijshme.

    Këtu mesazhi i ëndrrës është: "Unë përqafoj guximin tim". Djaloshit kjo i dha guximin të dijë të trajtojë më mirë një sfidë që e priste.

    Një përvojë tipike që fitohet nga shpjegimi i ëndërrave të këtij lloji është rritja intuitive e vetëbesimit.

    Nismëtari i studimit modern të ëndrrave ishte Sigmund Freud (Frojdi, Zigmund - shih fig.) me nxjerrjen në fillim të viteve 1900 të teorisë së tij mbi shpjegimin e ëndrrave.

    Teza thelbësore e tij se ëndrra ishte rruga mbretërore për tek e pavetëdijshmja, u kthye në gur themelor të konceptit të tij terapik në psikanalizë.

    Në ëndërr problemet e ndrydhura brenda vetes kthehen sërisht në një trajtë enigmatike. Metoda e shpjegimit të ëndrrës merret pikërisht me zgjidhjen e kësaj enigme.

    Për këtë do të ishte i nevojshëm një ekspert, i cili do të arrinte t´i qasej thelbit të mesazhit të ëndrrës, pasi disa simbole vlejnë pjesërisht njëlloj për të gjithë.

    Shqisa e dashurisë

    Kafshët kanë dy shqisa nuhatjeje, hundën dhe shqisën venerohundore, e cila bën të mundur komunikimin me anë të erës midis kafshëve, si për rastin kur kërkojnë një partner.

    Shqisa venerohundore shquan erërat e trupit, të cilat vetë janë pa erë. Që prej 300 vjetësh është zbuluar një shqisë e tillë edhe tek njerëzit, por për të cilën nuk flitet shumë.

    Shqisa është një e çarë tepër e vogël që ngjan si një njollë e kuqe brenda në hundë. Në shumë raste gjatë operacioneve në hundë kjo shqisë hiqet në mënyrë të papërgjegjshme.

    Era apo lënda që nuhatet nga shqisa në fjalë luan një rol të madh edhe në krijimin e marrëdhënieve midis njerëzve, duke vepruar drejtpërdrejt në pavetëdijen tonë. Ajo quhet Feromon.

    Feromonet janë era jonë natyrale që na përfaqëson. Ato mbështjellin në mënyrë magjike si femrat, ashtu edhe meshkujt. Ato kanë aftësi të të mbajnë nën ankth, por edhe të nxjerrin ankthin që nuk e di përse e ke.

    Njeriu i lëshon Feromonet nëpërmjet djersitjes në sqetulla dhe në lëkurë.

    Mendohet se Feromonet janë përgjegjëse për rastet kur ne bëhemi tërheqës apo kur të tjerët nuk na e varin fare. Por vetë Feromonet nuk kanë erë.

    Prandaj është e vështirë t´i shquash. Në Klinikën Universitare të Bochum, Gjermani, është bërë një eksperiment i tillë ku disa njerëz i janë nënshtruar fryrjes brenda në hundë të erërave të zakonshme, të ajrit dhe të Feromoneve.

    Në rastin e fundit është vërejtur tek këta një rritje e menjëhershme e kurbave të funksioneve kryesore të trupit. Por vetë personi i cili i është nënshtruar këtij eksperimenti thotë të mos ketë ndjerë ndonjë ndryshim.

    Nuk dihet akoma me saktësi nëse shqisa venerohundore funksionon akoma tek njerëzit, apo është vetëm një mbeturinë e kohës kur vareshim akoma në degët e pemëve.

    Gjumë dimëror për njerëzit

    Gjumi dimëror është ai në të cilin bien disa kafshë me fillimin e dimrit, për t'u zgjuar përsëri në pranverë. Gjatë këtij gjumi procesi i metabolizmit në trup, që normalisht kryen djegien e karbohidrateve, ndërron gjendjen e tij duke u kthyer kështu të djegë dhjamin dhe yndyrnat.

    Kjo bën që të kursehen energjitë dhe me fjalë të tjera bën të mundur fjetjen pa ndërprerje për një kohë kaq të gjatë, si ç´është periudha e dimrit.

    Tani fiziologu i kafshëve, Gerhard Heldmaier, ka gjetur tek kafshët dy gjene frenuese, të cilat aktivizojnë ose çaktivizojnë disa enzima vendimtare në ndryshimin e gjendjeve të mësipërme të metabolizmit. Dy gjene të tjera frenuese janë gjetur një vit më parë nga një grup studiuesish amerikanë.

    Helmaier thotë se të njëjtat gjene gjenden edhe tek njeriu. Skenë nga filmi "2001: Një Odise hapësire". Astronauti është duke bërë një lloj gjumi dimëror në një shtrat të posaçëm.

    Gjetja e përdorimit

    Në filmin trillueso-shkencor "2001: Një Odise hapësire" të vitit 1968, regjisori Stanley Kubrick i vë heronjtë e tij të flenë një lloj gjumi dimëror në rrugën e tyre për në një planet të largët.

    Regjisorë të tjerë kanë huazuar të njëjtin përfytyrim mbi të ardhmen në filmat trillueso-shkencorë të tyre. Kështu, një ndër palët më të interesuara për arritjen e vënies së njeriut në gjumë dimëror është enti i qeverisë amerikane për hapësirën Nasa, e cila shpreson një ditë të arrijë të dërgojë njerëz drejt galaktikave të reja dhe qytetërimeve jashtëtokësore.

    Që njerëzit në anije kozmike të rronin kaq gjatë do t'u duhej të flinin me muaj apo me vite. E interesuar është edhe Ushtria e SHBA-ve. P.sh. mund të viheshin në gjumë dimëror, që është një gjendje prehjeje të qëndrueshme, ushtarët e plagosur në fushën e betejës deri kur të arrinin në spital.

    Nëse do të arrihej të viheshin në gjumë dimëror organe të veçanta të trupit të njeriut, do të mundej të ruheshin këto organe me muaj të tërë, çfarë do të përbënte një revolucion në mjekësinë e transplantimeve, sepse sot për sot organet duhet të transplantohen brenda disa ditësh, nga shkëputja prej trupit.

    E bëjnë edhe majmunët

    Para pak kohësh, dijetarët e Universitetit në Marburg të Gjermanisë zbuluan diçka tepër mahnitëse. Ata gjetën për herë të parë një lloj majmuni të familjes Lemure nga Madagaskari, që bien në gjumë dimëror. Meqenëse majmunët janë kafshët më të afërta me njerëzit, atëherë mendohet se kjo cilësi biologjike mund të përdorej edhe nga njerëzit.

    Haldmaier, që është profesor në Universitetin e Marburg-ut dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e shumë zbulimeve shkencore, thotë: "Njerëzit nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga gjitarët e tjerë. Nuk ka asgjë që të kundërshtonte idenë se edhe njerëzit mund të bënin gjumë dimëror."

    Gjumë dimëror në Siberi

    Një shembull gjumi dimëror ndër njerëzit është rasti i një fisi siberian që rronte përpara 100 vjetësh në anët e Pskov. Për shkak të mungesës së ushqimeve gjatë dimrit, familjet mblidheshin përqark zjarrit që me rënien e borës së parë dhe nisnin kështu të flinin.

    Një herë në ditë secili çohej dhe hante një copë bukë, gëlltiste një gllënjkë ujë dhe kthehej përsëri për të fjetur. Ata e kryenin këtë punë për gjashtë muaj të tërë, derisa të vinin shenjat e para të pranverës. Këtë gjumë dimëror ata e quanin "Lotska".
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Enderrat dhe enderrimi jane nder format me te lashta shpirterore te njeriut.Po ashtu ,edhe interesimi per njohjen dhe shpjegimin e tyre eshte mjaft i lashte.Gjurmimet e para te enderrave tregojne se keto u konsideruan sekretet te shpirtit;ketyre u eshte dhene shpesh nje kuptim magjik.

    Disa nga mendimtaret e vjeter enderrat i kane trajtuar forma te shfaqjes me te erret te jetes shpirterore.Gjate kohes se gjumit njeriu perjeton lidhje perftyrimesh dhe idesh nder me te pabesushmet.Perjeti met e ketilla shpesh jane te lidhura me funksioninim e trurit per ti perpunuar llojet e ndryshme te kufijve ditor te njeriut. Mirepo, shpeshhere enderrohet jashte kufijeve te aktivitetit ditor te njeriut.

    Psikofiziologjia konsideron se enderrat jane rezultat i proceseve fiziologjike te lidhura ne rend te pare me panderprerje te funksinonimit te sistemit nervor edhe ne gjendje te njeriut qe flen.

    Disa enderrojne se kane bashkebiseduar me shoket e tyre te vdekur,sdisa te tjere se luajne me kafshe,madje edhe me kafshe te rrezikshme,te tjeret shohin enderr me permbajtje seksuale etj.

    Disa hulumtime tregojne se FEMRAT me teper enderrojne aktivitete me njerez dhe per njerez ne vendngjarje te ndryshme.
    Kurse MASHKUJT enderrojne me teper situata te reja dhe perjetime aktivitetesh me teper me individet e gjinise se njejte.

    Enderrat harrohen shpejt,me perjashtim te disa prej atyre enderrave,qe sapo i ka pare njeriu para zgjimit te tij nga gjumi.

    Ne Psikologji jane te njohura dy zberthime teorike per enderrat, per shkaqet dhe per funksionet e tyre.Keto jane pikepamja teorike e Zigmund Frojdit dhe ajo e Mek Karlit.

    Sipas Frojdit enderra eshte shfaqje specifike e nje permbajtje psikike te fshehte.Permbajtja e ketille ka te beje me deshira,me ngacmime,me synime etj.,te shtypura,te ndrydhura dhe te nxjerra jashte vetedijes se njeriut.

    E me kete ka bere qe Enderrimi apo Bota e Enderrave te paraqitet si shfaqje specifike e permbajtjeve te fshehta psikie,qe shpesh lidhen me deshirat dhe me aktivitetin e parealizueshme te njeriut.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Interpretuesi ose shpjeguesi më i mirë i ëndrrës është vetë njeriu që e sheh ëndrrën.

    Endrrat, janë konfuze, jointeligjente ose shumë të veshtira për tu kuptuar, dhe ato që na thonë mund të bien në kontradikte me gjithçka që ne dime për realitetin që na rrethon ...

    Nuk duhet të harrojmë se ëndrra nuk është një dukuri apo mjet shoqëror komunikimi, gjithashtu ne duhet të pranojmë se e kemi shumë të veshtirë të kuptojmë se çfarë ka dashur te na thotë endrraparesi, i cili nga ana e vet e di edhe më pak këtë gjë.

    Për interpretimin e ëndrrës duhet tu përmbahemi tri rregullave të rendësishme:

    1.Nuk duhet kushtuar vemëndje faktit se ç’përfaqeson ëndrra, qoftë kjo e kuptueshme apo absurde.

    2. Puna duhet kufizuar në faktin se për çdo elemente të lindin perfytyrime zvendësuese pa i menduar e pa i verifikuar këto përfytyrime.

    3.Duhet pritur deri sa e pavetëdijshmja e fshehur që kërkohet nga ne lind vetvetiu.

    Llojet e ëndrrave:

    Endrrat me përmbatje e botës ARKETIPE, që e tejkalojnë përvojat e personit, familjes dhe shoqërisë, si pas Jungut ato burrojnë nga oqeani i përvojave të njerëzimit të gjitha kohëve dhe qëndrojnë në pavetëdijen kolektive të çdo njeriut.

    Endrrat e ankthit, frikës, që japin një sinjal se diçka po ndodh me neve, dhe duhet në mënyrë urgjence të zgjedhet apo të rivendoset baraspesha e ndërgjegjes son të cilën e kemi shkelur…

    Endrrat që pësëriten herë pas heret, po ashtu japin një porosi se diçka me botën e jonë të brendshme nuk është në rregull, veprimet tona nuk kanë konfrom të ndërgjegjes, ose konfliket me vetën ose me mjedisin ku jetojmë. Po ashtu kërkojnë urgjensen për t’i zgjedhur problemet, ose konfliktet.

    Endrrat me simbolikë karkateristike, që na flasin apo japin porosinë pikërisht në nëpërmes simbolikes.

    Endrrat profetike, janë ato që japin porosin se diçka do të ndodhin neve, familjes, afërmit apo të tjerëve.

    Endrrat e mira ose relaksuse, pas që i ëndrrojmë ndjehemi mirë, relassuar etj.

    Çelsi për të arritur deri te zberthimi i ëndrrës është komunikimin me simboliken dhe me pavetëdijen, se si janë të rregjistruar simbolika dhe gjuha e saj. Për diken fjala vjen qëni është diçka e mirë, mikë, besnik, kurese për tjetrin, anmik etj.

    Hapi i parë që psikoanaliza sugjeron është futja e dy koncepteve të reja, atë qëne ëndërr e quajmë tekst të ëndrrës apo ëndërr e qartë, kurse atë që kerkojmë të nënkuptojmë, prapa ëndrrës – mendimet e fshehura të saj.

    E rendësishme është të kemi asosacionet e kërkuara. Ne do ti vendosim atij si kusht të domosdoshëm të mos përjashtoj asnjë mendim që i vjen nëpër mend dhe nëse ëndërrparësi kundërshton duke thënë se mendimi: është tepër i parëndësishëm, është tepër absurd, nuk lidhet me çeshtjen apo që nuk ka deshirë ta thotë.

    Dhe kur zgjohen asosacionet aty çfarë ska:kujtime nga dita e djeshme, nga dita kur është parë ëndrra, për kohë shumë të hershme, diskutime pro dhe kunder , pyetje, pohime .

    Sapo degjojmë këto asosacione , shikojmë se ato janë tepër të lidhura me përmbajtjen e ëndrrës , u japin përgjigje të gjitha pyetjeve të ëndrrës, mbushin zbraztinë e saj dhe bëjnë të kuptueshme përfundimet e saj.

    Endrra është një esencë e shtrydhur nga asosacionet që janë bërë sipas rregullave akoma të panjohur, kurse elementet e ëndrrës dalin si përfaqsues të zgjedhur nga moria e tyre e madhe. Me anë të kesaj teknike kemi zbuluar atë që zvendëson ëndrra dhe ku qëndron vlera psikike e saj.

    Por asosacionet e ëndrrës ende nuk janë mendimet e fshehura te saj. Mendimet e fshehura i përmbajnë asosacionet si një epruvetë, veçse jo të gjitha.

    Nga njëra anë asosacionet na japin tepër informacjon për formulimin e mendimeve të fshehura të ëndrrës, lidhjet që ëndrraparësi prodhon i afrohen shumë mendimeve të ëndrrës.

    Dhe nga ana tjetër asosacioni ndodhet para mendimit të ëndrrës sa u është afruar atyre duke i prekur shkarazi. Atëherë ndërhyjmë ne duke plotesuar atë që sapo është prekur, nxjerrim përfundimet, shprehim atë që ëndërrparësi me anë të asosacioneve vetëm sa e ka përmendur.

    Për interpretimin e një ëndrre, ne siç pohuam me sipër varemi nga asosacionet e ëndërrparësit, ne lidhje me elemente të caktuar të përmbajtjes së ëndrrës. Por ne veprojmë në mënyrë të pavarur nga ëndërrparësi pasi ketu nuk hyjnë asosacionet.

    Ndodh që gjatë punës tonë një rastesi e padëshiruar përseritet rregullisht elemente të caktuar të ëndrrës, dhe në këtë kohë ne fillojmë të shikojmë një ligjësi.

    Ne këto raste lind deshira për ti interpretuar vete këto elemente memece të ëndrrës, pra për të bërë përkthimin e tyre.

    Në saj të përvojes grumbullohen mjaft zvendësime të tilla të përhershme . Këtë raport të përhershëm midis elementeve të ëndrrës dhe përkthimit të saj në e quajmë simbolikë, ndërsa vet elementin simbol i mendimit te pavetëdijshëm.

    Nganjëherë këta simbole na lejojnë ta interpretojmë ëndrrën pa e pyetur ëndërrparësin në hollësi sepse ai s’ka çfarë të na thotë për simbolet. Ne kemi lluksin që këto simbole ti përkthejmë ndërsa ëndërrparësi jo, ndonse i ka përdorur vet.

    Ndodh që kuptimi i ëndrrës per në të bëhet plotësisht i qartë para se të nisim përpjekjet për ta interpretuar, sapo degjojmë tekstin e ëndrrës . Por Interpretimi simbolik nuk mund të zevëndësojë teknikën asociative , është vetëm plotësim i saj dhe jep rezultate vetëm duke u kombinuar me të.

    Endrra mund të jetë edhe produkt patologjik, hallka e parë që përfshin simptomen histerike, por që e dallon prej tyre karakteri kalimtar dhe kushtet karakteristike të jetës së njeriut .

    Gjendja e gjumit është largim nga bota reale e jashtme dhe krijohen kushtet për zhvillimin e psikozes. Për psikoze largimi nga realiteti bëhet ose kur e pavetëdishmja e shtypur bëhet tepër e fuqishme ose kur realiteti bart aq vuajtje saqë uni hidhet në krahet e impulseve të pavetëdijshme.

    Psikoza naive e ëndrrës eshte pasoj e largimit të deshiruar e të vetëdijshëm, të përkohshëm nga bota e jashtme.

    Kur ai fle ndryshon shperndarja e energjisë psikike: një pjesë e energjisë përdoret për të qetësuar të pavetëdijshmen, dhe nëse e pavetëdishmja do çlironte energjinë për aktivitetin e vet do të zbulonte se levizja është e pamundur dhe është e hapur vetëm rruga drejt kënaqesisë halucinative, këtu lind ëndrra!

    Por fakti i censurës së ëndrrës tregon se kemi një qendresë të mjaftueshme ndaj shtypjes. Qetësia që do donte të krijonte gjendja e gjumit kercenohet nga – rastësisht nga ngacmimet e jashtme ,-interesat që nuk zhduken ,-deshirat e paplotesuara e të shtypura që mezi presin të shfaqen.

    Si pasoj e dobësimit të shtypjeve lind rreziku që gjatë nates gjumi të prishet sa herë që një ngacmim i jashtëm e i brendshëm do hynte në konflikt me një nga burimet e deshirave të pavetëdijshme. Procesi i ëndrrës lejon që produkti i këtij bashkveprimi të shnderrohet në vuajtje halucinative duke berë që gjumi të zgjatet .

    Pra verejmë që ëndrra nuk është prishes i gjumit por e mbron atë . Eshtë e vërtet që ne na duket se do të flinim me mirë po të mos shihnim ëndrra por nuk kemi aspak të drejtë. Pikërisht ne saj të ëndrrave ne arrijmë të flemë!

    Nga Don Nosh Gjolaj
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

Tema te ngjashme

  1. Ëndrra – zbulim i botës së brendshme
    By Administratori in forum Enderra
    Pergjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 03:57

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.