Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 3 nga 3

Tema: Gjumi

  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore Gjumi

    Gjumi
    gjumi-mami-bebi.jpg

    Psikologët thonë se gjumi i zgjatur në mëngjes tregon shmangie nga përgjegjësitë

    Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë. Këtë e pohojnë psikologët, të cilët vënë re raste të shumta në vendin tonë të këtij fenomeni.

    Psikologia Orsjola Qëndro vërteton këtë gjë, duke pohuar se: “Gjumi i mëngjesit, në disa raste te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet që nuk të jep kënaqësi.

    Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e gjumit”. Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike.

    Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dore nga njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që do të thotë shtatë orë gjumë në ditë.

    Në këtë hark kohor, kushdo mund të pushojë dhe të gjejë qetësinë qoftë mendore apo trupore. Qëndro e ilustron gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët nuk shkojnë orët e para në mësim.

    Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër te ata të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime. Këta fëmijë kanë frikë të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të përgatitur.

    Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë, detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen. Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe sjell probleme te çdo individ, që fle shumë pak se shtatë orë që këshillojnë mjekët.

    Qëndro thekson se “pagjumësia ka të bëjë me një lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e presin. Megjithëse arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme”.

    Pagjumësia është “vrasëse” për individin, sepse dikush që nuk e përmbush orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe në përballjen e problemeve.

    Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilët mosha janë më të prirura që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak. Psikologia thekson se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet dhe ngrohtësi e njerëzve të afërt apo të shoqërisë.

    Të qenit aktiv në jetën e përditshme, do të shmangte së tepërmi këto pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilët tregojnë një fytyrë aspak të këndshme.

    Pagjumësia nuk ka moshë

    Nuk ka ndonjë moshë të caktuar ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut. Prandaj një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë moshës së tretë të mesme apo moshës së par. Ai mund të jetë i çfarëdolloj moshe.

    Gjumi i pakët

    Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët. Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në vetvete.

    Më e pagjumë, mosha e tretë

    Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë. Ata flenë shumë pak orë në ditë. Qëndro thekson se dhe ata kanë një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14 orë në ditë.

    Pagjumësia

    Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur, njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme, që ajo ofron. Afrimiteti me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.

    Gjumi ndihmon kujtesën

    Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.

    Shkencëtarët në shkollën mjekësore të universitetit Harvard në bashkëpunim me ata të universitetit të Pensilvanisë studiuan për 1 vit e gjysëm rreth 60 të rinj për të parë e në ç’mënyrë gjumi afekton kujtesën.

    Ata u dhanë personave pjesë leximi për t’i mësuar përmendësh dhe pas një pushimi 12 orësh u kërkuan atyre të thonin atë që mbanin mend.

    Nga ky studim doli se ata që ishin lejuar të flinin gjatë pushimit kishin një kujtesë më të mirë sesa të tjerët që kishin qëndruar zgjuar gjatë pushimit 12 orësh.

    Autorët e studimit thonë se kur personi fle pasi ka mësuar diçka të re, ky gjume ndihmon për ruajtjen e këtij informacioni në tru.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Gjumi, ende një nga misteret më të mëdha

    Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë.

    Ajo çka tashmë dihet, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë. Për të ka shumë teori. Njëra syresh sugjeron se gjumi na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.

    Gjumi shpesh konsiderohet i keq për mbijetesën. Kafshët në gjumë, apo të përgjumura, janë pre lehtësisht të kapshme për grabitqarët, ndërkohë që ai është i domosdoshëm për vazhdimin e ekzistencës. Por ka edhe nga ato kafshë që mund t‘ia dalin mbanë pa fjetur për një kohë të gjatë.

    Për shembull delfinët e sapolindur dhe disa lloje balenash nëna mund të kalojnë periudha të gjata pa kryer funksionin e njohur si përgjumje, që te kafshët karakterizohet nga periudha të gjata qëndrimi në një vend.

    Këto periudha ndonjëherë zgjasin për javë të tëra, sidomos në dimër dhe te zogjtë para emigrimit. N ë k ë t ë ra s t , zogjtë mund të kalojnë ditë të tëra duke fluturuar e duke mos u ndalur as për ndonjë pushim të shkurtër, ndërsa nxitojnë drejt destinacionit të tyre.

    Që këtej lind pyetja: Nëse gjumi është thelbësor për jetën e qenieve të gjalla, atëherë si është e mundur që ka kafshë apo shpendë që nuk flenë për ditë e ditë të tëra? Sipas një sondazhi të zhvilluar ndaj shumë kafshëve të ndryshme, del se kafshët mishngrënëse flenë më shumë se ato që janë edhe mishngrënëse edhe bimëngrënëse, dhe këto të fundit flenë më shumë se kafshët që ushqehen vetëm me barishte. Kësisoj, duket se roli i gjumit ka të bëjë shumë me ekosistemin e kafshës.

    Një shembull është ai i lakuriqit të madh të natës, që fle 20 orë në 24 orë dhe që përbën edhe rekordin e gjumashit për gjitarët. Dikush mund të mendojë se kafshët flenë kaq gjatë për shkak të ndonjë funksioni të panjohur që ushtron gjumi mbi ta.

    Sipas disa shkencëtarëve, funksioni kryesor i gjumit është që të rrisë efikasitetin e kafshëve dhe të minimizojë rreziqet që i vijnë species nga mjedisi rrethues. Të gjitha speciet kanë orë të caktuara gjatë të cilave janë aktive për të kryer funksionet e ekzistencës së tyre dhe orë të tjera që i kalojnë në gjendjen e gjumit.

    Kështu mund të shohim specie që optimizojnë periudhat e tyre të pasivitetit në marrëdhënien që kanë ndaj ambientit që i rrethon. Kësisoj, gjumi, në rastin e kafshëve, i ndihmon ato që të përshtaten me botën përreth. Ndërkaq, në lidhje me funksionin e gjumit ka shumë teori të tjera.

    Njëra përfshin rolin e krijimit të lidhjeve mes qelizave të trurit dhe atë të spastrimit të atyre që janë të panevojshme. Largimin e stresit që akumulohet gjatë periudhës kur jemi zgjuar. Zgjatjen e jetës. Megjithatë gjumi nuk mund të shpjegohet përmes madhësisë së trurit, jetëgjatësisë, përmasave trupore apo variablave të tjera që janë analizuar prej vitesh, duke dhënë gjithmonë rezultate konfliktuale, apo konfuze në lidhje me gjumin.

    Kështu, nëse njohim masën trunore të një kafshe, nuk do të mundemi kurrsesi që të parashikojmë apo shpjegojmë kohën e tyre të gjumit, apo thellësinë e tij. Një majmun ka të njëjtën kohëzgjatje gjumi si edhe një derr.

    Një elefant jetëgjatë ka një nga periudhat më të shkurtra të gjumit te kafshët, ndërsa një lakuriq nate jetëshkurtër ka një nga periudhat më të gjata. Gjumi i njeriut ka shumë pika të përbashkëta me të ashtuquajturat "gjendje inaktive" të bimëve, mikrobeve, pra të specieve që nuk kanë një sistem nervor. Kjo është një sfidë ndaj idesë se gjumi është produkt i trurit.

    Gjumi nga ana tjetër konsiderohet edhe si një periudhë karikimi i energjisë dhe ruajtjeje të saj. Megjithatë këto janë vetëm disa ide në lidhje me gjumin, natyrën dhe rëndësinë e tij te qeniet e gjalla dhe veçanërisht te njeriu.

    Ai vazhdon të mbetet një mister i madh, edhe pse shumë shkencëtarë i janë vënë sfidës për ta "çmontuar" këtë mister e për të zbuluar ndoshta mekanizma të rëndësishëm të përshtatshmërisë së specieve ndaj ambientit.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    Gjumi është një gjendje natyrale periodike e pezullimit relativ ndijor dhe aktivitetit motorik, të karakterizuar nga humbje ndjenjash të tërësishme ose të pjesshme dhe pasivitetit gati të të gjithë muskujve. Kjo dallohet nga ulja e aftësisë për të reaguar ndaj stimujve.
    Gjumi është një gjendje që rrit anabolizmin, duke theksuar rritjen dhe përtëritjen e imunitetit, sistemit skeletor dhe muskulor.

    Është vënë re te të gjithë gjitarët, të gjithë zogjtë, te shumë zvarranikë, amfibet dhe peshqit.
    Për njerëzit, gjitarët tjerë dhe një shumicë të konsiderueshme të kafshëve të tjera që janë studiuar (si p.sh. disa lloje peshqish, zogjtë, milingonat dhe disa flutura), gjumi i rregullt është thelbësor për mbijetesën.

    Qëllimet dhe mekanizmat e gjumit janë vetëm pjesërisht të qarta dhe janë objekt i hulumtimeve intensive.

    Orari i gjumit në bazë të moshës

    Fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë në ditë në mënyrë që të zhvillohen dhe funksionojnë si duhet: deri në 18 orë për bebet e porsalindura. Një foshnje e porsalindur shpenzon pothuajse 9 orë në ditë në gjumin REM. Me moshën pesë vjeqare apo më shumë, vetëm më shumë se dy orë kalojnë në REM.

    Mosha dhe sasia mesatare e gjumit në ditë:
    Të porsalindurit deri në 18 orë
    1-12 muaj 14-18 orë
    1-3 vite 12-15 orë
    3-5 vite 11-13 orë
    5-12 vje 9-11 orë
    Adoleshentët 9-10 orë
    Të rriturit, duke përfshirë edhe të moshuarit 7-8 (+) orë
    Gratë shtatzëna 8 (+) orë.
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

Tema te ngjashme

  1. Gjumi dhe vdekja
    By Administratori in forum Enderra
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 04:46
  2. Gjumi dhe enderrat
    By Administratori in forum Enderra
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 04:01
  3. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 17:56
  4. Pse gjumi eshte i mire !
    By Qershija in forum Njeriu dhe shendeti
    Pergjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 17:39

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.