Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Emigracioni

Kualifikimi per Karten e Gjelber - Green Card

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-01-2007, 19:50
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kualifikimi per Karten e Gjelber - Green Card

Kualifikimi per Karten e Gjelber - Green Card
Fondacioni Frosina

Megjithse marrja e Kartes se Gjelber mund te kerkoje pervoje (veçanerisht kur aktualisht ligjet mund te ndryshojne ne çdo moment), ajo mund te perfitohet edhe me ane te nje numri te kufizuar menyrash:

1. MARRJA E KARTES SE GJELBER ME ANE TE KUSHERINJVE
Ju mund te kualifikoheni ne kete ketegori ne rast se jeni:
a.femije ku te pakten njeri prind te kete nenshtetesine Amerikane ose te kete Karten e Gjelber,
b.prind i nje qytetari Amerikan qe eshte mbi moshen 21 vjeç,
c.njerk ose femije i gjetur i nje qytetari amerikan ne rast se martesa ka ndodhur perpara se femija te mbushte moshen 16 vjeç. Gjithashtu, femija i adoptuar duhet te kete jetuar me prindin (prinderit) e adoptuar te pakten 2 vjet perpara hedhjes se peticionit per Karten e Gjelber,
d.bashkeshort (bashkeshortja) i nje qytetari Amerikan apo me Karten e Gjelber,
e.motra ose vellai i nje qytetari amerikan,
f.femija i adoptuar i nje qytetari Amerikan apo me Karten e Gjelber, apo prind qe ka adoptuar nje qytetar amerikan apo me Karten e Gjelbert, me kusht qe adoptimi te kete ndodhur perpara se femija te kete arritur moshen 16 vjeç.
Ne disa raste, kur nje person perfiton Karten e Gjelber mund te sjelle automatikisht bashkeshortin (bashkeshorten) ose femijet nen moshen 21 vjeç vetem duke provuar lidhjen familjare. Megjithate, kusheriri qe do te sponsorizoje do ti duhet te demonstroje aftesine per te mbeshtetur aplikantin, dhe se i porsardhuri nuk do te kerkoje ndihme publike per 3 deri ne 5 vjet.

2. MARRJA E KARTES SE GJELBER PERMES PUNESIMIT
Ju mund te kualifikoheni ne kete kategori ne rast se keni:
a.oferte te qendrueshme per punesim nga nje punedhenes qe mund te demonstroje se me pare u bene perpjekje per ta plotesuar vendin e punes me nje banor te perhershem apo qytetar amerikan, por asnje qe ishte i kualifikuar nuk ka aplikuar per ate vend pune. Kjo nuk eshte e lehte per tu bere. Sherbimi i Imigracionit dhe Naturalizacionit (INS) zakonisht do te kerkoje kopje te gazetave me reklamat per vendin e punes, listen e atyre qe kane aplikuar, dhe arsyet perse u refuzuan. Ne disa raste Karta e Gjelber mund te perfitohet per aftesi te veçanta, si aftesi gjuhe. Sidoqofte, duhet demonstruar qe ky individ nuk po i merr vendin e punes dikujt qe eshte ne kete vend apo i kualifikuar per ate vend pune.

3. CFARE DUHET BERE?
Ne rast se besoni se kualifikoheni per Karten e Gjelber, i telefononi zyres lokale te INS ne zonen tuaj. Ndoshta nuk do te jeni dot ne gjendje te flitni me njeri, por megjithate, do te degjoni nje seri mesazhesh te incizuara. Kur zeri elektronik do t'ju pyese ne rast se keni nje telefon me butona, shtypni (1). Kur zeri t'ju pyese ne rast se deshironi te porositni formulare, shtypni (1) perseri. Do t'ju lidhin me INS Voice Mail (posta me ze). Shqiptojeni qarte emrin dhe adresen dhe thoni se deshironi te merrni aplikata per Karten e Gjelber. Deklaroni arsyen perse po aplikoni per Karten e Gjelber (femi i nje qytetari amerikan, bashkeshort i nje personi me Karten e Gjelber, etc.- shikoni 1. me lart.) Formularet do tu vijne brenda 2 javesh, dhe do te perfshijne udhezime te hollesishme. Ne rast se ju nevojitet ndihme per ti plotesuar ato, do tu duhet ti drejtoheni nje organizate te komunitetit qe ju njihni dhe i besoni. Sapo te keni marre Karten e Gjelbert, nuk duhet te jetoni jashte SHBA per me shume se nje vit, se perndryshe ajo do te behet e pavlefshme.

Informacioni i mesiperm u mundesua nga Z. Claire McDonough prane Zyres se Refugjateve dhe Emigranteve per Shtetin e Massachusetts ne Boston.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
card, gjelber, green, karten, kualifikimi

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
About Duplicate PAN card? vijayakumar p Business & Finance 0 20-07-2007 08:59
should i open a new credit card? the other girl Business & Finance 0 19-07-2007 08:27
should i open a new credit card? the other girl Business & Finance 0 19-07-2007 08:26
AmEx and BofA credit card questions...please help?? Seeker2008 Business & Finance 0 15-07-2007 08:18
Green Card Marriages? Mina M Family & Relationships 4 24-06-2007 03:44


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 15:31.




Parajsa Shqiptare