| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kthimi nėpėrmjet shpėrblimit fundi i njė programi tė suksesshėm Lavdrim TERZIU Kur qeveria laburiste shpalli programin pilot tė riatdhesimit nėpėrmjet shpėrblimit (Pilot Enhance Returns Scheme), kritikėt nxituan ta konsideronin atė si njė zgjidhje politike tė pashpresė. Sot, pesė muaj mė vonė, pėrfaqėsuesit e IOM (Organizata Ndėrkombėtare e Migracionit) e vlerėsojnė kėtė program si ndėr mė tė suksesshmit tė ndėrmarrė ndonjėherė nga qeveria britanike. Besim Ajeti, drejtor operativ pranė IOM dega Londėr, thotė se nė pesė muajt e fundit numri i kthimeve vullnetare ėshtė dyfishuar. Ai pėlqen tė pėmendė shifrat e emigrantėve me origjinė nga Iraku. Sipas tij, nga 151 veta qė janė kthyer nė muajin janar, numri i tyre ka arritur nė 284 nė muajin prill. Nė total, numri i tė kthyerėve vullnetarė tashmė kap shifrėn 600 nė muaj. Shqiptarėt duken se janė mė skeptikėt nė kėtė drejtim. Numri i kthimit tė tyre ka rėnė nga muaji nė muaj ose ka qenė nė shifra konstante. Zoti Ajeti e pranon se ka ende emigrantė qė besojnė se IOM ėshtė organizatė qeveritare ose qė bashkėpunon me Ministrinė e Brendėshme (Home Office). Vėshtirėsia ėshtė se ende ka konfuzion mes emigrantėve shqiptarė. Ka ende nga ata qė mendojnė se IOM ėshtė pjesė e Ministrisė sė Brendėshme. Por ne jemi pėrpjekur ta bėjmė tė qartė se nuk jemi pjesė e asnjė organizmi qeveritar. Kemi patur probleme tė tilla edhe me emigrantė pakistanezė qė kanė kėrkuar azil si afganė dhe qė kanė frikė ta deklarojnė njė gjė tė tillė nė zyrat tona. Po ashtu me shqiptarė qė janė regjistruar si qytetarė tė Kosovės. Shpesh na duhet shumė punė t`u mbushim mendjen njerėzve se garantojmė anonimitetitn deri nė momentin e fundit kur personi pranon projektin e kthimit dhe vendos pėr njė gjė tė tillė, thotė zoti Ajeti. Projekti pilot Nė janar tė kėtij viti, Ministria e Brendėshme (Home Office) anonēoi projektin pilot Skema e Riatdhesimit nėpėrmjet Shpėrblimit, e njohur ndryshe me inicialet PERS (Pilot Enhanced Returns Scheme). E reja e kėtij projekti ishte shuma prej 2000 stėrlinash qė i shtohej paketės prej 1000 stėrlinash e cila aplikohej nga IOM qė prej vitit 2002. E thėnė ndryshe, ēdo emigrant qė dėshiron tė kthehet vullnetarisht mund tė pėrfitojė njė shumė prej 3000 stėrlinash dhe kjo nuk pėrfshin ēmimin e biletės sė kthimit, dokumentet pėrkatėse, transportin lokal tė cilat gjithashtu mbulohen me fondet publike tė menaxhuara nga IOM. Kushtet e pėrfitimit tė kėsaj shume financiare janė tė thjeshta. Emigranti qė dėshiron tė kthehet diskuton paraprakisht me punėtorėt e IOM dhe nė bashkėpunim ndėrtojnė njė projekt riintegrimi brenda vlerės 3000 stėrlina. Kjo mund tė pėrfshijė njė kurs specializimi nė vendin e tij, mjete pune pėr tė filluar njė biznes, kafshė shtėpiake pėr blegtori ose program punėsimi. Nė kėtė rast, punėdhėnėsi paguan gjysmėn e rrogės dhe gjysma tjetėr pėrballohet nga fondi i riintegrimit. 500 stėrlina jepen para tė thata nė aeroport pėrpara nisjes pėr ēdo individ, ndėrsa 2500 tė tjerat ndahen pėr projektin e riintegrimit. Zoti Ajeti sqaron se nėse dikush kėrkon para tė thata kjo mund tė bėhet e mundur vetėm pėr shumėn 1500 stėrlina. Nė kėtė rast, paratė jepen me kėste pėrgjatė njė periudhe prej 18 muajsh...Deri tani vetėm 18 veta kanė kėrkuar para tė thata, sqaron zoti Ajeti. Pėr ata qė nuk e kanė ende tė qartė kėtė skemė, koha po i tradhėton. Kanė mbetur vetėm tri javė nga fundi i kėtij programi pilot tė financuar nga qeveria britanike. Afati i fundit i aplikimit ėshtė 31 maji i kėtij viti dhe kushti tjetėr ėshtė largimi nga Anglia brenda datės 30 qershor. Kusht tjetėr pėr pėrfitimin nga ky projekt ėshtė statusi i aplikuesit. Emigranti duhet tė ketė aplikuar pėr azil nė kėtė shtet pėrpara datės 31 dhetor 2005. IOM dhe kthimi vullnetar Njihen tri rrugė legale pėr kthimin e atyre tė cilėt nuk e kanė patur fatin tė legalizohen nė kėtė vend. IOM ėshtė vetėm njėra nga kėto. Njė tjetėr rrugė ėshtė kthimi vullnetar me asistencėn e ambasadės sė vendit tė origjinės. Nė kėtė rast, shpenzimet legale dhe tė udhėtimit mbulohen nga vetė i interesuari. Njė rrugė e tretė ėshtė kthimi me forcė nga autoritetet e emigracionit. Zoti Ajeti shprehet se -Nuk na vjen fare mirė qė shumė njerėz enden prej vitesh nėpėr ekonominė e zezė pėr tė siguruar jetesėn nė ilegalitet. Sigurisht qė ėshtė fatkeqėsi pėr faktin se ata paguhen shumė pak dhe nuk kanė asnjė lloj sigurimi, por njėkohėsisht ne nuk i shtyjmė njerėzit tė largohen. Njė gjė tė tillė nuk ėshtė nė praktikėn tonė. Por ka shumė veta tė cilėve u ka ardhur nė majė tė hundės duke jetuar nė ilegalitet dhe shpresat pėr legalizim u janė shuar. Nė kėtė rast, projekti i IOM ėshtė rrugė shumė mė dinjitoze se sa tė kthehesh me prangat e oficerėve tė organeve tė emigracionit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |