Total: (110,049) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 1 nga 1
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Itali, lehtesohet legalizimi per emigrantet

    Itali, lehtesohet legalizimi per emigrantet
    Eglantina Bardhi

    Hatibi: Qeveria italiane ka deklaruar se do te trajtoje me prioritet emigrantet qe vetedeklarohen

    Tashme legalizimi i punetoreve te paligjshem ne Itali mendohet te behet pa qene i nevojshem rikthimi ne vendin e origjines per te marre vizen e rihyrjes. Prej te cilit do te perfitojne natyrisht edhe emigrantet tane atje, qe presin te legalizohen. Sipas shefit te zyres se emigrimit prane Ministrise se Punes, Durim Hatibi, para 2 ditesh ministri i Solidaritetit Social ne Itali, Ferraro, ka deklaruar se synimi i qeverise "Prodi", tashme eshte rrezimi i ligjit "Bosi-Fini", sipas te cilit, statusi i emigranteve duhet te rregullohet brenda shtetit italian, pa pasur nevoje te rikthehen ne Itali. Duke iu referuar deklarates se ministrit italian, Hatibi sqaron se "Ferrero e ka komentuar funksionimin e ketij ligji si te papershtatshem, pasi nuk ben perqasjen oferte-kerkese qe do te thote perqasjen punedhenes-punemarres". Sipas ministrit italian, "ligji Bosi-Fini ka funksionuar vetem duke rritur numrin e emigranteve klandestine ndaj dhe duhet rregullimi i statusit te emigranteve te paligjshem brenda Italise". Nderkohe, Hatibi thekson se aktualisht synimi i qeverise italiane eshte qe te legalizohen rreth 450 mije emigrante qe kane paraqitur kerkese per t'u legalizuar. Megjithese nuk ka shifra te sakta, studimet deshmojne per mbi 250 mije shqiptare ne Itali.

    Kriteret
    "Nuk eshte e thene se je emigrant ne Itali dhe mund te ligjerohesh. Kete nuk e ka as ligji "Bosi-Fini" dhe as ligji ri qe pritet te miratohet nuk e parashikon nje gje te tille", -thote Hatibi. Sipas tij, kriteri i pare qe nje emigrant te futet ne rrugen e legalizimit, eshte qe ai te jete ne marredhenie pune dhe kete ta vertetoje me ane te kontrates se punes te nenshkruar nga punedhenesi i tij. "Punedhenesi ne kete rast hyn garant per emigrantin, te cilin e ka punesuar dhe ky eshte hapi i pare", - shpjegon Hatibi. Nderkohe, ai pohon se emigranti duhet te kete edhe nje vertetim nga komisariati i policise qe nuk ka ndonje precedent penal. Ne proceduren e legalizimit, qeveria italiane ka propozuar se do te trajtoje me prioritet te gjithe ata emigrante qe pavaresisht menyres se si kane hyne ne Itali, te bejne vetedeklarimin.

    Stinoret, 30 mije hyrje te reja
    Bashke me te rejat per legalizimin, per emigrantet shqiptare qe kerkojne punesim pertej detit vjen edhe nje tjeter lajm. Se fundi, ne Itali eshte propozuar nje dekret i vecante per hyrjen e rreth 30 mije punetoreve stinore ne Itali per kete vit. Sipas Hatibit, te dhenat e fundit qe vijne nga qeveria italiane flasin per hyrje te reja emigrantesh ne kete vend. Perfitues, natyrisht, do te jene edhe shqiptaret, ndonese eshte heret te flitet me shifra. "Krahas kesaj, nga informacioni qe kemi marre nga pala italiane, ne shtator pritet te miratohet ligji per rregullimin e statusit te emigranteve, pa u kthyer ne vendin e origjines per te marre vizen hyrese", - thote Hatibi.

    Shqiptare, me shume se vjet
    "Pavaresisht se asgje nuk eshte miratuar nga qeveria e "Prodit", per emigrantet, tashme e reja me e rendesishme eshte njoftimi per nje dekret te posacem, lidhur me punetoret stinore, i cili duhet te autorizoje hyrjen e 30 mije punetoreve stinore ne Itali", - pohon Hatibi, duke shtuar se kjo shifer do t'i shtohet kategorive te tjera te te punesuarve ne Itali. Nderkohe, ai pohon se nga informacioni qe kane marre nga pala italiane, numri i emigranteve stinore kete vit do te jete me i madh dhe shqiptaret pritet te kene nje kuote te kenaqshme, mbi 4 500 qe ishin vitin e kaluar. Duke iu referuar gjithmone informacioneve italiane, Hatibi sqaron se dekreti i ri do te marre ne konsiderate te gjitha kerkesat e paraqitura per kuotat e rezervuara per ato shtetas qe bashkepunojne ne luften kunder imigrimit klandestin.

    30 mije eshte kuota per punetoret stinore ne Itali, sipas dekretit te fundit

    4 500 ishte kuota e miratuar per shqiptaret si punetore sezonale per vitin e kaluar

    170 mije ishte kuota per punetore nga shtete jo te BE-se e miratuar nga qeveria e "Berluskonit"

    450 mije emigrante mendohet te legalizohen nga qeveria italiane

    Kerkesat
    Pala italiane, sipas drejtorit te emigrimit prane Ministrise se Punes, Hatibi, ka pohuar se kane nevoje per fuqi punetore te re, ndryshe nuk do te kene rritje te nivelit te ekonomise, pasi, sipas tyre, jane nje vend me nivelin e lindshmerise zero. "Kjo eshte nje gje shume e rendesishme per emigrantet, sepse kane me shume mundesi per te marre shtetesi italiane", - thekson Hatibi, duke shtuar se vete zevendesministri i Ekonomise ne Itali, Visko, ka pohuar se duhet marre shembulli i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku gjate 15 viteve te fundit eshte rritur numri i popullsise me 20 per qind. Duke iu referuar perseri deklaratave te zevendesministrit Visko, ai thekson se pala italiane mund te jene me konservatore ne kete fushe, por disa punetore imigrante, sipas tij, duhet te merren ne menyre te pashmangshme.

    Votimi
    "Nga informacioni qe kemi nga pala italiane, nje nder ceshtjet kryesore qe po diskutohet nga qeveria "Prodi", eshte e drejta e votes per emigrantet. Kjo tashme eshte nje ceshtje qe po diskutohet me zjarr ne mjedise politike dhe te shoqerise civile, qofte edhe ajo per zgjedhjet administrative do te perbente hapin e pare, si kundervenie e perceptimit, apo trajtimit te vertete si familje te huaja", - shpjegon Hatibi, duke shtuar se edhe e drejta e emigranteve per te votuar eshte propozuar dhe pritet per t'u miratuar. Kjo, sipas Hatibit, do te ishte shume pozitive, pasi emigrantet tane atje do te ndiheshin akoma me shume qytetare dhe me te drejta te barabarta me italianet.

    Studimi, 60 per qind e familjeve emigrante nuk duan te kthehen ne atdhe
    Nje studim i fundit i realizuar nga Instituti Kerkimor-Shkencor ne Itali tregon se 6 ne 10 ose 60 per qind e familjeve emigrante deklarojne se duan te qendrojne pergjithmone ne Itali, sidomos ata qe kane projektuar nje te ardhme "italiane per femijet e tyre. Ky studim, sipas shefit te emigrimit ne Ministrine e Punes, Durim Hatibi, mbeshtetet ne nje kampion perfaqesues prej nje mije familjesh imigrantesh, nga 31 shtetesi te ndryshme.

    "Anketimi perkates, pjese e ketij studimi nxjerr se 58 % e familjeve te intervistuara mendon se e drejta e votes ne shtetin italian iu takon edhe atyre. Po sipas ketij studimi, 63 per qind e familjeve te imigranteve rezidente ne Itali, jetojne ne kete vend prej te pakten qe prej tete vitesh dhe ne nje rast ne cdo tre pjesetari i familjes qe dha interviste, kishte hyre ne Itali, pa asnje lloj lejeje qendrimi", - thote ai. Sipas tij, nga studimi del se numri i hyrjeve te parregullta ka nje ulje te qendrueshme: nga 38 % e atyre qe hyne ne Itali, me shume se tete vite me pare, ne 32% te atyre qe hyne ne Itali nga pese ne tete vite me pare, per te ardhur te 24 % e atyre qe kane ardhur ne kater vitet e fundit. Nje prej te dhenave me domethenese te studimit, sipas tij, ka te beje me hyrjet per motive punesimi, ku, sipas tij, pavaresisht se "Ligji Bosi-Fini", u konceptua pikerisht per te favorizuar imigrimin me motive punesimi, kjo kategori vizash u rrit me vetem 2%, krahasimisht me legjislacionin pararendes. Nderkohe, pavaresisht veshtiresive ekonomike dhe mangesive strukturore te sherbimeve mbeshtetese, sipas studimit, nje pjese e madhe e familjeve te imigranteve dhe realisht 50 per qind e tyre, mendon se i kane permiresuar shume kushtet e tyre qekurse kane ardhur ne Itali.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

Tema te ngjashme

  1. Shpërndahen 40 leje legalizimi në Tiranë
    By informuesi in forum Ekonomia Shqiptare
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 00:09
  2. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 10:19
  3. Emigrantet
    By Shkodrani_oslo in forum Njohja me anetaret e forumit
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 01:28
  4. Per emigrantet ne Mbreterine e Bashkuar!
    By Administratori in forum Emigracioni
    Pergjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 14:40
  5. Dokumenta per Shqiptaret ne Itali
    By inxhinieri in forum Chit-Chat
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 13:11

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.