Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Ekonomia Shqiptare

Taksat, thika me dy presa

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-03-2007, 11:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Taksat, thika me dy presa

Taksat, thika me dy presa
Ervin Qafmolla
Revista MAPO

Vullneti i mirė i qeverisė shqiptare pėr tė prezantuar njė taksė tė sheshtė nė nivelin e Bullgarisė dhe Maqedonisė, rrezikon tė mos jetė aq frytdhėnės, sa ē’paraqitet fisnik qėllimi. E ashtuquajtura “taksė e sheshtė”, pėrfshin nė fakt dy taksa, tė cilat ulen njėherėsh nė tė njėjtin nivel: tatim-fitimi dhe tatimi mbi tė ardhurat personale. Taksa kryesore ėshtė tatimi mbi fitimin (e bizneseve), ndėrsa taksa tjetėr ėshtė tatimi mbi tė ardhurat personale. Tė dyja kėto taksa, tė njehsuara nė njė, sipas gjasave do tė ulen nė nivelin 10%, pėr tė qenė nė njė nivel me Bullgarinė e Rumaninė, ssic deklaroi zv.ministri i Financave, Florion Mima, nė njė program televiziv. Tatimi mbi tė ardhurat personale zbatohet nė nivele tė ndryshme pagash, ēka do tė thotė se rishikimi do t’i prekė tė gjitha nivelet. Taksa kryesore qė do tė “preket” ėshtė tatim-fitimi. Kjo ėshtė taksa e dytė mė e rėndėsishme, pas TVSH-sė nė buxhetin e shtetit, pėr nga tė ardhurat qė siguron. Tatimi mbi fitimin sjell nė buxhet rreth 180 milionė dollarė nė vit (buxheti 2006), duke pėrfaqėsuar mbi 8% tė totalit tė tė ardhurave nė buxhet prej rreth 2 miliardė dollarėsh dhe rreth 2% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB) tė Shqipėrisė. Njė pėrgjysmim i kėsaj takse do tė sillte, sipas njė logjike tė drejpėrdrejtė pėrgjysmim tė shumės qė i korespondon nė buxhet. Pra, teorikisht shifra do tė bėhej nga 180 nė 90 milionė dollarė, ndėrsa kontributi nė vlerė relative, vetėm 4%. Nėse edhe tatimi mbi tė ardhurat personale do tė rishikohej me njė shkurtim tė pėrgjysmuar, kontributi aktual nė buxhet prej rreth 80 milionė dollarėsh, do tė tkurrej nė rreth 40 milionė dollarė. Por, kjo taksė ėshtė realisht mė e kompensueshme se sa tatim-fitimi, pasi kontribuon vėrtet nė rritjen e formalitetit dhe tė vetėdeklarimeve, nė rastin e uljes sė saj.

Keqkuptimi i prioriteteve tė investitorėve
Por, sipas njė tjetėr teorie, rreziku nė rėnien e tė ardhurave nė rastin e tatim-fitimit nuk ėshtė real, madje skema e re do tė sjellė mė shumė pėrfitime. Sipas deklaratave tė pėrsėritura tė qeverisė shqiptare – ku vlen tė veēohet roli i Ministrisė sė Ekonomisė – Shqipėria po konkurron me vendet e tjera tė rajonit nė tėrheqjen e investitorėve tė huaj. Ēka do tė thotė se njė reduktim i ndjeshėm i barrės fiskale, nė parim do tė tėrhiqte shumė mė tepėr investitorė se mė parė. Por, a janė taksat shqetėsimi parėsor i investitorėve tė huaj nė Shqipėri? Vetė institucionet shtetėrore, si dhe ato tė pavarura vėrejnė se sipėrmarrėsit e huaj e marrin arratinė, tė shtyrė nga pengesa tė tjera. Problemi i pronėsisė renditet i pari, pasi nuk lejon tė sigurohet njė truall apo pronė tjetėr e sigurt, ku mund tė ngrihen kapacitete pėr tė bėrė biznes. Dhe edhe kur ndodh tė gjendet njė pronė e disponueshme, kanė qenė tė shumta rastet, kur ndonjė “pronar tjetėr”, ka ēuar investitorin nė gjykatė, sepse ky i fundit kishte lidhur kontratė me njeriun e gabuar. Por, dublimi i pronėsisė nuk ėshtė hendeku i vetėm qė ndan Shqipėrinė nga investitorėt. Pengesa tjetėr, para se tė arrihet te barra e lartė fiskale, ėshtė pasiguria ligjore. Kjo e fundit ėshtė rrjedhojė e nivelit tė lartė tė korrupsionit dhe/apo klientelizmit politik nė drejtėsinė shqiptare, veēanėrisht nė gjykata.
Nė tė gjitha vlerėsimet e viteve tė fundit mbi korrupsionin, gjyqėsori ėshtė renditur nė vend tė parė a nė tė dytin. Korrupsiuoni nė vetvete, gjithashtu konsiderohet njė problem mė i rėndė se barra fiskale, ndėrsa pasiguria politike tremb pėrgjithėsisht, investitorėt e mėdhenj. Por, qeveria e ka parė tė arsyeshme tė ndreqė pikėrisht pengesėn mė pak tė rėndėsishme nė krejt gardhin prej telash mė gjemba, qė izolon vendin nga investimet e huaja. Kroacia, pėr shembull, ka barrėn mė tė lartė fiskale nė rajon, por njėherėsh ka edhe performancėn fiskale mė tė mirė dhe tėrheqjen mė tė lartė tė investimeve tė huaja.

Rruga drejt dėshtimit
Nė kėto kushte, rreziku i vėrtetė lidhet me mundėsinė qė vendi tė mos arrijė tė tėrheqė mjaftueshėm investitorė, sa pėr tė kompensuar humbjen 90 milionė dollarėshe nė buxhet, e jo mė ta tejkalojė atė. Me gjithė disa pėrmirėsime jo tė vogla, tė realizuara nga qeveria Berisha, nė mbledhjen e tė ardhurave, performanca e pėrgjithshme fiskale mbetet e paqėndrushme, ndėrsa informaliteti vazhdon tė jetė i pranishėm nė njė masė tė madhe nė ekonominė shqiptare. Nėse plani i qeverisė dėshton, pasojat do tė ishin katastrofike. Shuma prej 180 milionė dollarėsh ėshtė e pėrafėrt pak a shumė me importet e energjisė elektrike, prej 160 milionė eurosh tė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare. Ēka do tė thotė se gjysma e vlerės, ėshtė sa gjysma e importeve tė energjisė sė KESH-it pėr kėtė vit. Nga ana tjetėr, planifikimi i tė ardhurave nė buxhet nga tatimi mbi fitimin pėr kėtė vit, ėshtė 229 milionė dollarė, apo 2.3% e PBB-sė. Sipas kėtij projektimi tė vetė qeverisė, njė pėrgjysmim do tė llogaritej nė rreth 115 milionė dollarė. Ndėrkaq, tatimi mbi tė ardhurat personale parashikohet nė 108 milionė dollarė pėr vitin 2007. Qeveria duket se ka keqkuptuar edhe njė tjetėr detaj. Bullgaria e Maqedonia kanė njė stabilitet fiskal, shumė mė tė lartė se Shqipėria, kanė gjykata funksionale dhe pėrgjithėsisht, i kanė zgjidhur problemet e pronėsisė. Bullgaria ėshtė sakaq antare e BE-sė, ndėrsa Maqedonia ėshtė disa hapa para Shqipėrisė pėr nga plotėsimi i standardeve drejt klubit europian. Prezantimi i detajeve tė taksės sė sheshtė shqiptare i ėshtė lėnė nė fakt, Kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tė gjitha gjasave do tė kumtojė edhe rezultatet e parashikuara, nėpėrmjet kėtij ndryshimi. Ndonėse ky mund tė jetė njė nga tė paktat raste, kur Kryeministri ėshtė konsultuar me ekspertė tė sektorit, ndryshme nga premtimet qesharake tė sė shkuarės (rasti i emigrantėve - ca vjet pa taksa, Shqipėria 1 Euro etj.), fakti qė ai vetė do e prezantojė kėtė nismė, nėnkupton qė edhe pėrgjegjėsia i mbetet kryesisht, po atij.

Frenat e FMN-sė
Por, para se tė materializojė siē ia ka ėnda reformėn e radhės, qeveria duhet tė pėrballet me murin e palėkundur tė FMN-sė, e cila historikisht ka aprovuar vetėm ato ndryshime qė i ka parė me vend. Duke qenė se njė diskutim me Fondin Monetar Ndėrkombėtar nė Shqipėri, nuk ka ndodhur ende, edhe plotėsimi i vullnetit tė qeverisė pėr reformėn fiskale nė fjalė nuk mund tė konsiderohet ende i garantuar. Sipas njė studimi tė FMN-sė mbi ēėshtjen e taksės sė sheshtė, rezulton se disa nga vendet qė e kanė futur kėtė taksė gjatė 12 viteve tė fundit – duke pėrfshirė disa vende Bllatike, si dhe Sllovakinė dhe Rumaninė – mund tė detyrohen ta braktisin kėtė skemė. Studimi i quan taksat e sheshta, “jo tamam njė revolucion, por diēka e ngjashme me njė obsesion (termi anglisht ‘craze’ i referohet edhe marrosjes apo plasaritjeve mbi njė sipėrfaqe)”. Vlerėsimi thekson se skemat ekzistuese nė tetė vende tė Europės Lindore, “ndryshojnė tėrėsisht” nga njėra-tjetra dhe qė “provat empririke tė efekteve tė tyre, janė shumė tė kufizuara”. Gjithashtu, thuhet se nuk ka njė rregull fiks, sipas tė cilit, futja e njė skeme tė taksės sė sheshtė, do tė sillte rritje apo do tė ēonte pajtim mė tė mirė me zbatimin e ligjeve fiskale.
Sipas autorėve tė studimit, “ēka mbetet e paqartė, ėshtė qėndrueshmėria e taksės sė sheshtė. Nga pikėpamja strukturore, taksat e sheshta qė janė pėrshtatur deri mė sot, nuk sigurojnė njė bazė koherente ndaj vėshtirėsive qė shumica e vendeve provojnė sot, nė taksimin e tė ardhurave kapitale qė lėvizin nga vendi nė vend”. Disavantazhi mkryesor ekonomik i kėtyre skemave, ėshtė qė ato kanė sjellė efekte, shpesh jo tė mira mbi ndėrmarrjet mė tė vogla.
“Planifikimet e politikave ekonomike, pėrgjithėsisht priren drejt pėrshtatjes sė normave, prej tė cilave parashikohet tė mbėshtesin subjektet qė pėrfitojnė nė njė nivel tė mesėm: ekzaktėsisht grupi qė rrezikon mė shumė humbje nga pėrshtatja e valės sė dytė tė taksave tė sheshta”, theksojnė autorėt. Studimi vėren faktin se ka njė marketing tė tepruar ndaj taksave tė sheshta: “Njė pikė shqetėsuese nė diskutimin mbi taksėn e sheshtė lidhet me faktin se ėshtė mė tepėr e lidhur me retorikėn dhe nxitjen apriori se sa e mbėshtetur nė analizė dhe argumente”. Autorėt janė tė mendimit se kjo prirje mund tė shėnojė shkatėrrimin e skemave: “Vetė pėrhapja e taksės sė sheshtė nė vetvete, dobėson vlerat e saj, pasi bėhet shumė e lehtė pėr t’u imituar”. Autorėt pėrfundojnė se ndėrsa pa mė tė voglin dyshim, do tė ketė antarė tė rinj tė taksės sė sheshtė, pyetja mė interesante ėshtė nėse do tė ketė ndonjė defektim...

Rasti i Maqedonisė
Njė ristrukturim thelbėsor i sistemit maqedonas tė taksave, po ndodh kėtė vit. Siē ishte premtuar qė gjatė zgjedhjeve, qeveria ka prezantuar njė taksė tė sheshtė nė nivelin 12%, pėr tatimin mbi tė ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. Sistemi qė i paraprin kėsaj skeme, ėshtė ai i taksave me disa nivele, prej 15%, 18% dhe 24%. TVSH-ja nė Maqedoni ėshtė nė nivelin 15%, ndėrsa taksa mbi pronėsinė ėshtė 3%. Autoritet maqedonase kanė shkuar edhe mė tej, duke parashikuar njė ulje tė mėtejshme tė taksės sė sheshtė nė nivelin 10%, nė vitin 2008. Ekspertėt dhe institucionet financiare thonė se sistemi i ri i taksave, sipas gjasave, do tė ketė njė impakt pozitiv mbi ekonominė e vendit, veēanėrisht pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja. Mbledhja e taksave do tė bėhet mė efikase, ndėrsa evazioni mė i vėshtirė. Ekonomia informale parashikohet tė tkurret, ndėrsa bizneset do ta kuptojnė qė pėrfitimet e shmangies ndaj detyrimeve financiare janė tė vogla, krahasuar me rreziqet. Megjithatė, qeveria fqinje ndodhet nėn presion pėr ushtrimin e disiplinės fiskale, si pasojė e rėnies sė mundshme tė tė ardhurave. Nga ana tjetėr, vendi fqinj ka njė farė tradite nė reforma fiskale, si dhe njė stabilitet makroekonomik tė respektueshėm, krahasuar me Shqipėrinė.

Eksperienca bullgare
Partia Socialiste e Bullgarisė (pėrgjithėsisht reforma tė tilla propozohen nga forcat e majta, por Shqipėria ėshtė njė pėrjashtim unik edhe nė kėtė drejtim...), propozoi njė reduktim tė nomrės sė taksės sė korporatės nga niveli aktual prej 15% nė 10%. Por, me shumė tė ngjarė, reduktimi mė i pritshėm afatshkurtėr do tė jetė me 3%, duke e ulur taksėn nė nivelin 12%. Pavarėsisht premtimeve para-elektorale, ulja e taksės mbi fitmin e riinvestuar nuk bėn pjesė nė prioritetet e koalicionit qeverisės. Hapat e ndėrmarra sė fundmi, lidhen me pėrshtatjen e rregullave ndaj taksimit tė dyfishtė dhe taksimit tė nėnkontraktorėve tė kompanive europiane qė operojnė nė Bullgari. Sipas Doing Business 2007, njė indeks i Bankės Botėrore mbi kostot rregullatore tė biznesit nė shumė vende, taksa efektive qė njė ndėrmarrje nė Bullgari duhet tė paguajė, ėshtė 40.74% tė tė ardhurave bruto. Sipėrmarrėsit duhet tė bėjnė 27 pagesa, duke shpenzuar 616 orė pėr t’i kryer ato, nė mėnyrė qė tė hapin biznes. Bullgaria ka bėrė pėrmirėsime tė lehta nė politikat e taksave gjatė viteve tė fundit, por ende mesatarja e taksave qė rėndojnė mbi bizneset, janė mė tė larta se mesatarja e taksave tė shumicės sė ekonomive botėrore me normė tė lartė rritjeje. Por edhe eksperienca dhe tradita fiskale bullgare ndryshon kryekėput me atė shqiptare, ndaj formula “njė taksė si ajo e Bullgarisė”, mund tė rezultojė me pasoja pėr ekonominė e Shqipėrisė.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg bode-deklarata-mars-2007.jpg (9.8 KB, 1 vezhgime)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
presa, taksat, thika

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Qeveria shton taksat pėr biznesin e vogėl informuesi Ekonomia Shqiptare 0 13-12-2007 17:11
Ja taksat qė s’guxoi tė ulte Berisha informuesi Ekonomia Shqiptare 0 05-12-2007 19:31
Arma lodėr zbulon 7 thika nė njė klasė gjimnazi informuesi Shtypi i dites 0 15-11-2007 14:41
Pėrjashtimi nga taksat, kush biznes do pėrdorė pagesėn CASH informuesi Ekonomia Shqiptare 0 01-10-2007 01:50
Prokuroria: “Bechtel” i pėrjashtuar nga taksat informuesi Ekonomia Shqiptare 0 26-09-2007 16:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 16:42.




Parajsa Shqiptare