| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rritja e pensioneve, shtohen sigurimet pėr punėtorėt Julian Llupo Tė gjithė tė punėsuarit nė sektorin privat do tė pėrfshihen nė njė skemė tė re, pėrsa i pėrket pagave qė do tė deklarojnė tek Tatimet. Njė detyrim i tillė vjen pas vendimit tė fundit tė qeverisė, qė parashikon qė paga minimale pėr njė punonjės tė kualifikuar tė jetė 18.2 mijė lekė, ndėrsa paga minimale pėr njė stafi drejtues mund tė jetė edhe 65 mijė lekė. Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e fundit tė qeverisė dhe do tė jetė njė mėnyrė pėr tė rritur tė ardhurat nga pagat pėr Sigurimet Shėndetėsore dhe Shoqėrore, por njėkohėsisht edhe tatimin mbi tė ardhurat personale. Sipas tė dhėnave nga Banka e Shqipėrisė, numri i tė punėsuarve gjithsej nė sektorin privat ėshtė 759 mijė vetė. Nga kėta, 542 mijė janė tė punėsuarit nė sektorin privat bujqėsor dhe 217 mijė janė tė punėsuar nė sektorin privat bujqėsor. Vetėm 18.5% e tė punėsuarve janė tė punėsuar nė shtet, ose rreth 172 mijė vetė. Pra rritja e pagės minimale tė deklaruar, ka pėrfshirė rreth 81.5% tė tė punėsuarve, ose 759 mijė vetė nė tė gjithė vendin. Kategoritė e pagave minimale, sipas sektorėve Rritja e pagės minimale do tė pėrfshijė tė gjithė sektorėt e ekonomisė, por vetėm pėr punonjėsit e kualifikuar dhe drejtuesit tekniko-ekonomik. Rritja pėr kategorinė e punėtorėve tė kualifikuar do tė jetė rreth 1.5 herė mė e lartė se mė parė. Ndėrsa rritja mė e rėndėsishme ka ardhur pėr stafet drejtuese tė ndėrmarrjeve tė ndryshme, qė shkon rreth 3 herė e pagės minimale qė ėshtė zbatuar deri tani. Sektori nė tė cilin ėshtė pėrcaktuar edhe paga mė e ulėt minimale qė do tė pranohet nga ana e degės sė Tatim-Taksave ėshtė bujqėsia, me 18.2 mijė lekė, ndėrsa paga mė e ulėt minimale qė do tė pranohet nė sektorin e industrisė pėr drejtuesit tekniko-ekonomik, shkon nė rreth 65 mijė lekė. Vendimi, synon rritjen e tė ardhurave tė ISSH dhe ISKSH Pėr tė detyruar bizneset private, qė sipas tatimorėve deklarojnė tė njėjtat paga pėr tė gjithė punonjėsit, pavarėsisht kualifikimit apo pozicionit tė punės, qeveria ka marrė vendimin pėr caktimin e pagave minimale sipas sektorėve tė ekonomisė, pėr punonjėsit e kualifikuar. Njė klasifikim i tillė ka ekzistuar deri tani, por sipas listės sė re, vėrehet njė rritje e pagės minimale me rreth 3 herė, pėr drejtuesit tekniko-ekonomik tė ndėrmarrjeve private dhe njė rritje me 1.5 herė pėr punonjėsit e tjerė. Arsyet qė ka parashtruar Ministria e Financave pėr kėtė ndryshim, janė tė lidhura me evazionin qė realizojnė bizneset private. Njė nga arsyet e forta qė ka detyruar qeverinė tė ndėrmarrė njė rritje tė pagės minimale, pėr efekt tė Sigurimeve Shoqėrore dhe Shėndetėsore, duket se ėshtė e lidhur ngushtė me rritjen e pensioneve tė fshatit dhe qytetit, dhe skemėn e dėshtuar tė Sigurimeve Shoqėrore qė nuk arrin tė pėrshtatė kėto vendime me kontributet e mbledhura. Nga ana tjetėr, vendimi synon qė tė rrisė tė ardhurat edhe nė Institutin e Kujdesit Shėndetėsor, qė pėr vitin 2005 ėshtė pėrballur me njė borxh qė ka shkuar nė miliona euro dhe qė ėshtė dashur financimi i buxhetit tė shtetit pėr ta mbyllur. Vendimi Qeveria, me anė tė njė vendimi tė marrė dje, ka vendosur edhe kufijtė e rinj tė pagės minimale pėr efekt tė Sigurimeve Shoqėrore. Vendimi ėshtė marrė pas propozimit tė ministrit tė Financave, Ridvan Bode. Sipas kėtij vendimi, si bazё pёr pёrcaktimin e pagёs minimale mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё Sigurimeve Shoqёrore dhe Shёndetёsore do tė shėrbejė njė tabelė e nxjerrė nga ana e Ministrisė sė Ekonomisė, ku janė tė renditura sektorėt e ekonomisė. Nė bazė tė kėsaj tabele, pagė mė tė lartė minimale duhet qė tė deklarojnė ata sektorė, qė sipas studimeve, aplikojnė edhe nivele mė tė larta pagash, siē janė degėt e ndryshme tė industrisė, botimet, shtypshkronjat, metalurgjia dhe pėrpunimi i metaleve, ndėrmjetėsimi financiar, sigurimet, etj. Vendosja e njė page minimale me ligj, ėshtė nė kuadėr tė luftės kundėr ekonomisė informale, por qė njėkohėsisht ndikon edhe nė rritjen e tė ardhurave nė buxhet. Nė kėtė ndarje tė re, paga minimale do tė jetė jo e njėjtė pėr tė gjithė punonjėsit e njė kompanie. Kėshtu, pozicionet me kualifikime tė larta dhe nė njė hierarki mė sipėr, do tė detyrohen qė tė deklarojnė njė pagė minimale mė tė lartė. Punonjėsit e pakualifikuar, paga minimale mbetet e pandryshuar Nė drejtim tė politikės sė pagave, qeveria e djathte ka marrė vendimin pėr rritjen e pagės minimale nė mbi 13000 lekė, qė nė vitin 2006, nga 11300 lekė qė ishte mė parė. Rritja graduale e pagave ėshtė njė nga pikat e programit tė qeverisė, duke vjelė nė kėtė mėnyrė edhe mė shumė taksa. Sė shpejti, pritet qė tė ndėrmerret njė rritje e re tė pagės minimale. Njė masė e tillė do tė detyrojė sektorin privat, qė tė mos afrojė nivele mė tė ulėta page, se kuotat e pėrcaktuara sipas sektorėve tė ekonomisė qė i janė bashkangjitur ligjit tė mėsipėrm. Sipas programit tė qeverisė, nė pėrfundim tė mandatit katėrvjeēar nė vitin 2009, synohet qė pagat nė sektorėt prioritare, si Arsim dhe Shėndetėsi tė dyfishohen. Paga minimale pėr punonjėsit e kualifikuar/disa kategori ekonomike Monedha/lek Stafi drejtuesStafi Tekniko-Ekonomik Bujqėsia, gjuetia etj 35.000 18.200 Industria nxjerrėse e qymyrgurit 50.000 33.000 Nxjerrja e naftės dhe gazit natyror 52.500 27.300 Nxjerrja e mineraleve metalike 58.300 30.300 Botimi, shtypshkronja, etj 48.611 25.278 Industria e rafinimit tė naftės64.814 33.704 Ndėrtimi 48.611 25.278 Tregtia me shumicė 48.611 25.278 Tregtia me pakicė38.889 20.222 Hotele dhe restorante 38.889 20.222 Telekomunikacioni 61.574 32.019 Ndėrmjetėsimi monetar dhe financiar 51.852 26.963 Aktivitete siguruese dhe tė fondeve tė pensioneve 51.852 26.963
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| pensioneve, punetoret, rritja, shtohen, sigurimet |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rritja e ēmimit tė energjisė godet bizneset | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 12-12-2007 15:30 |
| Qeveria mashtron me rritjen e pensioneve | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 02-12-2007 18:51 |
| Nafta, gati rritja nė dhjetor | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 27-11-2007 21:00 |
| Sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore, 510 mln USD tė planifikuara | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 16-10-2007 18:50 |
| Sigurimet Shoqėrore, amnisti pėr kamatėvonesat | Administratori | Ekonomia Shqiptare | 0 | 11-01-2007 17:51 |