Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Ditari im
Jepni mendimin tuaj per disa nga poezite e mia te poshte-shkruara!
Te vjeter

Pika e bardhe

Postuar me 27-09-2007 ne 18:38 nga zemershqiptari
Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe,

e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 1 zemershqiptari eshte Jashte Linje
Te vjeter

Ja ku jemi!

Postuar me 27-09-2007 ne 18:38 nga zemershqiptari
Shtrengata doli ne njeren ane,
ylberi ne anen tjeter,
ja ku jemi!

Erresira kerqethka trupin,
drita verboka syte,
shtangur mbetur kemi.

Zhinxhiri na ka terbuar,
tiranet jane maskuar,
veten tash kafshojme.

Atdheu po na jep udhen,
bota na ka zene prite,
veç pezull qendrojme.
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 zemershqiptari eshte Jashte Linje
Te vjeter

Gjah i vetflijuar jam

Postuar me 27-09-2007 ne 18:37 nga zemershqiptari
Gjah i vetflijuar jam mbi kete shtrat
per instiktet e trupit tend, luaneshe,
ndaj, shqyem pa ndjenje faji e pa merak,
veç shqyem ngadale qe gjate t’me keshe!

Merrem me flake se me zjarr po te jepem!
Perkundem mes yjesh por zgjuar mbame,
derisa te shuhem, derisa te tretem,
se atje tej do vdes e do lindem luan!
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 zemershqiptari eshte Jashte Linje
Te vjeter

Perballe detit

Postuar me 27-09-2007 ne 18:37 nga zemershqiptari
Perballe nje deti rri i heshtur,
dielli eshte ne perendim
si imazh dy sy te qeshur
depertojne ne shpirtin tim.

Dora e nje piktori ndalet,
si ylber dita po shuhet,
dielli nga ne ngadale po ndahet,
e syve zemra fort po druhet.

Valet e detit tashme jane dehur
nje hemisfere ndien qetesi,
qielli i kalter sikur eshte ndezur,
sikur po ndizemi dhe une e ti.
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 zemershqiptari eshte Jashte Linje
Te vjeter

O zog i vogel

Postuar me 27-09-2007 ne 18:36 nga zemershqiptari
Dhe sa here te tjera o zog i vogel
do vazhdosh te biesh derisa te mesosh
te shpalosesh krahet e te fluturosh,
ne qiejt e ererave, atje mbi koder?
...dhe sa here te tjera o zog i vogel?!
Minifotoja e anetarit zemershqiptari
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 1 zemershqiptari eshte Jashte Linje

Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 21:27.




Parajsa Shqiptare