Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Ditari im
Te vjeter

Indiferencė

Postuar me 27-09-2007 ne 18:57 nga Irisi
S’tė pėrcollėm dot
e na mbete brenda pragut
ka kaluar qė aherė njė jetė,
veshe ca zakone e terbiete prej plaku
qė tė tė linim tė qetė...
E ne tė harruam
se u harruam nė tė tjera
e ti prej pragut u zhvendose nė oxhak,
prej oxhakut
na u zhvendose nė sofėr
e kėshtu pak nga pak...
E kėshtu pak nga pak zure rrėnjė
me acaret e tua e me erėn,
pėr t’na treguar se dimrat
s’u pėrcillkan kollaj
po s’ia pėrplase turirit...
Minifotoja e anetarit Irisi
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 Irisi eshte Jashte Linje
Te vjeter

Larg pasqyrave

Postuar me 27-09-2007 ne 18:56 nga Irisi
Pėrsosja ime
qe lojė pasqyrash,
performancė dinake e deformimit,
qė ma ngriti nė njėqind pėr qind
shifrėn e vogėl tė pretendimit.

Kėshtu
nė duar nepsesh
e vura veten,
pikante e shtatzanore krejt,
qė ditėn tė mė hipin nė anijen e duhur,
por qė anijen ma mbytėn nė det.

Larg nga pasqyrat ...
larg tė them ! ...
Ti pak shpirt qė ke mbetur nė mua,
ti pak shpirt qė ende di tė qash,
ti pak shpirt qė...
Minifotoja e anetarit Irisi
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 Irisi eshte Jashte Linje
Te vjeter

Stepje

Postuar me 27-09-2007 ne 18:55 nga Irisi
Nuk konvertohem
sa herė frekuentoj
e s'flas me bindje
pėr gjėra qė si njoh mirė,
ngaqė vi prej gjėndjesh tė vėshtira
zė besė vėshtirė.

E di
jam nė rrugė tė gabuar
po ti pėr mua mbylle njėrin sy,
s'ėshtė i qėllimtė
por zakon i mbetur,
ky chek - point pėr ty.
Minifotoja e anetarit Irisi
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 Irisi eshte Jashte Linje
Te vjeter

Fund pa fund

Postuar me 27-09-2007 ne 18:54 nga Irisi
Shi imoral preteksesh
pėr ta zgjatur dhe njė orė
dhe njė muaj mė shumė,
i plusuar ideve tė sajuara
qė ndjellin gjumė.

Idesh patetike
qė ftojnė, qė ndezin
qė mė ēudisin e mė lėnė pa mėnd,
kushtu funksionoka i dashur mekanizmi.
Minifotoja e anetarit Irisi
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 Irisi eshte Jashte Linje
Te vjeter

Mpirje

Postuar me 27-09-2007 ne 18:54 nga Irisi
Vij nga tokat e lodhura
ku dielli bėn hije,
ku nderi ėshtė kaq pervers
sa tė rrėzon nė gjunjė,
ku bėhet be e rreme nė emėr tė zotit,
ku askushėt bėjnė bujė.

Nė emėr tė barazisė na barazuan
pėr njė gjumė mė tė mirė
mė tė qetė,
ashtu tė barazuar rrėshqitėm
nė boshtin e minuseve lehtė - lehtė...

Si ta marr veten...
mė kanė kafshuar
nė kohė, nė nerva,nė sy
prej qumshtit utopik e pėrvėluar
shihni!.......
Minifotoja e anetarit Irisi
I/e Sapoardhur
Postuar ne Blloku kryesor
Komente 0 Irisi eshte Jashte Linje

Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:11.




Parajsa Shqiptare