E kaluara ime e hidhur
Postuar me 05-02-2008 ne 08:43 nga Pretty Witch
Shumica e njerezve kane kujtime te bukura nga femijeria e tyre. Dhe une ne asnje menyre nuk mund ta klasifikoj veten time tek kjo pjese. Dhe e gjitha kjo per fajin e tim eti, ketij njeriu te ashper, te zymte e te dhunshem, te cilit i uroj ter te ligat e kesaj bote. S'jam ndonje e pashpirt apo katile, por ai i meriton keto fjale. Cfare kam prej tij, pervec se ne vena kam gjakun e tij? I ndjej ende hapat e tij neper shkalle, te cilat na fusnin te dridhurat. I degjoj ende ulerimat e mamit, kur ai e rrihte ne menyren me shtazarake edhe ne syte tane, syte e saj te skuqur nga te qaret dhe fytyren e trupin e saj te mavijosur nga dajaku. Dhune fizike dhe psikologjike ter jeten, ndaj mamit dhe ndaj nesh. S'kishte as nje arsye te sillej ashtu. Kemi pes muaj qe jemi larguar nga ai dhe jemi te qete. Gjithcka po na ecen mbare. Ka mbetur si qeni vetem. Humbi gruan dhe tre femijet e tij. Dikur, shpesh here kam uruar vdekjen e tij. Por tani i uroj nje jete te gjate dhe te vuaje si ajo mobilja, qe gerryhet avash avash nga krimbi, qe i ka hyre brenda. Gjithsecili merr ate qe meriton nje dite. Kete uroj edhe per ate. Zoti mos paste meshire per te. ashtu sic nuk pati kurre ai per ne...
Total Comments 11
Komente
| | Pershendetje Pretty Witch, Me vjen vertet keq per kete te kaluar te hidhur qe paskeni kaluar ti dhe familja jote, me vjen mire qe me ne fund po jetoni dite te bukura, ne paqe, qetesi e larg dores katile te babait tend. |
Postuar me 05-02-2008 ne 23:44 nga keeper |
| | Zoti i shikon te gjithe dhe i ndeshkon ata qe duhet,sido qe ndodhi me perpara ti tani je e lumtur dhe gjerat po ecin mbare sepse zoti e ndau te mirin nga i keqi..... |
Postuar me 07-02-2008 ne 05:12 nga anoa |
| | PERSHENDETJE DHE TE UROJ NJE JETE TE LUMTUR, SEPSE GJITHMON PAS BATICES VJEN ZBATICA. POR ME GJITHE VUJTJET QE KEMI HEQUR SI FAMILJE , TI NUK DUHET TI UROSH BABAIT TEND KETE GJE, SEPSE NE FUND TE FUNDIT AI MBETET BABAI YT DHE FAMILJA JOTE. LERJA ZOTIT TA VLERESOJ PER GABIMET QE KA BERE. DHE NQS TI DHE MAMI YT DO ISHIT TREGUAR ME TE ARSYETUARA , DUHET TI KISHIT BERE DIVORCE SA ME SHPEJT,NE LIDHJE ME JU FEMIJET,GJYKATA MERR PER BAZE MOSHEN DHE DEPONIMET TUAJA. ME VJEN ME TE VERTET KEQ DHE TE UROJ GJITHE TE MIRAT NE KETE JETE. |
Postuar me 07-02-2008 ne 14:59 nga ARLED |
| | Ju falenderoj,qe mgjs nuk me njihni, me beni te ndjehem mir me fjalet tuaja ngushelluese. Nje pershendetje te perzemert per modest-in, ARLED-in, keeper-in, anoa-n dhe zemren23. Ju uroj gjithe te mirat e kesaj bote. |
Postuar me 07-02-2008 ne 18:35 nga Pretty Witch Updated 08-02-2008 at 10:39 by Pretty Witch |
| | pershndetje e dashur.e di do jen tete shumt ato qe te kan then me vjen keq po e ndjej te ta them dhe une.me vjen vertet keq.megjithate rendesi ke qe cdo gje ka mbaruar dhe jetoni te qete.dhe te faleminderit ty,do jem gjithmon ketu nqs ke nevoje x dike.vertet nqs do jam ketu.dhe shiko prpara mos jeto me ankthet e te kaluares zemer. |
Postuar me 13-02-2008 ne 21:13 nga zemra23 |
| | hi edhe pse nuk te njoh te uroj gjithe te mirat dhe mos kete kurre dite te zeza ciao |
Postuar me 17-02-2008 ne 12:49 nga bukurane |
| | Faleminderit bukurane, per fjalen e mire. Te uroj gjithe te mirat. |
Postuar me 18-02-2008 ne 07:57 nga Pretty Witch |
| | me erdhi me te vertet shume keq kur lexova shkrimin tend trupi mu rrenqedh jam kundra dhunes nuk i duroj dot ata njerez qe rrahin femijte ki kujdes per njeriun qe do te zgjedhesh si shok jete kolofshe nje jete sa me te lumtur. |
Postuar me 27-02-2008 ne 18:03 nga SİMONA |
| | Simona faleminderit per komentin tend. S'ke c'ti besh jeta qenka vertet e veshtire dhe te benka te durosh gjithcka. Faleminderit edhe njehere. |
Postuar me 27-02-2008 ne 20:42 nga Pretty Witch |
| | Shume e dashur PRETTY! Lexova historine tende dhe e pakta qe mund te them eshte shprehja me e thelle e keqardhjes jo per ty, por per prinderit e tu, si per nenen ashtu edhe per babain.Per babain sepse ishte ai qe ishte dhe per nenen sepse u be ajo qe ai donte! Keshilla e vetme qe mund te te jap eshte te ruash veten sepse keto ngjarje(vioma) ngelen te skalitura ne subkoshiencen e femijes dhe seshte cudi qe ti hasesh ne jeten tende bashkeshortore (larg qofte) dhe ti tolerosh ashtu sic beri nena jote. Ti them keto sepse lexova pergjigjen qe i kishe kthyer nje komenti ku thoshe se njeriu eshte i forte dhe mund ti kaloje te gjitha. Kujdes, njeriu nuk ka pse ti kaloje te gjitha! Drurin dhe ofendimin nuk ta ka borxh asnjeri qe te ta ktheje me kamate. Ke simpatine time dhe premtimin se jam gjithmone ne dispozicionin tend per te ndihmuar me te gjitha menyrat e mundshme (dhe te pa mundshme) megjithese larg. Me respekt RENI 74 |
Postuar me 04-03-2008 ne 19:32 nga RENI 74 |
| | RENI 74, te falenderoj me gjithe shpirt per fjalet e mira. Ne fakt eshte e vertete ajo cfare ti thua. Vertet jam bere e forte per t'i kaluar te gjitha keto, por nuk eshte se nuk kane lene gjurme te pashlyeshme ne subkoshiencen time. Ka nte te tera, qe nuk me ze gjumi dhe ndonjehere ndjehem mjaft pesimiste. Eshte e vertete, qe duhet te ishim larguar me kohe prej babit, por kishi frike. Na kercenonte qe do te n e bente mishin copa copa etj etj. Nuk ishte aq e lehte. Une edhe tani mundohem ta shmang ne rruge, sepse nuk dua ta shoh. Te falenderoj dhe per gadishmerine per te me ndihmuar, por me mjafton nje fjale e ngrohte, sepse ajo eshte ilaci me i mire. Te pershendes. Me respekt: Pretty Witch |
Postuar me 06-03-2008 ne 17:30 nga Pretty Witch |
Komentoni kete shkrim |
Total Trackbacks 0
Trackbacks
Recent Blog Entries by Pretty Witch
- Gjyshja Ime E Dashur (16-04-2008)
- Nuk mundem ta fal... (12-04-2008)
- Lotet (08-04-2008)
- Verejtje! (21-03-2008)
- Jeta dhe Vdekja (22-02-2008)

























