Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Ditari im | modesti
Vleresoni kete shkrim

personi qe nuk harohet kure.

Postuar me 02-02-2008 ne 17:51 nga modesti
Nena, me kerkovi te shkoja ne shqiperi,e kish keputur malli,nga shendeti ishte shume mire,Nje muaj kaluam bashke,ishte nje kenaqesi e madhe si per ate dhe per mua nuk gjej dot fjale ti shkruaj.
Kujtova se ja shtova jeten por,u ndame si ndahet nena me djalin........Ne budapest mar ne telefon qe arita mire me japin lajmin nena na vdiq,pyes si ka mundesi, doktori ju kish thene emocjone dhe i nxehti
i madh, qe beri vjet.Shkrojta kete ndodhi per nje arsye duke pere antaret e forumit qe kane ngritje kulturore,dua te me ndihmojne per te shkrojtur disa rjeshta mbi varin e nenes,duke u nisur nga ky realitet qe me ka ndodhur. pershendes te gjitheve.
Total Comments 1

Komente

Te vjeter
Minifotoja e anetarit Pretty Witch

Pershendetje

Se pari, do te deshiroja te te shprehja ngushellimet e mia me te sinqerta.
Eshte dicka shume e bukur dhe embel nga ana jote qe e kujton me kaq dashuri nenen tende.
Te pakten eshte cmallur me ty dhe nuk ka ikur me peng ne zemer.
Nese me lejon, do te te sygjeroja kete shkrim:
"Njeriu eshte nje kalimtar ne kete bote, ku le gjurmet e tij.
Disa gjurme zhduken me ikjen e tij.
Disa te tjera jane te thella dhe nuk fshihen kurre.
Te tilla gjurme te perjetshme ke lene dhe ti ne zemren time, e embla nena ime.
Per gruan, qe dua me shume ne jeten time,
per ate qe me dha jeten."
permalink
Postuar me 03-02-2008 ne 11:14 nga Pretty Witch Pretty Witch eshte Jashte Linje
Komentoni kete shkrim Komentoni kete shkrim
Total Trackbacks 0

Trackbacks

Recent Blog Entries by modesti

Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:47.




Parajsa Shqiptare