Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Ditari im | Rudina Madani
Poezi nga libri i ri LIFTING!
Vleresoni kete shkrim

Shpėrngulja

Postuar me 27-09-2007 ne 19:04 nga Irisi
Qemė ne
qė nė emėr tė vetėgjetjes
injoruam baltėn
e u projektuam nė dimensione
qė s’di pse...
i pėrcjellim ende gjeometrikisht ...
u shpėrndamė krejt harrueshėm,
grive tė betonit
nė ngutje vogėlsirash tejzėnė
sofistikisht...

Qemė ne qė injoruam baltėn
nė shtegtim tė vetėgjetjes
qė s’di pse...
kaq shumė akcent i dhamė
e rėndėsi,
nė emėr tė saj justifikojmė vetėhumbjet
vlerėhumbjet
mikhumbjet,
djehumbjet
nė emėr tė saj
u shpėrngulėm nė gri...

E besomėni...
ka gjasa
qė kėtyre grive tė betonit
kurrė kaq e njėzėshme
s’do kish qenė shpėrngulja,
sikur tė na binte nė mend edhe njė herė
qė vetėm nė baltė
e prej baltės
lind
lulja.

Total Comments 0

Komente

Komentoni kete shkrim Komentoni kete shkrim
Total Trackbacks 0

Trackbacks

Recent Blog Entries by Irisi

Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:03.




Parajsa Shqiptare