Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve
Vezhgoni ushqyesin RSS

Pretty Witch

Gjyshja Ime E Dashur

Vleresime: 3 vota, 3.33 mesatare.
by , 16-04-2008 at 20:05 (12659 Vezhgime)
Gjyshja ime e dashur!
U bene 8 vjet e gjysem gati, qe je larguar nga kjo bote dhe une ta ndjej ende mungesen.
Ti ndoshta mund te mendosh, se te kam harruar. Sepse jeta te merr me vete ne rrjedhen e saj dhe nuk te le kohe te mendosh per dike, qe ka vdekur prej 8 vjetesh.
Por nese mendon keshtu, gabohesh nena ime e shtrenjte.
Nuk ka dite, qe mos te mendoj per ty.
Ti e di se sa shume te kam dashur dhe gjithashtu edhe une e di, se sa fort me ke dashur edhe ti mua.
Kam qene aq shume e lidhur mbas teje, sa te gjithe te afermit me therrisnin "Cupa e nenes". Dhe kishin te drejte, sepse une isha gjithmone me ty. Ti me rrite si te isha vajza jote dhe per mua ishe me e dashur se edhe mami im.
Sa do te doja te kthehesha edhe nje her te vetme ne femijerine time, vetem per te te perqafuar fort fort dhe te te thosha edhe nje here te vetme se sa shume te dua.
Te mbaj mend, se si dikur qendroje ne dritaren e mbuluar me kortinka te bardha, duke me pritur te kthehesha nga shkolla.
Je kujdesur aq shume per mua, kur isha e vogel.
Me mungon shume e shtrenjta ime.
Ti e di, qe i vetmi peng qe kam ne zemer eshte fakti, qe s'munda te jem aty, prane teje ne castin kur dhe shpirt. Dhe fajtor per kete, ti e di, qe eshte im ate. djali yt i madh. Na detyroi te shkonim tek njerezit e mamit, mbasi na kishte rrahur aq keq dhe une nuk munda te arrija para se ti te largoheshe perfundimisht nga kjo jete. Me vjen keq nena ime, sepse me thane, qe te kishte rene goja qe te me therrisnin. Dhe megjithese u nisa menjehere, sapo me telefonuan, nuk munda te arrija ne kohe.
Te dua shume gjyshja ime e dashur.
Me mungon tmerresisht shume dhe je kujtimi im me i bukur dhe me i shtrenjti i femijerise time.
Ne fakt, ti je i vetmi kujtim i bukur i saj.
Dhe te betohem, qe po te mundja do te kthehesha edhe njehere ne femijerine time, duke kaluar gjithe ate torture prej babit, vetem per te qene prane teje.
Do te jesh perjete ne zemren time, derisa te kem fryme, deri ne momentin, qe do te jemi serisht bashke, te dyja...

Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Digg Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to del.icio.us Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to StumbleUpon Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Google Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Twitter Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Facebook Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Technorati Submit "Gjyshja Ime E Dashur" to Yahoo!

Categories
Blloku kryesor

Comments

  1. Minifotoja e anetarit modesti
    Gjyshja, kam shume nostalgji,e dashur,puntore e urte e sjellshme kish shume virtute te mira.Vizita kish shpesh nga te afermit,cfare do qe ti sillnin do ti ruante per ne. Mblidheshim ne dhomen e saj te gjithe niper dhe mbesa fillonte remuja,si nuk u merzit njehere ,keshtu na deshte reth saj.Me kujtohet kur hynte ne dhome nusja e shtepise dhe fillonte te na kritikonte gjyshja ulte koken nuk kethente pergjigje por mereshe me perparsen qe mbante njehere e shtrinte poshte njeher lart,po te hynte buri<dmth djali i saj>dhe te na thesh ndonje fjale fillonte gjyshja ti kujtonte jeten e feminise ,ulte koken buri dhe dilte nga dhome Tani e kuptoj se ne cfare pozite e vinim ne ate gjyshen tone ate qe kur vinim me duart e ftohta na i merte ne gjoksin e saj per te ngrohur.Ne jemi krenare per ate grua ishte zonje grua dhe e kujtojme gjithmone me nostalgji.
  2. Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Eh, gjyshet, sa te embla qe jane! E ke parasysh kur themi, qe femija e femise eshte mjalti i mjaltit? Edhe gjyshet jane ndonjehere me te dashura se edhe prinderit.
    Te falenderoj per komentin tend dhe me vjen mire qe edhe ti e kujton gjyshen tende me dashuri dhe respekt.

Trackbacks

Total Trackbacks 0
Trackback URL:

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.