Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Dashuria

Xhelozia, kjo semundje cfilitese

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 00:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Xhelozia, kjo semundje cfilitese

Xhelozia, kjo semundje cfilitese

Xhelozia eshte nje nga ndjesite e njohura te njeriut qe e gjejme shpesh tek njerezit, ne vetvete apo tek ata qe na rrethojne. Ajo eshte e dukshme apo e permbajtur dhe e fshehte. Por sidoqofte ajo eshte dicka e dhimbshme qe e trondit njeriun qe e perjeton dhe qe nuk eshte e lehte ta largosh ate. Duket sikur ajo ka lindur bashke me njeriun.
Mitologjia greke flet shume per xhelozine, sic e gjejme ate dhe ne mitologjite e popujve te tjere. Ne luften e Trojes, ishte xhelozia ajo qe beri qe ne ishullin e Egjines, semundja e shperndare te shfarose gjithcka. Tregimet antike na flasin per xhelozine e mbretit Argos apo te se famshmes Rhea, ku Cronos e transformoi Philrya-n ne pele dhe vetveten ne hamshor. Njihet gjithashtu legjenda e Orionit me perendeshen Artemisa, kur e cmendur nga xhelozia, ajo e vrau Orionin dhe bashke me qenin e tij Sirius i hodhi ata ne qiell. Qe nga ajo kohe ata shkelqejne gjithnje si yje.

Xhelozia eshte nje ndjesi ne te njejten kategori ndjenjash si dashuria, urrejtja… Shembulli tipik eshte ai i nje partneri, i cili urren qe e dashura e tij i kushton vemendje te tjereve dhe jo atij. Edhe pse nje xhelozi eshte e pandashme nga nje marredhenie dashurore, kur teprohet ajo behet e demshme. Dhe kjo ndodh kur nje grua sheh se burrit i afrohet nje femer e bukur apo e kunderta. Kjo eshte normale dhe s’ka asgje te keqe, por ja qe…
Shpesh njeri apo tjetri pyesin partneret e tyre: Me ke ishe ? Ku ? Pse u vonove ? Kujt po i telefonon ?…e te tjera si keto. Qindra e mijera pyetje. Xhelozia duket se shfaqet gjate gjithe jetes se nje cifti, here ne menyre te permbajtur dhe here ne menyre te dhunshme. Por, kur jemi shume „posesive“ dhe kjo ne menyre te perseritur, xhelozia behet dicka paranojake.

Aq sa me cdo kusht kerkohet te zbulohet kjo e “vertete“ e tmerrshme. Kjo lloj xhelozie qe shoqerohet dhe me nje ndjenje urrejtjeje, krijon dhe nje humbje te vleresimit per vetveten. Duke menduar se „burri e tradheton“, ajo mendon se ndoshta nuk e meriton dashurine e tij, se ndoshta ajo nuk vlen. Cfare i mungon asaj apo atij, kur partneri eshte xheloz ? Si mund te jetohet me kete ndjenje ?...

Nese ajo vuan, kjo gje ben te vuaje dhe partnerin e saj, burrin apo te dashurin. Xhelozia cenon, madje nganjehere dhe shkaterron dialogun e ciftit. Keshtu humbet siguria ne gjithcka. Gruaja xheloze kerkon gjithnje prova materiale: aroma te reja, parfume te ndryshme, shikon vjedhurazi thirrjet e tij telefonike, mesazhet, etj. Ne shenjen me te vogel ajo ndjehet menjehere e cenuar, e kercenuar. Atehere perpiqet te njohe rivalen e vet, tenton ta destabilizoje ate, madje ta c’vleresoje ne syte e partnerit apo burrit te saj. Por ndodh qe ne nje moment xhelozia ta shtyje qe ta braktise ate dhe ti mbylle porten perfundimisht.

Burri xheloz sheh me shume pamjen e jashtme te gruas dhe ndjek levizjet e saj. Cdo ndryshim i gruas krijon tek ai menjehere pikepyetje : Ku ? Me ke ? Pse ? Ai fillon te kufizoje autonomine e saj, ta izoloje nga miqte, nga familja e saj. Nese gjen nje prove ai behet i dhunshem, duke e poshteruar ate dhe duke treguar forcen e tij mashkullore. Ai kerkon ta dominoje ate me cdo kusht dhe me te gjitha mjetet, por megjithate nuk heq dore nga ajo, ne asnje menyre. Ne jeten e perditeshme xhelozia eshte nje ndjenje qe veshtire ta perballosh. Por per kete duhet siguruar partneri, te sigurohet me dashurine e saj. Duhet bere gjithcka qe ajo apo ai te sherohen nga kjo e keqe qe i ka pushtuar. Dhe kjo kerkon durim, perkushtim, ndjenje. Duam te sherojme dike nga xhelozia atehere kur e dashurojme ate.

Origjina e xhelozise
Xhelozia eshte nje ndjenje e zakonshme. Qe ne femijeri ne jemi ndjere xheloze sepse kemi dashur te ndjehemi te dashuruar nga prinderit, te afermit tane. Madje Frojdi thoshte se „nuk eshte normale qe te mos e provosh xhelozine“. Per te xhelozia ishte e nevojshme per normalitetin e njeriut. Kete ndjesi e gjejme ne te gjitha kulturat e sistemeve te ndryshme shoqerore, te zhvilluara apo me pak te zhvilluara. Frojdi nga ana e tij dallonte tri forma te xhelozise :
- xhelozia normale, e konkurrences - kur personi ne menyre te pa ndergjegjeshme identifikohet me nenen apo te jatin. Pra, xhelozia shprehet me friken e humbjes se burimit te origjines;
- xhelozia e projektuar - kur ai qe eshte xheloz dyshon te partneri apo partnerja, pasi vete ai nuk eshte besnik;
- xhelozia delirante - per Frojdin behet fjale per nje mohim te homoseksualitetit te tij (nuk e dua sepse eshte nje burre, por eshte gruaja ime qe e do ate).
Ngjan se ka me shume gra se sa burra qe jane xheloze. Por ne fakt, ajo qe eshte e sigurte, eshte se te burri kjo ndjenje eshte me e dhunshme. Kjo duket se lidhet me kulturat. Shpesh mendohet se burrit mund ti lejohet te shkoje me disa partnere, ne nje kohe qe per gruan kjo eshte nje sakrilegj. Ajo eshte e destinuar te kete vetem nje partner dhe asnje tjeter. Tradhetia femerore konsiderohet me e rende, cka deshmon dhe me nje reaksion me te dhunshem te burrit apo partnerit ndaj saj.

Mungesa e besimit
Specialistet nenvizojne sot se kjo ndjesi mund te kete nje shpjegim te thjeshte si mungesa e besimit ne vetvete. Ai qe eshte xheloz dyshon ne forcen dhe pushtetin e tij te seduksionit, pra qe te mund te beje per vete partnerin e vet. Kur kemi shume besim ne vetvete, percjellim te partneri besim. Nganjehere shkak eshte nje lloj „ankthi i shkrirjes“ se ciftit : xhelozi ka frike se humbet identitetin e tij dhe keshtu kerkon nje person te trete per tu siguruar. Xhelozia ne kete rast i lejon te ruaje autonomine e vet, pra te ekzistoje si i tille.

Cuditerisht dhe ne menyre paradoksale, shume xheloze qe e kane kete ankth dhe dyshojne per vetveten zgjedhin partnere qe e kane te tepruar po kete ndjesi. Qe te sigurojne vetveten ata bashkohen me persona terheqes, madje joshes. Kjo gje e shton tmerresisht ndjenjen e xhelozise. Pra kjo gjendje kthehet ne nje rreth vicioz. Disa cifte e bazojne marredhenien e tyre pikerisht ne baze te vektorit „provokim–xhelozi“. Dhe ne kete rast partneri, objekti i dyshimeve, mund te gjeje tek xhelozia dicka pozitive: ai eshte ne qender te interesimit te plote te bashkeshortit apo bashkeshortes se vet !
Rivali eshte gjithnje hipotetik… Shpesh burrat jane xheloze se mos dikush tjeter prek gruan e tij. Eshte nje shprehi e pushtetit, e pronesise. Pra ajo dhe trupi i saj jane prone e tij. Kur ai sheh se gruaja e ve ne dukje sharmin dhe feminitetin e vet, ai mendon se ajo e ben kete per te tjeret. Atehere ai ndjehet i cenuar ne virilitetin e vet. Ai mund te pranoje qe gruaja te ndahet nga ai, por nuk pranon qe ajo te shkoje me nje tjeter. Por njekohesisht ai eshte i terhequr pas “tjetrit”, i cili eshte virtual ose jo, sikur ai te kete fuqine seksuale, qe duket se ia ka marre atij.

Ju kontrolloni levizjet e bashkeshortit tuaj: kontrolloni xhepat, cantat, verifikoni nese vertet ka qene atje ku ai ka deklarur, etj, pra ushtroni nje lloj spiunazhi. Ne keto raste eshte e dukshme se ju vuani nga xhelozia. Por ngadale ajo mund te shnderrohet ne nje kalvar te vertete. Ne fakt, ne te gjitha ciftet xhelozia ekziston. Eshte normale kur ajo eshte e moderur, e permbajtur, por eshte anormale kur kjo ndjesi shperthen. Xhelozia patologjike ekziston tek te dy sekset, pohojne psikologet. Por ajo ka kulme te vecanta te burrat. Kjo ndjesi duket se nuk eshte e perhershme. Ndodh qe te jemi deshmitare te nje shfaqjeje violente te xhelozise ne familje apo para miqsh, por kohe me vone, duket se kjo eshte harruar.

Xhelozia ka disa forma:
- xhelozia ekzistenciale, e cila eshte nje forme e dobishme, cka lejon te njohim me mire njeri tjetrin, duke sjelle nje zhvillim pozitiv te cifti;
- xhelozia neurotike, e cila eshte nje xhelozi kompulsive, ku personi nuk arrin te kontrolloje kete ndjesi. Per me teper ajo kthehet ne nje lloj obsesioni. Ajo apo ai mendon vetem per kete gje;
- xhelozia psikotike, e cila ndodh zakonisht te personat paranojake dhe karakterizohet nga mungesa e plote e besimit, nga dyshimi dhe krenaria e tepert. Ne kete rast xhelozia mund te behet violente. Kjo eshte pikerisht xhelozia patologjike.
Kur vuajme nga nje xhelozi patologjike eshte e nevojshme te konsultojme nje psikolog apo nje seksolog. Shpesh behet nje lloj terapie e perbashket e ciftit. Xhelozia sherohet dhe cifti vazhdon te beje nje jete normale. Ne nje analize “mimetike” qe mund ti bejme xhelozise, xhelozia eshte subjekti, partneri eshte objekti, dhe personi i trete eshte modeli. Xhelozi kerkon gjithnje te jete ne vendin e modelit. Por ai mund te doje ta shkaterroje apo largoje ate (dashnorin e supozuar) dhe meqe nuk mund, atehere kthehet ndaj objektit, sic ndodh p.sh. me tragjedine e Otellos dhe Desdemones, ku Otello vret Desdemonen dhe pendohet per kete por eshte vone. Fantazma e Otellos ende nuk eshte zhdukur nga horizontet e shoqerive tona…
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 05-04-2007, 15:03
Minifotoja e anetarit e trishtuara
Anetar/e
 
Reg: 04-04-07
Postime: 33
Faqe ne Ditar: 1
Kryesore

xhelozia eshte vertete gerryese por pa te nuk ka dashuri
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
cfilitese, kjo, semundje, xhelozia

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Komandat kryesore ne IRC Administratori Networku shqiptar 2 25-08-2002 01:24


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 15:57.




Parajsa Shqiptare