Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Dashuria

Loja e rrezikshme nė dhomat e chat-it

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-02-2006, 11:47
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Loja e rrezikshme nė dhomat e chat-it

Loja e rrezikshme nė dhomat e chat-it


Gjithnjė edhe mė shumė po rritet dėshira pėr tė krijuar lidhje tė reja dashurie apo edhe njohje miqėsie pėrmes botės sė madhe tė internetit. Dhe, ndėrsa ky idil zhvillohet, ndryshon dhe pėrmirėsohet, nė mbarė Botėn tė dhėnat tregojnė se si po transformohet, duke u bėrė tejet i rėndėsishėm roli i komunikimit “on line“ nė njė marrėdhėnie nė ēift.

Janė me miliona ‘tė droguarit’ e internetit qė kalojė ēdo ditė me orė tė tėra pėrpara kompjuterit nė kėrkim tė shpirtit tė tyre binjak apo tė tradhtive virtuale, ndėrkohė qė pėr shumė tė tjera dhomat e ēatit janė burimi kryesor i njė marrėdhėnieje.

Rreth 30 pėr qind e ēifteve tė reja nė vendet e Evropės kanė lindur pėrmes Web-it dhe dhomave tė ēatit, duke u shndėrruar nė vendet mė tė mira pėr ‘takime’ tė kėndshme, edhe gjatė orarit zyrtar tė punės.

Por kush janė kėta ‘dashnorė’ tė zjarrtė dhe viktimat e tyre tė internetit? Pėr tė gjetur kėtė mjafton tė vėrdallosesh njė herė nė rrjet dhe tė dallosh tipat e ndryshėm qė mund tė gjesh. Mes ‘cybergirl’ nė kėrkim tė shoqėrisė sė re dhe argėtuese mund tė gjesh ‘bashkėshorte tė mėrzitura’, gra nė moshėn 30-40 vjeē qė janė nė kėrkim tė lidhjeve sentimentale dhe pak ‘drithėrimave’ dhe dashurie ‘on line’, vajza nė kėrkim tė emocioneve tė lehta, qė hyjnė nė dhomat e ēatit pėr tė rriturit, ndoshta pak tė shėmtuar apo tė shėndoshė, qė fshihen pas ekranit tė kompjuterit dhe egos sė tyre, dhe duke tentuar tė vendosin lidhje tė reja emocionale.

Ndėrsa mes Kazanovave tė web-it, ēatit dhe siteve qė u janė dedikuar tėrėsisht kėsaj lidhjeje, shpesh mund tė gjenden edhe tė rinj qė janė nė kėrkim tė eksperiencės, apo tė fiksuar pas kompjuterit, qė qėndrojnė me orė tė tėra nė internet, duke u shkėputur edhe nga realiteti i botės sė jashtme, duke u shndėrruar nė ‘bigamė tė teknologjisė’.

Por ajo qė, ndoshta, shumė herė dhe ėshtė e rrezikshme mes klientėve tė rregullt tė dhomave tė ēatit, fshihen edhe maniakėt seksualė, qė janė nė kėrkim tė viktimave tė vėrteta tė dėshirave tė tyre seksuale.

Tė dyja sekset, nė internet, shpesh tėrhiqen nga shija e sė ndaluarės, nga lehtėsia se si mund tė krijosh njė lidhje, tė miqėsohesh dhe mė pas shkosh edhe mė tej nė dėshirat e tua, pa pasur nevojėn tė justifikohesh pėr fjalė apo sjelljet e tua, dhe mbi tė gjitha duke pasur mundėsinė e jashtėzakonshme pėr tė gėnjyer me shumė lehtėsi dhe pa u dalluar.

Ajo qė josh mė shumė tė gjithė personat e apasionuar me ēatin, ėshtė fakti se ēdo ditė mund tė jesh njė person ndryshe. Pasi, edhe nė web ndonjėherė dashuria ėshtė ngritur mbi gėnjeshtra.

Tradhtarėt, tė gjithė ‘on line’

Tė fshehur pas njė kompjuteri, ku nuk keni mundėsi tė jeni pėrballw personit me tė cilin bisedoni, ndjeheni shumė tė lirshėm nė sjelljen dhe bisedėn tuaj. Nė lidhjet ‘on line’ tė shumta janė ‘tėrheqjet fatale’ tė personave, qė duket se janė shndėrruar nė Kazanovat e dashurisė, qė kanė njė tė pėrbashkėt, rrjetin e internetit.

Ata tė gjithė janė tradhtarė ‘on line’, qė duket se shumė herė janė shkaktarėt kryesorė tė dėshtimit tė njė pjese tė madhe tė martesave dhe bashkėjetesės nė mbarė botėn. Tė dhėnat pasqyrojnė rritjen e vazhdueshme tė ndarjeve.

Tashmė, tradhtia ‘on line’ konsiderohet si njė kėrcėnues jo edhe aq virtual i dashurisė.

Ata qė janė pėr “joshjen fatale”, janė edhe mė tė fshehtė dhe tė shpeshtė. Por nė kėto raste, ata nuk janė mėsuar me tradhtinė, por vendosin tė krijojnė kėtė lidhje, edhe nėse prej shumė vitesh kanė njė raport tė qėndrueshėm, por nxiten nga frika se nuk janė mė tė dėshiruar apo jetojnė njė jetė me tė vėrtetė tė mėrzitshme dhe monotone. Ankohen pėr mungesėn e dialogut midis partnerit tė tyre dhe kanė nostalgji pėr rrahjet e forta tė zemrės kur bien nė dashuri. Tė gjitha kėto janė nxitėsit qė i shtyjnė drejt dhomave tė ēatit kur mund tė flirtohet virtualisht, pa tradhti fizike. Shpesh ėshtė njė ambient i panjohur, por tėrheqės, me anė tė tė cilit mund tė arratisesh nga jeta e pėrditshme, por edhe mund tė rikthehesh nė tė, sikur tė mos ketė ndodhur gjė.

Dhe njė ditė ata tėrhiqen nga njė person qė stimulon egon e tyre. Njė histori qė transformon burra dhe gra, qė janė indiferentė ndaj partnerėve tė tyre, duke tentuar tė luajnė nė internet. Por jo tė pakta janė rastet kur krijohen persona qė transformohen nė Kazanova koleksionistė, qė janė gjithnjė nė kėrkim tė diēkaje tė re, qė nuk kėnaqen nga jeta e tyre, duke rendur sa nė njė dhomė chat-i nė tjetrin.

Por krijimi i njė jete tė dyfishtė nuk ėshtė aspak zgjidhje pėr problemet personale, qoftė edhe nėse nė internet ke arritur tė gjesh dashurinė dhe shpirtin binjak. Nė njė rast tė tillė, idealja ėshtė marrja e njė vendimi konkret, pėr tė pėrcaktuar rrjedhėn e jetės. Por pėr tė gjitha rastet dhe tipat e personave qė mund tė gjenden nė kėto dhoma bisedimesh web-i, pėrfaqėson njė mėnyrė mė pak pėrfshirėse dhe qė tė mban lidhur, por edhe mėnyrėn mė tė sigurtė pėr tė njohur njerėz tė rinj dhe tė arratisesh nga realiteti. Megjithėse realiteti ėshtė pothuajse njė tjetėr.

Erosi pushton internetin

Vitet e fundit erosi ka pushtuar internetin dhe, jo nė sensin e informacionit qė mund tė gjendet nė tė, por forumet e shumta qė janė kthyer nė fole dashurie pėr shumė ēifte. Nė realitetin e ri, realitetin virtual, ēdo ditė lidhen gjithnjė e mė tepėr njerėz. Komunikimi i drejtpėrdrejtė pėrmes pėrdoruesve tė internetit kudo nėpėr botė i mėnjanon largėsitė gjeografike dhe ofron liri tė plotė tė tė shprehurit. Shkėmbimi i mendimeve, ideve, qėndrimeve, bėn qė njerėzit tė afrohen, tė ēlirohen nga pakėnaqėsitė, paragjykimet dhe paaftėsitė qė shfaqen nė komunikimet "sy mė sy". Kjo mėnyrė po kthehet nė diēka ideale pėr dashuritė e reja dhe lidhjet mes dy njerėzve. Ndėrkohė qė vetė psikologėt dhe sociologėt shprehen se dashuria pėrmes internetit ėshtė njė fenomen i ri ende i pastudiuar.

Si lidhen njerėzit?

Tė marrėsh njė e-mail apo tė lidhesh duke pėrdorur internetin si ndėrmjetės, nuk ėshtė aspak e vėshtirė. Mjafton tė mbylleni nė forume tė ndryshme, ku gjenden grupe tė ndryshme personash qė diskutojnė nė dhomat e bisedimit dhe menjėherė do tė krijoni njohje tė reja. Ndėrsa hapi i dytė do tė jetė njė sėrė letrash elektronike nė e-mail-in tuaj.

Kėshtu, gjithēka fillon me njė bisedė tė thjeshtė rreth njė teme me njė person, fillimisht tė panjohur pėr ju dhe, natyrisht, nėse ajo bisedė bėhet interesante, vendoset qė me tė pėrsėritet komunikimi nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe tė rregullt. Dhe numri i partnerėve potencial pėr biseda tė tilla ėshtė i pafund.

Shumė njerėz mendojnė se dashuria pėrmes internetit ėshtė kurth dhe pėr njė gjė tė tillė nuk duhet diskutuar. Pa marrė parasysh se kush ndodhet nė anėn tjetėr tė rrjetit, pa marrė parasysh pėrmbajtjen e letrave, deklaratat, ajo qė dimė pėr personin tjetėr ėshtė vetėm informacioni qė ėshtė marrė pėrmes letrave tė tij elektronike. Shumė njerėz mendojnė se tė dashurohesh pėrmes internetit pa e njohur fizikisht njė person, ėshtė e njėjtė sikur tė dashurohesh pa sy e veshė, pasi gjithēka paraqet rezultatin e imagjinatės dhe frazave tė thurura me mjeshtri. Por a ėshtė vėrtet kėshtu?

Njė nga karakteristikat themelore tė komunikimit pėrmes internetit ėshtė anonimiteti. Kjo mundėson lirinė e tė shprehurit, tė qėndrimeve, ideve dhe paraqet bazėn e njohjes sė njerėzve. Njohja mund tė vijė shpjet, mund tė kesh mundėsinė tė njohėsh personalitetin e tij, karakterin, ndjenjat, mendimet, dėshirat, etj... Por gjithēka, dhe imazhi qė krijohet nė mendje ėshtė mbi bazė tė asaj qė thotė dhe shkruan personi qė gjendet nė anėn tjetėr tė lidhjes.

Kryesore nė komunikimet mes njerėzve pėrmes kompjuterit janė fjalėt. Megjithatė gjithēka duhet tė merret me rezerva. Dhe, ndėrsa disave ky lloj komunikimi elektronik u ofron mundėsinė e lirisė sė tė shprehurit tė mendimeve, sinqeritetit, guximit, disa tė tjerėve u ofron mundėsinė pėr tė thurur gėnjeshtra, pėr tė mashtruar apo trilluar.

(marr nga interneti )
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjenerali i KFOR i ’99: Situata ne Kosove e rrezikshme informuesi Politika shqiptare 0 10-12-2007 12:45
Pak: Situata nė Kosovė, e rrezikshme edhe pėr Maqedoninė informuesi Arena Nderkombetare 0 21-11-2007 20:31
Salihi: Bjellorusia, e rrezikshme nė sulm informuesi Sporti Shqiptar 0 13-11-2007 12:50
java chat application using JSP... questions! help!? Val Computers & Internet 0 03-08-2007 15:35
How do I kick someone out of a chat on AIM? moezone1994 Computers & Internet 0 03-08-2007 03:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:57.




Parajsa Shqiptare