Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Shigjetari
    Shigjetari eshte Jashte Linje Anetare Nderi Solitaire Champion, Flash Blox Champion
    Reg
    26-03-03
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    760

    Kryesore Letrat e dashurise ne shekuj

    Ju pershendes te gjitheve qe do te lexoni kete teme, dhe kam deshire qe edhe ju te shtoni dicka te re nje mendim, ose nje leter tjeter dashurie

    NJE LETER DASHURIE NGA GUSTAVE FLAUBERT PER LOUISE COLET

    21 Gusht 1853.

    A e ke vene re, se gjithe gjerat private qe kam ketu t'i kam dhene ty? Te gjitha kujtimet e rinise me vijne ndermend sa here eci ne rruge, tamam si vala e detit qe me freskon kembet kur eci buze tij.
    Kujtimet e se shkuares, gezimet, dhimbjet, lumturine dhe hidherimet i kam te fresketa sikur te kene ndodhur dje. E te kush tjeter mund te mbeshtetem une vecse tek ti. Kur jam i lodhur, per t'u shlodhur dhe freskuar mendoj vetem per ty, ashtu si ai udhetari i raskapitur ne shkretetire qe kerkon nje lendine te vogel per t'u shtrire.
    Mos me thuaj me ze te mekur
    Se jeta eshte nje enderr e kote
    Sepse shpirti i fjetur
    Eshte nje shpirt i vdekur!

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Shigjetari
    Shigjetari eshte Jashte Linje Anetare Nderi Solitaire Champion, Flash Blox Champion
    Reg
    26-03-03
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    760

    Kryesore

    17 JANAR 1858

    E shtrenjta ime Eliza,

    Eshte e diele. Mbremje. Eshte koha kur kam shume qejf te shkruaj ty sepse ndihem i qete dhe ne paqe me veten, eshte koha kur dashuria ime eshte me e thelle dhe me e forte.
    Ti e di qe dashuria qe kemi per njeri-tjetrin na ben te ndihemi disi te vetem ne kete bote te ngaterruar. Ne duket se kemi nje jete krejt tjeter, ndryshe nga njerezit e tjere ne kete bote, qe nuk mund t'ua tregojme, shpjegojme apo mesojme te tjereve.
    Te pakten ajo qe ndjej une per ty me izolon mua prej gjithe te tjereve dhe me ben qe te flas vetem per veten time dhe me ty, vetem me ty. Dhe mbase ky izolim eshte nje arsye qe shpjegon pse ai qe eshte ne nje dashuri te thelle te pakten per disa momente- eshte dhe njeri i mire.

    Me perulje te thelle dhe dashuri Wallter

    LETER E WALTER BAGEBOT PER ELIZA WILSON
    Modifikuar per here te fundit nga Shigjetari : 18-08-2003 ne 12:18
    Mos me thuaj me ze te mekur
    Se jeta eshte nje enderr e kote
    Sepse shpirti i fjetur
    Eshte nje shpirt i vdekur!

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Shigjetari
    Shigjetari eshte Jashte Linje Anetare Nderi Solitaire Champion, Flash Blox Champion
    Reg
    26-03-03
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    760

    Kryesore

    LETER DASHURIE NGA LYMAN HODGE PER MARY GRANGER

    10 Shkurt 1867

    ... Dhe tani ju dua me gjithe ngrohtesine e shpirtit, i dua syte e tu, buzet e tua qe shpesh i puth ne endrrat e mia, dua gjithcka tenden qe me ngjall kujtime te embla, i dua krahet e tu qe me mbrojne nga cdo e keqe, e dua perkujdesjen tende qe ma ben zemren te me rrahe sa me shpejte, mishin te me dridhet dhe mendjen te me fluturoje.
    O zot, kam deshire te puth kembet e saj, t'i ulem ne gjunje.
    E shtrenjta ime, shtepia jote eshte ne krahet e mi. Ne fillim afroheshe ketu si zog i trembur, por tani kthehesh si dallendyshja ne fole.
    Naten e mire dhe uroj te besh nje gjume te embel, te zgjohesh ne nje mengjes te mrekullueshem kur une te jem prane teje.
    Mos me thuaj me ze te mekur
    Se jeta eshte nje enderr e kote
    Sepse shpirti i fjetur
    Eshte nje shpirt i vdekur!

Tema te ngjashme

  1. Letrat - Tarot
    By Administratori in forum Astrologji
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 03:45
  2. Letrat Tarot kanë fuqi hipnotizuese
    By Administratori in forum Astrologji
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 03:34
  3. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 22:59
  4. Dyzetë shekuj mbretëria e Faraonëve
    By Administratori in forum Enigma
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 20:21
  5. Emri i dashurise?
    By pantera in forum Dashuria
    Pergjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 05:04

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.