| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| ZENKA Per gjithe jeten Ka raste kur nje zenke nuk ben keq. Dhe as shume zenka. Jo me kot Oscar Wilde shkruante: dashuria ne nje martese lind kur bashkeshortet urrehen Te te ziheni shume dhe te duheni po aq shume. Duhet gjetur nje lidhje nervash te semure qe te jete shume e efektshme. Nuk eshte e thene qe te dy te perftoni te njejtat avantazhe, perkundrazi nje calim i lehte paradoksalisht sjell me teper ekuiliber. Ndoshta sepse njerit nga te dy i pelqen te luaje viktimen, kurse tjetri ndihet mire ne anen e inkuizitorit, njeri mund te jete i turpshem kurse tjetri nje ekspert ne fushen e maredhenieve njerezore, njeri mund te jete i ankthshem, tjetri natyre flegmatike, difekte dhe virtyte te urryera, te cilat nuk na mjafton nje jete e tere per t'i qortuar. Keshtu qe merren te gjitha se bashku, suksesi i perftuar, apo lufta per ta arritur cimentojne lidhjen, por krijojne edhe nje seri argumentesh me te cilat mund te mos jesh dakord. Por mbi te gjitha, ne nje cift perjetesisht konfliktual dalin dhe tolerohen ca aspekte te personalitetit, te cilat ne raste te tjera do te ishin nje fitil shperthyes qe do te na denonin me vetmi, kalohen dridhje nervore, paaftesi, fobi sekrete. Duket se shume njerez, pergjithesisht ne moshen 30 deri ne 40 vjec, adhurojne konfliktet qe kane si skene teatri mjedisin e mbrojtur brenda mureve te shtepise dhe prej andej nxjerrin gjithe emocionin per te cilin kane nevoje qe te realizojne nje bashkejetese perfekte, prandaj as qe shkojne me bashke ne shtrat, behen si te jene prej nje gjaku. "Ne jeten martesore dashuria lind kur bashkeshortet urrehen krejtesisht", shkruante Oskar Wilde ate thenie te tijen te konfirmuar nga kerkime ne kete fushe. Kohezgjatja e bashkejeteses se nje cifti qe kacafytet here pas here mund te arrije deri ne 7 vjet, me teper sesa ajo e cifteve qe zihen gjate gjithe dites, te cilet me teper sesa te ndahen rrezikojne qe nje dite prej ditesh t'i nxjerrin syte njeri-tjetrit. Plot 500 seksologe, te cilet ne kohet e fundit jane mbledhur ne nje kongres ne SHBA, kane arritur ne nje perfundim: Perfeksioni eshte te zihesh se paku nje here ne jave, mundesisht te djelen dhe pastaj te pajtohesh gjate trasmetimit te emisioneve sportive. Sipas ketyre te ndriturve modeli me i mire ka te beje me nxjerrjen jashte te gjithe fjaleve te keqia dhe pastaj zhytja e secilit ne punet e veta, ne aktivitete individuale qetesuese. Cdo gje qe vendos te beje ajo -nje pafundshmeri argetimesh, qe nga marrja me kopeshtari e deri tek leximi- ai s'di te beje tjeter vecse te saldohet para televizorit dhe te filloje te shohe qe nga futbolli tek "formula uno" e boksi, apo te tjere sporte te rrezikshem dhe agresive. Ajo duron per nje cerek ore dhe pastaj i sjell nje birre, i ulet prane ne divan pa dhene shenje se do qe te nderroje programin. Sipas seksologeve amerikane nuk ka shkak me te mire se ky per te bere sherr, edhe pse konflikti per posedimin e telekomandes eshte ai qe ne menyre absolute trazon shpirtin dhe ushqen zemerimin. Ciftet qe e bazojne lidhjen e tyre mbi nje vrer te perjetshem reciprok, vleresojne sasine e tensionit dhe adrenalines me te cilen konflikti i furnizon cdo dite. Keshtu ata jane pergjithesisht njerez me nje metabolizem emotiv te shpejte dhe me nje psikologji prej toksikomani. Dukuria ka nje emer teknik, flooding emotivity, dhe neurobiologet kane zbuluar tashme efektet e nje lidhjeje me ngjitje zbritje. Kjo lloj lidhjeje sjell goditje te forta ne sistemin nervor qendror dhe ate periferik dhe ne nivele kardiovaskulare, endroktrine dhe imunologjike. Ka te dashuruar qe nuk mund te jetojne pa dozat e tyre te perditshme te stresit, por eshte e rendesishme qe mos te tejkalohet nje prag i caktuar, perndryshe do te na helmonin gjakun hormonet e emergjences: frikes, ankthit derisa arrihet ne divorc. Megjithate do te ishte gjithashtu pakujdesi nga ana e njerit, apo e te dy partnereve, te vendoseshin ne pozicionin e atij qe nuk i ben gje pershtupje dhe te linin te kalonte cdo provokim pa reaguar, duke e shkembyer dashurine me dashuri per paqen. Heret a vone, njeri apo te dy bashke, do te provonin tradhetine me nje partner shpesh here tip te lodhshem, te cilit do t'i zbrasnin zemren e do t'i tregonin se martesa eshte bere nje merzi e padurueshme. Sic thoshte se fundmi nje grua: po vdes per t'u zene me te fejuarin. E c'kuptim ka te fejohesh nese nuk zihesh kurre? Mbajtja e atij ekuilibri delikat mes dashurise dhe zemerimit varet vetem nga femrat. Ne fakt gjendrat hormonale femerore me teper sesa ato te meshkujve prodhojne nje perzjerje kortizoni dhe adrenaline qe nuk ulet edhe kur zenka ka mbaruar, por perkundrazi akumulohet. Pikerisht per kete studiesit i sugjerojne meshkujve qe perpara se te vendosin te martohen, ta nxehin te fejuaren duke i share pershembull kepucet, prinderit apo mikeshen e ngushte, per ta cuar pastaj menjehere te beje nje analize gjaku. Ne kete menyre duke matur nivelin e adrenalines, do te mase edhe se sa e rrezikshme eshte. "Gervish nje te dashuruar e do te zbulosh nje armik", ka thene Dorothy Parker. E megjithe ulje - zbritjet hormonale, ciftet qe duket se urrehen qendrojne se bashku gjate gjithe jetes dhe popullojne boten, e sidomos restorantet, vendi ku mund te shohesh zenkat me normale te cifteve. Ka aq shume njerez qe keqtrajtojne njeri-tjetrin kur gjenden perpara menyse, thone me ze te larte zakonet e keqija te te ushqyerit, kercenojne njeri-tjetrin. Dhe kur arrin kamarieri, ata qe po ziheshin cuditerisht behen aleate, duket sikur ndihmojne njeri-tjetrin. "Vera e ftohur se tepermi nuk i ben mire tim shoqi" "Mos na e sill picen te djegur, ime shoqe e urren". Permendet pica jo rastesisht sepse ai brum fisnik me domate ka shpetuar kaq shume lidhje ne te cilat urrejtja dhe dashuria zor se ndaheshin nga njera-tjetra. Nje kerkim i fundit i kryer nga revista "Riza Psicosomatica", mbi 750 cifte me moshe nga 24 deri ne 50 vjec, ka zbuluar se shtate ne dhjete cifte shohin zgjidhjen e zenkave thuajse ekskluzivisht perpara nje pice. Te besh paqe nen kuverte meshkujve mund t'u duket si te futen ne nje provim, kurse tryeza ne te kundert [mbi te gjitha ajo e nje restoranti qe eshte nje terren neutral] eshte hapesira e duhur qe gjendet mes konfiktit dhe kthimit te qetesise. Dhe qe te mos te gjendet nje tjeter shkak per sherr nuk keshillohen restorantet e rafinuara me menyne ekstravagante. Kurse nje pice e thjeshte bashkon, ose se paku nuk ndan.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| interesante kjo qe thuhet larte ... do ta provoje me vone !
__________________ Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire) |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit | Sabahi | Teologjia | 0 | 08-05-2007 10:46 |
| Histori Shkodrane : Krimet komuniste. | AlbShkodra | Historia | 21 | 16-12-2003 19:36 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |