| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ç'FARE ESHTE DASHURIA. Nje grup studiusish profesional paraqiti disa femijeve nga mosha 4 deri ne 8 vjeç pyetjen: Ç'fare do te thote dashuri? - dhe pergjigjet ishin nga me te paimagjinueshmet ja disa prej tyre: 1- Dashuria eshte ndjenja e pare qe ke para se te gjitha gjerat e keqija te shfaqen 2- Kur gjyshja ime u semur me artritis dhe nuk lyento dot thonjte me manikur ; gjyshi im ja lyente gishtat dhe e ka bere kete dhe kur u semur vete me artritis, kjo eshte dashuri 3- Kur dikush te do , forma me te cilen ky person thote emrin tend eshte ndryshe.Ti e di qe emri yt eshte i sigurt ne gojen e tij 4- Dashuri eshte kur dikush te lendon , merzitesh shume por nuk i bertet sepse e di qe kjo do demtonte ndjenjat e tij 5- Dashuria eshte ajo qe te ben te qeshesh kur je i(e) lodhur 6- Dashuria eshte kur mamaja ime ben kafene per babin dhe ajo e provon pak ne fillim para se t'ja japi babit per te qene e sigurt qe eshte bere mire. 7- Dashuri eshte kur i thua nje djali qe te pelqen kemisha e tij dhe ai e perdor çdo dite. 8- Mamaja ime me do me shume se kushdo , asnjehere nuk do shikosh asnje qe te te puthi neteve para se te flesh 9- Dashuri eshte kur mami i jep racionin e mishit me te madh babit. 10- Dashuri eshte kur mami e shikon babin gjithe djerse dhe qe vjen ere te keqe dhe prape i thote qe eshte me i bukur se Robert Redford 11- Dashuri eshte kur qenushi jot te lepin fytyren dhe pse e ke lene vetem gjithe diten 12- Une e di qe motra e madhe me do se me jep te gjitha rrobat e saja dhe ajo pastaj detyrohet te bleje te reja. 13- Dikush nuk duhet te thote "Te dua" kur ne realitet nuk eshte ashtu .... por nqse me te vertete do dike duhet ti thuash "Te dua" sepse mund te ndodh qe ai person ta kete harruar. 14- Dashuri eshte kur ti je ne kinema me dike dhe ti ha patatinat e tij dhe ai nuk mendon qe ai duhet te haje patatinat e tua. Jepni dhe ju mendimin tuaj si e mendoni - Çfare eshte dashuria per ju. P.S Studimi eshte i vertete.
__________________ Ëndërrova që zjarri ngrinte,që bora digjte dhe për të ëndërruar të pamundurën, ëndërrova që ti më doje! |
|
#2
| ||||
| ||||
| Asnje nuk ka ide se ç'eshte dashuria ? Me duket se nuk dashuroni.
__________________ Ëndërrova që zjarri ngrinte,që bora digjte dhe për të ëndërruar të pamundurën, ëndërrova që ti më doje! |
|
#4
| ||||
| ||||
| E pra,ja pra,kshu pra lol Dashuria eshte ndjenja qe mban gjalle,qe jep energji,qe jep here here edhe vuajtje. Per tu pergjigjur se ç'eshte dashuria i bie te pershkruash se ç'eshte jeta ashtu si jeta pa dashuri eshte nje jete e shkuar dem. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Po te flisja gjuhet e gjithe botes dhe te engjejve,dhe te mos kisha dashuri,do te behesha si bronx qe kumbon ose si cimbali qe tingellon. Edhe sikur te kisha dhuntine e profecise,edhe te dija te gjitha misteret dhe mbare shkencen dhe te kisha gjithe besimin sa te luaja nga vendi malet,por te mos kisha dashuri,nuk jam asgje. Edhe sikur te ndaja gjithe pasurite e mia per te ushqyer te varferit dhe ta jepja trupin tim qe te digjej,e te mos kisha dashuri,nuk do te me vlente asgje! Dashuria eshte e durueshme;plot miresi;dashuria nuk ka smire,nuk ve ne dukje,nuk krekoset. Nuk sillet ne menyre te pahijshme,nuk kerkon te sajat,nuk pezmatohet,nuk dyshon per keq; nuk gezohet per padrejtesine,por gezohet me te verteten. I duron te gjitha,i beson te gjitha,i shpreson te gjitha,e mban çdo gje. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Metevertet skam čka te shtoj....kur DANIEL00 e ka prezentuar DASHURIN shum shum bukur.Po dike shum per dashurin ore...... |
|
#7
| ||||
| ||||
| Nuk dua te mbaj merita qe nuk me takojne,prandaj po sqaroj qe keto jane vargje nga Bibla (konkretisht korintasve 1:13) Pershendetje |
|
#8
| ||||
| ||||
| Kjo dashuri Kaq e furishme Kaq delikate Kaq e ndjeshme Kaq e deshperuar. Kjo dashuri E bukur si dita Dhe e keqe si moti Kur moti eshte i keq Kjo dashuri kaq e vertete Kjo dashuri kaq e bukur Kaq e lumtur Kaq e gezuar Dhe kaq zhgenjyese Duke u dridhur prej frikes si nje femije ne erresire Dhe kaq i sigurt ne vetevete Si nje njeri i qete ne mes te nates Kjo dashuri qe i friksonte te tjeret Qe i bente te flisnin Qe i bente te zbeheshin Kjo dashuri e pergjuar Sepse ne e pergjojme E ndjekur e plagosur e shkelur e mbaruar e mohuar e harruar Sepse ne e kemi ndjekur plagosur shkelur mbaruar mohuar harruar Kjo dashuri eshte e plote Kaq e gjalle akoma Dhe e gjitha rrezatuese Eshte e imja Eshte e jotja Ajo qe ka qene Kjo gje gjithmone e re Dhe qe nuk ka ndryshuar Aq e vertete sa nje bime Aq e dridhshme sa nje zog Aq e ngrohte aq e gjalle sa vera Ne mundemi qe te dy Te shkojme e te vijme Ne mund te harrojme E me pas te fleme Te zgjohemi te vuajme te plakemi Te fleme prape Te enderrojme vdekjen Te na dale gjumi buzeqeshje dhe qeshje Te perterihemi rinohemi Dashuria ngelet atje Kokeforte si mushka E gjalle si deshira E pashpirt si kujtesa E trashe si pendimet E dhembshur si kujtimet E ftohte si mermeri E bukur si dita Delikate si nje femije Na veshtron buzagaz Dhe na flet pa u kuptuar Dhe une e degjoj duke u dridhur Dhe therras Therras per ty Therras per mua Te pergjerohem Per ty per mua dhe per te gjithe ata qe duhen Dhe qe jane dashur Po une i therras Per ty per mua dhe per te gjithe te tjeret Qe nuk i njoh Qendro atje Atje ku je Atje ku ishe me pare Qendro Mos leviz Mos ik Ne qe jemi dashur Ne te kemi harruar Ti mos na harro Ne kemi vetem ty mbi toke Mos na ler te behemi te ftohte Shume me larg gjithmone Dhe kudo Na jep nje shenje jete Shume me vone ne nje shteg pylli Ne pyllin e kujteses Shfaqu papritmas Na zgjat doren Dhe na shpeto (Nuk eshte e imja) |
|
#9
| ||||
| ||||
| Danieli dhe pse nuk jane te tuat shkrimet prape ti qe i shkruan besoj se ndjehesh brenda vetes i tille. Mua me pelqyen shume.
__________________ Ëndërrova që zjarri ngrinte,që bora digjte dhe për të ëndërruar të pamundurën, ëndërrova që ti më doje! |
|
#10
| ||||
| ||||
| pershendetje.Teme shume e bukur dhe shume e perhapur. Dashuria per mua eshte te gjitha ato qe shkruhen me siper, kush e ka provuar e di tamam brenda vetes se tij se cfare do te thote.Eshte me te vertete e mrekullueshme.Te rremben ngadale ngadale dhe nuk te leshon. Per mua dashuria eshte kur njeriun qe dashuron edhe pse ndonjehere te thote ndonje fjale qe te te merzise di vazhdon ta duash edhe me shume. Cuna e goca dashuroni sa me teper se keto jane vitet me te bukura ne jete. Gjithe te mirat. |
|
#11
| ||||
| ||||
| dashuria eshte nje semmundje qe vetem vdekja mund ta sheron plotesisht |
|
#12
| ||||
| ||||
| DASHURIA PER ATA QE NUK E DINE SE CDO TE THOTE ESHTE: KUR ZEMRA REH VERTET KUR SHIKON FYTYREN E NJE DJALI APO FEMRE, PRA DASHURIA E VERTET ESHTE:"RAHJA E ZEMRES PER NJE PERSON" |
|
#15
| ||||
| ||||
![]() Na ishte njehere nje ishull, ku te gjithe llojet e ndjenjave jetonin atje. Fati, Pikellimi, Dituria dhe te gjithe te tjerat, natyrisht edhe dashuria. Nje dite pasi tere ndjenjat moren vesh se ishulli do shkatrohet, benin plane si te largohen nga ky vend i izoluar. Keshtu qe ndertuan anijet, per te braktisur ishullin e konsumuar. Vetem Dashuria deshte qe deri ne momentin e fundit te qendroje. Ndejti ne ishull deri sa filloj te fundoset dhe keshtu ishte e detyruar te kerkoje ndihmen. Pasuria ishte aty afer me nje anije luksoze. Dashuria pyeti ate: "Pasuri, mundesh ti te me ndihmosh? - Jo, se une kam shume para dhe flori ne anijen time, per ty nuk ka vend. Me pas Dashuria pyeti Mendjemadhesine per ndihme, kjo gjithashtu me barken e saj ndryshe prej te tjerave, por te njejte ju pergjigj: "Une nuk mundem t'ju ndihmoj, ti je e tera qull dhe do me felliqesh tere anijen!" Me pas dashuria pyeti Pikellimin qe ndodhej aty prane: "Pikellim, me lejo te vij me ty. -Ohh... Dashuri une jam Pikellimi, me mire eshte te rij vetem." Fati poashtu ndodhej ne ralle per te ikur. Por ai ishte shummeee me fat, qe Dashuria nuk e pa gjate kerkimit. Dhe papritur Dashuria degjoj nje ze: "Eja, eja, une do te ju marr!" Ishte nje plak i vjeter, nga zeri. Dashuria ishte shume me fat, e kenaqur, qe ajo gjeti nje strehim. Qe te dy shpetuan me veshtiresi duke ndejtur ne nje anije te prishur, por shpetimtari ishte larguar pa e verejtur Dashuria. Dashuria deshte t'ia shperblen borxhin qe ja kishte, por ja kishte ikur me. Ajo pyeti me pas Diturine: "Kush me ka ndihmuar mua, kush me shpetoi mua?" "Ajo ishte Koha" - ju pergjigj Dituria. "Koha!?!" pyeti Dashuria, "por pse mua me ka shpetuar Koha?" Dituria buzeqeshte dhe ne menyre sekrete ju pergjigj Dashurise: "Se vetem Koha mund te kuptoje, se sa e rendesishme eshte Dashuria ne jete!"........ ![]() |