| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ungjilli simbas Apostullit Toma, njė Ungjill i mrekullueshem i groposur 1700 vjet me pare arrin deri ne ditet tona i plotė dhe i ruajtur ne mėnyrė te pėrkryer. Ne mėnyrė hyjnore zbulohet dhe cgroposet ne vitin 1945... "Apokrif" ėshtė njė ter m i perdorur kryesisht ne religjionin kristian. Me kėtė term jemi te prirur te tregojme diēka, vėrtetėsia e se cilės ėshtė cėnuar apo ėshtė e diskutueshme, ēka se mund te bėhet fjale dhe pėr njė ngjarje qe pergjithesisht pranohet si e vėrtetė. Fjala "apokrif", qe rrjedh prej apocrypha (nga greqishtja ?p????f?? , i fshehte), ne pėrgjithėsi i mvishet atyre shkrimeve religjioze (tekste te shenjta) te konsideruara jo kanonike, ose qe nuk janė ne pajtim me normat religjioze. Didim Juda TOMA Kėto janė fjalėt e fshehta qe Jezusi i gjallė ka shqiptue dhe dishepulli Didim Juda Tomasi i ka shkrue. 1. E ai tha: "Kushdo qe e gjen interpretimin e ketyne fjalėve, nuk do tė vdese kurrė". 2. E Jezusi tha: "Ata qe kėrkojnė, te kėrkojnė derisa te gjejne. Kur te gjejne, do tė mbeten te turbulluem. Kur te mbeten te turbulluem, do tė mahniten e do tė mbretnojne mbi gjithēka." 3. Jezusi tha: "Nėse kreret tuej do t'iu thonė :Shikoni, Mbretnia ėshtė ne qiej'", atėherė zogjte e qiellit do t'iu paraprijne . Nėse do t'iu thonė :Asht nder detna', atėherė peshqit do t'iu paraprijne. Por ne te vėrtetė, Mbretnia ėshtė mbrenda jush e jashtė jush. Nėse do njihni veten, do tė njiheni, e do tė kuptoni se jeni bijte e Atit te gjallė. Por nėse nuk do njihni veten, atėherė do tė rroni ne mjerim, do tė jeni mjerimi vete. 4. Jezusi tha: "Njeriu me moshe te thyer nuk do tė hezitoje me pyete njė fėmijė shtateditesh se ku ėshtė vendi i jetės, e ai burrė do rroje. Sepse shumė nga te paret do jenė te fundmit e do tė bahen te gjithė nji " 5. Jezusi tha: "Dini se ēfarė keni para syve, e ajo qe u ėshtė e fshehte do t'u zbulohet. Sepse asgja nga ē'ėshtė e fshehte nuk do tė zbulohet" 6. Dishepujt e tij e pyeten: "A don ti qe ne te agjerojme? Si duhet te lutemi? Duhet te lypim lemoshe? Ćfare diete duhet te perdorim?" 7. Jezusi tha: "Mos rreni e mos bani atė qe e urreni, sepse ēdo gja ėshtė e pasqyrueme ne qiell. Ne fund te fundit, asgja nga ē'ėshtė e fshehte nuk do tė zbulohet, e asgja nga ē'ėshtė e fshehte nuk do tė mbetet e fshehte". 8. Jezusi tha: "Me fat ėshtė luani qe do tė hahet prej njeriut, sepse luani do tė bahet njerezor. Asht fatkeq njeriu qe do tė hahet nga luani, meqė luani do tė bahet prapseprape njerezor." 9. E tha: "Njeriu ėshtė si ai peshkatari i urte qe hodhi rrjeten ne det dhe e terhoqi te mbushur ploteperplot me peshq te vegjel. Mes tyre, peshkatari i ditun dalloi nji peshk tė madh shumė te mirė. I hodhi sėrish gjithė peshqit tjerė ne det, e mundi ta zgjidhte peshkun e madh me lehtesi. Kushdo nga ata qe janė kėtu kanė veshe te mirė, le tė ndigjojne!" 10. Jezusi tha: "Shikoni, mbjellesi doli, mori nji grusht fara dhe e hodhi. Disa fara rane mbi rrugė dhe zogjte i hangren. Tė tjera rane permbi gurė e nuk mbine e kesisoj nuk leshen rranje e nuk prodhuen kalleza. Tė tjera rane mbi ferra dhe farat u mbyten apo u hengren nga krymbat. Tė tjerat rane mbi toke te mirė e dhanė nji prodhim te mirė, tue nxjerre ēdo kokerr gjashtedhjete apo njiqint e njizet te tjera." 11. Jezusi tha: "I kam vu zjarrin gjithė botės, dhe shikoni, kujdesem pėr te derisa te pėrhapet." 12. Jezusi tha: "Ky qiell do tė zhduket, e edhe ai sipėr tij do tė zhduket. Tė vdekurit nuk janė te gjallė, e te gjallet nuk do tė vdesin. Ne ditet kur hangret atė qe ishte e vdekun e bate te gjallė. Kur tė jeni ne drite, ēfarė do tė bani? Dikur ishit nji, dhe u bate dy. Po kur tė jeni dy, ēfarė do tė bani?" 13. Dishepujt i thanė Jezusit: "E dimė qe ti do tė na braktisesh. Kush do tė jetė udheheqesi ynė?" Jezusi u tha atyne, "Kudo qe tė jeni duhet te shkoni tek Xhakomo i Drejti, pėr dashuni te te cilit linden qielli dhe toka." 14. Jezusi u tha dishepujve te tij, "Krahasomeni me dike e thuameni si jam." Simon Pietri i tha, "Je si njė lajmetar i ndershem." Mateu i tha, "Je si njė filozof i ditun. " Tomasi i tha, "Mesues, goja ime ėshtė plotėsisht e paaftė me shprehe se kujt i ngjan ti" Jezusi tha, "Nuk jam mesuesi yt. Ke pi, e je dehe nga uji i gjallė qe te kam ofrue.". Dhe e mori me vete e i tha tre gjana. Kur Tomasi u kthye tek miqte e tij, kėta e pyeten, " Ćfare te tha Jezusi?" Tomasi u tha atyne, "Nėse do t'ju thoja vetėm njėrėn nga gjanat qe mė tha, ju do tė me mbysnit me gurė, dhe prej shkambinjve do vershonte njė zjarr qe do t'ju perpinte." 15. Jezusi u tha atyne, "Nėse agjeroni do terhiqnit mėkatin mbi vete, nėse luteni do tė denoheni, e nėse kerkoni lemoshe vini ne rrezik shpirtin tuaj. Kur te mberrini ne njė krahine dhe te endeni nėpėr katund, nėse njerėzitė iu ftojne hani nga ato qe ju ofrojnė dhe kujdesohuni pėr te semuret e tyre. Gjithsesi, ajo qe hyn ne gojen tuaj nuk mund t'iu baje te papaster; ėshtė ajo qe del nga goja juaj qe ju ban te papaster." 16. Jezusi tha, "Kur te shihni dike qe nuk ėshtė lindur prej nji gruaje, peruljuni e adhurojeni. Ai ėshtė Ati juaj.." 17. Jezusi tha, "Ndoshta njerezia mendon se unė kam ardhė me sjelle paqen ne botė. Nuk e dinė se kam ardhė pėr te sjelle konfliktin ne botė: zjarr, hekur, lufte. Sepse ne janė pesė vete ne nji shtepi, tre do vihen kundėr dyve e dy kundėr treve, babai kundėr birit e biri kundėr djalit, e do tė jenė vetėm." 18. Jezusi tha, "Ju ofroj atė qe asnjė sy nuk ka pa, asnjė vesh nuk ka ndigjue, asnji dorė nuk ka preke, atė qe nuk ėshtė shfaqe nder zemrat e njerėzve." 19. Dishepujt i thanė Jezusit, "Na thuej, si do tė vijė fundi ynė?" Jezusi tha, "Pra e paskeni gjetur fillimin, qe kerkoni fundin? Shikoni, fundi do jetė aty ku ėshtė fillimi. Lum ai qe vendoset ne fillimin: sepse do ta njohe fundin dhe nuk do tė provoje vdekjen." 20. Jezusi tha, "Lum ai qe lindi pėrpara se te lindtte. Nėse baheni dishepujt e mi dhe kini vėmendje ndaj djaleve te mia, kėta gurė do t'ju binden. Sepse pėr ju egzistojne pesė pemė ne Parajse: nuk ndryshojnė as ne dimer e as ne vere, e gjethet e tyre nuk bien. Kushdo qe do t'i njohe nuk do ta provoje vdekjen." 21. Dishepujt i thanė Jezusit, "Na thuaj si ėshtė Mbretnia e Qiejve " E ai u tha atyne, "Asht si si nji fare e mustardes, ma e vogla e farave, po kur bie mbi toke te levrueme prodhon nji bime te madhe qe shndėrrohet ne strehe pėr zogjte e qiellit." 22. Maria e pyeti Jezusin, "Si janė dishepujt e tu?" Ai tha, "Janė si fėmijė ne njė toke qe s'u pėrket. Kur te zotet e tokes kthehen, u thonė, :Na e riktheni tokėn'. E kėta zhvishen prej teshave te tyne pėr t'ua dhėnė, e ua rikthejne tokėn. Pėr kėtė arsye them, nėse pronaret e njė shtepie e dinė se po vjen nji hajdut rrine ne roje pėrpara se ai t'ia behe pėr tė mos e lejue te hyjė ne pasurinė e tyne pėr t'u vjedhe kėshtu gjane e tyne. Edhe ju, pra, rrini ne roje kundruall botės. Pergatituni me energji te madhe, kėshtuqė hajdutet tė mos kenė mundėsi t'ju nenshtrojne, sepse fatkeqesia qe prisni do tė vijė. Paste mes jush ndonji qe kupton. Kur prodhimi qe pjeke, ai erdhi menjihere me nji thes dhe e korri. Kushdo qe ka dy veshe te mirė, le tė ndigjoje!". 23. Jezusi pa disa fėmijė te sapolindun qe pinin gji. U tha dishepujve te tij, "Kėta te sapolindun qe po pijne gji janė si ata qe do hyjne ne Mbreteri." E ata i thanė: "Pra do tė hyjmė ne Mbreteri si te sapolindun?" Jezusi u tha atyne, "Kur prej dyve do bani nji, e kur ta bani te mbrendshmen si te jashtmen dhe te jashtmen si te mbrendshmen, e te sipermen si te poshtmen, e kur ta bėni burrin e gruan nji gja te vetme, ashtuqe burri tė mos jetė burrė e gruaja tė mos jetė grua, kur te keni sy nė vend te syve, duar nė vend te duarve, kambe nė vend te kambeve e figura nė vend te figurave, atėherė do tė hyni ne Mbreteri." 24. Jezusi tha, "Do te zgjedh mes jush, nji nder nji mijė e dy mes dhjetė mijeve, e ata do tė jenė si nji njeri i vetėm Pėrktheu e perg: Shpetim Kelmendi Milosao.Org
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Historia e gjetjes se doreshkrimit Ne pranveren e vitit 1945, rreth 60 km. larg nga Luxor, dy fshatare zbuluan ne rere njė qyp argjili prej te cilit u nxuar njė "broke" qe permbante diēka. Jemi ndėrkohė ne epoken e Ujorit dhe te lashtet kishin premtuar se kjo epoke do lajmeronte daljen ne drite te zbulesave antike qe bota nuk mund te ishte e aftė t'i kuptonte me pėrpara. Tė lashtet e quanin yllesine e Ujorit "Brokja", dhe pikėrisht nga njė broke e zbuluar rastesisht doli ne drite njė rrotullame prej lini te dyllosur dhe te bitumuar. Kur rrotullamja u shpalos dolen shumė doreshkrime qe emertoheshin si kodiket e Nag-Hammadi-t. Njė pjesė e tyre u grisen ose u flaken, te tjerat, duke qenė ne kushte me te mira iu shiten dyqanxhinjve te vjetersirave e, ne tė ardhmėn, Muzeut Kopt te Kajros qe bleu dhe grumbulloi mjaft prej kėtyre doreshkrimeve. Por njė pjesė e tyre perfunduan dhe ne Institutin Jung te Zyrihut. Me nė fund, studiuesit e kėtyre dy instituteve, Muzeut te Kajros dhe Institutit te Zyrihut, i perkthyen shkrimet antike prej germave kopto-greqizuese. Prej 13 kodikeve qe ne formatin e tyre origjinal perbehen nga me shumė se 1350 faqe, rezultuan 1130. Pothuajse te gjithė kodiket kanė njė lidhje prej lekure dhe datojne deri ne shekullin I m.K. Janė perkthime ne gjuhėn kopte te doreshkrimeve me antike qe supozohet te jenė perpiluar ne aramaisht. Mes kėtyre doreshkrimeve ėshtė edhe "Ungjilli simbas Tomes", sigurisht me i vjetri nder tėrė Ungjijte e njohur deri me tash. Ne kėtė dokument gjenden thėnie te Krishtit qe e bėjnė figuren e tij tė ndryshme nga ē'ėshtė pershtatur ne botėn e krishtere. Ai nuk e mposht forcen e botės duke perdorur dhimbjen, por duke perdorur armen e Dijes, atė Kozmike, te Perjetshme, qe nuk konsumohet nga koha. Ky ungjill pėrmban 114 thėnie ne formė arkaike dhe dėshmon fjalėt qe Jezusi i ka zbuluar Tomes dhe ėshtė njė nga trashegimite e shkruara me te vjetra ne botėn e krishtere, e qe daton ne gjysmen e pare te shekullit I m.K. Kėto dokumente antike mesa duket duhet t'u perkisnin njė bashkesie te ngushtė njerezish, meqė gjuha kopte ishte njė gjuhe pak e perhapur ne Egjipt dhe e njohur vetėm nga njė rreth i kufizuar eruditesh. Megjithatė nuk ka dyshime mbi vertetesine e Ungjillit simbas Tomes. Nė lidhje me kėtė, mjafton te dimė se qysh me 1897, ne njė vendbanimin e Osirinkut, ne Egjiptin e Mesem, qenė zbuluar dy fragmente papirusesh (me 1903 do zbulohej njė i tretė) qe permbajne fraza, ne greqisht, te tekstit kopt te Ungjillit simbas Tomes. Veē tjerash ne papirin nr. 654 gjendet edhe emri i Tomes. Krishti qe lexojmė ne Ungjillin e Tomes ėshtė shumė afėr Induizmit, Budizmit, Sufizmit. Ne ndryshim prej shumė Ungjijve te tjerė,-shkruar sigurisht shumė me vonė mbi bazen e transmetimeve gojore- ne Ungjillin e Tomes paraqitet njė Jezu Krisht shumė i ditur, me "njerezor", i drejtperdrejte, njė mjeshter gnostik, i afert me filozofine orientale, mė pak apokaliptik, thellesisht revolucionar, tepėr i guximshem, provokues i urte, kundershtar energjik i te fuqishmeve, i religjiozeve hipokrite, dhe absolutisht larg prej arketipit katolik "faj-mėkat" qe egziston ne besimin e sotėm masiv. Edhe pse zbulon elemente te jashtezakonshme mbi vullnetet e vėrteta te Jezusit e mbi origjinen e kristianizmit, ky dokument shumė i rėndėsishėm mbetet pothuaj i panjohur nga masat e gjėra qe vijojne t'ia injorojne madheshtine.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| 24. Dishepujt e tij thanė, "Na e trego vendin ku je, sepse kemi nevojė ta kėrkojmė." Ai u tha atyre, "Cilido kėtu qe ka veshe te ndigjoje! Ka drite ne nji njeri prej drite, dhe vezullon mbi mbarė botėn. Nėse nuk vezullon, ėshtė terr." 25 . Jezusi tha, "Duajeni mikun tuaj si veten tuaj, dhe mbrojeni si bebezat e syve tuaj." 26. Jezusi tha, "Ju shikoni fijen e kashtes ne synin e mikut tuaj, por nuk shihni traun ne synin tuaj. Kur te hiqni traun nga syni juaj, atėherė do tė shikoni mjaft mirė pėr te heqe fijen e kashtes nga syni i mikut tuaj." 27. "Nėse nuk agjeroni nga bota, nuk do ta gjeni Mbreterine. Nėse nuk e shihni te Shtunen si te Shtune nuk do ta shikoni Atin". 28 . Jezusi tha, "Kam zane vendin tim ne botė dhe ju jam shfaqe atyne prej mishi e kockash. I kam gjete te gjithė te dehun, dhe asnjerin te etun. Shpirti im ka vuejte pėr bijte e njerezimit, sepse janė te verber nder zemra dhe nuk shohin, sepse ne kėtė botė kanė ardhė te zbrazet, dhe po bosh pėrpiqen te largohen nga bota. Por ndėrkohė janė te dehun. Kur t'u dalė vera, do ndryshojnė sjellje." 29. Jezusi tha, "Nėse trupi do kishte linde pėr shkak te shpirtit, do tė ishte nji mrekulli, por nėse shpirti do kishte lindur pėr shkak te trupit do tė ishte mrekulli e mrekullive. E prapeseprape ēuditem sesi nji pasuni kaq e madhe ėshtė shnderrue ne nji mjerim te tillė." 30. Jezusi tha, "Aty ku janė tre hyjnitete, ato janė hyjnore. Aty ku janė dy apo nji, unė jam me te." 31. Jezusi tha, "Asnji profet nuk ėshtė mireprite ne krahinen e tij, doktoret nuk kurojne te njohunit e tyne." 32 . Jezusi tha, "Nji qytet i ndertuem mbi nji koder te nalte dhe e fortifikueme, nuk mundet as te pushtohet, as te fshehet." 33 . Jezusi tha, "Kur te degjoni me veshet tuaj, perhapeni qe prej pullazeve tuaja. Fundja, askush nuk e ndez nji llambe pėr ta fute ne nji sendyk, dhe as pėr ta cue ne nji vend te fshehte. Por i pėlqen ta vendose ne nji llampadar, ne mėnyrė qe te kushdo qe kalon te mundet me e pa dritėn e tij." 34. Jezusi tha, "Nėse njė i verber i prin nji te verberi, qe te dy do tė bien ne grope." 35. Jezusi tha, "Askush nuk mund te hyjne ne shtepine e nji njeriu te fuqishem e ta nenshtroje nėpėrmjet forces, nėse ma pėrpara nuk ia lidh duart. Ne kėtė pikė ai mund t'ia pervetesoje shtepine." 36. Jezusi tha, "Mos e torturoni veten nga mėngjesi deri ne mbramje, me mendimin se ēfarė do tė vishni." 37. Dishepujt e tij thanė, "Kur do tė na shfaqesh, e kur do tė kthehesh pėr te na vizitue?" Jezusi tha, "Kur te zhvisheni pa ju ardhė turp, e t'i vini rrobat nėn kambet tuaja si fėmijėt dhe do t'i grisni, atėherė do shihni birin e atij qe jeton e nuk do tė keni droje." 38. Jezusi tha, "Shpesh keni deshirue me ndigjue kėto fjale qe po ju them, e nuk keni pase mundėsi me i ndigjue prej ndokujt. Do te vijnė ditė ne te cilat ju do tė me kerkoni dhe nuk do tė me gjeni.." 39. Jezusi tha, "Farisejte dhe akademiket i kanė kanė shti ne dorė celesat e dijės dhe i kanė fshehe ato. Vete nuk kanė hy, e nuk i kanė lejue me hy as dhe te tjerėt qe donin me hy. Sa ju takon juve, jini dinake si gjarperinjte e te thjeshtė si pellumbat. 40. Jezusi tha, "Nji jetė ėshtė mbjelle larg Atit. Meqė nuk ėshtė e fuqishme, do tė shkulet me rranje dhe do vdese." 41 . Jezusi tha, "Kushdo qe ka diēka ne dorė do tė marrė edhe ma shumė, e kushdo qe nuk ka asgja do tė privohet edhe nga ajo pak qe ka." 42. Jezusi tha, "Jini si kalimtare." 43. Dishepujt e tij i thanė, " Kush je ti pėr te na thėnė kėto gjana?" (Jezusi tha 44. Jezusi tha, " Kush blasfemon kundėr Atit do tė jetė i falun, e kushdo qe blasfemon kundėr Birit do jetė i falun, por kush blasfemon kundėr Shpirtit te Shenjtė nuk do tė jetė i falun as ne toke e as ne qiell." 45. Jezusi tha, "Rrushi nuk vilet prej manaferrave, dhe as fiqte nga carangthat, meqė kėto nuk japin frute. Tė miret prodhojne miresi prej asaj qe kanė grumbullue; te keqinjte prodhojne te keqe nga zvetenimi qe kanė grumbullue ne zemrat e tyne, e thonė gjana te liga. Meqė nga teptisja e zemrave prodhojne ligesine." 46. Jezusi tha, "Prej Adamit e deri tek Gjon Pagezori, prej gjithė sa linden nga nji grua, askush nuk ėshtė ma i madh se Gjon Pagezori aq sa mos mė e ule veshtrimin pėrpara tij. Por po ju them se cilido prej jush qe bahet fėmijė do ta njohe Mbreterine dhe do tė bahet ma i madh se Gjoni." 47. Jezusi tha, "Njė burrė nuk mund te rrije mbi shalat e dy kuajve apo te tendose dy harqe. E nji skllav nuk mund t'u sherbeje dy zoterinjve, se pėrndryshe skllavi do nderoje njerin dhe do fyeje tjetrin. Nuk ka njeri qe pi vĆŖne te vjetėr e fill mandej kėrkon me pi vĆŖne te re. VĆŖna e re nuk mund te hidhet nder shakuj te rinj, pėrndryshe prishet. Nuk qepet njė arne e vjetėr mbi nji rrobe te re, sepse do tė grisej." 48. Jezusi tha, "Nėse dy njerėz bėjnė paqe ne te njėjtėn shtepi, ata do mund t'i thonė malit "Zhvendosu!" e ai do tė zhvendoset." 49. Jezusi tha, "Tė bekuem ata qe janė vetėm dhe te zgjedhun, sepse do ta gjejne Mbreterine. Meqė prej atje vini, e atje do tė ktheheni." 50. Jezusi tha, "Nėse ju thonė :Prej nga vini?' u thoni atyne, :Vijme nga drita, nga vendi ku drita ėshtė shfaqe vetvetiu, ėshtė vendose, dhe ėshtė shfaqe ne imazhin e tyne'. Nėse ju thonė, :Jeni ju?' thoni, :Jemi bijte e tij, dhe jemi te perzgjedhun nga Ati i gjallė.' Nėse ju pyesin, :Cila ėshtė prova qe Ati ėshtė ne ju?' u thoni atyne, :Asht levizja dhe qetesia' " 51 . Dishepujt e tij i thanė, "Kur do vihen nė vend te vdekunit, e kur do tė vijė bota e re?" Ai u tha atyne, "Ajo qe prisni ka ardhė, por ju nuk e dini." 52. Dishepujt i thanė, "A ėshtė e dobishme rrethprerja?" Ai u tha atyne, "Nėse do ishte e dobishme, ati i tyre do ngjizte fėmijė te rrethprere qysh ne bark te nanes. Ne te vėrtetė. rrethprerja e vėrtetė ne shpirt ėshtė ba perparesore ne ēdo pikėpamje." 54. Jezusi tha, "I bekuem skamnori, sepse e tija ėshtė Mbreteria e Qiejve. 55. Jezusi tha, " Kush nuk do ta urreje baben e tij dhe nanen e tij nuk do mundet me qenė dishepulli im, e kush nuk do urreje vellazen e motra, e do mbarte kryqin siē baj unė, nuk do tė jetė i denjė pėr mua." 56. Jezusi tha, " Kush ka arrite me e njofte botėn ka zbulue se ajo ėshtė njė skelet, dhe pėr kedo qe ka zbulue njė skelet bota nuk ėshtė e denjė."
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#4
| ||||
| ||||
| Ungjijte Kanonike: Ungjilli simbas Gjonit Ungjilli simbas Markut Ungjilli simbas Mateut Ungjilli simbas Lukes Disa nga Ungjijte Apokrife Numri i ungjijve dhe i dokumenteve apokrife, shkruar mes shekujve II-IV m.K, i kapercen te njeqintet, ndaj ne po rendisim kėtu poshtė vetėm njė pjesė tė tyre: Ungjilli i se Vertetes Ungjilli i Persosmerise Ungjilli i Katėr Skajeve te Botes Ungjilli i Eves Ungjilli i Maries Ungjilli i Judes Ungjilli i Matias Ungjilli i Tomes Apokrif i Gjonit Ungjilli i Ebioniteve Ungjilli i Hebrejve Ungjilli i Nazareneve Ungjilli i Filipit Ungjilli i Filipit II Ungjilli i Pjetrit Letrat e Eugnostit Libri i Shpirtit te Madh te Padukshem
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#5
| ||||
| ||||
| 81. Jezusi tha, "Lejoni qe kush ėshtė ba i pasun te mbretnoje, e kush ka pushtet te heqe dorė." 82. Jezusi tha, " Kush ėshtė pranė meje ėshtė pranė flakes, e kush ėshtė larg meje ėshtė larg Mbreterise." 83. Jezusi tha, "Pamjet janė te dukshme pėr njerėzitė, por drita e tyne ėshtė fshehe ne imazhin e drites se Atit. Ai do tė zbulohet, por pamja e tij ėshtė fshehe nga drita e tij." 84. Jezusi tha, "Kur te shikoni atė qe ju ngjan, jini te kenaqun. Po kur te shihni pamjet qe linden pėrpara jush e qe nuk vdesin dhe as bahen te dukshme, sa shumė do t'ju duhet te duroni!" 85. Jezusi tha, "Adami ėshtė nise prej nji pushteti tė madh dhe nji pasunie te madhe, por nuk ishte i denjė pėr ju. Sepse po tė kishte qenė i denjė, nuk do ta kishte njofte vdekjen." 86. Jezusi tha, "Dhelprat kanė strofulla dhe zogjte kanė fole, por qeniet njerėzore nuk kanė nji vend ku mund te shtrihen e te prehen." 87. Jezusi tha, "Sa i mjerė ėshtė nji trup qe varet nga nji trup, e sa i mjerė ėshtė shpirti qe varet nga prej te dyve." 88. Jezusi tha, "Lajmetaret dhe profetet do vine tek ju e do t'ju japin atė qe ju pėrket. Ju, nga ana juaj, jepuni atyne atė qe keni, dhe thuajini vetes suaj, :Kur do tė vine pėr te marrė atė qe u pėrket?'" 89. Jezusi tha, "Pėrse e shperlani pjesen e jashtme te kupes? Nuk e kuptoni se ai qe ka krijue te mbrendshmen ėshtė po ai qe ka krijue te jashtmen?" 90. Jezusi tha, "Ejani tek unė, sepse zgjedha ime ėshtė e rehatshme dhe sundimi im ėshtė i bute, dhe do tė gjeni paqen tuej." 91. I thanė, "Na thuaj kush je qe te mundemi me besue ne ty." Ai u tha atyre, "Ju shqyrtoni pamjen e qiellit e te tokes, por nuk keni arrite me kuptue atė qe ėshtė pėrballė jush, dhe nuk dini si me e interpretue castin e tanishėm." 92. Jezusi tha, "Kerkoni e do tė gjeni. Ne te shkuaren, gjithsesi, nuk ua kam zbulue gjanat qe atėherė me kerkuet Tashti do tė doja me jua thanė , por ju nuk m'i kerkoni ma." 93. "Mos ua jepni gjanat e shenjta qenve, sepse mund t'i flakin nėpėr bajga. Mos u hidhni perla derrave, sepse do mund [...]." 94. Jezusi tha, "Ai qe kėrkon do tė gjeje, e kush troket do tė hyjė" 95. Jezusi tha, "Nėse keni para, mos i jepni me kamate. Ma mirė jepjani dikujt qe nuk do t'ua ktheje ma kurrė." 96. Jezusi tha, "Mbreteria e Atit ėshtė si nji grua. Mori pak majå, e futi ne brume, dhe bėri forma te mėdha buke. Kush ka veshe le tė ndigjoje!" 97. Jezusi tha, "Mbreteria ėshtė si nji grua qe po mbartte nji qyp plot me miell. Ndėrsa ecte nėpėr nji rrugė te gjatė, qypi iu thye pranė dorezes dhe mielli iu shpernda mbrapa permbi rrugė. Ajo nuk e dinte, nuk kishte vu re asgja. Kur mberriti ne shtepine e vet, uli qypin ne nji vend dhe vuni re se ai ishte bosh." 98. Jezusi tha, "Mbreteria e Zotit ėshtė si njė njeri qe donte te vriste nji njeri te fuqishem. Para se me dalė nga shtėpia nxori shpaten nga milli dhe e futi ne mur, pėr te provue nėse krahu i tij do kishte force me e shpue tejpėrtej. Mandej ai e vrau njeriun e fuqishem." 99. Dishepujt i thanė, "Vellezerit e tu dhe nana jote janė kėtu jashtė. Ai u tha atyre:, "Ata qe zbatojne vullnetin e Atit tim janė vellezerit e mi dhe nana ime. Janė kėta, ata qe do hyjne ne Mbreterine e Atit." 100. Jezusit i treguen nji monedhe te arte dhe i thanė, "Njerezit e perandorit romak na kėrkojnė taksat" Ai u tha atyre, "Jepini perandorit atė qe ėshtė e perandorit, jepini Zotit atė qe ėshtė e Zotit, e jepmeni mua atė qe ėshtė imja." 101. "Kushdo qe nuk e urren baben dhe nanen si unė nuk mundet me qenė dishepulli im, e kushdo qe nuk e do baben dhe nanen si unė nuk mund te jetė dishepulli im. Sepse nana ime [...], por nana ime e vėrtetė ma ka dhanė jetėn." 102. Jezusi tha, "Mallkuar qofshim Farisejte! Janė si nji qen qe fle tek vendngrenia: qeni vete nuk ha, por nuk i le as bagetite te hane." 103. Jezusi tha, "Lum si ata qe e dinė se ngc'anė do sulmojne rebelet. Munden me u organizue, me mbledhe pajime madheshtore, dhe me u pergatite pėrpara se rebelet t'ia behin." 104. I thanė Jezusit, "Eja sot, lutemi dhe agjerojme." Jezusi tha, "Ēfarė mėkati kam krye, ose me ēfarė papastėrtie jame njollose? Ma mirė ėshtė qe kur dhandrri te largohet nga oda martesore, atėherė te lejoni qe njerėzitė te agjerojne e te luten." 105. Jezusi tha, "Kur prej dyve te bani nji, do baheni bijte e Adamit, e kur te thoni: ā€˜Mal, leviz!!' ai do tė levize." 107. Jezusi tha, "Mbreteria ėshtė si nji bari qe kishte njiqind dele. Njėra nga ato, ma e madhja, i humbi. Ai la nantedhjetenante te tjerat dhe u vua ta kėrkonte delen e humbun derisa e gjeti. Mbasi qe lodhe shumė, i tha, :Tė kam ma te dashtun se nantedhjetenande te tjerat.'" 108. Jezusi tha, " Kush do tė pije nga goja ime do tė bahet si unė, unė vete do tė bahem ai person, e tė gjitha gjanat e fshehuna do t'i zbulohen" 109. Jezusi tha, "Mbreteria e Atit ėshtė si njė person qe kishte nji thesar te fshehur ne aren e tij, por nuk e dinte. E kur vdiq ia la te birit. I biri, edhe ai nuk dinte asgjė. U be pronar i ares dhe e shiti atė. Bleresi i ares filloi ta levronte, zbuloi thesarin, e nisi t'u jepte te tjerėve para me kamate." 110. Jezusi tha, "Lejoni qe ai qe ka zbulue botėn dhe ėshtė ba i pasun, te heqe dorė nga bota." 111. Jezusi tha, "Qiejte dhe toka do tė hapen pėrpara jush, e kushdo qe ėshtė i gjallė pėr atė qe ėshtė gjallė, nuk do ta njohe vdekjen". A nuk thotė Jezusi, "Pėr ata qe kanė gjete vetveten, bota nuk ėshtė e denjė?" 112. Jezusi tha, "Mallkuar qoftė mishi qe mvaret nga shpirti. Mallkuar qoftė shpirti qe mvaret nga mishi." 113. Dishepujt e tij i thanė, "Kur do tė vijė Mbreteria?". "Nuk do tė vijė tue e kerkue. Nuk do tė thuhet, :Shiko, ėshtė kėtu!', ose :Shiko, ėshtė atje!' Ne te vėrtetė, Mbreteria e Atit ėshtė permbi toke, dhe askush nuk e shikon."
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#6
| ||||
| ||||
| 1-Nuk eshte e thene qe keto te jene pjese te verteta nga ungjijte 2-Keto ungjij nuk jane pranuar nga koncilet e krishtere pasi mbartin ne vetvete interpretime te tipit sofist, qe ne perkthimin dhe pershtatjen e tyre 3-Ungjilli i qe keni postuar nuk ka perputhje as me Dhjaten e re as me Kuranin dhe as me Ungjijte e "fshehur" sidomos ne parabolat e Krishtit, ne gjenarologjine e tij dhe ne kronologjine e ngjarjeve 4-Apostulli apo dishepulli Toma ishte nje dishepull (nxenes) dhe jo Apostull (i derguar)
__________________ VAE VICTIS |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| apostullit, simbas, toma, ungjilli |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Lidhja e Bibles ne jeten e perditshme | predikuesi | Bibla dhe Jeta | 63 | 16-06-2008 12:40 |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Shprehje te urtesise Tao | Qershija | Filozofia | 1 | 19-02-2008 14:31 |
| 4 letra tronditese pas kryqezimit te Jezusit! | informuesi | Bibla dhe Jeta | 0 | 05-03-2006 23:07 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |