Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Bibla dhe Jeta

Trinia nuk ėshtė besim biblik

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2008, 13:36
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore Trinia nuk ėshtė besim biblik

Trinia nuk ėshtė besim biblik
Xhelal Ebuelrub
Burimi: 50 koncepte tė drejta e humane nga Muhamedi, f.20-22

... Enciklopeditė dhe fjalorėt kryesor perėndimorė, tė shkruara nė Perėndimin e krishterė, nga kryesisht autorė perėndimorė tė krishterė, i pranojnė kėto fakte:
The New Encyclopaedia Britannica:"As fjala 'Trini' e as doktrina e qartė nuk gjenden nė Dhiatėn e Re, e as qė Jezusi dhe pasuesit e tij patėn pėr qėllim ta kundėrshtojnė Shemėn* nė Dhiatėn e Moēme:'Dėgjo, o Izrael: Zoti ynė ėshtė njė Zot' [Deuteronomia 6:4]... Doktrina u zhvillua gradualisht, pėr disa shekuj dhe nėpėr shumė debate... Nuk ndodhi veēse nė shekullin 4 qė dallueshmėria e tė treve dhe uniteti i tyre u bashkua nė njė doktrinė tė vetme ortodokse tė njė ekzistence dhe tre qenieve... Nga fundi i shekullit 4... doktrina e Trinisė mori formėn e cila ėshtė mbajtur deri tani".1
The Encyclopaedia Americana:"Krishterimi i pėrftua nga Judaizmi dhe Judaizmi qe saktėsisht Njėsues [besimi se Zoti ėshtė njė qenie]. Rruga qė ēoi nga Jerusalemi nė Nikea, ishte pothuajse e drejtė. Trinitarizmi i shekullit tė katėrt, nuk pasqyronte saktėsisht mėsimet e hershme krishtere lidhur me natyrėn e Zotit. Pėrkundrazi, ajo ishte njė devijim nga kėto mėsime".2
The Columbia Encyclopaedia:"Trinia... kjo doktrinė nuk mėsohet qartė nė Dhiatėn e Re".3
The New Catholic Encyclopaedia:"Formula [njė Zot nė tre qenie] nė vetvete nuk pasqyron vetėdijen e drejtpėrdrejtė tė periudhės sė zanafillės. Ajo qe njė prodhim i njė zhvillimi doktrinar tre-shekullor... Formulimi 'njė Zot nė tre qenie’ nuk u vendos fort e sigurisht qė nuk u pėrvetėsua nė jetėn e krishtere dhe nė predikimin e saj tė fesė para fundit tė shekullit 4. Por, ėshtė pikėrisht ky formulim qė ka pohuar titullin e dogmės sė Trinisė. Midis Etėrve Apostolikė, s'ka pasur gjė qė, madje, as pėr sė largu t'i jetė afruar njė mentaliteti apo pikėpamjeje tė kėtillė."4
Encyclopaedia of Religion and Ethics:"Nė Dhiatėn e Re, nuk gjejmė doktrinėn e Trinisė apo ndonjė gjė tjetėr si forma nė tė cilėn ėshtė zhvilluar ajo, madje as nė teologjinė Pauliste* dhe Johaniste*".5
Encyclopaedia International:"Doktrina e Trinisė nuk ėshtė formuar nga predikimi i apostujve, siē ėshtė transmetuar nė Dhiatėn e Re".6
New Bible Dictionary:"Fjala 'Trini' nuk gjendet nė Bibėl dhe, ndonėse ėshtė pėrdor nga Tertullian* nė dekadėn e fundit tė shekullit 2, kjo nuk ka zėnė vend formalisht nė teologjinė e Kishės, deri nė shekullin 4".7
________________________________________
*. [Sh.P.] Shema ose Sh'ma Jisroel janė dy fjalėt e para tė njė pjese tė Torės [Teuratit], e cila pėrdoret si pjesė kryesore nė tė gjitha lutjet ēifute tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes, dhe drejtpėrdrejt pasqyron porosinė monoteiste tė Judazimit [Wikipedia].
1. The New Encyclopaedia Britannica (vol. XI, pg.928) (2003)
2. The Encyclopaedia Americana (vol. XXVII, pg.294L) (1956)
3. Legasse, P (Ed.) (2000). The Columbia Encyclopaedia (Pg.2885)
4. The New Catholic Encyclopaedia (vol. XIV, pg.295 & 299) (1967)
*. [Sh.P.] Pauliste: Kjo i referohet njė dege tė krishterimit tė hershėm, qė identifikohet me besimin dhe doktrinat e mbėshtetura nga apostulli Pal nė shkrimet e tij. [Wikipedia]
*. [Sh.P.] Johaniste: Literatura Johaniste ėshtė pėrmbledhje e punimeve tė Dhiatės sė Re, qė, nėpėrmjet gojėdhėnave, i referohen personit Gjon Evangjelisti. [Wikipedia]
5. Hastings, J. (1951). Encyclopaedia of Religion and Ethics (vol. XII, pg.458).
6. Henderson, I (1969). Encyclopaedia International (pg.226)
*. [Sh.P.] Udhėheqės Kishe dhe autor nga periudha e krishterimit tė hershėm. [Wikipedia]
7. Douglas, J.D. (1962). The New Bible Dictionary (pg.1298)
________________________________________
Dictionary of the Bible:"Trinia e Zotit pėrkufizohet nga Kisha si besimi se nė Zotin ka tre qenie, tė cilėt rrojnė nė njė natyrė. Ky pėrkufizim i besimit u arrit nė shekujt 4 dhe 5 p.e.s., prandaj nuk paraqet njė besim biblik as saktėsisht, as formalisht".8
New International Dictionary of New Testament Theology:"Dhiata e Re nuk pėrmban doktrinėn e zhvilluar tė Trinisė... Krishterimi primitiv nuk ka pasur njė doktrinė tė qartė Trinie, siē ėshtė pėrpunuar nė kredot e Kishės sė hershme mė pas ".9
The Oxford Companion of the Bible:"Ngaqė Trinia ėshtė njė pjesė aq e rėndėsishme e doktrinės sė vonė krishtere, ėshtė e habitshme qė ky term nuk paraqitet nė Dhiatėn e Re. Njėlloj, koncepti i zhvilluar i tre ortakėve tė barabartė nė Hyjninė, i gjetur nė formulimet e mėvonshme tė kredos, nuk mund tė zbulohet qartė brenda kufijve tė ligjit kishtar... Ndėrsa shkruesit e Dhiatės sė Re flasin shumė rreth Zotit, Jezusit dhe Shpirtit tė secilit nga kėta, asnjė shkrues i Dhiatės sė Re nuk shpjegon marrėdhėniet mes kėtyre treve nė detajet qė tė krishterėt e vonė e shpjegojnė".10
... Trinia iu imponua krishterimit nga Perandori Konstantin, i cili mė 335 p.e.s. thirri kėshillin e pėrgjithshėm, tė parin nė historinė e Kishės, me qėllim tė largimit tė mospajtimeve rreth natyrės sė Zotit, tė cilat u shfaqen mes grupimeve tė ndryshme krishtere.
Disa javė pasi u mblodh kėshilli, i cili, sipas Athanasit, nė letrėn e tij Ad Afros, pėrbėhej nga 318 peshkopė, doktrina e Trinisė iu imponua tė krishterėve si njė kredo qė duhej pasuar.
Vendimin e Konstantinit, i cili nė thelb ishte njė Perandor pagan, e pasuan persekutimet e tmerrshme fetare, me qėllim qė tė detyrohej njė kredo e shpikur, e cila asnjėherė nuk u predikua nga Jezusi [paqja qoftė mbi tė].
Edhe mbėshtetėsit mė fanatikė tė Trinisė nuk munden tė gjurmojnė shkencėrisht Trininė moderne mė larg se shekulli i dytė i krishterė. Madje edhe atėherė, kjo ishte njė kredo e huaj, qė kurrė s'ishte pėrhapur nga Jezusi apo nga ndonjė prej dishepujve tė tij. Gjatė asaj kohe, Trinia konkurronte me tė tjera teori tė huaja, tė popullarizuara midis tė krishterėve, rreth natyrės sė Jezu Krishtit [paqja qoftė mbi tė].
Qė atėherė, besimi i vėrtetė i Jezusit u pakėsua, derisa, pothuajse, u zhduk para se tė vinte Islami.
________________________________________
8. McKenzie, J.L (1995) Dictionary of the Bible (pg 899)
9. Brown, Colin (1932). New International Dictionary of New Testament Theology (vol.2 pg.84)
10. Metzger, B.M & Coogan, M.D. (1993). The Oxford Companion to the Bible (pg.782)
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:02.




Parajsa Shqiptare