Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Bibla dhe Jeta

4 letra tronditese pas kryqezimit te Jezusit!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-03-2006, 23:07
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 10,090
4 letra tronditese pas kryqezimit te Jezusit!

4 letra tronditėse pas kryqėzimit tė Jezusit
Shpėtim Kelmendi

Letra e Pilatit drejtuar Herodit

Herod Antipa,

Komenti...
Kėto janė katėr korrespondenca shumė interesante tė Pilatit dhe Herodit me njėri tjetrin, ku tregohet haptas pendimi mbi aktin e kryqėzimit tė njė njeriu tė pafajshėm, Jezu Krishtit. Interesant ėshtė fakti se edhe vetė perandori romak Tiberius i irrituar nga ky ekzekutim i pamėshirshėm qė iu bė njė njeriu pafaj, urdhėron ndėshkimin e rmė tė rreptė ndaj shkaktarėve tė kėtij krimi makabėr. Kėto letra botohen pėr herė tė parė pėr lexuesin shqiptar.

Kush ishte Herod Antipa...
Herod Antipa, lindur nė vitin 20 para Krishtit dhe vdekur nė vitin 40 mbas Krishtit, ėshtė biri i Herodit I, tė Madhit dhe vėllai i Arkelaut, etnark i Judesė, i Samarisė dhe i Idumesė. Herodi vetė, tetrark i Galileas dhe i Pereas, qeverisi nga viti 4 para Krishtit deri nė vitin 39 mbas Krishtit, duke e vendosur rezidencėn e tij nė Tiberiade, pranė liqenit Cezarea, qytet i themeluar nga ai pėr nder tė perandorit Tiber. Marrėdhėniet e tij adultore me Herodiadėn mbasi divorcoi tė shoqen, bijė e mbretit arab Areta IV, shkaktuan skandal tė madh mes hebrenjve, e u kritikua edhe nga Gjon Pagėzori, tė cilit, simbas rrėfimit evangjelik ai i preu kokėn. Herodi shkoi nė Romė pėr tė marrė titullin mbret, por iu hoq edhe e drejta e tetrarkisė e u internua nė Galici. Vdiq nė Lion nė vitin 40.


Pilati guvernator i Jeruzalemit tetrarkut Herod,

Pėrshėndetje,

Nuk kam bėrė asgjė tė mirė duke ndjekur kėshillėn tėnde, ditėn kur Judejtė mė kanė sjellė Jezuin, mbiquajtur Krisht:

Kur u kryqėzua, ditėn e tretė ėshtė ringjallur sė vdekuri, mė kanė thėnė disa njerėz, mes tė cilėve edhe centurioni. Atėherė unė vetė vendosa tė dėrgoj njerėz nė Galilea, ku e kanė parė, me trupin e tij dhe me pamjen e tij; e me tė njėjtin zė e tė njejtat mėsime ėshtė shfaqur pėrpara mėse pesėqind besimtarėve, tė cilėt mandej kanė shkuar gjithandej duke dėshmuar pėr tė, pa mėdyshje, duke pėrhapur ringjalljen e tij tė jashtėzakonshme e duke lajmėruar mbretėrinė e pėrjetshme, aq sa dukej sikur prej mėsimeve tė tij tė shenjta galdonte qielli e toka.

Edhe Prokla, gruaja ime, duke u bindur dhe besuar tek ėndrra nė tė cilėn ai i qe shfaqur kur unė, nxitur nga dashakeqja jote, isha duke e dėnuar me kryqėzim, kėrkoi tė shkonte me dhjetė ushtarė e me Longinin, centurionin besnik, pėr tė parė imazhin e tij, si tė qe fjala pėr njė shfaqje tė madhe. Dhe e panė ulur mbi njė arė tė lėruar, rrethuar nga njė turmė e madhe, tek predikonte mrekullitė e Atit, nė njė mėnyrė tė tillė sa tė gjithė kishin mbetur tė mahnitur e nė ekstazė, dhe sesi ishte ringjallur nga tė vdekurit mbasi ishte kryqėzuar.

Dhe teksa tė gjithė e adhuronin tė mrekulluar, ai i vėshtroi dhe iu drejtua atyre me kėto fjalė: -Akoma nuk besoni tek unė, Prokla e Longin? A nuk je ti qė ke bėrė roje gjatė vuajtjeve tė mia e mbi varrin tim? E ti, grua, a nuk ia ke pėrcjellė burrit tėnd njė lajm rreth meje? (Unė zbatoj) marrėveshjen e Zotit qė Ati ka vendosur: e kėsisoj tė gjithė trupat qė kanė vdekur, pėr shkak tė vdekjes sime, tė cilėn ju e njihni mirė, do t?i risjell nė jetė, sepse, mbas shumė vuajtjeve qė kanė hequr, do tė lartėsohen. Dijeni pra, tashti, se tė gjitha krijesat qė kanė besim nė Zotin Atė dhe nė mua, nuk do tė vdesin, sepse unė i kam shfuqizuar dhimbjet e vdekjes dhe e kam shpuar tejpėrtej dragoin me shumė koka. Dhe me ardhjen time tė dytė, secili, i ringjallur me tė njejtin trup dhe me tė njejtin shpirt qė ka tashti, do tė lavdėrojė Atin tim: Ati i atij qė ėshtė kryqėzuar nė kohėn e Ponc Pilatit.

Duke dėgjuar gjėra tė tilla. Gruaja ime Prokla, centurioni Longin, ai qė kishte qenė roje gjatė vuajtjeve tė Jezuit, por dhe ushtarėt qė e kishin shoqėruar, nisėn tė qajnė e tė japin shenja pikėllimi; mandej u kthyen e mė treguan gjithēka. E unė, mbasi i dėgjova, ua tregova kėtė histori edhe oficerėve tė mi tė lartė e shokėve tė armėve, e edhe ata u pikėlluan dhe qanė pėr tėrė ditėn, duke pranuar tė keqen qė kishin bėrė kundėr tij. E edhe unė vetė, pėr dhimbjen e gruas sime, rri nė agjėrim dhe flė lakuriq pėrmbi tokė?

Por ja ku ka erdhur Jezui dhe ka na ngritur nga toka mua dhe gruan time; dhe teksa vėshtroja trupin e tij vura re i kishte ende shenjat e plagėve. Ai m?i vuri duart mbi supe duke mė thėnė:
-Do tė tė quajnė tė bekuar tė gjithė brezat e tė gjithė popujt, sepse nė kohėn tėnde Biri i njeriut ka vdekur dhe ėshtė ringjallur e tashti ngjitet nė qiej pėr tė ndenjur tek ata mė tė lartėt; e tė gjithė popujt e tokės do ta mėsojnė se unė jam ai qė do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt e tė vdekurit nė ditėn e fundit?.


Letra e Herodit drejtuar Pilatit

Herodi tetrark i Galilesė Ponc Pilatit guvernator i Judejve,

Pėrshėndetje

Nuk ėshtė e paktė dhimbja me tė cilėn t'i shkruaj kėto gjėra, nė pėrputhje me Shkrimet e Shenjta, aq sa edhe ti, duke i lexuar, do ndjehesh thellėsisht i pikėlluar: vajza ime e adhuruar Herodiada, teksa ishte duke luajtur ra nė ujė, qė kishte teptisur pėrtej ledheve tė lumit, e ēilembyll sytė uji i ka shkuar deri nė fyt. E ėma e ka kapur nga koka qė tė mos e merrte me vete rryma, por koka e fėmijės ėshtė kėputur, kėshtuqė gruaja ime mbeti me kokėn e saj nė dorė ndėrsa trupin e rrėmbeu uji. E gruaja ime qan duke mbajtur kokėn nė prehėr,dhe gjithė shtėpia ime ėshtė nė njė zi qė nuk ka fund.

Unė, nga ana ime, ndjehem i pikėlluar prej njė numri tė madh tė kėqijash, qėkurse kam dėgjuar se ke keqtrajtuar Jezuin, e dua tė shkoj vetėm pėr ta parė e adhuruar, e pėr tė dėgjuar ndonjė fjalė prej tij, meqė i kam bėrė shumė tė kėqija atij e Gjon Pagėzorit, dhe ja, tashti po pėsoj me drejtėsi atė qė meritoj: nė tė vėrtetė babai im ka bėrė njė plojė tė madhe pėrmbi tokė me gjak fėmijėsh,pėr shkak tė Jezuit, e unė nga ana ime, kam urdhėruar t'i pritet koka Gjon Pagėzorit, atij qė e kishte pagėzuar.

Tė drejta janė gjykimet e Zotit, sepse secili e merr shpėrblimin simbas asaj qė ka nė zemrėn e tij.

Meqė, pra, ti ke ende mundėsinė ta shohėsh njeriun Jezu, mbėshtete ēėshtjen time dhe ndėrhyj pėr mua me fjalėn tėnde; ju tė Mirėve, nė fakt, iu ėshtė lejuar mbretėrimi nė pėrputhje me fjalėt e profetėve dhe tė Krishtit.

Biri im Lezbonaku gjendet nė grahmat e fundit tė jetės, pllakosur prej shumė ditėsh nga njė sėmundje qė po e gėrryen, unė vetė ndjehem i ngrirė dhe i dobėsuar nga vuajtjet e hidropisisė dhe mė dalin krimba nga goja; ndėrsa gruas sime, pėr shkak tė zisė qė ka rėnė nė familje, i ėshtė verbuar syri i majtė.

Tė drejta janė gjykimet e Zotit, sepse ne nuk kemi treguar respekt ndaj syrit tė njė njeriu tė drejtė. Nuk ka paqe pėr priftėrinjtė?, thotė Zoti: dhe vdekja tashmė do t'i pėrlajė priftėrinjtė dhe kėshillin e pleqve tė bijve tė Izraelit, sepse kanė vėnė dorė padrejtėsisht mbi Jezuin e drejtė. Kėto gjėra do tė pėrmbushen nė mbarim tė kohėrave, e sigurisht qė trashėgimia e mbretėrisė sė Zotit do t'u kalojė tė Mirėve, ndėrsa bijtė e dritės do tė dėbohen jashtė, sepse nuk kemi i zbatuar detyrimet tona ndaj Atit e as ndaj birit tė tij.

Prandaj, ji i pėrgatitur, ki parasysh drejtėsinė natė e ditė, nė kujtim tė Jezuit, bashkė me gruan tėnde, dhe juaja ka pėr tė qenė mbretėria, sepse ne e kemi trajtuar keq tė Drejtin.

Por nėse mund tė tė bėj njė lutje, o Pilat, meqė jemi bashkėmoshatarė, kujdesu ti pėr tė varrosur familjen time: ėshtė e preferueshme, nė fakt, qė ne mė mirė tė varrosemi nga ti sesa nga priftėrinjtė, mbi tė cilėt shumė shpejt, simbas shkrimeve tė Jezuit, do tė bjerė gjykimi. Rri me shėndet.

Po tė dėrgoj vėthėt e gruas sime dhe unazėn time. Nėse ndodh tė kujtohesh, do tė mi rikthesh nė ditėn time tė fundit tė jetės:tashmė krimbat po mė ngjiten nė gojė e kėshtu po pres ndėshkimin e kėsaj bote; por i druhem shumė mė tepėr ndėshkimit tė botės sė pėrtejme, sepse ndėshkimi i vendosur nga Zoti i gjallė do zbatohet mbi mua dyfish. Vijmė nė mėnyrė kalimtarė nė kėtė jetė, duke mbetur kėtu pėr pak vite: e nga kjo vjen gjykimi i pėrjetshėm dhe shpėrblimi i veprimeve tona.


Letra e Ponc Pilatit drejtuar Tiberit

Ponc Pilati Tiberit Cezarit perandor,

Pėrshėndetje

Jezu Krishti, pėr tė cilin tė kam folur gjerėsisht nė letrėn time tė fundme, mė nė fund, simbas vendimit tė popullit, i ėshtė nėnshtruar njė mundimi tė madh, edhe pse unė nuk desha e madje kisha edhe pak frikė. Njė njeri kaq i pėrshpirtshėm e kaq i rreptė, pėr Herkulin nuk ka qenė e as nuk do tė jetė nė asnjė epokė. Por ka qenė njė presion i pabesueshėm nga ana e vetė gjithė popullit, me miratimin e tėrė skribėve, kryetarėve dhe pleqve, pėr tė kryqėzuar kėtė lajmėtar tė sė vėrtetės, paēka se profetėt e tyre, me mėnyrėn e sibilave tona, i lajmėruan tė bėnin tė kundėrtėn. E nė tė vėrtetė, ndėrsa ai gjendej i kryqėzuar, u shfaqėn shenja tė mbinatyrshme qė, simbas gjykimit tė tė urtėve, kėrcėnonin pėr fundin e tėrė botės.

Dhe ekzistojnė ende dishepujt e tij, tė cilėt me veprėn e tyre dhe pastėrtinė e rrugės nuk e mohojnė Mjeshtrin e tyre, pėrkundrazi, nė emėr tė tij bėjnė shumė tė mira. Nėse nuk do tė kisha pasur frikė se mund tė shpėrthente ndonjė kryengritje mes popullit, qė ndėrkohė ishte i trazuar, ndoshta ky njeri do tė ishte ende i gjallė mes nesh. Gjithsesi, duke qenė mė shumė i prirė nga besnikėria ndaj autoritetit tėnd sesa nga vullneti im, unė nuk u kundėrvura me tė gjitha forcat qė tė tradhėtohej e tė derdhej gjaku i njė njeriu tė drejtė e tė zhveshur prej ēdolloj faji, pėr shkak tė padrejtėsisė dhe keqdashjes sė njerėzve, veprim i cili, siē e dėshmojnė dhe Shkrimet e tyre, do bjerė mbi kokat e tyre. Qofsh mirė. 28 mars.


Letra e Tiberit drejtuar Pilatit

Kjo ėshtė pėrgjigja e dėrguar nga Cezar Augusti Ponc Pilatit, guvernator i provincės lindore, mbi tė cilėn ėshtė shkruar edhe dekreti i tij, qė ai e dėrgoi nėpėrmjet korrierit Raab, duke i dhėnė me vete edhe ushtarė, dymijė nė numėr:

Nė ēastin qė, duke abuzuar me pushtetin tėnd dhe duke vepruar nė mėnyrė tė padrejtė, ke dėnuar me vdekje Jezu Nazaretin, e pėrpara dėnimit me vdekje ua ke dorėzuar Judejve tė egjėr dhe tė xhindosur e nuk ke patur mėshirė pėr kėtė njeri tė drejtė, por duke ngjyer penėn ke shkruar njė vendim tė padrejtė dhe e ke fshikulluar e ke ofruar pėr kryqėzim ēka se ai ishte i pafajshėm, duke pranuar edhe dhurata pėr dėnimin e tij, e, ndėrsa me gojė tregoje simpati pėr tė, brėnda zemrės sate e tradhėtoje nė favor tė Judejve tė pabesė, pėr tė gjitha kėto do tė sillesh i prangosur pėrpara meje, qė tė justifikohesh e tė japėsh llogari pėr jetėn e pafajshme qė ke ēuar drejt vdekjes.

Por, ēfarė pamėshirshmėrie dhe vrazhdėsie zemre kjo e jotja! Unė, qėkurse i kam dėgjuar kėto gjėra me veshėt e mi, vuaj nė shpirt dhe ndjej tė mė pėrziehen rropullitė. Nė fakt ėshtė paraqitur para meje njė grua me emrin Maria Magdalena, e cila thotė se ėshtė njė nxėnėse e tij, e prej trupit tė sė cilės pohohet se ai ka dėbuar shtatė djaj: ajo dėshmon se ai ka kryer shėrime tė mrekullueshme, i ka bėrė tė verbėrit tė shohin, sakatėt tė ecin drejt, shurdhėt tė dėgjojnė, ka pastruar nga sėmundja lebrozėt. E, pėr ta thėnė hapur, -siē ajo mė siguron-tė gjitha kėto shėrime i kryente vetėm nėpėrmjet fjalės.

Si ke lejuar tė kryqėzohet pa kurrfarė faji. Sepse, edhe nėse nuk e ke pranuar si zot, do mund ta kishe vlerėsuar si mjek. Por edhe duke u mbėshtetur tek raporti i dyshimtė qė mė ke dėrguar, unė mund tė vendos pėr dėnimin tėnd, meqė nė tė ėshtė shkruar qė ai ishte sipėror edhe ndaj zotave qė ne adhurojmė.

Si ke mundur ta dėnosh me vdekje? Por, nėse ti e ke dėnuar nė mėnyrė tė padrejtė me vdekje, unė nė fakt do tė tė dėnoj me vdekje nė mėnyrė tė drejtė; e jo vetėm ty, por edhe tė gjithė kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėte tu, prej tė cilėve ke marrė shpėrblime pėr dėnimin e tij?.

Me t'iu dorėzuar kjo letėr lajmėtarėve, u qe dhėnė atyre edhe urdhėri i nėnshkruar nga vetė Augusti, pėr tė shkuar nė shpatė tėrė popullsinė e Judejve e pėr tė sjellė nė Romė lidhur me pranga si fajtor Pilatin, e bashkė me tė dhe krerėt e Judejve qė ishin asokohe guvernatorė krahinash: Arkelaun, birin e Herodit tė urrejtshėm, bashkėfajtorin e tij Filipin, priftėrinjtė e mėdhenj Kaiafa e vjehrrin e tij Anna, e tė gjithė krerėt Judej.

Pėr kėtė arsye Rakaab shkoi me ushtarėt dhe bėri ashtu siē ishte urdhėruar: shkoi nė shpatė tėrė popullsinė mashkullore tė Judejve, ndėrsa gratė e tyre tė shthurura u pėrdhunuan nga paganėt, duke bėrė tė lindej kėshtu njė rracė e llahtarshme, meqenėse Satanai ishte babai i tyre. Mandej i dėrguari arrestoi Pilatin, Arkelaun e Filipin, Anna-n e Kaiafėn, dhe tėrė krerėt e Judejve, dhe i dėrgoi nė Romė tė lidhur me vargonj.

Por ndodhi qė, teksa kalonin pranė brigjeve tė njė ishulli tė quajtur Kretė, Kaiafa humbi jetėn papritmas, nė mėnyrė tė tmerrshme e tė mjerueshme. E morėn pėr ta varrosur, por toka nuk pranonte ta mbante absolutisht dhe e hodhi sėrish pėrjashta. Duke parė kėtė, tėrė tė pranishmit morėn nė duar gurė dhe nisėn t'i hedhin pėrmbi tė, e kėshtu e varrosėn. Tė tjerėt zbarkuan nė Romė. Mes sundimtarėve tė asokohshėm ishte zakon qė, nėse njė i dėnuar me vdekje e vėshtronte nė fytyrė mbretin, i falej jeta. Prandaj Cezari dha urdhėr qė tė mos shihej nga Pilati, me qėllim qė ai tė mos mund t?i shpėtonte vdekjes. Duke iu bindur kėtij urdhėri, Pilatin e mbyllėn nė njė kolibe dhe e lanė aty. Sa i pėrket Anna-s, e mbėshtollėn me njė lėkurė bualli dhe e lanė tė thahet lėkurėn nėn diell; atij iu zu fryma brėnda saj, ndėrsa rropullitė i erdhėn deri tek goja: kėshtu ai e humbi nė mėnyrė tė pėrdhunshme jetėn e tij tė mjerueshme.

Tė gjithė Judejtė e tjerė qė ishin arrestuar, ai i dėnoi me vdekje, dhe u shkuan nė shpatė. Po pėr Arkelaun, birin e tė urrejtshmit Herod dhe bashkėfajtorin e tij Filipin, urdhėroi tė nguleshin nė hu.

Njė ditė, mbreti, duke pasė dalė pėr gjah, po ndiqte njė gazelė, e kjo duke kaluar para kolibes, u ndal aty. Pilati, nė mėnyrė aksidentale u vra nga dora e Cesarit, e kėshtu u pėrmbush ajo qė do tė ndodhte: Pilati bėri pėrpara pėr tė vėshtruar sovranin, ndėrsa gazela ishte tamam pėrballė; Cezari lėshoi njė shigjetė pėr tė goditur gazelėn, por shigjeta, duke kaluar nepėrmjet njė tė ēare vrau Pilatin.

Tė gjithė ju qė besoni nė Krishtin, Zotin e vėrtetė dhe Shpėtimtarin tonė, nderojeni dhe madhėrojeni, sepse atij i takon lavdia e adhurimi, me Atin e tij, qė nuk ka fillim, e me Shpirtin bashkėnjėsuar, sot e pėrgjithmonė, nė shekuj tė shekujve. Amen.


Kush ishte Tiberi ...
Perandori romak Tiberi qe lindur nė Romė nė vitin 42 para Krishtit dhe ka vdekur nė vitin 37. Ai ishte biri i Tiber Klaud Neronit dhe i Livia Drusilės. Katėr vjet mbas lindjes sė tij, e ėma u divorcua nga i shoqi dhe u martua me Oktavianin (perandorin e ardhshėm) qė asokohe ishte triumvir, i cili u kujdes pėr edukimin e tij. Nė vitin 20 para Krishtit, Tiberi qe dėrguar me mision nė Armeni, ndėrsa mė vonė mori pjesė nė disa fushata ushtarake tė suksesshme nė Recia e nė Panoni. Nė vitin 11 para Krishtit nėn kėshillėn e perandorit Oktavian, u nda nga e shoqja Agripina dhe u martua me Xhulian, bijėn e Augustit. Mbas vdekjes sė nipėrve tė tij Kaio e Luēio, Oktaviani u detyrua ta emėronte trashėgimtar tė fronit perandorak, duke e adoptuar kėshtu formalisht pak para se tė vdiste, nė vitin 14 para Krishtit.


Kush ishte Ponc Pilati...
Ponc Pilati qe emėruar prefekt i Judesė nė vitin 26, duke zėvendėsuar Valer Gratėn (15-26). Nuk rezulton tė ketė qenė person me ndonjėfarė rėndėsie historike, sidomos po tė pėrjashtojmė hipotezėn e pjesėmarrjes sė tij nė kryqėzimin e Jezu Krishtit. Nga dėshmitė e Flaviusit, tė ndėrthurura edhe me zhvillimin e ngjarjeve, Pilati rezulton njeri jo largpamės dhe provokues sė paku nė tri raste tė ndryshme. Karriera e tij do tė pėrfundojė mbas njė konflikti me Samaritanėt nė vitin 36, gjė qė pėr tė cilėn u thirr nga perandori pėr tė dhėnė shpjegime. Por ndėrkohė Tiberi vdiq, dhe Pilati doli nga historia nė kuptimin mė tė ngushtė tė fjalės. Ēuditėrisht, deri nė shek. III, ikonografia i paraqet Pilatin dhe gruan e tij Prokla, pothuajse si tė parėt njerėz qė e njohėn origjinėn hyjnore tė Jezuit.

Letrat qė kemi zgjedhur pėr botim nė kėtė numur janė shkėputur nga libri "Ungjijtė Apokrifė", botuar nga shtėpia botuese Einaudi nė vitin 1997.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
jezusit, kryqezimit, letra, pas, tronditese

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Tekste te ndryshme kengesh shqiptare! Qershija Muzika 391 29-09-2008 12:35
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Austri, Pala kosovare: Jo me bisedime te tjera pas 10 dhjetorit informuesi Politika shqiptare 0 28-11-2007 01:10
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 19:10.




Parajsa Shqiptare