Horoskopi i dashurisë

Dashi

(21 mars – 19 prill)

Përpiquni të keni sa më shumë sharm gjatë javës! Rezultatet do i shihni nëse keni një stil më romantik. Gjërat do të lëvizin, në fillim me ngadalë deri sa të vini të një marrëveshje. Mos u shqetësoni – ndryshimi i energjisë gjatë se enjtes në mbrëmje do të ndryshoj të dielën, pra në fundjavë, përfshirë këtu edhe studimin e të gjitha anëve të partnerit/ës. Provoni çfarëdo që doni – duke ju vardisur të tjerëve, madje lazdrohuni sikurse një rok star për t’ia arritur qëllimit. Fati nuk do t’ju mungoj.

Demi

(20 prill – 20 maj)

Të hënën do të keni një lidhje të papritur romantike. Definitivisht kjo mund të ndodh. Buzëqeshni dashurisë në shikim të parë. Mandej shkëmbeni e-mail-at. Kërkoni që të dilni më të tjerë dhe thoni “Të dua nëse edhe ju ndjeni të njëjtën”! Gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim pavarësisht ecurisë së dashurisë. Gjatë se enjtes, pavarësisht rrethanave që do dalin në sipërfaqe, do arrini rezultat. Kur keni dyshime pyesni më shumë. Nëse vazhdoni kështu gjatë gjithë javë do keni sukses.

Binjakët

(21 maj – 21 qershor)

Çka është “out” në këtë fillim të javës: keni mesazhe të ndryshme, po shmangeni nga problemet dhe po nguteni. Çka është “in”: të jeni me i/e fokusuar, t’i shkëmbeni ndjenjat me partnerin/ën, dhe të gjurmoni më shumë dashurinë! Keni shumë të dëshirë që të ndiheni i dashuruar dhe të mësoni nga dashuria. Për të kuptuar (dhe dashur) se çka po ndodh me ju do mësoni të enjten në mbrëmje, ku do të jeni i gatshëm për të gjitha sfidat që ju rrethojnë. Gjërat do të përmirësohen gjatë vikendit. Kujdes me gjykimet dhe argëtohuni më shumë, ashtu sikurse ju thotë zemra e juaj.

Gaforrja

(22 qershor – 22 korrik)

Do keni dy anë pozitive apo më shumë gjatë javës e të cilat kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale e cila do filloj qysh në fillim të javës. Përderisa çdo gjë për ju momentalisht është argëtim ku nuk do ju mungoj argëtimi me shokët e juaj. Por, mbani sytë sa më hapur. Një mundësi që do ju vije nuk duhet që ta humbisni. Të enjten mund ta shfrytëzoni mirë një mundësi për një romancë romantike. Ndjenjat kurseni pasi që duhet t’i kryeni me përpikëri disa punë që i keni.

Luani

(23 korrik – 22 gusht)

Gjatë javës do ta analizoni dashurinë në detale, por duhet të mësoheni edhe me intensitetin e punëve që keni. Vërejtja e gjërave intim dhe hartimi perfekt i planeve është e vetmja mënyra për ta kuptuar si duhet punën tuaj. Po ashtu, do të jesh i lidhur me partneri, dhe kjo do jetë pikë e juaj e dobët. Më vonë, të enjten do të argëtoheni më shumë përderisa do të kaloni kohë shumë të mirë. Vishuni sa më “cool” dhe vallëzoni pa komplekse pasi që kështu do të dukeni shumë “hot”. Nëse vazhdoni kështu, vikendi do jetë i rezervuar për aventura!

Virgjëresha

(23 tetor – 22 shtator)

Të hënën do jeni shumë “hot” pasi do dridhni zemrat e të tjerëve – por prisni më shumë gjatë javës! Në “chat” bëni “flirt”, me shokët tuaj pasi që kështu do të mund të realizoni planet e juaja gjatë së martës dhe së mërkurës. Mos u ndie keq pasi që edhe shokët ua kanë zili për dukjen tuaj. Aventurat do fillojnë të enjten dhe do keni vazhdojnë edhe të premten e të shtunën. Vishuni dhe rregullohuni sa më mirë pasi kështu do i çmendeni të tjerët më pamjen e juaj.

Peshorja

(23 shtator – 22 tetor)

E hëna është dita e përkryer për të punuar, pushuar dhe ndoshta për të menduar më shumë për dashuriçka. Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të përjetoni ditët më të nxehta të javës. Faktori i juaj i tërheqjes është i pabesueshëm dhe pushteti i juaj mbi të tjerët është më i fuqishëm se zakonisht. Për çudi ku jeni të mirë jeni tepër, tepër të mirë. Por, gjatë se premtes dhe fundjavës mos e ngrini kokën fort – pasi që mund të keni probleme më të tjerët.

Akrepi

(23 tetor – 21 nëntor)

Planet që i keni bërë të hënën po shkojnë për mrekulli, andaj gjatë datave të vikendit mos ngurroni të argëtoheni në party me shokët e juaj. Tregojuni sa i/e pashëm jeni, madje kujdesuni për çdo detal që bëni. Kështu mund ta kryeni atë që e doni! Gjeni kohë dhe bëni baraspeshë për ditët e tjera të javës. Do të jenë i gatshëm dhe do keni dëshirë për të papriturat nga fusha sentimentale gjatë ditës se enjte, premte dhe të shtunë. Humori i huaj, besimi dhe kurioziteti do i mbushin të gjitha vrimat në këtë aspekt, pavarësisht se si do të dukeni - mirë apo keq. Dukeni simpatik/e!

Shigjetari

(22 nëntor – 21 dhjetor)

Ndoshta do ju duhet të punoni gjatë gjithë së hënës gjë që nuk është keq dhe nuk do ndikoj në lidhjen tuaj. Yjet ju sugjerojnë që të punoni me kualitet për ditët që do të vinë - e që do i kaloni për mrekulli sidomos në jetën sentimentale. Të bisedosh për atë se çka dëshiron nga dashuria nuk është marre! Bëni një dëshirë – dhe vendosni se çka të bëni dhe cila është pozita e juaj kundrejt të tjerëve. Por, çfarëdo që keni në mendje mos e realizoni deri të enjten në mbrëmje pasi që nuk do ia arrini qëllimit. Befasitë rezervoni për vikend. Mos bini në kurth – bëni më shumë për vetveten.

Bricjapi

(22 dhjetor – 19 janar)

Harrojeni qetësinë të hënën. Ka ardhur kohë që të tregoni interesin tuaj dhe të merrni e të jepni nga dashuria! E vërtetë është se keni kapacitete të mëdha romantike dhe jeni paksa i/e ndjeshëm/e në ditë që do vinë. Pushimi është i mirë, por duhet t’i arrini qëllimet; një shok i besueshëm ndonjëherë edhe mund t’ju tradhtoj. Por, do të jeni pjesë i të gjithë këtyre gjërave gjatë të enjtes, të premtes dhe të shtunës por yjet do të jenë në anën e juaj. Dilni me ndonjë persona të ri (apo ndonjë simpati) për ta kaluar këtë problem.

Ujori

(20 janar – 18 shkurt)

Të qenit pasiv rreth dashurisë bënë që gjërat të mos shkojnë ashtu sikurse ju i planifikoni. Por mos u merrni shumë me fjalë dhe beso më shumë në bukurinë dhe sharmin tuaj kurse mos t’ju vije keq për t’i shprehur ndjenjat që keni. Kurrë nuk mund ta dini se kush jeni në të vërtetë, kurse frikë duhet të keni nga frika e refuzimit, e cila mund të ndodh. Të enjten do të mund ta kuptosh se kush është personi ideal për ju, pavarësisht rrethanave tjera që do të ndodhin. Do të jeni vetvetja gjatë gjithë vikendit.

Peshqit

(19 shkurt – 20 mars)

Punët do ju shkojnë mirë në fillim të javës. Mos u jepni shumë pas punëve pasi që kështu do mund të largohuni nga partneri/ja. Kështu mbajeni në presion ata që i doni duke përdorur në këtë rast edhe internetin, në mënyrë lidhja e juaj të forcohet. Gjërat do të qartësohen gjatë se mërkurës, edhe pse ju duhet që të mendoni më shumë për këtë gjë. Të premten do posedoni energji të mjaftueshme. Kurse do të tërhiqni të tjerët gjatë fundjavës.