Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 9 nga 9
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore Fati përmes filxhanit të kafesë

    FATI PËRMES FILXHANIT TË KAFESË

    Kafeja është e zezë si djalli ,
    e ngrohtë si ferri ,
    e pastër si engjëlli
    dhe e ëmbel si dashuria.

    H Y R J E

    Jo vetëm te ne, por kudo në botë, kafeja nuk sjell vetëm kënaqësinë e oreksit, por ajo është shndëruar edhe në një pasion tjëtër.Pasi të pihet, me njohurinë e metodës së interpretimit të figurave që krijohen si gjurmë shtresash të mbetjes nga fundërina e saj, me pak intuitë dhe vullnet të mirë, vetes, por edhe shokëve dhe miqve tjerë, mund t’i vrojtoni të kaluarën dhe t’u parathoni të ardhmen. Se sa do t’i besoni një parathënie të fatit me një metodë të këtillë të parashikimit, mbetet krejtësisht çështje individuale e çdo lexuesi.

    Unë as që kem ndonjë qëllim kategorik për t’ju dëshmuar realitetin e saktësisë së suksesit të arritur, edhe pse, ka mjaftë njerëz nga rrethi ynë i përditshëm, që këtë metodë e kanë përsosur në atë nivel, sa që arrijnë rezultate fascinante në këtë drejtim. Deshëm ne ta pranojmë apo jo, është i pamohueshëm fakti se natyra njerëzore përherë është kurioze kur ka të bëjë me ndonjë parathënie të mundshme që eventualisht duhet t’i ndodhi në të ardhmen.

    Prandaj, edhe ata që tregohen më të zëshëm në kundërshtimin e fenomenit të parathënies, e pranojnë atë ma si tërthorazi në stilin, sikur… „ mund të këqyrni, ama... unë nuk i besoj këtyre dokrave“... duke I ngritur veshët për të përcjellë dhe regjistruar me vëmendje të madhe kallëzimin.

    Se si do ta pranoni këtë metodë të parathënies së fatit, sërish e them se mbetet krejtësisht çështje individuale e çdo lexuesi, por, që është më kryesorja, me njohjen dhe përsosjen e saj, mund të argëtoheni në çdo shoqëri të mire, duke qenë përherë në qendër të vëmendjes.

    Në librin tim titulluar “LETRAT E FATIT” botuar në maj të vitit 2002, kam sqaruar shumë aspekte të rëndësishme të vrojtimit të fatit në përgjithësi. Pasi që këto janë sqarime parimore dhe vlejnë në mënyrë gjenerale tek të gjitha llojet e vrojtimit të fatit, e shoh të arsyeshme që disa sosh t’i përsëris edhe në këtë broshurë, por, pa qëllim, të jetë pretekst e mungesës eventuale të materialit për prezentim.

    Ndoshta do të ishte e arësyeshme, që këtu, edhe një here të sqaroj veprimin logjik të ligjshmërisë së parathënies së ngjarjeve para se të ndodhin ato, por, atyre që u intereson kjo literaturë, le ta kërkojnë librin tim të fundit “LETRAT E FATIT”, në të cilin më gjerësisht kam përshkruar metodën e vrojtimit të fatit përms letrave të zakonshme të lojës dhe mënyrën e interpretimit të tyre .

    Sido që të jetë, disa prej gjërave të rendësishme do t’i përsërisim vetëm e vetëm që ta ruajmë renditjen e logjikës metodike të sqarimit të vetë lëndës

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    VROJTIMI I FATIT DHE SHARLATANTIZMI

    Kur përmendet vrojtimi i fatit në përgjithësi, pa marrë parasysh se me çfarë metode bëhet, gjithmonë hasim në mendime dhe vlerësime negative. Vrojtuesit e fatit paramendohen zakonisht “jevget” të veshura me veshje karakteristike, të cilat nuk kanë vendqëndrim të përhershëm dhe shëtisin prej një vendi në vend tjetër, duke mashtruar njerëz mendjelehtë, që i besojnë dokrave dhe trillimeve naive për ardhmërinë e tyre.

    Fatkeqësisht ashtu edhe është!

    Kontakti i parë i shumicës prej nesh me vrojtues të fatit kanë qenë pikërisht këto “jevge” sharllatane, që ndonjëherë krijohej përshtypja se ia kanë qëlluar diçka, por në fund, pasi vërejmë se kena humbur kot një sasi parash, me vonesë vlerësojmë se jemi të mashtruar.

    Mashtruesit vrojtues të fatit janë të shumtë. Në realitet, ata fare nuk e njohin metodën e mirëfilltë të vrojtimit të fatit. Ata janë vetëm llafazanë që në mënyrë perfide e kanë përsosur një teknikë të përpunuar të kallëzimit, të cilën, varësisht nga situatat, e plotësojnë ose e ndryshojnë sipas nevojës. Ata e njohin shumë mirë psikologjinë e njeriut. Bie fjala, një i ri ose e re 17-18 vjeçare, patjetër është i/e dashuruar ose ka një simpati. Këtë, ata e thonë në mënyrë gjenerale për çdokë. Dhe kuptohet, gjithmonë ia “qëllojnë”.

    S’ka njeri që nuk ka armiq, ose së paku që nuk mendon se ka armiq. Kur i thuani dikujt se dikush nga të afërmit punon kundër interesave t’uaja, gjithmonë ia keni qëlluar.

    Qëllimi i këtyre keqpërdoruesve është në rend të parë ta kënaqin kompleksin e vet të vlerës së ulët duke shkaktuar frikë-respekt të rrejshëm tek rrethi i tyre. Ata nuk janë kurrfarë personaliteti autoritativ, e këtë autoritet dëshirojnë ta arrijnë përmes kësaj forme të lehtëbesimit të njerëzve.

    Përveç këtij qëllimi subjektiv, vrojtuesit mashtrues kanë edhe qëllimin kryesor objektiv. Nga “zanati” i talentit të vet për llafazani, përfitojnë shuma të mëdha parash pa kurrfarë mundi dhe angazhimi të veçantë.

    Përveç shkaqeve të cekura, për të cilat më së shumti në opinion atakohen vrojtuesit mashtrues, janë edhe pasojat tjera të rrezikshme që nuk vërehen në fillim nga laikët, po më vonë lënë gjurma të dëmshme dhe katastrofale tek i vrojtuari: si për personalitetin e tij, ashtu edhe në raportet shoqërore me të tjerët.

    Mëkati më i madh në këtë aspekt është dhënia e sugjestioneve të gabuara për ngjarjet që duhet të ndodhin. Personat që kërkojnë vrojtimin e fatit janë njerëz tejet sugjestibil dhe i besojnë me tërë qenien e vet vrojtuesit. Prandaj, çdo thënie merret si sugjestion, i cili me kohë shndërrohet në autosugjestion të fortë, preokupim psikik, shqetësim, dhunti shpirtërore dhe në fund edhe pa dashje, realizohet në realitetin objektiv.

    Mëkati tjetër, poashtu i madh, i vrojtuesve-mashtrues të fatit është prishja e marrëdhënieve të shëndosha miqësore, shoqërore dhe familjare në rrethin e të vrojtuarit. Kjo bëhet me kallëzime të gabuara në stilin: Miku juaj i afërt ju mashtron, tezja, apo mbesa e juaj është gjeloze në sukseset tuaja, një fqinj edhe pse duket i mirë, punon kundër interesave t’uaja, bashkëshortja, apo e dashura, ju mashtron... simpatizon dikë tjetër ...etj.

    Njerëzit në parim gjithmonë dyshojnë në dikë edhe pse shoqërohen çdo ditë me të. Përherë në ne mbizotëron gjelozia, e posaçërisht në dashuri. Kjo është dhunti e brendshme, diçka intime, prandaj edhe merret si terreni më i përshtatshëm për manipulim. Nëse një dyshim për dikë të afërt ka ekzistuar si latente në ndërvetëdije, me vërtetimin e saj nga vrojtuesi-mashtrues shkakton besimin e fortë dhe nuk ka argument tjetër që mund ta bind atë për të kundërtën.

    Përmes një konflikti të imponuar nga tjetri, në këto raste prishen marrëdhëniet njerëzore me rrethin, edhe pse mendohet se ai nuk është shkaktar, por vetëm se ia paska qëlluar të vërtetën.

    Vrojtuesi i mirë i fatit, është:

    - Një person i përsosur dhe i ngritur shpirtërisht;

    - Ai është sinqerisht i vetëdijshëm për aftësitë e veta parathënëse dhe këto aftësi nuk i përdor kurrë për shërimin e komplekseve të veta të personalitetit të sëmurë, sepse ai as që ka komplekse;

    - Aftësinë e vet për parathënien e gjërave e kupton si dhuratë të Zotit dhe raportit të vet të shëndoshë me ligjshmëritë e Universit;

    - Ai, po ashtu e di se edhe keqpërdorimi mbrohet me ligjshmëri që vepron paralel me ligjet e tjera;

    - Është plotësisht i vetëdijshëm se të gjitha fenomenet që i vrojton për të ardhmen janë reale dhe duhet patjetër të ndodhin, prandaj kurrë nuk mundohet që përmes kallëzimit të vet t’i pengojë;

    - Njohjen e vet të këtij realiteti e paraqet si një preventivë këshilluese e parapërgatitjes për veprime në të ardhmen në evitimin e gabimeve të vetëkrijimit të ardhmërisë, e cila është gjithmonë në duart e vetë njeriut si individ;

    - Kurrë nuk e tregon të keqen, edhe pse atë e ka të qartë;

    - Ai më shumë flet për të kaluarën se sa për të ardhmen, e cila pritet të realizohet.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    VROJTIMI I FATIT PERMES FILXHANITTE KAFESË

    Për të qenë vrojtues i mirë dhe për të pasur sukses sa më të madh në vrojtimin dhe kallëzimin e fatit përmes filxhanit të kafesë, në rend të parë duhet të mësohet metoda e zbatimit të saj në praktikë dhe njohja e interpretimit të domethënies së spektrit të figurave të caktuara.

    Zakonisht vrojtimi fatit bëhet për një person tjetër dhe ai quhet “I VROJTUARI” (shumica këtë person e quajnë edhe si KLIENT, por unë jam i mendimit që më origjinale është fjala jonë shqipe “ I VROJTUARI”), kurse personi që e bën këtë vrojtim është “VROJTUESI”

    Fati përmes filxhanit të kafesë, veç personave tjerë, mund t’i vrojtohet edhe vetvetes dhe quhet vrojtim personal i fatit.

    Me vrojtimin personal të fatit, mund të kërkojmë shumë përgjigje nga jeta jonë e përditshme, ku kemi hamendje për marrjen e ndonjë vendimi konkret, me kusht që të jemi në gjendje t’i largohemi subjektivizmit dhe ngadhënjimit të emocioneve dhe ndjenjave të gabuara si paragjykime për veten. Sepse,vetë dëshira që të vrojtohet një dukuri e ardhshme është një pasiguri nga e ardhmja, gjë që do të nënkuptonte jostabilitet psikik emocional.

    Në këtë rast, frikët e ndryshme personale, nga njëra anë, dhe dëshira e madhe që të shohim vetëm mirë, nga ana tjetër, shpesh mund të jenë sinjale më dominante të vetëdijes racionale nga ato reale të intuitës irracionale.


    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    METODA E VROJTIMIT TË FATIT PËRMES FILXHANIT TË KAFESË

    Tek metoda e vrojtimit të fatit përmes filxhanit të kafesë, si parakushte themelore janë:

    - Kafeja duhet të pihet ekskluzivisht në filxhan adekuat të porcelanit dhe mundësisht të jetë pa dorëz (nuk është pa tjetër);

    - Vrojtimi i fatit nuk bëhet në asnjë mënyrë përmes filxhanëve të plastikës ose të ndonjë materiali tjetër, ndonëse edhe ato kanë cipë të bardhë vizëlluese;

    - Kafeja duhet të jetë diç më e fortë se e zakonshme dhe e vluar freskët;

    - Gjithnjë pihet e ngrohtë dhe ngadalë, gjersa shtresa e kafesë nuk fillon të akumulohet në fund;

    - Pasi vëreni se në filxhan ka mbetur pak shtresë kafeje, ajo sillet rrotull nga e majta, ashtu që mbeturina e mbetjes ta
    kaplojë tërë sipërfaqen e filxhanit. Ky ritual duhet të bëhet tri apo shtatë herë, sipas dëshirës;

    - Pasi ta keni bërë këtë veprim, filxhani kthehet ngadalë dhe mbyllet në pjatën e vet, duke e mbajtur në atë pozitë gjersa të supozohet se shtresa e mbeturinës së kafesë është tretur në tërësi;

    - Nëse filxhani ngritët më herët, patjetër vihet në një letër ose fashë të pastër që t’i thithet lagështia;

    - Në fillim filxhani vrojtohet me kujdes dhe vëmendje me qëllim të analizimit të të gjitha figurave që gjenden në te ;

    - Figurat që janë në maje, gjithmonë tregojnë ngjarjet që do të realizohen shumë shpejt;

    - Figurat që janë afër fundit ose diku kah mesi ,tregojnë ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën, ose janë në rjedhë e sipër;

    - Ndërsa figurat në fund të filxhanit, kanë të bëjnë me ndodhitë dhe ngjarjet rreth familjes, punës dhe çështjeve tjera të natyrës financiare;

    - Pasi të kryhet tërë kallëzimi i fatit nga filxhani, i vrojtuari gjithmonë, duke vënë gishtin tregues në mes, paralelisht mendon për një dëshirë në jetë. Dëshirat interpretohen shkurt dhe kombinohen me 1, 2 apo disa figura që paraqiten pas trusjes së gishtit. I vrojtuari bën zakonisht një ose tri dëshira. Assesi nuk bën as më pak e as më tepër;

    - Kohët ideale të vrojtimit në filxhan janë ditët e hënës së plotë, kurse kallëzimi bëhet vetëm nga momenti i lindjes dhe perëndimit të diellit;

    - Dita e vetme e cila nuk propozohet për vrojtimin e fatit nga filxhani i kafes është dita e diel e javës.

    INTERPRETIMI I SIMBOLEVE

    Para se të kalojmë në përshkrimin teorik të domethënies së figurave, në pika të shkurtra do të paraqesim metodikën e mësimit dhe të mbajturit mend të tyre. Nuk e kemi titulluar rastësisht “domethënie teorike”, sepse këtu kemi të bëjmë plotësisht me përshkrimin teorik të kuptimit të tyre. Domethënia praktike, siç do ta shohim në vijim, krejtësisht formulohet ndryshe dhe varet prej rrethanave konkrete gjatë vrojtimit të fatit.

    Aspak nuk është e preferueshme që këtë përshkrim teorik të domethënies së figurave ta mësoni përmendësh, pikë për pikë, ashtu siç është e përshkruar, sepse do të jetë një punë e mundimshme dhe kërkon një kohë të gjatë. Pastaj, gjatë vrojtimit praktik të fatit, detajet do të harrohen dhe do të vëreni se ju mungon diçka, e kjo është “gjuha e autorit” dhe stili i tij i përshkrimit. Duhet ditur se çdo individ ka stilin e vet të renditjes së fjalëve të një përshkrimi apo mendimi. Andaj, edhe ju duhet të krijoni dhe mbështetni stilin tuaj origjinal.

    Kur jemi tek gjuha dhe stili origjinal i komentimit të letrave, duhet theksuar edhe një dukuri të rëndësishme: gjatë kallëzimit të fatit mos përdorni fjalë dhe fjali që për të vrojtuarin do të jenë të pakuptueshme. Kallëzimin bëjeni gjithnjë varësisht nga niveli intelektual i tij (saj). Mësimi i domethënies së figurave bëhet veç e veç. Shikoni figurën e sendit që duhet mësuar domethënia dhe koncentrohuni në te. Ne në ilustrimet tona kemi paraqitur figurat që i supozuam se mund të duken ashtu, por ju para-fytyrojeni vetë sendin e emërtuar si figurë.

    Duhet patjetër të keni në dijeni se figurat e propozuara të gjërave me interpretim janë vetëm parafytyrime të mundshme, por ngjashmërinë e tyre gjithnjë do ta vëreni në filxhan si asociacion të saj. Kjo është gjë tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave nga filxhani i kafesë.

    Ashtu sikurse keni vërejtur, figurat e sendeve me domethënien teorike të komentimit të tyre janë të paraqitura sipas rendit alfabetik, prandaj, eksperienca e shumë të tjerëve ka treguar se mbajtja mend më e lehtë e tyre është sipas këtij rendit . Nëse ju mendoni dhe ndoshta keni edhe ndonjë mënyrë më origjinale, atëherë veproni ashtu.

    Kryesorja është që ju ta mësoni komentimin teorikë të tyre. Kur jeni të sigurt se e keni mbajtur mend një figurë me parafytyrimin e qartë të saj, gjithmonë kombinoni edhe domethënien teorike të figurës. Mos i mësoni menjëherë të gjitha figurat e parashtruara për një ditë apo një javë, sepse çdo gjë shpejt e mësuar, harrohet edhe shpejt.

    Nga eksperienca e shumë vrojtuesve të fatit përmes filxhanit të kafesë kam mësuar se më së miri është që të mbani në mend 1-2 figura në ditë. Ushtroni pandërprerë dhe ato do të përvetësohen spontanisht. Njëjtë, sikurse këngën që e dëgjoni me vëmendje dhe pa tentuar që me çdo kusht t’i mbani mend fjalët, pas disa ditësh filloni ta këndoni.

    Simbolet dhe interpretimi i tyre është një visar i vogël i figuracioneve që janë të mundura. Nëse gjatë vrojtimit në filxhan vëreni një figure, për të cilin nuk keni interpretimin e shkruar, atëherë duhet ta bëni atë sipas parimit global të logjikës nga figurat tjera të njohura . Natyrisht, që figurat gjatë praktikimit të vrojtimit të fatit në filxhan, mos pritni të jenë identike me ato që ne do t’i japim si ilustrim, mjafton që juve, si vrojtues i ardhshëm të fatit t’ju përkujtojnë në to. Fantazia dhe kreativiteti duhet ta kryejnë më tej punën e vet.
    Besojeni atë!

    Po ashtu, çdo gjë duhet të bëhet në relaksim të plotë fizik dhe mental, pa ngarkesa dhe emocione psikike, fundja, nëse nuk ia qëlloni çdo gjëje, askush nuk do t’ju sjellë para gjyqit. Në një qetësi të plotë shpirtërore dhe fizike (trupore) plotësisht do të vijë në shprehje intuita juaj personale, e cila kur të ushtrohet pak, gjithmonë do ta keni si mike më të dashur dhe besnike gjatë procedurës së vrojtimit të fatit. Mos u hamendeni asnjëherë në interpretimin e figurave.

    Gjithmonë thuajeni atë çka ju bie ndërmend më së pari, sepse hamendja e angazhon egon, e egoja gjithnjë gjërat intuitive i adapton dhe ia përshtat shijes së vet që shpeshherë nuk përkon me realitetin.

    Është me rëndësi që shpesh edhe t’i vrojtoni reagimet e klientit, por këtë do ta bëni më së miri pas një eksperience të fituar me kohë. Në fillim mjafton ta ndiqni vetëm intuitën tuaj. Gjatë interpretimit të figurave, duhet maksimalisht të vijë në shprehje intuita jonë personale, fantazia dhe elokuenca e të shprehurit. Përveç njohjes së domethënies teorike të figurave, intuita është, faktor themelor për ndërlidhjen e kallëzimit të vrojtimit.

    Edhe një element që është pa dyshim, i rëndësishëm tek vrojtimi i fatit në përgjithësi, reagimi spontan i të VROJTUARIT. Reagimi spontan i të VROJTUARIT ka të bëjë me qëndrimin e tij gjatë kallëzimit. Ajo bazohet në emocionet, lëvizjet e gjymtyrëve, zvogëlimin dhe zgjerimin e bebëzave të syrit, mimikën e fytyrës etj.

    Nëse bebëzat e syrit janë të zgjeruara, është shenjë se shumë gjëra gjatë kallëzimit të fatit janë të qëlluara dhe i VROJTUARI është i kënaqur me përgjigjen tonë, nëse bebëzat e syrit janë të ngushtuara, atëherë kemi të bëjmë me të kundërtën. Mimika po ashtu ka rëndësinë e veçantë. Ajo shprehet me shtrëngimin e muskujve të fytyrës dhe lirimin e tyre, mohimin ose pohimin me kokë, buzëqeshjet e lehta, grimasat karakteristike etj. Pohimet dhe mohimet spontane na ndihmojë të dimë se në çfarë drejtimi duhet orientuar kallëzimin tonë. Pra, a jemi në rrugë të mirë apo jo?

    Renditja e kallëzimit duhet patjetër të ketë lidhshmëri logjike të një tërësie. Ngjarja në mendimin tuaj duhet të rrjedhë si një film psikik. Në ndonjë interpretim kur nuk jeni të sigurt, kurrë mos u hamendeni, por thuani se edhe vetë nuk jeni të sigurt. Nëse intuita ju lason ndonjë parafytyrim, tregojeni atë menjëherë pa u hamendur se sa do të jetë e saktë. Dyshimi shkakton pasigurinë, e pasiguria është largim nga impulset e ndërvetëdijes që dërgohet përmes intuitës.

    Shpeshherë, kur ju del zëri si vrojtues i mirë i fatit, miqtë dhe dashamirët tuaj, kohë pas kohe, do të insistojnë, t’ua vrojtoni fatin. Nëse e ndjeni veten të padisponuar ose psikikisht të ngarkuar në atë moment, mos e bëni këtë, edhe përkundër insistimit të tyre, sepse do të pësoni dështim dhe do ta humbni besimin tek të tjerët. Për të qenë edhe më e dëmshme, do ta humbni vetëbesimin.

    Zakonisht, para fillimit të vrojtimit të fatit, qetësohuni në tërësi disa minuta, duke larguar nga mendimet tuaja situatat momentale, koncentrohuni plotësisht në figurat e paraqitura në filxhan duke urdhëruar në qetësi intuitën që të mobilizohet për t’ju ofruar sa më shumë informata. Kjo arrihet në atë moment të qetë, me urdhëresë të koncentruar: “Tani është koha”, “tani vepro”, “nisja”…etj. Mos dyshoni në këtë komandë dhënë intuitës, sepse dyshimi e ndërpret urë lidhësen e komunikimit.

    Me njohjen e mirë paraprake të domethënies teorike të figurave dhe me intuitën e hapur, kallëzimi i fatit nga ju do të rrjedhë si një film që ju e shikoni para ekrani. Mos nguroni duke bërë pauza të dyshimta gjatë kallëzimit, por thuajeni atë menjëherë çka ju bie aty për aty ndërmend. Me ushtrime dhe me kalimin e kohës, këtë komunikim të ndërsjellë do ta automatizoni. Ajo i përngjan shembullit të mësimit të ngasjes së biçikletës. Në fillim keni dyshim dhe frikë, por më vonë ky veprim mishërohet dhe kryhet instinktivisht.

    Mësimi i domethënies së figurave bëhet veç e veç. Shikoni figurën e sendit që duhet mësuar domethënia duke u koncentruar në të. Ne në ilustrimet tona kemi paraqitur figurat që i supozuam se mund të duken ashtu, por ju parafytyrojeni vetë sendin e emërtuar si figurë. Duhet të keni patjetër në dijeni se figurat e propozuara të gjërave me interpretim janë vetëm parafytyrim i mundshëm yni, por ngjashmërinë e tyre gjithnjë ju do ta vëreni në filxhan si asociacion të tyre.

    Interpretimi i simboleve dhe parashikimi i ngjarjeve gjithmonë duhet të bëhet me figura të kombinuara si tërësi, gjegjësisht si lidhshmëri e tyre kallëzimore. Për këtë shkak duhet ta zhvilloni intuitën dhe fantazinë. Kurrë mos i ngatërroni bindjet tuaja gjatë interpretimit me njohuritë eventuale që i dini për personin, por atë gjithnjë bëjeni spontanisht, duke analizuar figurat dhe tërësinë e tyre. Kjo është gjëja tejet e rëndësishme që duhet mbajtur mend patjetër gjatë mësimit të interpretimit të figurave.

    Para se ta lexoni domethënien, duhet ta parafytyroni patjetër me sy të mbyllur sendin Ashtu sikurse keni vërejtur, figurat e sendeve me domethënien teorike të komentimit të tyre, janë të paraqitura sipas rendit alfabetik. Edhe eksperienca e shumë të tjerëve ka treguar se mbajtja mend më e lehtë e tyre është sipas kësaj metode.

    Kështu, dalëngadalë, arritëm në fundin e fillimit në përgjithësi të përshkrimit të kësaj metode tejet të përhapur të vrojtimit të fatit. I tërë ky vistër figurash të prezantuara në këtë broshurë, nuk mbyllet me këtë koleksion, por ka edhe shumë të tjera që ju si praktikant vrojtues i fatit do t’i hasni gjatë eksperiencës suj të mëtutjeshme. Analizoni me vëmendje logjikën e përshkruar të sendeve dhe krijoni një asociacion intuitiv edhe për sendet tjera të përditshmërisë sonë, të cilat nuk janë të përfshira me këtë shpjegim.

    Për fund, duhet patjetër t’ju përkujtojë edhe një herë se tek metoda e vrojtimit të fatit përmes filxhanit të kafesë, parimisht është tejet e rëndësishme njohja e interpretimit të figurës, por ajo, nëse është e rrethuar edhe me figura tjera, domethënia mund t’i ndryshohet dhe t’i adaptohet tërësisë kallëzimore.

    Çka do të thotë kjo?

    Nëse, p.sh, vërejmë një figurë në filxhan që ka interpretim negative, por në afërsi të saj gjendet një figurë (ose disa figura) që kanë një interpretim pozitiv, gjithmonë zbutet, zbehet ose edhe anulohet në tërësi ndikimi negativ i figurës në favor të atyre pozitive. Se cili interpretim është më domethënës, po ashtu ka rol edhe qartësisë e figurës. Nëse një figurë është më pak e qartë, atëherë ndikimi i saj në figurat tjera, që janë të shprehura si më të qarta është më i vogël.

    Edhe disa sqarime rreth interpretimit të dëshirave. Pasi të bëhet kallëzimi i tërësishëm i fatit nga filxhani, nga i vrojtuari kërkohet edhe kallëzimi i dëshirës apo dëshirave konkrete. Sikurse cekëm më sipër, i vrojtuari përmes shtypjes me gisht në mesin e filxhanit, shkakton gjurmën e krijimit të figurave të cilat do të parathënin mundësinë e realizimit apo mosrealizimit të dëshirës.

    Dëshira me vënien e gishtit në fund të filxhanit bëhet në gjendje të koncentrimit dhe relaksimit duke parafytyruar dëshirën konkrete në momentin e trusjes së gishtit. Është parim themelor i ritualit të vrojtimit të fatit përmes filxhanit se tek dëshirat gjithmonë ato që kanë të bëjnë për dashuri, martesë, seks...etj, përherë trusja bëhet me gishtin e unazës së dorës së djathtë, ndërsa për dëshirat tjera, trusja mund të bëhet edhe me gishtërinjtë tjerë të dorës.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE

    1. AEROPLANI- Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.

    2. ANIJA- Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se dëshira e caktuar është në rrugë e sipër për tu realizuar.

    3. ARIU-Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanesot një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritativ. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje...

    4. BALENA-Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor, artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.

    5.BARKA- Nëse do të jeni në ndonjë situatë të papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv. Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush që ju më së paku e keni pritur.Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.

    6.BRAVA- (e derës)- Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes.Vështerrsi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.

    7.BRETKOSA- Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.

    8.BREDHI- Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese. Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezentim, simpozium...Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.

    9.BRESHKA-Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi t’ju jepet një kritikë publike.Vështrësitë ose rruga e gjatë deri tek arritja e qëllimit.Nëse kjo figurë paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës, djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores: “Duhet ta nxejmë karigën mirë”

    10.BLETA (bleta)- Shenja pozitive sukses në çdo lëmë.Zakonishit suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas
    një angazhimi me pune të palodhur dhe këmngulëse.Nëse është në maje të filxhanit, atëherë thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.

    11.ÇEKIÇI- Nëse është në maje të filxhait, do t’i përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt në familje apo me dikë që e doni.Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.

    12.ÇELËSI- Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë.Nëse jan dy çelësa ose njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes, ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse është afër ndonjë figure me interpretim negativ, prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

    13.DALLANDYSHJA - Shumë shpejt i bini vendimet e rëndësishme.Ka raste kur këto vendime janë të qëlluara, por ky nxitim, shpesh mund t’ju shkatojë edhe veprime të gabueshme që do të kenë pasoja fatale në jetë. Poashtu kjo figurë komentohet si udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.

    14.DARDHA- Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.

    15.DRURI- Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

    16.DIELLI- Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në çdo lëmë...Përherë zbut dhe rregullon kah optimizmi të gjitha figurat tjera negative që e rrethojnë.Tek dëshira, do të thotë realizimi i pakontestueshëm dhe i plotë i saj.

    17.DHIJA - Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë.Nëse merreni me transakcione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

    18.ELEFANTI- Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e ardhmja e sigurt...

    19.FËMIJA- Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha.Këjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht rimëkëmbje pas një periode të vështirë.

    20.FEMRA (vasha) - Fat dhe kënaqësi.Shumë femra:skandal, koritje, thashethëme.Nëse figura është në fund të filxhanit, një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE

    21.FLUTURA- Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.

    22.FIGURA NJERËZISH- Jeni në qendër të vemendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga figurat tjera përreth...

    23.GËRÇAKU-Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e shërimit të plotë. Në përgjithësi - periodë e suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet duke u plotsuar dhe zgjëruar në afërsi me figurat tjera që e rrethonjë.

    24.GËRSHËRA-Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.

    25.GOZHDA- Kini kujdes! Ju kanoset një padrejtësi e madhe. Marrje në gojë përmes thashethëmeve. Urrejtje...Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.

    26.GONDOLA (varkë)- Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes,dashuria romantike.Nëse është afër fundit, llafosje me të dashurin dhe probleme familiare në lidhje me trathtinë që është bërë nga ana juaj.

    27.GOVATA- Në këtë periodë duhet të keni shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.

    28.GOTA E QELQIT- Respekti, nderimi, sinqeriteti, pastertia shpirtërore.Kombinim i mrekullueshëm për komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.

    29.GJARPËRI- Komentimi i simbolit të gjarprit në të gjitha parathëniet e fatit me çfarrëdo metode, gjithmonë nënkupton thashethëmet, intrigat dhe mundësinë ekomplotit ndaj jush.Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti, kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me domethënien e komentit të figurave tjera që e rrethojnë.

    30. GJETHI- Do të merrni një lajm të rëndësishëm.Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta me rëndësi.Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simblit të pemës.

    31.HARDHUCA- Ruajuni nga tradhëtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve.jeni të rrethuar me njerëz të dyshimt.Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).

    32.HARTA- Edhe harta trajtohet njera ndër shenjat më pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë.Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.

    33.HËNA- Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndrim të vendit të punës; gjysëmhëna-janë të mundura akcidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (levërdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorcë. Ky symbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.

    34.INSEKTI-Ju presin brenga të vogla të cilat do t’i përballoni me sukses. Kjo figurë e paraqitur në maje të filxhanit, ka të bëjë me personalitetin tuaj; kah mesi i filxhanit, me punën dhe biznisin që momentalisht e kryeni; afër fundit, me farefisin dhe miqtë; në fund të filxhanit gjithjë interpretimi i saj ka të bëjë me familjen.

    35.JAHTA (me vela)- Edhe pse nuk e shihni këtë, ju jeni të rrethuar me njerëz lakmiqar dhe gjelozë. Po ashtu kjo, figurë mund të komentohet edhe si arritja e një sukses të papritur në ndonjë lëmë të jetës suaj.

    36. KALI (ati) - Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju presin lajme të mira.Nëse shihet vetëm figura e kokës, atëherë do të keni një lidhje të re intime.

    37.KALI ME NJË BRI - Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë.Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë.Nëse do të vazhtoni të mos i vëreni, dashuria e tyre e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë.Kujdes!

    38.KATRORI-Shenjë e keqe. Mërzi ... jodisponim...melankoli... Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe veprim në të ardhmen.

    39.KAPELA- Periodë shumë e sukseshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj bashkshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush asaj/atij ti vardiset.

    40.KARRIGA- Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rethar me pika, ju pret një fitim i madh.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE

    41.KËRPUDHA- Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë.Ndërrimi vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një strofulle të re,fitore materiale.Nëse është kah fundi i filxhanit, do
    të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshatshme. e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare.
    Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë.Kujdes!

    42.KULSHEDRA- Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër...Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

    43.KOMETA - Do të merrni një lajm për ndonjë risi të rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur.
    Do të keni një befasi të këndshme.Dikush do t’ju
    vizitojë papritur.

    44.KRAHËT (e shpezëve)-Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive.Në këtë periodë çdo nismë e çfardo
    pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

    45.KRYQI - Në maje të filxhanit, i plotë dhe i mbushur - sukses në ndonjë projekt, punë apo në ndonjë veprimtari.Përmbushje e dëshirës. Nëse kryqi është në fund të filxhanit ,i zbrazët dhe me kontura të bardha, shenja më e keqe. Sëmundja e rëndë, vdekja e ndonjë të dashuri etj. (Në emër të parimit etikë së vrojtuesit të mirëfilltë, këtë figurë nuk ju kisha preferuar. Sado që të hasni në të, mos ia komentoni askujt).

    46.KREVETI (shtrati)-Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i paregulluar- probleme të vogla të natyrës
    personale.

    47.KTHETRAT E SHTAZËVE-Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni...jeni të rrethuar me armiq.Kurrë mos i tregoni asku gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me askë. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

    48.KURORA- Edhe kjo shenjë komentohet si tejet positive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të jetës.Domethënien dhe mundësinë e zgjërimit të saj jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë
    e kuptimit logjik.

    49.KROKODILI- Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komuniokacion .Befasi përherë të pakëndëshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien pozitive të figurave tjera.
    .
    50.LAKURIQI I NATËS- Largojuni thashethemeve dhe intrigave. Ashtu sikurse juve nga tëtjerët, edhe thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme. Analizoni më detajisht qëndrimet dhe sjelljet tuaja ndaj të tjerëve .

    51.LAKRA- Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertëdhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanëndonjë interes personal, të cilin e realizojnë perms jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.

    52.LULJA- Do të realizohet një dëshirë e kahmotshme.Mendohet në send apo dëshirë, si matiariale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi rrezik, ndikon në zbutjen dhe balansimi kah optimizmi dhetejkalimi i vështrrsive.

    53.LIBRI-Nëse është i hapur, atëhere do të keni probleme me organet shtetërore, me denime, sanksione materiale
    dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta dëshmuar
    një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë e cila ju takon, por që me kohë ju është cënuar.

    54.LEPURI-Nuk e keni ndërgjegjen e pastër. Diçka ju ngacmon dhe ju mundon.Ndoshta fjala është për ndonjë
    gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për të. Keni frikë dhe pasiguri.Ndjenja juaj mund të parashkruhet plotësisht paranoide.Nëse afër saj është ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston rrugëdalja nga kjo gjendje.

    55.LUANI-Shenjë e mire. Jeni të rrethuar me miq dhe shokë besnik.Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e tyre. Sukses në të gjitha lëmenjëtë, sepse keni guxim dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e shpirtit tuaj.

    56.MARIMANGA- Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia pregatitni dikujt, nuk do të ket sukses.Për këtë mund të keni pasoja serioze.

    57.MJELLMA - Krijesë e urtë dhe hyjnore.Gjithmonë komentohet si sukses në të gjitha lëmejtë e jetës. Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.

    58.ORA- Nëse është në maje të filxhanit , duhet të jeni të shpejtë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të
    përcaktuara. Koha nuk pret , sepse më vonë do të jetë me të vërtetë vonë.Nëse është në mes, ju vjen një rast
    i përshtatshëm të cilin me çdo kusht duhet ta shfrytëzoni. Nëse është në fund, kujdes nga rreziqet , ju kanoset sëmundja , aksidenti, apo ndonjë fatkeqësi tjetër.

    60.OMBRELLA- Jeni të vetmuar dhe ndjeheni të braktisur,prandaj ju nevojitet një strehim, mbrojtje e dikujt,një mbështetje... Nëse ombrella është e hapur, atëherë mos u brengosni - do ta gjeni mbështetjen. Nëse ombrella është e mbyllur nuk do të keni përkrahje apo mbështetje nga askush, edhe pse e keni pritur këtë, posaçërisht nga ata më të dashurit.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE

    61.PALMA-Është symbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjes të filgjanit tregohet.

    62.PEMA- Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitiviteti i saj rritet veçanërisht kur është sezona e pemëve që paraqitet si figurë në filxhan.Zakonisht figura e pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

    63. PESHORJA- Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje megjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqsore dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA” interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njerën anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorzim gjyqsor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqsore.

    64.PESHKU- Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete familjarë.

    65.PROFILI (i njeriut)- Kontakte dhe miqësi të reja. Ju pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjërim i shoqërisë.Kryekput shenjë pozitive. Nëse është në afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një personi të cilin posa e keni njoftuar.

    66. PESËKËNDËSHI-Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit.Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

    67.POMPA-Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj, këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe paqartësive jetësore.

    68.PUSHKA- Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar.Më e papërshtatshme do të ishte nëse është
    në fund të filxhanit,pasiqë do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

    69.QIZMET- Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë.Ata që luajnë lotari, do të ken fitimin
    e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë etj.Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i largët nga shtëpia.

    70.QIRIRI- Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale.Si figurë e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës, diplomim, dhënie të provimit . . .

    71.QENI- Miqësi dhe sinqeritet. Nëse qeni është në vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.

    72.REVOLJA-Respektoni ligjshmëritë morale ligjore dhe njerëzore.Ato janë bazë e etikës së një shoqërie. Shpesh në varshmëri nga shenja apo shenjat tjera në afërsi, komentohet si kontakt i fsheftë seksual me gruan apo burrin (femra) e dikujt te afërt. Nëse nuk veproni kështu, mund të keni probleme.

    73 RRETHI- Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më
    e qartë të jet, aq më shpejtë do të realizohet kjo dëshirë

    74. SËPATA- Ju presin situata të pazgjidhurr dhe pengesa serioze në synimet tuaja.Nëse rrethohet me ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht, atëherë ekziston dalje nga këto situata.

    75.SKELETI-Perudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton varfërim, por edhe sëmundje të mundshme.

    76.SPIRALJA (anijes)- Nëse figura duket në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e rrethuar me pika, atëher interpretohet si një fitim financiar në lojra të fatit.

    77.SHARRA- Dikush punon në drejtim të rrezikimit të interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë familjare dhe raportet farefisnore.Nëse figura e sharrës paraqitet në momentin e komentimit të dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo kusht tentohet të pengohet nga ndokush.

    78.SHQIPONJA- Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me
    udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me organet tjera shtetërore.

    79.SHTËPIA-Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime... Në përgjithsësi- moment i përshtatshëm për planet tuaja.

    80.SHKALLËT- Shenjë tejet pozitive.Sukses në çdo drejtim... Përparim në afarizëm, karrierë ...Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhevështirësive jetësore.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore

    DOMETHENJA TEORIKE E FIGURAVE

    81.SHIGJETA- Shumë shpejt mund të pranoni lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme, por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.

    82.SHTYLLA- Mos u sillni me mendjelartësi dhe prepotencë. Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve
    që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin ditë të lumura dhe suksese , përparim në jatë.

    83.SHKRONJA TË ALFABETIT- Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e
    alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të rëndë, pikëllim...Nëse është figura e shkronjës në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe tradhëti.

    84.SHPORTA-Shenjë tejet pozitive. Nëse është në maje të filxhanit, rilindje në familje, domethënë lindja e fëmijës, gjegjësisht anëtarit të ri të familjes.Sukses në punë, realizim i suksesshëm i një projekti, plani apo dëshire...nëse është e mbushur me lule, atëherë, ju presin lëvdata, mirënjohje dhe respekt shoqërorë. Nëse shporta është e rrethuar me pika, kini kujdes se mund t’ju kanoset një humbje e madhe financiare.

    85.TELEFONI- Harresa mund t’ju shkaktojë dëme të konsiderueshme në jatën tuaj.Kjo shpeshherë nga disa vrojtues të fatit përmes filxhanit komentohet edhe marrja e ndonjë lajmi të pritur.Nëse figura paraqitet pas vënjes së gishtit për dëshirën, atëherë paraprakisht në lidhje me dëshirën tuaj, së shpejti do të merrni një lajm përmes telefonit.

    86.TORBA (trasta)-E hapur jeni në rrezik, dikush ju përcjell. Nëse është e mbyllur dhe në fund të fixhanit, atëherë do të keni sukses t’i shmangeni një situate tejet të parëndësishme.

    87.TREKËNDËSHI- Nëse është i këthyer kah maja e filxhanit, ju pret një sukses i madh, nëse është i kthyer kah fundi, atëherë planet tuaja nuk do të realizohen. Te dëshira, kjo shenjë komentohet si një ituatë e koklavitur dhe e pasqaruar sa duhet.

    88.TAVOLINA- Ju pret një takim me shoqëri të gjërë. Biseda të rëndësishme në drejtim të përparimit të biznesit dhe pasurisë financiare.Lidhja e një kontrate të re me një zgjërim dhe avansim edhe më të madh të bisnesit ekzistues.

    89.UNAZA-Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme
    është në shkatërrim e sipër.Për të pamartuarit dhe beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen e fejesës.Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do të keni lidhje stabile bashkëshortore.Afër fundit të
    filxhanit, ndarje.Nëse është në fund të filxhanit, vdekja e personit të dashur, mikut, njërit bashkëshort.
    Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.

    90.VALIGJJA -Do të merrni një lajm të rëndësishëm dhe tejet të pritur nga një person.Dikush do t’ju vizitojë befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit, kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.

    91.VEZA-Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmië të jetës.Edhe ky symbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.

    92.VIJAT- Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave komentohen në nënyrë të veçantë kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe
    të qarta, sukses i shpejtë.Nëse janë të lakuara dhe parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.

    93.VIOLINA - Shokët dhe miqtë ju gjelozojnë dhe nuk dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe lajkatojnë me komplimente.

    94.VARGMALET- Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht fitim financiar.

    95.XHYGYMI (i çajit)- Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër fundit,i largoheni fjalëve , zënkave dhe konflikteve në shtëpi.

    96.YLBERI- Rilindje,tejkalim I të gjitha problemeve jetsore. Rifillim i ndonjë pune të re.Gjithnjë edhe kjo figure kombinohet dhe interpretohet në mvarshmëri me figurat tjera që e rrethojnë.

    97.YLLI-Nëse ka më shumë se gjashtë dhe më pak se pesë rema-probleme të mundshme financiare.Nëse janë një
    grup yjesh, atëherë ju pret një ngjarje e dhembshme. Nëse gjendet afër ndonjë shenje që komentohet si negative, atëherë afërsia e yllit nënkupton ekzistimin e shpresës së daljes nga kjo gjendje ose situatë e vështirë.

    98.ZARFA ( e letrës)-Do t’ju vijë një lajm. Nëse figura e zarfës nuk reflektohet si e qartë, atëherë ju presin lajmet e papërshtatshme. Nëse është rrethuar me pika, ju presin humbje financiare. Nëse ëstë e rrethuar me yje ose ndonjë figure të arrmës së zjarrtë, ka mundësitë keni punë me organet shtetrore të policisë.

    99.ZOGJËT- Nëse janë në fluturim, atëherë shumë shpejt do të pritni lajme të mira. Nëse qëndrojnë në vend, ju
    pret një rrugë e sukseshme. Posaçërisht nëse janë tufë atëherë është shenjë tejet fatlume.

    Adnan Abrashi
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

Tema te ngjashme

  1. Fati përmes monedhës
    By Administratori in forum Astrologji
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 03:39
  2. Numerologjia – numrat dhe fati
    By Administratori in forum Simbolike
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 19:07
  3. FATI .........c'fare eshte
    By unevetvetja in forum Psikologjia
    Pergjigje: 40
    Postimi i Fundit: 07-06-2008, 01:28
  4. C'fare eshte Fati?! fuqi:dituri:apo?????
    By antivirusi in forum Psikologjia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2007, 15:48
  5. Fati sipas numrave!
    By Administratori in forum Kuriozitete
    Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 08:11

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.