Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Toni Dovalani vallezon me yjet!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 03-03-2006, 21:30
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Toni Dovalani vallezon me yjet!

TONI DOVOLANI VALLĖZON ME YJET
Diana Brozi

Tony Dovolani, njė shqiptaro-amerikan qė jeton prej 2 dekadash nė SHBA me familjen e tij, ka pėrjetuar njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe tė padiskutueshėm ne profesionin e tij si kėrcimtar. Prej rreth 8 javėve, ai dhe partneria e tij me njė bukuri mahnitėse, Stacy Kibler, diva e Wresling pėr femra nė SHBA, kanė bėrė pėr vete me kėrcimet e tyre gjithė publikun amerikan ne emsionin "Dancing with the stars" te rrjetit te madh televiziv ne SHBA, ABC. Ky program artistik ishte konceptuar si konkurim i 10 cifteve te perbera prej nje ylli te afirmuar ne SHBA, me nje kercimtar profesionist. Edhe pse Tony & Stacy u eleminuan naten finale te ketij konkurrimi, gati te gjithe shikuesit ne salle dhe perballe ekraneve te televizioneve vleresuan kete cift si ciftin me simpatik dhe mbreselenes nga te gjithe konkurrentet.

“Dancing with the Stars” (Vallėzimi me yjet) ėshtė njė ndėr programet mė tė ndjekura nga teleshikuesit nė kanalin ABC nė SHBA. Ēdo ēift konkurrues pėrbėhet nga njė profesionist dhe njė amator. Tė gjithė amatorėt janė tepėr tė njohur nga publiku amerikan dhe disa janė aktorė, sportistė, etj., prandaj edhe show e ka marrė titullin “Vallėzim me yjet”. Kėrcimtarėt profesionistė, qė nė njė farė mase kanė barrėn mė tė rėndė pėr tė mėsuar “yjet” se si tė kėrcejnė sa mė profesionalisht nė pistėn e vallėzimit, bėjnė koreografinė dhe zgjedhin muzikėn.

Nė program marrin pjesė edhe tre gjyqtarė kėrcimi profesionist, tė cilėt japin mendimin e tyre nė lidhje me kėrcimin qė bėjnė ēiftet, por sidoqoftė vota vendimtare ėshtė ajo e teleshikuesive, tė cilėt votojnė pėr ēiftin e tyre tė preferuar ose nėpėrmjet numrave tė telefonit qė shfaqen nė ekranin televiziv pėr secilin ēift, ose nėpėrmjet internetit. Ajo qė e bėn mė interesante kėsaj radhe kėtė cikėl spektakli ėshtė se nė finale, qė do tė organizohet ditėn e djel mė datėn 26 shkurt, kanė dalė tre ēifte, por ēifti qė mendohet se mund tė dalė fitues ėshtė ēifti mė simpatik, mė i kombinueshėm, Stacy dhe Tony, dhe qė komuniteti shqiptar kudo nė SHBA ėshtė entuziazmuar dhe po pėrpiqen qė tė komunikojnė me njėri?tjetrin sa mė shumė nė mėnyrė qė tė nxiten pėr tė votuar e shtuar numrin e votave pėr ēiftin Tony dhe Stacy.

Toni Dovolani, ky shqiptar ka bėrė pėr vetė publikun amerikan me aftėsinė e tij profesionale tė padiskutueshme, por numri i fansave po rritet gjithnjė e mė tepėr pasi talenti ėshtė harmonizuar jo vetėm me pamjen e tij burrėrore, por edhe me karizmėn sa elegante, po aq edhe tunduese.

Po kush ėshtė Toni Dovolani?! Ai ka ardhur nė SHBA mbas viteve 1990 me familjen e tij, kur ai ishte vetėm 14 vjeē dhe qė nė fillim ka shfaqur interes nė fushėn e kėrcimit. Ai pati mundėsinė qė tė ndjekė Akademinė e Vallėzimit “Fred Astaire”, ku padyshim pasioni i tij u shpalos dhe jeta e tij do tė merrte drejtim krejt tjetėr. Toni Dovolani ka udhėtuar nėpėr botė si kėrcimtar profesionist dhe ka fituar edhe kupa tė ndryshme. Nė 2005 ka qenė kampion i “Ritmit Botėror” tė vallėzimit. Toni ka ndihmuar nė realizimin e filmit “Shall we Dance?” (A do tė vallėzojme?) ku kanė marrė pjesė aktorėt mė tė njohur tė Hollivudit, Richard Gere dhe Jennifer Lopez.

Z. Dovolani trajnoi Jennifer Lopez si tė kėrcejė por gjithashtu luajti njė rol tė vogėl nė film, rolin e njė djali negativ latin. Por do tė ishte pikėrisht spektakli “Vallėzim me yjet” qė me tė vėrtetė do ta bente Toni Dovolanin njė “yll” jo vetėm tė afirmuar nė fushėn e vallėzimit por tė admiruar edhe nga miliona shikues. Eshtė mahnitėse se si talenti i tij e ka shndėrruar sportisten e famshme tė restling Stacy Keibler, nė njė madamė tė vėrtetė vallėzimi. Ēifti “Stacy & Toni” padyshim ėshtė ēifti mė i preferuar pėr miliona shikues, por e diela do ta finalizojė kėtė garė spektakolare tė vallėzimit. Konkurrimi asnjėherė nuk ėshtė i lehtė, pasi votės nuk i dihet dhe nuk do tė jetė aq e lehtė pasi rivaliteti ėshtė edhe tepėr i fortė. Ēifti rival pėr “Stacy & Toni” ėshtė edhe “Drew & Cheryl”. Drew Lachly ėshtė vėllai i Nick Lachly, i cili ėshtė aq i pėrfolur nga shtypi amerikan pasi po kalon njė divorc tė hidhur me kėngėtaren e famshme tė pop muzik Jessica Simpson.
Prandaj, tė tėrė shqiptarėt kudo qė janė nė SHBA, janė entuziastė por edhe optimistė nė fitoren e kėtij spektakli nga ana e Tonit, qė disa thonė se ėshtė nga Peshkopia e Shqipėrisė, disa thonė kosovar, e ē’rėndėsi ka, Toni Dovolani ėshtė njė shqiptar qė kultivoi talentin e tij nė vendin e mundėsive dhe ėshtė kėnaqėsi pėr ne shpiptarėt qė nė fushėn e artit kėtu nė SHBA, shqiptari, ky kėrcimtar i talentuar, po bėn njė emėr kaq tė mirė. Le t’i urojmė suksese dhe fitore tė dielėn mė 26 shkurt.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani1.jpg (23.0 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani2.jpg (21.5 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani3.jpg (22.4 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani4.jpg (40.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani5.jpg (21.9 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani6.jpg (26.0 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani7.jpg (27.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani8.jpg (38.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani9.jpg (37.1 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani10.jpg (22.6 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg tonidovalani11.jpg (21.2 KB, 0 vezhgime)
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Berisha: Alibeaj, njė nga yjet e sė drejtės informuesi Politika shqiptare 0 17-11-2007 19:20
Yjet qe bien me... Rollsa, Ferrari dhe Lamborghini Administratori Kulture 0 07-05-2007 12:20
Toni Candeloro - Dashuria ime per Teatrin Shqiptar te Operas dhe Baletit Administratori Kinemaja dhe Televizioni 1 17-02-2007 04:46
Pleqeria & yjet Njolla Chit-Chat 8 17-02-2005 12:51
Toni Braxton Qershija Lyrics 2 08-12-2004 01:42


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 08:29.




Parajsa Shqiptare