Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Shpetoni Shen Kollin dhe Gjin Aleksin

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-07-2006, 13:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shpetoni Shen Kollin dhe Gjin Aleksin

Shpėtoni Shėn Kollin dhe Gjin Aleksin!
Thoma Nika

Dy monumente unikalė nė Sarandė nė vėmendjen e universiteteve italiane. Profesori i studimeve ballkanike nė Venecia, Gianclaudio Maccharella konstaton gjendjen serioze.

Ndėr 115 monumentet e kulturės qė gjenden nė rajonin jugor Sarandė-Delvinė, dy prej tyre kanė tėrhequr vėmendjen e tė huajve jo thjesht si vizitorė. Profesorė, arkitektė, historianė, restauratorė e arkeologė nga qendra e studimeve ballkanike me qendėr nė Venecia, nga vizita e bėrė nė kėto dy objekte, duke u pėrballur me vlerat dhe dėmet, u nxitėn pėr tė bėrė ndėrhyrje shpėtuese. Kjo u kthye dje nė trajtėn e njė debati mes arkeologėsh e specialistė tė monumenteve nga universitarė italianė qė vinin nga Milano, Bolonja e Bari, por edhe nga qendra e qytetėrimit anatolik nė Stamboll.

Debati ėshtė drejtuar nga profesorėt shqiptarė Apollon Baēe e Aleksandėr Meksi. Cilat janė teknikat mė bashkėkohore tė mundshme pėr t’u aplikuar nė rehabilitimin e dy monumenteve tė cilėsuar unikalė pėr vlerat arkitekturore, monumentale dhe religjioze qė paraqesin. Janė manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam dhe kompleksi islamik i Gjin Aleksit. Me iniciativėn e Prof. Gianclaudio Maccharella, drejtor i Qendrės sė Studimeve Ballkanike tė Venecias, dhe nėn ekspertizėn e arkitektit-restaurator Reshat Gega, ka nisur praktika e realizimit tė projektit qė do t’i rehabilitojė kėto dy monumente, pėr t'i kthyer nė objekte tė turizmit kulturor. Prof. Macchearella pėrgjigjet.

Profesor cila ėshtė arsyeja qė ju i cilėsoni unikalė kėto dy monumente?
Manastiri i Shėn Kollit nė Mesopotam qėndron nė majė tė tėrė monumenteve tė rajonit tė Ballkanit e mė gjerė. Pėrsėrisim dendur fjalėn unikal, por nė rastin e tij kjo ėshtė fjala e duhur. Nga konsulta edhe me ekspertin shqiptar Reshat Gega, kemi konkluduar se unikalen ai e ka nė zgjidhjen konstruktive. Do thoshja se pėrfaqėson njė model qė ėshtė i vetėm nė gjithė botėn bizantine, pa diskutuar pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin. Tė gjithė ata qė merren me bizantinistikėn, arkitektė, historianė etj., nuk kanė gjetur deri mė sot njė model tė kėsaj kishe. Bėhet fjalė pėr njė ndėrtim tė tillė ku salla, nė pjesėn qendrore tė ambientit tė kishės formohet nga njė mbulesė, e cila pėrbėhet nga katėr kupola. Ato mbėshteten nė pjesėn qendrore tė sallės vetėm me njė kolonė. Nė tė gjitha rastet e tjera kishat mbulohen nga akse tė qėndrueshėm me disa kolona. Ky ėshtė i vetmi rast vetėm me njė kolonė brenda dhe e gjitha ngarkesa, pesha e madhe qė vjen nga lart “shkarkohet” nė kėtė kolonė. Po kaq i rėndėsishėm ėshtė edhe kompleksi islamik i Gjin Aleksit nė Rusan, qė dėshmon edhe pėr njė bashkėjetesė tė rrallė tė tre religjioneve gati nėn njė ēati.

Nė ē’shkallė janė prekur nga degradimi vlerat e tyre?
Situata e alarmit ėshtė e tillė qė njė lėkundje mė shumė mund ta rrėzonte ndoshta komplet manastirin e Mesopotamit. Ėshtė pėr tė ardhur keq se pėrfaqėson njė monument unikal nė botė. Gjithnjė ka nevojė qė monumentet tė shpėtohen dhe tė vihen nė kushte tė qeta e tė pėrjashtohen faktorėt degradues. Por kjo ėshtė edhe mė imperative pėr rastin e manastirit tė Mesopotamit dhe kompleksit islamik tė Rusanit, pėr rivlerėsimin total tė tyre. Dėmtimet fatkeqėsisht janė tė mėdha.

Ato nga ana jonė janė evidentuar me teknika dixhitale dhe janė treguar me detaje nė forumin e sotėm (e djeshėm). Ato mund tė klasifikohen serioze, por fatmirėsisht jo fatale, nėse gjendet dhe fitohet koha pėr ndėrhyrje. Ideja jonė po konkretizohet falė mbėshtetjes qė kemi nga UNESCO.

Ēfarė praktike ndiqni pėr tė mbėrritur te projekti e pastaj te financimi?
Gjatė kėyre ditėve bėmė testimin dhe diskutuam me ekspertė tė specialiteteve tė ndryshme rreth mėnyrės sė trajtimit tė monumenteve qė kemi vėnė nė fokus. Po bėhet rivlerėsimi i gjithė ambientit pėrreth manastirit tė Mesopotamit dhe kompleksit tė Rusanit. Projekti ėshtė nė diskutim dhe nė prani tė drejtuesve tė qeverisjes vendore. Pasi tė pėrcaktohen teknikat e ndėrhyrjes e tė hartohet projekti, fjalėn e kanė donatorėt, tė cilėve dimė ēfarė t’u kėrkojmė. Personat qė gjenden nė Sarandė pėrfaqėsojnė njė elitė ballkanike nė kėtė fushė dhe janė me impenjimin maksimal pėr ta bėrė kėtė shpejt dhe cilėsisht. Themeltar mbetet synimi qė ndėrhyrja tė jetė e qėndrueshme dhe tė trajtohet si njė vlerė qė tė pėrdoret e tė japė shtysė nė zhvillimin e turizmit kulturor.

Si e mendoni realizimin praktik tė kėsaj ambicjeje?
Kjo ėshtė menduar si mėnyra mė e mirė pėr pėrfshirjen sa mė shpejt tė kėtyre dy objekteve nė turizmin kulturor, duke shfrytėzuar avantazhin qė Saranda ka fare afėr Korfuzin. Synimi ėshtė qė turistėt ditorė qė vijnė nga ishulli grek tė mos shohin vetėm Butrintin, por guidat e tyre tė shtrihen edhe mė gjerė nė drejtim tė Mespotamit, qė gjendet buzė rrugės nacionale qė ēon pėr nė Gjirokastėr. Ky ėshtė njė itinerar turistik qė, me sa di, pėrputhet shumė mirė me politikat tuaja qeveritare, tė sinkronizuara me ato tė BE-sė, qė turizmit kulturor i japin pėrparėsi. Me projektin fitohen dy gjėra: nė radhė tė parė shpėtohen monumentet e rrallė dhe nga ana tjetėr ndėrgjegjėsoheni ju pėr faktin qė kini njė pasuri tė jashtėzakontė kulturore, qė ende nuk e dini se zini njė vend tė veēantė nė botė pėr kėtė gjė. E jashtėzakontė duhet tė jetė edhe pėrgjegjėsia qė kjo trashėgimi e veēantė t’iu transmetohet brezave tė ardhshėm jo tė Shqipėrisė, por tė njerėzimit.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 08:11.




Parajsa Shqiptare