Pasioni i nje balerine 50-vjecare
Pasioni i nje balerine 50-vjecare
Admirina PEcI
Domenika Ndreca eshte nje grua energjike. Prej 32 vitesh eshte balerine e Teatrit te Operas dhe Baletit. Dikur soliste ne trupen e TOB-it, ajo ende punon si balerine. Para pak ditesh, ne shkurt ka mbushur 50 vjec. Por ditet e saj nuk kane ndryshuar. Vijojne me te njejtin ritem. E sheh tek nxiton mengjeseve per ne teater. Elegante. Me floket e kuqe te ndritshme dhe te mbledhura. Portretin e gjalle ku vizaton shpesh buzeqeshje si ne role. Keto dite shoqerohet here pas here nga djali i saj balerin i shkolluar ne Baku te Azerbajxhanit dhe solist per disa kohe ne Teatrin Mbreteror te Suedise.
Ka pak kohe qe i eshte kthyer skenes shqiptare. Kur i sheh bashke nene e bir dhe kur sjell ndermend edhe babain, balerinin dhe koreografin e mirenjohur Pellumb Agalliu e kupton se ne familjen e tyre baleti ze nje vend mjaft te madh. Pellumbi punon si pedagog e koreograf ne Baku prej me shume se dhjete vitesh. Ne Tirane tani eshte vetem Domenika dhe djali i saj balerin, i sapokthyer. Domenika nuk ka menduar kurre ta lere udhen e baletit. Edhe pse vitet e shumta ia veshtiresojne mjaft punen. I pelqen te ndjeke ritmin e perhershem, si ne kohet kur ishte balerine e re.
cdo mengjes , ne oren 9:00 e gjen ne Teatrin e Operas dhe Baletit, e pasi ka veshur tutat dhe bluzen e lehte nis te ushtrohet. Jane domosdoshmeri ushtrimet e perditshme. Trupi duhet mbajtur ne forme. Domenika del ne skene shpesh here here kur ka shfaqje baleti ne kete Teater dhe te qenet ne forme eshte me shume se e rendesihme per te.
Por a mund te kerceje nje balerine ne kete moshe? Domenika thote po. Duke iu nenshtruar kapricove te moshes, sigurisht.
Ajo nuk mund te luaje me role te para, nuk mund te realizoje hedhje te veshtira, perkulje po ashtu te fortaâ?¦ Por nese do te kete nje rol nene ne ndonje pjese baleti, a ndonje rol tjeter karakteri ajo mund ta interpretoje. Mund te udheheqe dhe grupet e vajzave ne pjeset masive. Mjaft qe te jete aktive. Kujton shpesh kohen kur ishte soliste e pare dhe kercente shume role madje edhe si partnere e Pellumbit (bashkeshortit te saj), kur interpretonte ne shume numra koncertale vleresuar edhe me cmime te para ne dekadat e majit, kur kercente te "Don Kishoti", te "Arrthyesi", "Lola", e shume balete shqiptare te koreografit Agron Aliaj.
"eshte nje lume pasioni ne mes. Besoj me kuptoni" thote Domenika, nene e dy djemve, qe shpesh here i eshte dashur te rrembeja kohe nga koha e tyre per t'iu perkushtuar baletit. "Tani kane kaluar kaq shume vite. Nuk mund te them se nuk arrij te jap me, por nuk ka role per mua. Tani mund te realizoj role karakteri. Deri vone kam kercyer rregullisht. Ne pjeset ku ka ritme spanjolle i kercej pa problem. I kam ne karakterin tim. Por te klasikja eshte pak e veshtire. Ne te vertete nuk ka patur shfaqje klasike, por edhe nese do te kishte eshte e veshtire te ngrihesh maje gishtave mbi puante, te realizosh hedhje ne ajerâ?¦"
Mosha ben te veten. Ajo e di se nuk mund te kerceje me si dikur, te jete krah balerinave te reja. "Ndjehem mire kur i shoh tek kercejne. Nuk kam asnje grime smire, me kujtohet rinia ime e hershme. Behem pak nostalgjike, por vetem kaq. Jam e lumtur per ate pjese te rinise time kur kam arritur shume gjera".
Shfaqja e fundit ku ka kercyer eshte "Plaga e dhjete e Gjergj Elez Alise". Ne premieren e ketij baleti para dy vitesh, kur ishte 48 vjec ka interpretuar gruan e Balozit. Ndersa ne rivenien e kesaj shfaqje ne perkujtim te kompozitorit Fehim Ibrahimit ka kercyer me grupin e vajzave, te cilave iu mesonte edhe repertorin e kesaj pjese.
"Une nuk e di sa do te jete shuma ne para e pensionit tim. Di qe sipas ligjit duhet te dal pas pese vitesh ne moshen 55 vjecare. Por pensionet dhe rrogat tona jane minimale. Te mendosh qe nje jete ke punuar dhe ke kercyer ne dhjetra premiera e shfaqje. Dhe ne fund shperblehesh kaq pak".
Domenika ende kujton kohet e shkuara. Lodhjet e pafund ne prag premierash, ditet kur ushtroheshin gjate, punonin gjithe diten. Kercenin maje gishtash se ishin balete klasikeâ?¦ "Na gjakoseshin gishterinjte. Mbaj mend qe me dilte gjaku siper puanteve. Ne mbremje i qetesoja pak me uje dhe kripe e serish te nesermen ia nisnim nga e para. Ishte pasioni qe na mbante kaq lidhur pas baletit", thote Domenika.
Nese do te deshironte t'i jepte fund, te terhiqej, te merrej mbase vetem me pedagogji, nuk do te kishte mundesi. Nuk e ka mberritur ende moshen per te dale ne pension.
"Me pare balerinat e plotesonin moshen e pensionit kur beheshin 45 vjec. Nuk e di pse e rriten moshen por di se do te diskutohet serish ne parlament te pakten per atistetâ?¦ Ne fakt mua nuk me vjen mire te dal ne pension. Me pelqen te jem ende ne kete rrjedhe. Jam gjithe kohen ne aktivitet. eshte dicka qe me mban gjalle. Ushtrimet e perditshme qe bej ne mengjes, angazhimet e herepashershme me mbajne trupin ne formeâ?¦"
E ne te vertete Domenika eshte nje grua tejet elegante.
Ajo c'ka vendosin ligjet eshte gje tjeter. Nese shteti shqiptar ngulmon me ligjet e tij qe nje balerine te kerceje ne skene deri ne moshen 55 vjec, ajo do ta beje. Jo si dikur, por gjithsesi do te kerceje. Do te vijoje ritmin e perhershem. Ne mengjes nxitimi per ne Teater, ushtrimet e perditshme, keshillat qe iu jep balerinave te reja. Kenaqesia qe merr tek i sheh qe kercejne balet. Jane detaje qe ia bejne jeten te bukur.
Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking for a successful personality to duplicate it.
Bookmarks