Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Mjeshtri qė kopjoi pėrkrenaren e Skėnderbeut

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 01-04-2006, 11:53
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Mjeshtri qė kopjoi pėrkrenaren e Skėnderbeut

Vjene Mjeshtri qė kopjoi pėrkrenaren e Skėnderbeut
Kristo Frashėri

Njoftimet pėr armėt e Skėnderbeut i kemi nga dy rrugė-nga burime tė shkruara dhe nga vetė armėt qė kanė arritur nė ditėt tona.
Nė burimet e shkruara flitet vetėm pėr shpatat. Dh. Frėngu thotė se shpata e Skėnderbeut ishte njė pallė e harkuar (una scimitarza storta) me tehe shumė tė hollė dhe me damaskinė me shumė hijeshi, e cila pėr cilindo dukej e rėndė, kurse pėr tė ishte e lehtė. Dikur mbante dy shpata, tė cilat i vendoste nė njė mill. Pastaj ai shton se njėherė pruri nga Italia njė mjeshtėr tė shkėlqyer, i cili i bėri tri palla shumė tė mira. Njėrėn prej tyre, e cila mund tė priste hekurin ia dėrgoi dhuratė sulltanit. Dimė mė nė fund se nė pritjen zyrtare qė Papa Pali II i bėri Skėnderbeut nė natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466, ai i dhuroi Heroi (siē do ta shohim nė Kreun XXVI) njė shpatė dhe njė kėsulė (una spada ed un capello).

Pėrkundrazi nga pajimet personale qė kanė arritur nė ditėt tona, ne kemi katėr objekte- dy shpata, njė pėrkrenare dhe njė libėr uratash. Pėrkrenarja dhe dy shpatat tani ndodhen nė Muzeun e Historisė sė Artit nė Vjenė, kurse Libri i Uratave, i cili, sikurse u tha, ia dhuroi Heroit familja Di Capua e Napolit ndodhet nė fondet e Shtėpisė Botuese “Shelley House” nė Ēelsi (Chelsea), Londėr. Pėr Librin e Uratave nuk kemi ē’tė themi mė tepėr nga sa u trajtua nė Kreun XII kushtuar flamurit tė Skėnderbeut.

Histori e errėt
Pėrkrenarja dhe shpatat kanė fillimisht njė histori tė errėt. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, ato i morėn me vete, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur mėrguan nė Itali. Se kush i pati pas vdekjes sė tyre nuk dihet. Ato shfaqen nė burimet dokumentare nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVI. Nė vitin 1590, pėrkrenarja dhe dy shpatat nuk ndodheshin nė njė dorė tė vetme. Pėrkrenaren dhe njėrėn shpatė e kishte nė zotėrim konti Wolfang i Stunbenbengut. Shpata tjetėr ndodhej nė Muzeun e Armėve (siē del nga inventari i hartuar mė 30 tetor 1590) tė arkidukės Karl i Stirisė, biri i perandorit tė Gjermanisė nė Gratz (Austri). Ai qė i bashkoi ato ishte biri tjetėr i perandorit gjerman (vėllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit, me porosinė e tė cilit, kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), i shtiu ato nė dorė (me blerje).

Me to ai pasuroi Muzeun qė Ferdinandi ngriti nė Ambras pranė Tirolit nė Austri, tė cilin e mbushi me veshje luftarake, mjete lufte, sende artistike dhe piktura tė ndryshme tė perandorėve, mbretėrve, princėve, kontėve dhe figurave tė shquara tė shekullit XV-XVI. Nė inventarin e hartuar nė vitin 1595 pėrkrenarja dhe dy shpatat e Heroit renditen ndėr objektet e Muzeut tė Ambrasit...
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Bemat e Gjergj Kastriotit te perkthyera ne rusisht Administratori Letersia 0 17-12-2006 19:33
Evropa i perulet Skenderbeut edhe 600 vjet me pas Administratori Historia 1 04-06-2006 09:20
Skenderbeu kunder turqve Qershija Historia 0 16-04-2006 22:02
Kater reliket e rralla tė Skėnderbeut Administratori Historia 0 01-04-2006 12:04
Vatikani zbulon vulėn mbretėrore tė Skėndėrbeut Qershija Gjuha shqipe 0 15-01-2005 21:12


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:06.




Parajsa Shqiptare