| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Lin Delija, aromė pikture nė Antrodoko Suzana Varvarica Kuka Nė provincėn italiane ruhen dhe ekspozohen me dashuri dhe inteligjencė rreth 150 veprat e mjeshtrit shqiptar dhe ēdo centimetėr e pikturės sė tij tė kujton lėkurėn dhe aromėn e Shqipėrisė Mbase ne nė Shqipėri, ende nuk i kemi dhėnė vendin e duhur, Lin Delisė. Sadoqė shumė pėrpjekje u bėnė nė vitin 2004-2005. Ndodh krejt ndryshe nė shtetin fqinjė, Itali. Nė Antrodoko atė e strehuan. Ai e zgjodhi si vendin qė i pėrngjante mė sė shumti vendit tė tij tė lindjes, dhe nė ditėt e sotme antrodokanėt po e ngrenė nė piedestal, duke e quajtur me tė drejtė artisti i madh shqiptar. Bua dhe Cuppini, dy autorėt e Muzeut tė Qytetit Lin Delija-Carlo Cessi dhe njėkohėsisht biografė artistikė tė librit tė tij tė parė kanė zbuluar se tėrėsia e krijimtarisė Delija ėshtė rikthimi i Shqipėrisė nė pikturėn e tij. Kjo e bėn atė diplomat tė lartė tė Shqipėrisė dhe anasjelltas, Shqipėrinė njė vend tė njohur. Nė Antrodoko, qytezė e ngritur nė kėmbėt e malit Giano, me histori tė hershme, qiell tė pastėr e ujė plot jetė, Lin Delija edhe pas vdekjes ndjehet i pranishėm deri nė gjithėpėrfshirje. Nė kėtė qytet u zhvilluan sė fundmi, janar-shkurt, dy veprimtari nė qendėr tė tė cilave ėshtė artisti shkodran. Ngjarja e 23 janarit e titulluar Katalogoj objektet e ndjenjės tregon se krijimtaria e tij ka ndikuar nė sensibilizimin e mbėshtetjes pėr ruajtjen, respektimin dhe vlerėsimin e pasurive kulturore tė kėtij lokaliteti, prej institucioneve tė mbrojtjes sė vlerave kulturore tė Italisė. Me iniciativėn e shoqatės kulturore Lin Delija, me seli tė saj nė Sheshin e popullit 17, personalitete tė artit, miq dhe anėtarė nderi tė saj skulptorin e mirėnjohur Marko Lukoliq dhe dy shtetas tė nderuar shqiptarė Anton Delija, vėllai i artistit e Aleksandėr Delija, nip i tij, e quajtėn me tė drejtė kėtė veprimtari njė kuvend qė ka si qėllim krijimin e njė observatori tė vogėl. Ai do tė vlerėsojė dhe studiojė tė gjitha pasuritė kulturore tė territorrit antrodokan qė fillon me Muzeun e Qytetit Lin Delija - Carlo Cessi. Aty ruhen dhe ekspozohen me dashuri dhe inteligjencė rreth 150 veprat e mjeshtrit shqiptar dhe ēdo centimetėr e pikturės sė tij tė kujton lėkurėn dhe aromėn e Shqipėrisė. Kjo ėshtė qenėsia qė duhet ta bėjė piktorin tonė tė njohur dhe tė vlerėsuar edhe nė trojet shqiptare. Kuvendi u mbajt nė sallėn Shėn Agustini ku piktori antrodokan i 1600-ės Carlo Cessi, ka lėnė gjurmė tė afreskeve italianė tė kohės, u organizua nėn kujdesin e Kėshilltarit tė Kulturės sė Bashkisė sė Antrodokos, nė bashkėpunim me Institutin Shtetėror tė Arteve A.Calcagnadoro tė Rietit dhe Muzeut tė Romės Trastevere. Qėllimi kryesor i tij ėshtė qė tė bėjė tė mundur afrimin e interesave kombėtare tė mbrojtjes sė pasurive kulturore me interesat lokale. E veēanta e kėtij kuvendi ėshtė sepse tenton qė ky afrim tė mos ndodhė vetėm nė nivele tekniko-shkencore, por edhe nė nivele artistike (ndjesore), tė cilat do tė zhvillohen nė pėrshkrimin e tė gjithave burimeve tė kėtij lloji si kujtime, fakte historike, marrėdhėnie ndjesore, pėrshtypje, afrimitete familjare dhe shoqėrore, qė lidhen drejtpėrdrejt me objektin kulturor apo artistik. Nė vazhdimėsi, gjithė veprimtaria do tė organizohet nė mbėshtetje tė plotėsimit tė objektit me pasurinė emocionale qė fshihet nė brendėsi tė tij dhe qė ndodhet nė themelin e lidhjeve tė njeriut (artistit) dhe objektit (pikturės-nė rastin Lin Delija). Aktorėt kryesorė tė kėtij prezantimi veprojnė nėpėrmjet kėrkimit tė shėnuar dhe vlerėsimit tė krahasuar, duke dalluar vetitė artistike nė veprat e Lin Delisė, si ngjyra, kompozimi, elementi qendror, objekti i cikluar, duke analizuar elementėt cilėsorė dhe biografikė tė shtrira nė sipėrfaqet e pikturės sė tij dhe sė fundi duke rigrupuar e shkruar tė dhėna historike dhe afinitete emocionale qė i rrinė rreth e rrotull veprės. E gjitha kjo ėshtė njė procedurė e rėndėsishme studimore qė i shėrben njohjes dhe e bėn faktin artistik tė jetojė nė njė radhė me faktin historik tė realizimit tė veprės sė artit. E thėnė me fjalė mė tė ftohta do tė thotė skedim biografik dhe artistik, i plotėsuar nė periudha tė ndryshme tė historisė dhe i mbėshtetur nė kėrkimin shkencor tė fushės sė arkivimit, si njė nga elementėt bazė tė ekzistencės sė njė muzeu. Si shumė i rėndėsishėm u veēua relatimi i prof. Emanuela Rossi e Universitetit tė Firences, me titull Siena-Vankuver-Roma, njė udhėtim i objekteve tė ndjenjės. Veprimtaria e dytė, qė shoqėron Katalogoj objektet e ndjenjės ėshtė njė veprimtari e radhės sė Shoqatės Kulturore Lin Delija, e cila nuk rresht sė promovuari figurėn e artistit. Ekspozita tjetėr, ajo fotografike titullohej Blic i kujtesės, Lin Delija nė fotot e Pasquale Chiuppi-t dhe Armando Nicolleti-t (Nicoletti-dhurues i veprave tė Delisė nė GKA). Ajo, gjithashtu, ndjek veprimtaritė kulturore Toka, shpirti dhe ngjyrat pėrtej kufirit qė do tė zhvillohen gjatė vitit 2006 dhe qė pėrfaqėsojnė lidhjet e kėsaj shoqate jo vetėm me artistin Lin Delija, por dhe pėrpjekjet pėr tė qenė mė afėr me vendlindjen e tij. Lin Delija u lind nė Shkodėr 1926 dhe vdiq nė Romė nė 1994. Nė fėmini dhe rini u edukua nė kolegjin Franēeskan nė Shkodėr. Me mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri, kur u instalua sistemi diktatorial komunist, i cili i mohoi ēdo tė drejtė komuniteteve fetare dhe vendosi mbylljen e tė gjitha institucioneve tė tyre, nėn kėtė trysni politike Lin Delija vendosi tė arratiset dhe pas pėrpjekjeve nė vendet fqinjė ai pėrfundimisht nė vitet 50 vendoset nė tokėn italiane ku studioi nė disa akademi dhe u mbyll mė sė fundi nė qytetin qė e deshi aq shumė, Antrodoko. Ai pikturoi njeriun e pėrditshėm tė kėtij qyteti. Pranė tij Delija ka vendosur dhe figurėn e njeriut tė popullit nga vinte, dhe shpeshherė ai i shihte kėta njerėz si figura tė shenjtėve biblikė. Pasuria e krijimtarisė sė tij janė mijėra vizatime, qindra piktura, nė letėr, mbi dru, nė bileta autobuzi, mbi letėr ambalazhi, karton, telajo, mbi kompensatė e mbi pėlhurėn e ashpėr tė thesit. Ai ėshtė bėrė tashmė njė vlerė e padiskutueshme e artit nė Itali, vend i cili po pėrpiqet ti japė vendin e duhur artistit pa shumė fjalė, por qė dihet tė ketė thėnė: Procesi i pikturimit ėshtė thjesht rezultati dialektik ndėrmjet gjestit dhe materjes. Piktori deri nė fundin e vet krijon, nė mėnyrė qė veprės ti vijė aromė pikture.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Te drejtat e njeriut, te burgosurit ekspozite pikture | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 10-12-2007 19:00 |
| Universitetet, ja kriteret per ne Akademine e Arteve | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 19-03-2006 15:07 |