Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Genti Gjokola - Arti im permes arkitektures ne Venecia

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:51
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Genti Gjokola - Arti im permes arkitektures ne Venecia

Genti Gjokola: Arti im pėrmes arkitekturės nė Venecia
Gazeta SOT

Si ishte hera juaj e parė nė Bienalen e Venecias?
Shumė surprizė pėr mua. Unė isha nė Oxford nė kohėn kur u mor vendimi qė unė tė isha i zgjedhur pėr nė Venecia. Kuratorja Bonnie Clearwater kishte parė punėt e mia nė “Onufri 2006”, i kishin pėlqyer dhe po me tė njėjtin triptik vendosi qė unė tė pėrfaqėsohem nė kėtė bienale. Ky konkurs ishte paraqitja ime e parė pėr publikun shqiptar. Nga njė pjesėmarrje e thjeshtė tek “Onufri”, duket se ishte pėlqyer shumė ky stil dhe kėshtu kalova nė Bienale.Triptiku ėshtė njė formė qė unė e parapėlqej, sepse ka njė lindje, zhvillim dhe vdekje si vepėr. Nuk mė del vetėm njė telajo, jam shumė narrativ si person. E gjithė historia sesi kemi dalė tek kėto punė finale ėshtė e veēantė, sepse triptiku im ishte njė spunto nga puna e njė arkitekti amerikan shumė tė njohur, Lebbeus Woods. Woods ėshtė arkitekt futurist qė rreh nė kufijtė e fantashkencės. Shumė rrallė arkitektura e konceptuar prej tij pėrfundon e ndėrtuar, sepse arrin nė kufijtė e fantazisė dhe eksperimentit. Triptiku im ka tė dhėna tė njė arkitekture artistike dhe erdha nė konceptimin e ciklit “Kapital”.

Cilat ishin pėrjetimet e para nga ceremonia e hapjes sė Bienales?
Pavijoni shqiptar nuk ka udhėtuar bashkė, pasi tė pestė ne artistėt vinin nga vende tė ndryshme: unė nga Anglia, Heldi Pema nė Tiranė, Alban Hajdinaj erdhi nga Franca, Armando Lulaj ishte njė Itali dhe Elidon Gjergji erdhi nga Amerika. Unė ndenja kėtu rreth 2 javė, sa pėr t’i dhėnė dorėn pėrfundimtare punimeve tė mia. Faktikisht, pavijoni shqiptar ka qenė pak i mundimshėm, nė kuptimin qė Venecia ėshtė jashtėzakonisht e shtrenjtė dhe nuk e ke mundėsinė e pagesės sė dikujt pėr tė ndėrtuar hapėsirat e pavijonit tonė. Na ėshtė dashur tė bėjmė gjithēka vetė, qė nga kornizat e punimeve, lyerja, vendosja e veprave. Pra, ndėrtimi fizik i pavijonit shqiptar nė vetvete ka qenė njė performancė. Njė ekip arkitektėsh italianė ndėrhynė sė pari nė ambient, pastaj ne morėm nė dorė gjendjen, duke izoluar ndarjet e dhomave u do tė projektoheshin video-instalacionet etj. Si eksperiencė ishte disi e mundimshme. Ishte si ajo pėrralla klasike, qė pas njė pune tė vėshtirė jep rezultate shumė tė mira. Hapja e pavijonit ishte nga data 6-9 jo pėr publikun dhe unė humba rastin tė shihesha vetėm ditėn e parė. Kjo pėr shkak tė dėmtimit tė punėve tė mia gjatė rrugės Angli-Shqipėri dhe rindėrtimit tė kornizave nė Itali.

Cilat janė pasionet tuaja? Na detajoni pak punėn tuaj krijuese nė kėtė Bienale?
Dashuria ime e parė ėshtė letėrsia, e padiskutueshme. Jam jashtėzakonisht i dhėnė pas leximit dhe Oxfordi ofron kilometra tė tėra librash. Njė parajsė pėr kėdo qė adhuron leximin. Mė vjen mirė pėr nivelin e lartė qė kam nė anglisht, qė kėrkojnė njė pėrgatitje tė fortė, pėr specifikėn qė ka gjuha nė fusha tė ndryshme. Kur zhvillon sensin e simbolit nė arkitekturė, duhet patjetėr tė pėrdorėsh njė gjuhė qė ėshtė njė gėrshetim i artistikes me epiken dhe madhėshtisė, me punėn e atyre njerėzve qė arrijnė tė ndėrtojnė veprėn tėnde. Ēdo lloj ndėrtimi ka njė specifikė tė vetėn dhe njė emblemė pse bėhet nė tė tillė mėnyrė. Stili im i kompozimit ėshtė ai i “Onufrit”, qė mė ēoi nė Venecia me triptikun “Kapital 1-2-3”. Vepra ime paraqet simbolikėn dhe stilin grafik tė punimit. Simbolika ėshtė shpirti i kohės. “Tek Kapital 1” kemi atė mistikėn e ndėrtimeve tė Tiranės nė vitet 1920- ’45, kur zbulimi i saj pėrbėnte njė pėrplasje me botėn e orientit pėr shumicėn e njerėzve. Shumė e prapambetur, u bė kryeqytet njėherė provizorisht e mė pas pėrfundimisht. Transformimi i saj ėshtė bėrė me shumė spazma, shpėrthime, evoluime, si qyteti mė dinamik i Europės.

Nė fund tė 1920-ės, Tiranės i duhej tė pėrmbushte hapėsirat si kryeqytetet e tjera tė Europės. Pėr kėtė qėllim, Zogu solli dy arkitektė italianė: F. De Fausto dhe A. Brassini, pėrgjegjės i shėtitores nga Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” deri tek “Zogu i parė”. Por kjo ishte pjesė e politikės fashiste nė vendin tonė, e cila niste me arkitekturėn dhe po ashtu me letėrsinė. Tek “Meshari i Gjon Buzukut”, pėrveē alfabetit shqip ka edhe njė tekst qė shkruhet nė latinisht. Projektet e tyre tė para ishin ministritė dhe qė nė kėto vite Tirana mori fytyrėn moderne, qė e ka edhe sot. Pas pushtimi fashist, vjen ‘pushtimi komunist’ nė vitet ‘45- 1990, qė pėrbėn krijimin “Kapital 2”. Ndėrsa “Kapital 3” pėrfaqėson Tiranėn e viteve ‘90- 2007. Baza e arkitekturės shqiptare ėshtė italiane, pra perėndimore dhe pėr mua ky si artist, fakt do tė thotė shumė. Tė gjitha kėto, historia, arkitektura, arti.

Tek ty arti dhe arkitektura flasin tė njėjtėn gjuhė. Mendon tė vazhdosh me kėtė stil?
Me mua ndodhi ajo shprehja klasike “Nė vendin e duhur, nė kohėn e duhur, me njerėzit e duhur”, sepse akoma nuk e kam zgjedhur ēfarė do bėj me karrierėn time. Gjithēka mė ndodhi papritur, qė nga pjesėmarrja nė konkursin “Onufri 2006”, njohja me B. Clearwater, pjesėmarrja nė Venecia, qė ėshtė njė hap i rėndėsishėm i ekspozimit tė punėve tė mia. Tė shpresojmė tė sjellė njė spunto tė re. Unė megjithatė, jam mjaft kėrkues nga vetja nė atė qė dua tė bėj. Besoj se do tė jetė pak e vėshtirė pjesėmarrja nė art, edhe pse i ka dhėnė njė tjetėr ngjyrė lakmuesit tim artistik. Unė studioj nė Oxford School of Architecture pėr arkitekturė tė brendshme. Kam jashtėzakonisht shumė projekte. Pas bienales nė Venecia do tė doja ta ruaja stilin e grafikės si njė formė mediumi. Ėshtė shumė e bukur, se ėshtė si filigran, shumė e hollė dhe kėrkon pėrkushtim. Kam dėshirė tė shprehem nėpėrmjet saj. Edhe nė arkitekturė punėt e mia janė shprehje e dėshirave tė mia, pasi zgjedhja e studimeve nė kėtė degė ka qenė me zemėr por edhe me tru. Njė sintezė e gjithė prirjeve tė mia: kam pasur dorė nė pikturė, nė fotografi artistike, jam marrė pėr ca kohė seriozisht me letėrsi. Tė japin njė lloj profesioni qė unė tė mos mėrzitem me atė qė bėj, tė pėrmbush pasionet e mia dhe tė kem njė lloj pune, qė tė jep rehati ekonomike si profesion.

Si reaguat kur morėt vesh se Shqipėria po vlerėsohej maksimalisht nė bienale?
Reagimet e para pėr pavijonin i kam marrė qė kur isha nė Venecia, sepse kur u bė hapja e pavijonit u bė njė koktej i vogėl. Diēka shumė e thjeshtė, por me tė gjitha pijet dhe atmosferėn festive qė duhet. Njė fakt interesant ishte se Xhakomo Kazanova ka lindur pak metra pėrtej godinės ku ne kemi pavijonin tonė. Mesa duket, ai i ka spėrkatur pak nga ai piperi i dashurisė dhe magjia ka funksionuar me tėrheqjen ndaj pavijonit tonė. Reagimet e para i kam marrė nga njerėz me formim tė lartė, si njė akademik izraelit qė i bėri shumė pėrshtypje transformimi i qytetit tė Tiranės dhe me njė durim tė ēuditshėm pėr tė mėsuar detajet e punės sime. Ėshtė nė fakt, njė punė e shtresėzuar nė kuptime, kėrkon njė informacion pėrtej asaj ēfarė tregon vetė punimi. Njė shtrirje nga shek. XV- XX, ndėrthurur me njė grafikė, qė sjell nevojėn e njė shpjegimi literal. Por interesoheshin edhe njerėz tė Ballkanit. Duhet tė shpjegoja punėn time, sepse ajo krijon mė shumė pyetje se ē’ kishe menduar nė fillim. Disa anglezė mė sugjeruan madje se puna ime do shėrbente mjaft mirė tė vendosej nė muret e ndonjė ambasade shqiptare...

Ju janė ofruar blerės?
Po, dy- tre vetė mė pyetėn, por nuk mund tė shiten sepse janė pjesė e bienales deri nė mbyllje tė saj. Dikush e kėrkoi pėr kopertinėn e njė libri historik mbi rėnien e murit tė Berlinit nė Europėn lindore post-komuniste, konkretisht “Kapital 1”, nga njė institut i fuqishėm anglez. Ishte njė ofertė qė mė pėlqeu dhe pse jo do ta vlerėsoj pas bienales.

Tendenca nė rritje e Shqipėrisė pėr tė marrė Luanin e Artė nė bienale, ēfarė do tė thotė pėr ty dhe tė ardhmen tėnde si artit?
Pėr mua mrekulli po vazhdon, sipas po tė njėjtit ritėm dhe skenar, siē e pati gjenezėn qė nė fillim. Qė nga momenti i futjes nė Bienale, nuk mė bėn pėrshtypje mė asgjė pas kėsaj. Nuk jam mėsuar me kėto lloj situatash, pra nga student tė arrij nė ‘Luanin e artė” me pavijonin shqiptar. Strategjia e Rubensit ka qenė e saktė, me njė vizion qė i ka ndenjur shumė besnik. Ai dhe Bonnie vendosėn pėr pėrfaqėsimin e vendit tonė me titullin “Albanian tectonics” (qė do tė thotė thyerjet, shtresat shqiptare), por mbėshtetur edhe mbi veprėn “Discovery” e Alban Hajdinaj, qė ka njė shkencėtar me njė teori tė vetėn pėr tėrmetet. E kam shumė pėr zemėr atė krijim. Tektonika sipas idesė sė Rubensit ishte perceptuar nė njė lloj stili tradicional dhe njė prurje komplet tė re, me artistė tė panjohur. Ky lloj konceptimi solli interesimin e vizitorėve tė pavijonit tonė, pėr mėnyrė dhe tematikėn e re tė shqetėsimit artistik tė artistėve shqiptarė. Pavijoni ynė ka njė hyrje me veprėn time, mė pas me punėn e Heldit, rrjedh me tė tjerėt deri tek Albani, me njė simbolikė surrealiste. Ai ėshtė gati perfekt, me njė fillim epik me veprėn time e zhvillimin e Tiranės, influencat. Pastaj kalon nė gjendje pezullimi, tek Armando me problemet dhe impakti i fortė qė shkakton, pėr tė shkuar tek instilacioni i Elidon Gjergjit me njė botė tė ēuditshme dhe mė pas Albani me njė aspekt surrealist.

Sė fundi, diēka mbi tė ardhmen dhe projektet nė jetėn angleze qė bėni?
Jam nė vitin e fundit pėr arkitekturė inferiore, pėr tė cilėn harxhoj shumė kohė dhe dedikim. Dėshira ėshtė qė tė kem paqen e duhur pėr njė vit shumė tė mirė akademik, pasi ėshtė viti i fundit, sintezė e gjithė studimeve. Kam dėshirė tė kryej njė doktoraturė ose master, por mė vonė. Ky ėshtė universiteti im i tretė, i dyti me diplomė, por pėrbėn gjithsej rreth 11 vjet studime. Jam duke mbaruar studimet me medalje dhe do shoh opsionet qė do tė mė ofrohen, sidomos unė qė pėr shkak tė moshės sė maturuar mund tė hyj menjėherė nė kontratė pune me ndonjė firmė projektimi.

Pjesėmarrja nė Venecia mė ka krijuar njė mundėsi unike, qė edhe nėse vendosem si artist pėr tė ardhmen prurja ime do tė ishte interesant. Tani pėr tani, do mbroj temėn e disertacionit pėr “Arkitekturėn shqiptare post-komuniste”, tė clėn udhėheqėsja ime e diplomės mezi pret ta marrė nė dorė. Sigurisht, do marr pjesė edhe nė evenimente artistike, ekspozita pse jo.
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Daniel Frid: Statusi i Kosovės do tė zgjidhet pėrmes bashkėpunimit SHBA-BE informuesi Arena Nderkombetare 0 18-12-2007 09:57
Greqia ushtron “trysni” mbi Maqedonine edhe permes Korridorit 10 informuesi Arena Nderkombetare 0 22-10-2007 19:00
Aleksandėr Lalo - Arti eshte frut pas buke Administratori Muzika 0 21-12-2006 17:10
e kini takuar njeri pčrmes chatit ose forumit migel Chit-Chat 10 14-05-2006 22:50
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 21:17.




Parajsa Shqiptare