| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik Admirina Peēi Mbi 4 mijė vepra arti, dergjen mes lagėshtirės. Piktura, skulptura, ikona qė nga shek.XIII, grafika, vizatime durojnė kapriēot e motit, temperatura nga mė tė ulėtat nė dimėr e deri mbi 40 gradė celsius nė verė. Mbi 4 mijė vepra arti unike, prej dekadash lėshojnė mė kot sinjale alarmi. Do ta kuptojmė vetėm kur mos ti kemi mė. Atėherė do tė dallojmė gjurmėt e njė dėmi tė pakthyeshėm qė ka ndodhur e vazhdon tė ndodhė nė veprat e koleksionit unik qė ruhet nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Deri ditėn kur tabloja e famshme e Kol Idromenos Motra Tone u konsiderua nė pikėn mė tė skajshme, veē njė grimė larg shkatėrrimit tė plotė, nisi tė debatohej pėr fatin e kėtij koleksioni prej mijėra veprash origjinale. Njė ditė shumė prej kėtyre pikturave, ikonave, skulpturave mund tė jenė nė gjendjen e tablosė sė Idromenos. Specialistja e Konservimit e restaurimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve Majlinda Agolli, e thoshte kėtė thuajse dy vjet mė parė, me njė trishtim tė vazhdueshėm qė i shtrihej nė gjithė frazėn. Majlinda ende sot e thotė me zė tė lartė kėtė. E ka thėnė edhe kur ministra nga MTKRS (tė cilėt ndėrrohen kaq shpesh e kurrė se marrin vesh ēka bėrė i pari, apo i dyti) i kanė thėnė se sa vepra janė nė rrezik e duhen restauruar. Ajo e di se filli i problemit nis gjetkė, jo te restaurimi. Ne duhet ta ruajmė gjithė kėtė krijimtari nė kushte tė mira pėr ta trashėguar pėr brezat e ardhshėm. Pėr kėtė duhet tė hapim kartela tė gjendjes fizike, ku ēdo vepėr studiohet nė bazė tė ndryshueshmėrisė qė ajo ka pėsuar, thotė specialistja Majlinda Agolli, duke theksuar se shpėtimi i kėtij fondi, do tė nisė nė momentin kur e gjithė Galeria Kombėtare e Arteve tė shndėrrohet nė njė ambjent me tė gjithė parametrat muzeale, e ku veprat tė mos vuajnė e tė mos sėmuren. Njė studim i mirėfilltė realizuar prej saj, qė nė qershor tė vitit 2006, tė bind thellėsisht pėr gjendjen alarmante ku ndodhet G.K.A. Tė bind gjithashtu pėr emergjencėn e njė sensibilizimi tė gjerė, qė projekti i drejtuesve aktualė tė kėtij institucioni pėr shndėrrimin e thellė tė godinės, tė gjejė mbėshtetjen e qeverisė shqiptare. Nisur nga ky studim i specialistes Majlinda Agolli, kemi zbėrthyer shumė pika tė kėtij megaproblemi pėrmes kėsaj interviste me autoren e studimit. Znj. Agolli, duke u nisur nga ideja e mirė se kjo pasuri ende mund tė shpėtohet, kanė nisur pėrpjekje tė reja nė kėtė drejtim nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Drejtori i kėtij institucioni artisti Genc Mulliqi, thotė se prioritet pėr kėtė vit sa i takon tė gjithė sponsorizimeve do ti jepet pikėrisht shpėtimit tė kėtij fondi tė pazėvendėsueshėm. E nisim kėtė intervistė pikėrisht me pyetjen Ēfarė pėrmban nė vetvete ky koleksion veprash? Koleksioni i Galerisė Kombėtare tė Arteve ka tė inventarizuara deri mė sot 4140 vepra arti. Ky koleksion shumė i rėndėsishėm dhe i vetmi i kėtij lloji nė Shqipėri ėshtė gjithnjė nė rritje. Janė 702 skulptura tė realizuara nė teknika tė ndryshme si bronz, mermer, qeramikė e glazuruar, terrakotė, baltė e tharė (material bazė) dru dhe njė numėr i konsiderueshėm veprash nė allēi qė ruhen si kopje tė para e unike. Nė grupin tjetėr prej 3438 veprash hyjnė: ikona (mbi dru) dhe njė nė mermer, piktura mbi kanavacė, mbi fibėr, mbi kompesatė, grafika dhe vizatime. Numri nė total prej 4140 veprash ėshtė i periudhave tė ndryshme qė prej shekullit tė XIII-tė e deri nė ditėt tona dhe e formuar nga autorė shqiptarė e tė huaj. Kėto vepra ruhen nė disa mjedise tė adaptuara dhe tė kthyera nė salla ekspozimi nė salla pėr tu ruajtur veprat nė periudhat kohore qė ato nuk janė tė ekspozuara, por duhet theksuar se kėto ambjente ku ruhet kjo pasuri, si tė pa dukshėm, gjithmonė janė harruar dhe sot janė jashtė tė gjithė parametrave tė konservimit. Fondi i skulpturave dhe i ikonave ėshtė i ndarė nga ai i pikturave, grafikave etj. Ku ruhen pėrkatėsisht kėto dy fonde? Rezervati i skulpturave dhe i ikonave ruhet nė katin e parė (pėrdhesė) tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė njė mjedis qė dikur ka qenė sallė ekspozimi me dy dalje. Nė kėtė sallė ėshtė realizuar njė ndėrhyrje rreth viteve 1976-1978 duke mbyllur njėrėn dalje dhe duke krijuar kėshtu njė labirinth fare tė papėrshtatshėm, i cili pa as njė kusht tė parametrave mer emėrtimin fond pėr ruajtjen e veprave tė artit, nė kėtė ambjent janė tė vendosura rreth 500 vepra arti pronė e G.K.A. tėrėsisht jashtė kushteve teknike. Pėrveē skulpturave nė tė njėjtin mjedisi janė vendosur edhe 30 ikona nė dru tė madhėsive tė ndryshme si dhe dhjetra vepra tė artit tė aplikuar realizuar nė materiale tė linta e tė leshta. Nė kėtė ambjent rreth 215 m2 me njė lartėsi tė ndryshueshme nga 5 m-3.5 m nuk ekziston as edhe njė aparaturė pėr rregullimin e parametrave klimatikė, mungon totalisht aspirimi pasi nuk ka aparatura pėr qarkullimin e ajrit, nuk ka as edhe njė dritare pėr vendosje aspiratori, e vetmja mundėsi e futjes sė ajrit ėshtė dera e ambjentit qė ndoshta pėr ditė tė tėra nuk hapet. Lagėshtira qė ndryshon vazhdimisht dhe errėsira e plotė favorizojnė zhvillimin e mykut nė veprat me lėndė tė parė druri, pasi siē dihet myku ushqehet me celulozė, dhe ėshtė njė nga shkatėrruesit biologjikė tė veprave tė artit. Qarkullimi i ajrit nuk ekziston, nė kėtė ambjent procesi i biodegradimit ėshtė present, pasi veprat e prekura nga myku bashkėqėndrojnė nė tė njėjtin ambjent me veprat e pa prekura, si dhe me materiale tė tjera tė magazinės (tė vendosura nė kėto ambjente rreth viteve 2004 kur u pėrmbyt magazina qė gjendej nė bodrumet e GKA. Tė gjitha kėto materiale kanė pėrbėrje letre (celuloze) edhe nė kėtė rast kemi shkelje tė kushteve teknike, tė bashkėqėndrimit tė koleksionit me magazinėn si nė rrezikun nga zjarri ashtu dhe nė mbartjen e insekteve. Po fondi pikturave dhe grafikave ēfarė problemesh mbart? Ky fond ruhet nė katin e dytė nė njė tjetėr sallė tė konceptuar qė nė projekt pėr ekspozim tė veprave tė artit me njė sipėrfaqe prej 437.1 m2, e adaptuar rreth viteve 1980-1985 nė njė mjedis (rezervat) pėr ruajtjen e veprave, kryesisht piktura, grafika, vizatime, fotografi, pllakate e instalacion pėr vepra tė autorėve klasikė realistė e bashkėkohorė, shqiptarė e tė huaj. Veprat ishin vendosur nė stalazhe metalike dhe nė rafte druri duke respektuar distancat optimale nga njėra tjetra, hapsirat ekzistuese i shėrbenin nė tė ardhmen numrit tė koleksionit nė rritje tė veprave tė artit mjaftonte tė shtoheshin raftet pėr njė grupim dhe organizim mė tė mirė. Por nė vitin 2004 nė muajt qershor-gusht u bė njė ndėrhyrje tjetėr nė kėtė ambjent qėndror tė G.K.A-sė. Pikėrisht aty ku ruhej pjesa mė e madhe e krijimtarisė, salla e rezervave tė katit tė dytė e cila kishte njė sipėrfaqe tė pėrbėrė prej tre sallave mė tė vogla e ku veprat ishin shpėrndarė brenda njė hapėsire tė mirė u shndėrrua nė dy salla ekspozimi pėr publikun e nė njė sallė rezervash. Pra njėra nga tė tre pjesėt mbeti pėr tė vendosur tė gjithė ato vepra qė theksuam mė sipėrė. Fondi kėsaj here u vendos nė 1/3 e sipėrfaqes qė kishte mė parė. Kjo ndėrhyrje mbase mė e dėmshmja nė rezervat e G.K.A. u realizua pa as edhe njė projekt tė mirfilltė konservues tė koleksionit tė GKA-sė. Qė do tė thotė? Organizimin e koleksionit, zhvendosjen e tij gjatė periudhės qė do tė kryheshin punime nė sallat ekzistuese dhe as qė u mendua pėr krijimin e stabilitetit klimatik tė kėsaj pjese ku ėshtė sistemuar koleksioni mė i rėndėsishėm dhe numri mė i madh i veprave tė artit qė ne disponojmė nė G.K.A. prej vitesh. Nė kėtė ambjent u vendos jashtė kushteve teknike njė kondicioner i cili ka funksionuar vetėm pėr ftohje. Gjithashut nė kėtė ambjent nuk u ndėrhy sipas kushteve teknike nė sistemin elektrik; nuk u realizua shkėputja e dritės natyrale qė hyn nga ambjenti i jashtėm pėr frenimin e rrezerve Ultra Vjolet. Veprat u vendosėn duke shkelur tė gjithė parametrat e konservimit teknik dhe hapsinorė, nuk u pėrdor as edhe njė material ndarės zjarr-durues pėr mė tepėr raftet e adaptuara janė prej druri (zjarr-pėrcjellės). Tė gjitha punimet si: saldim, prerje me gur fleksibėl, shkatėrrim i pareve tė mėparshme, mbyllje tė hapėsirave etj, u realizuan pa shpėrnguljen mė parė tė koleksionit tė veprave tė artit, shkelje kjo tėrėsisht e kushteve teknike tė konservimit. Sot pėr mė tepėr nė kėtė ambjent bashkėqėndrojnė jashtė tė gjithė kushteve teknike dhe materiale tė tjera si libra, letra, fletėpalosje qė i pėrkasin magazinės. E veē kėtyre taraca e kėsaj pjese tė G.K.A -sė ndonėse shpesh e riparuar, por gjithmonė pjesėrisht ėshtė e dėmtuar dhe shirat gjatė gjithė stinės hyjnė nė brendėsi. E them kėtė pa pėrmendur izolimin e saj qė duhet tė jetė njė termo-regullator i ndryshueshmėrisė sė temperaturave. Temperaturat duke qenė nėn njė taracė tė pa termoizoluar nė stinėt e nxehta arrijnė nga 25-40 gradė C. Ndėrsa lagėshtia relative deri nė 70%-80% nė njė kohė qė parametrat muzelaė janė 50% me njė luhatshmėri plus minus 5 gradė C. Ēpasoja lė kjo ndryshueshmėri e lagėshtirės dhe temperturės mbi veprat e artit? Teknikat e krijimtarisė qė ruhen nė kėtė mjedis janė shumė tė ndryshme ndaj ndryshueshmėrisė sė temperaturės. Strukturat e ndjeshme tė kanavacės sė shtratit piktural e tė vernikut reagojnė ndjeshėm si gjatė lagėshtirės ashtu edhe nė temperaturat e nxehta tė stinės sė verės ku tendosja e pikturave dhe tharja e strukturės sė tyre krijon klaklyra qė arijnė deri nė shkėputje tė ngjyrės nga suporti. Kėtė fenomen e gjejmė tė shfaqur shumė shpesh nė veprat e pikturės mbi kanavacė ku vėrehen rėnie herė nė grimca e herė nė pjesė mė tė mėdha. Nė studimin e pėrgatitur prej jush janė ndarė qartė problemet dhe rreziqet mė evidente qė i kanosen fondit tė veprave qė ruhen nė kėtė ambjent. Njė prej tyre ėshtė sigurimi i kontrollit tė klimės nė kėto ambjente. A mund tė sigurohet kjo nė G.K.A? Me gjithė problematikėn qė ekziston nė vetė godinėn e Galerisė Kombėtare tė Arteve, KONTROLLI i KLIMES nė ambjentet ekzistuese tė G.K.A. kthehet vetėm nė njė term, apo nė njė tog fjalėsh tė pa arritshėm, dhe jo nė njė fenomen tė zotėrueshėm realisht. Nėse pėrmendim disa parametra tė temperaturave nė salla ky problem bėhet mė i qartė. Nė muajin dhjetor nė katin e parė temperature shkon deri nė 10 gradė C, nė qershor qershor 19 gradė C, nė gusht 21-25 gradė C. Ndėrsa nė katin e tretėe nė dhjetor temperatura varion 5-7 gradė C, nė qershor 25 gradė C, nė gusht 30-35 gradė C, ka raste deri nė 40 gradė C. Duke ju referuar ndryshueshmėrisė sė temperaturave e luhatjeve tė lagėshtisė rezulton se ambjentet e GKA janė jashtė tė gjitha paramentrave tė konservimit e tė papėrshtatshme pėr ruajtjen dhe ekspozimin e koleksionit tė veprave tė artit qė ato trashėgojnė. Gjithashtu nga tė gjitha kėto hapėsira tė izoluara jo mirė depėrtojnė lehtėsisht, nė brendėsi tė ambjenteve tė ekspozimit dhe rezerva, pluhuri dhe ndotjet e tjera tė ambjentit si bloza sė bashku me ndotje tė tjera kimike tė cilat janė tė pranishme nė interier dhe depozitohen lehtėsisht nė sipėrfaqet e veprave tė artit si piktura, skulptura, ikona, tekstile duke lėnė gjurmėt e tyre tė dėmshme mbi to. Niveli i ndriēimit nė ambjentet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, sipas jush ėshtė njė tjetėr pikė nevralgjike. Ēkeni parasysh kur e konsideroni problematike kėtė pikė? Ndėrtesa ruan instalimin elektrik tė ndėrtuar nė vitin e pėrfundimit 1974 me ndonjė ndėrhyrje rikonstruktive pjesore realizuar ndėr vite. Kabina qėndrore e sistemit elektrik ėshtė e vendosur nė bodrumin e GKA. Dritaret janė tė orientuara nga tė gjitha pikat e horizontit, drita sėbashku me rezatimin e diellit qė hyn nė ambjentet e brendshme ėshtė e lėvizshme (vetėm drita qė vjen nga veriu ėshtė stabėl). Nė tė gjitha dritaret e objektit mungojnė filtrat ultravjolet pėr dritėn dhe rezatimin. Rrezet Ultra Vjolet hyjnė lirshėm brenda sallave tė ekspozimit, fenomen ky qė dėmton ndjeshėm e pėr njė kohė tė shpejtė veprėn e artit. Vendosja e njė vepre arti nė kėto ambjente ėshtė jashtė tė gjitha kushteve teknike. Shumė shpejt ajo pėson humbje tė pa kthyeshme tė strukturės, si tharje e humbje tė ngjyrės, kraklyra tė shtratit piktural qė arrijnė deri nė shtresėn e gruntit, plasaritje tė skulpturės sė drurit si dhe tė suportit tė ikonave. Kėto dėmtime nė tė gjithė koleksionin lėvizin shumė mė shpejt se sa ndėrhyrjet restauruese, prandaj ndėrhyrja pėr frenimin e kėtij fenomeni ėshtė shumė e rėndėsishėm pėr shpėtimin e degradimit tė pa kthyeshėm tė vlerave artistike dhe historike. Pėrmendėm mė lart rreziqet nga zjarri dhe sistemin e ruajtjes nė kėtė institucion. Gjithēka jashtė parametrave. A ėshtė e sigurt Galeria me sistemin e alarmit qė ėshtė instaluar para disa viteve? Sistemi i alarmit nė mjediset e GKA, qė u instalua nė vitin 1990-91 dhe qė u pėrmirėsua mė vonė nė vitin 1995-96, nė njė farė mėnyre ėshtė i pranishėm vetėm nė disa nga ambjentet e sallave e saktėsisht nė rezervatin e skulpturave tė katit tė parė. Eshtė njė sistem me aparatura totalisht tė vjetėruara e pėr mė tepėr mbetet gjithmonė si njė sistem qė vetėm sinjalizon personelin dhe nuk arrin tė realizojė nė mėnyrė automatike mbyllje hermetike pėr tė ruajtur kėshtu pjesė tė veēanta tė rezervave (ambjentet e fondit) apo dhe shuarje tė ndonjė zjarri tė mundshėm. Po ashtu, nuk ka asnjė dalje emergjente tė sallave tė ekspozimit nė ambjentet e jashtme e pėr mė tepėr as njė mundėsi (plan tė studiuar emergjence) tė shpėtimit tė veprave tė artit nė rezerva (nė fond) nė rast zjarri. Ruajtja e sistemit tė zjarrit ndėrlikohet nė tė gjithė vazhdueshmėrinė e objektit e ēka ėshtė mė kryesorja nė ambjentet e rezervave (fonde) ku materialet e depozituara janė tėrėsisht ushqyese apo transportuese tė zjarrit; si p.sh. rafte druri. Rezervat (fondet e veprave tė artit) nuk janė tė ndara me materiale zjarr-durues nė ambjente tė veēanta me dyer izoluese automatike sipas teknikave tė veprave tė artit, kusht ky ndėr tė tjera edhe i rrezikut ndaj zjarrit ku i gjithė koleksioni nuk lejohet sipas parametrave tė jetė i grupuar nė tė njėjtėn sipėrfaqe. Nė tė dy ambjentet e rezervave, kati i dytė rezervati i pikturės dhe kati i parė rezervati i skulpturės dhe ikonės, janė tė vendosura jashtė tė gjitha kushteve teknike edhe materiale tė tjera tė cilat nuk janė vepra arti si libra, katalogė, kuti me materiale pėr administratėn etj. Gjithashtu, nė mungesė tė hapėsirave magazinuese, nė pjesėn e pasme tė Ikonostasit, nė katin e dytė, vendosen jashtė kushteve teknike nė ruajtje (ambalazhe kartoni, arka druri etj) objekte kėto tė cilat janė lehtėsisht tė prekshme nga zjarri. Mė tej ka plot raste tė tjera ku shkelen tė gjitha normat e ruajtjes nga zjarri. Pa u futur nė hollėsi tė tjera tė kėsaj natyre, tė cilat ju i keni trajtuar gjerėsisht nė studimin tuaj, a mund tė na thoni se ēmund tė bėhet pėr tė frenuar kėtė gjendje? Pėr tė frenuar degradimin e koleksionit duhet tė marrim masa tė menjėhershme. Duhen krijuar kushte klimatike tė qėndrueshme pėr arritjen e parametrave muzealė tė temperaturės, lagėshtisė, ndriēimit, ndotjes sė ambjentit e sigurisė. Dhe duhen arritur disa parametra tė rėndėsishėm pėr konservimin e veprave tė artit nė mjediset e GKA. Cilat janė kėto parametra qė duhen arritur? Nė sallat e ekspozimit dhe nė rezerva (fondi i veprave tė artit) duhet tė respektohen parametrat e kontrollit tė klimės qė janė niveli i temperaturės dhe i lagėshtisė. Kontrolli i klimės, pra rregullimi i Lagėshtirės Relative dhe Temperaturės, duhet tė jenė tė centralizuar dhe i individualizuar pėr ēdo sallė ekspozitash. Nė rezervate e nė sallat e ekspozimit duhet tė ketė gjithashtu edhe kontrollues hidro-termograf manual, si dhe matėsa elektronikė. Dritaret tė pajisen me dopjo xham dhe tė jenė shumė mirė tė izoluara pėr tė amortizuar dinamikėn e luhajtjeve tė temperaturės dhe lagėshtisė relative, si dhe ndėrhyrjen nė interier tė pluhurave e ndotjes sė eksterierit. Nė rezerva, depėrtimi i pluhurit duhet tė arrijė domosdoshmėrisht nė parametra muzealė qė do tė thotė thuajse (zero), ky ėshtė njė nga kushtet e domosdoshėm tė konservimit tė koleksionit tė trashėgueshėm gjatė periudhės qė ai nuk ekspozohet por konservohet. Pa u zgjatur nė shumė deje duhet pėrmendur mė tej, sistemi i sigurisė sė koleksionit, sistemi i alarmit kundėr zjarrit dhe ruajtja Nė tė vėrtetė janė shumė ndėrhyrje tė rėndėsishme, por une mėndoj se duhet tė zgjidhet fillimisht pika e parė e problemit: Ku do tė vendoset fondi, i rindarė nė mjedise sipas karakterit tė veprave, dhoma e aklimatizimit dhe laboratori i restaurimit qė duhet tė ketė tė njėjtat parametra me fondin. Vetėm nėse zgjidhet ky moment mjaft delikat mund tė realizohet njė projekt i saktė mbi konservimin e koleksionit tė GKA duke kėrkuar edhe konsulencėn profesionale me muze e rezerva jashtė vendit. Gjithashtu e rėndėsishme ėshtė konsulenca me specialistė e konservator vendas qė e njohin mirė problematikėn e GKA, pėrpara sesa problemi tė kalojė tek arkitektėt konstruktorėt dhe investitorėt. Vetėm kur tė arrihen paralelisht parametrat e domosdoshėm nė mjediset e rezervave e nė salla, ne mund tė shpresojmė qė tė restaurojmė njė koleksion tė konservueshėm e, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, tė konservojmė vlerat e njė koleksioni tė trashėgueshėm, pasi, nė kushtet aktuale qė gjenden veprat sot, ato mund vetėm tė inventarizohen, lėvizshmėria e tyre trupore nuk mund tė kontrollohet.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Mikel Kalemi - Tragjedite, vepra te pasioneve te medha | informuesi | Kulture | 0 | 06-07-2007 23:53 |
| Nora Cashku - Akademia e Arteve, ne apati te thelle | informuesi | Personazhe te njohura | 0 | 06-07-2007 23:22 |
| Greqia, gati nenshtetesia per 200 mije shqiptare | Administratori | Shtypi i dites | 1 | 21-02-2007 21:52 |
| Albtelekom - Berisha e dinte qe duheshin 50 mije porta | Administratori | Ekonomia Shqiptare | 0 | 15-02-2007 16:01 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |