Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Galeri Kombetare per njezet pale sy ne dite

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-04-2006, 15:28
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Galeri Kombetare per njezet pale sy ne dite

Hendeku, Galeri Kombėtare pėr njėzet palė sy nė ditė
Elsa Demo

Prurja e publikut nė dyert e institucioneve tė kulturės jo rrallė ėshtė pėrdorur nga drejtues si sfidė, pas tė cilės si mballomė vazhdon e fshihet pamundėsia pėr tė reformuar ngrehinat me njėrėn kėmbė nė formėn e vjetėruar tė tė administruarit dhe kėmbėn tjetėr nė ajėr, duke kėrkuar mbėshtetje nė kėrkesat qė shtrojnė kohė e kushte tė reja. Nė media kritika gati hesht pėr tė vėnė nė dukje se me ē’cilėsi gatuhet arti qė i jepet publikut. Kėto institucione nga ana tjetėr nuk kanė guxuar tė deklarojnė tė dhėna, numrin e biletave tė shitura, numrin e spektatorėve pėr njė shfaqje, apo tė vizitorėve pėr njė ekspozitė. Nėse ėshtė akoma larg dhe e vėshtirė tė mėsojmė se cili ėshtė libri mė i shitur i vitit nė Shqipėri, meqė procesi i botimit ėshtė tėrėsisht nė duart e privatėve, nuk ėshtė e njėjta gjė dhe as vonė pėr tė mėsuar nga institucionet qėndrore tė Operės, Teatrit Kombėtar, Galerisė Kombėtare se nė emėr tė ēfarė politike, ēfarė shijesh dhe ēfarė frekuentimi dhe komunikimi me publikun administrohet ai “art zyrtar” qė financohet nga buxheti i shtetit.

Pėr shembull: Galeria Kombėtare e Arteve, e ka mbyllur tremujorin e parė tė vitit 2006 me 1540 vizitorė, nga tė cilėt 1000 kanė prerė njė biletė 100 lekėshe. Tė tjerė janė nxėnės shkollash, pensionistė. Tė huaj fare pak. GKA ka qenė dhe ėshtė, pa e tepruar, gati njė herė nė dy ditė nė faqet e gazetave, me informacion, intervista me njė tė quajtur artist. Pra propaganda ka qenė nė majė. Pas saj faktet janė tė trishtueshme. 20 vizitorė nė ditė, ėshtė mesatarja pėr tė njėjtėn periudhė edhe nė vitin 2005.

Njė ekspozitė ndėrkombėtare me emėr tė madh si “Onufri” qė ka qėndruar e hapur mė shumė se njė muaj, ėshtė vizituar vetėm nga 200 njerėz. Po kaq ka pasur ekspozimi i “Motėr Tones” pas restaurimit nė Luvėr. Tė dhėnat qė dalin nga Zyra e Marrėdhėnieve me Median dhe Publikun nė GKA, thonė se pik i vizitueshmėrisė mbahet viti 2004 me 13 mijė vizitorė. Por kjo shifėr qė deri dje lėvdohej si kthim i madh i vizitorit pranė artit pamor, sot na del shifėr fiktive, pasi atė vit, pėr muaj tė tėrė, ka qėndruar i ekspozuar plani francez pėr Qendrėn e Tiranės. Njerėzit donin tė dinin se ku do kandisej shtėpia e tyre, tė tjerė kishin dėgjuar shumė pėr planin qė do tė ndryshonte historinė urbane tė Tiranės sė vjetėr e tė re.

Galeria Kombėtare nė ndryshim nga Teatri i Operės dhe Baletit dhe Teatri Kombėtar, vazhdon t’ia derdhė 90% tė tė ardhurave nga biletat shtetit si taksė, kjo nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave tė vitit 1998 “Pėr administrimin e tė ardhurave qė krijojnė institucionet buxhetore”. Shpejt mendohet qė ky raport tė pėrmbyset, ky 90% t’i mbetet institucionit pėr investime dhe shėrbime. Pra sado vizitorė tė ketė galeria, edhe me njė retrospektivė tė piktorit Vangjush Mio pas 20 vitesh e me plot 5 mijė bileta tė shitura, nė kėto kushte nuk ndryshon asgjė pėr buxhetin e saj.

“Nuk ėshtė marrė seriozisht kjo politikė pėr komunikimin me publikun. Ka qenė thjesht daulle mediatike”. Nėndrejtori i Galerisė Kombėtare tė Arteve, Rubens Shima, e sheh rritjen e vizitueshmėrisė tė lidhur me disa faktorė. Njė prej tyre ėshtė linja ekspozicionale e GKA-sė dhe jo pėrmasa e saj ekspozitėbėrėse. Pėr tė forcuar linjėn do tė rishihen tė quajtuarat salla e kuqe dhe salla blu qė sipas Shimės “nuk do vazhdojnė tė jenė tė konceptuara ashtu, veē piktura e realizmit socialist e veē skulptura”. “Pėr mua si konceptim ėshtė sė pari difektoz, njėlloj sikur tė thuash veē gratė e veē burrat. Ato janė vepra qė kanė komunikuar me publikun, kanė krijuar njė klime nė njė kohė, kanė qenė pjesė e diēkaje. Kėshtu qė krahas rikonceptimit tė linjave dhe punės qė do tė bėjnė kuratorėt pėr konceptimin e ri tė linjave kompozicionale, do tė rikonstruktohen sallat qė duhet tė arrijnė parametrat e ekspozimit, hap pas hapi”. Zbutja e asaj klime tė krijuar njė artist, njė ekspozitė, mund tė vijė vetėm duke vendosur kritere.

Kjo do tė thotė qė pėrveē fjalės sė bordit, do tė funksionojnė tarifat pėr ekspozim dhe marrjen me qira tė sallave. Kjo do tė ēojė nė refuzimin e artistėve qė kanė interesa tė shesin mu nė Galerinė Kombėtare. Ekspozitat qė spontanisht kthehen nė ngjarje, artistė shqiptarė qė kanė bėrė namin jashtė Shqipėrie, me pak mė shumė fantazi, mund tė zmbrapsen pėr t’i sjellė publikut atė qė fondi i GKA-sė e ka dhe i ėshtė shfrytėzuar keq ose aspak. Mungesa e politikės inteligjente, e cilėsisė sė dobėt tė ekspozitave dhe artit qė i ofrohet publikut, i shtohet dhe masakra urbane nė oborr tė Galerisė qė prej muajsh mund tė frenojė edhe vizitorin mė tė uritur.

Pirgjet e dheut, balta, zhavorri, e kanė kthyer kėtė vend mu nė qendėr tė Tiranės, nė zonė periferike. Galeria ka humbur kopshtin dhe hapėsirėn e parkut tė skulpturave. Dhe gjatė punimeve pėr hapjen e njė rruge qė do tė lidhė bulevardin me oborret e pasėm tė Vilės sė Mbretit Leka dhe Katedrales sė Shėn Palit, ėshtė shkatėrruar sistemi i drenazhimit. Edhe uji u ka hyrė nėn rrogoz fondeve tė trashėgimisė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Dita e kijametit! Sabahi Kurani dhe Jeta 2 03-01-2008 15:26
Garda Kombėtare e Ballit Kombėtar Sabahi Politika shqiptare 0 22-10-2007 23:38
Llesh Kola - Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare Administratori Emigracioni 0 25-05-2007 21:01
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:16.




Parajsa Shqiptare