Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Erik Goengric - Une bej video-art me imazhet e Tiranes

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 22-04-2007, 17:43
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Erik Goengric - Une bej video-art me imazhet e Tiranes

Erik Goengriē: Unė bėj video-art me imazhet e Tiranės

“Shtėpitė qė i japin formė Tiranės” ėshtė projekti artistik mė i fundit qė vjen i realizuar nga TICA (Instituti i Artit Kontemporan Tiranė), Onesixty (1.60) dhe IFA (Institut fur Auslands- beziehungen e.V), me murator Stefano Romano. Ky ėshtė nj lloj arti, qė fokusohet mbi vendet publike dhe ekspozohet nė ambiente tė hapura.

Artisti Erik Goengriē nė artin e tij pėr Tiranėn ngre pyetjet qė ēdo qytetari mund t’i kenė shkuar njė herė nėpėr mend: “Si i ėndėrroni hapėsirat e qytetit tuaj?”, “Cili ėshtė vendi juaj i preferuar nė qytetin ku jetoni?”, “Cilat rrugė tė qytetit tuaj janė cilėsuar me emra femrash dhe cilat me emra meshkujsh?” etj.Dhe pėr tė gjitha, artisti ka shfaqur dje pėrpara Piramidės, me anė tė njė video- projektimi, vizatimet e tij pėr Tiranėn. Kryeqyteti i parė nė syrin e njė turisti, nė syrin e njė artisti, tė cilit i vlen mė shumė se gjithēka aspekti i artit qė shpalos ēdo qytet i botės. i tillė ėshtė konceptimi i Erik, i cili e viziton Shqipėrinė jo pėr herė tė parė dhe pėrshtypjet e tij janė tė pleksura me ato tė artistėve tė tjerė shqiptarė, me tė cilėt e ka afruar puna e tij. TICA dhe projektet e saj kėtė herė na e afrojnė nė njė tjetėr kėndvėshtrim Tiranėn. Edhe pse jetojmė nė qytetin e mbiquajtur ‘metropoli shqiptar’, edhe pse i njohim vendet dhe pamjet e tij tė ndryshme, por kurrsesi nuk e kemi parė atė me syrin e njė artisti si Erik. Ai pėrpiqet tė gjejė artin edhe aty ku ne mund tė mos e shohim dot, ai vlerėson arkitekturėn aty ku ajo ėshtė e bashkuar me vlerat historike. Pikėrisht dje, ai na e tregoi artin e tij dhe artin e Tiranės, pėrtej asaj qė dimė pėr tė...

Cili ishte impakti i parė nga Tirana?
Pėrshtypja e parė erdhi nga ngjashmėria e kėtij qyteti me Stambollin, tė cilin e njoh mjaft mirė. Ka shumė pjesė qė ngjajnė mes kėtyre dy qyteteve tė mėdha, sidomos pėrsa i pėrket vendbanimeve, qė ngrihen ku tė munden kėta njerėz, mjafton tė zėnė njė hapėsirė dhe ngrejnė shtėpitė e tyre. Ēfarė ndryshon ėshtė se planimetria ėshtė mė e pėrpunuar dhe aspekti krijues i kėtyre shtėpive i ngjan pothuajse skulpturave. Qyteti juaj njihet si njė qytet plot ngjyra, ku mund tė gjesh forma nga mė tė ndryshme tė gjėrave, sidomos nė periferi. Ėshtė shokuese sesi pjesėt e brendshme tė qytetit janė shkatėrruar nga kullat. Pra, planimetria e njė qyteti e bėrė rreth 70 vjet mė parė, ėshtė prishur nga ndėrtimi i kullave tė pėrmasave disakatėshe. Mė tepėr kėto dy kulla kėtu, para Piramidės, qė i mbulojnė asaj fasadėn dhe janė tepėr tė larta krahasuar me godinat qė i rrethojnė.

Mė flisni mė tepėr rreth projektimit tuaj, qė shfaqni para Piramidės?
Nuk ėshtė tamam njė projektim, por janė vizatime tė Tiranės. Kur unė isha kėtu vitin e kaluar, pata njė eksperiencė tė bukur duke punuar me studentė tė Akademisė sė Arteve. Unė jap mėsim edhe nė Gjermani dhe kėtė gjė bėra edhe me 20 studentė tė Edi Hilės. Nė atė kohė e njoha qytetin pėrmes kėtyre studentėve dhe eksperiencėn time e tregova pėrmes vizatimeve. E kam konceptuar me njė mėnyrė paksa tė vjetėr tė teknikės nė artin pamor, nė ‘slide show’ (pamje njėra pas tjetrės). Mund ta bėja me video, mendova se duke u transmetuar kėto pamje nė faqen e njė makine tė vogėl, me tre rrota, qė ecėn pėrmes qytetit dhe mbi tė shfaqen pamje tė ndryshme tė godinave tė qytetit. Ėshtė sikur tė shfaq pėrshtypjet e mia mbi Tiranėn dhe mbi shtėpitė e saj dhe godinat e tjera qendrore. Nė anėn e konceptimit, bazohet mbi pyetje tė shumta, se cilat janė pjesėt e qytetit qė janė tė rėndėsishme pėr ty, ku ti do tė doje tė zhvilloje mė tepėr artin e pikturės apo skulpturėn. Ėshtė si njė koleksion i gjėrave qė njerėzit nuk i pėlqejnė, por ama janė pjesė e historisė sė kėtij qyteti dhe qė ata duhet t’i mendojnė si tė tilla. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė Piramida, qė ėshtė njė muze pėr Enver Hoxhėn dhe ėshtė e vėshtirė pėr nga ana arkitekturore. Ajo nuk mund tė shkatėrrohet, edhe pse mbart kėtė simbolikė. Duhet jetuar me tė. Kam parė se disa godina me rėndėsi kėtu nė Tiranė nuk kanė mė vlerėsimin e dikurshėm, kanė historinė e tyre dhe cilėsinė e ndėrtimit. Edhe pse tė boshatisura dhe tė ngjashme me fantazmat, siē ėshtė Hotel Dajti kėtu pranė. Janė tė gjitha kaq pranė njėra- tjetrės (qesh)! Kur unė isha kėtu njė vit mė parė, po studioja rreth kėtij qyteti dhe mendoja “Uau, sa shumė gjėra pėr tu parė!”, por pėr njė orė ti mund tė ecėsh nė kėmbė dhe t’i vizitosh tė gjitha.

Si ju duket arti dhe artistėt shqiptarė? A ka elemente tė artit modern nė vendin tonė, po aq sa edhe nė shtete tė zhvilluara si Gjermania?
Po, patjetėr. Elementi mė i fortė ėshtė video- arti, mendoj unė, qė ėshtė mėnyra pėr tė reaguar mė shpejt ndaj situatave. Psh, mes 20 studentėve tė Edi Hilės, 15 prej tyre punojnė me fotografinė dhe videon, sepse janė mė tė shpejta pėr tė punuar me to. Shumica prej tyre ishin mjaft tė lidhur me qytetin, banesat e tyre dhe ndjesia e kėsaj lidhjeje ishte mjaft e drejtpėrdrejtė. Kėtu duhet tė luftosh pėr punėn qė ke, pėr mėnyrėn sesi i fiton lekėt, madje edhe sesi lėviz pėrmes qytetit. Prodhimet e kėtij lloj arti, qė bėjnė artistėt shqiptarė, janė mjaft intensive dhe shumė mė tė drejtpėrdrejta. Ndėrsa pėrsa i pėrket krahasimit tė artit qė bėhet kėtu me atė nė Gjermani, mund t’ju them se pikėrisht kjo ishte arsyeja qė unė erdha kėtu, sepse unė nuk jam pėr artin e nivelit tė lartė qė bėhet nė Europėn Veriore. Unė kam qenė nė shumė vende, si Stamboll, kėtu etj. Edhe nė Los Angelos, ku unė shkova para tre vitesh, mė interesonin mė shumė vendet ku flitej pėr historinė e qytetit. Kėtu, sidomos, ėshtė njė eksperiencė krejt tjetėr, qė mė bėn edhe mua tė ndjehem si nė vitet ‘90 tė Berlinit, sepse edhe ndryshimet qė ndodhėn janė tė ngjashme. Unė jam nga Gjermania Perėndimore dhe qė nė ‘88 unė ndjeva ndryshimet, qė nuk ishin aq brutale sa kėtu, por gjithsesi brutaliteti i gjėrave shpesh nuk ėshtė edhe aq i dukshėm. Ajo ndodh ende. Njė prej mėnyrave qė na bėn tė shohim sot brutalitetin, ėshtė shndėrrimi i kėtyre qyteteve, duke hequr medoemos ēdo gjė qė na kujton tė kaluarėn historike dhe vlerat e kėtyre godinave tė sistemit lindor. Ajo qė po ndodh kėtu me godinėn e Operės, po ndodh edhe nė Berlin. Kjo ėshtė njė mėnyrė e gabuar e shndėrrimit. Ēuditem madje, qė shqiptarėt nuk e pėlqejnė, ndėrsa unė e admiroj godinėn e Operės. Si duket, u kujton kohėn e shkuar dhe funksionin e saj tė dikurshėm. Edhe “Sheshi Skėnderbej” ėshtė njė hapėsirė qė nuk gjendet nė Gjermani apo nė vende tė tjera. Mua mė pėlqen shumė hapėsira dhe sot ėshtė e vėshtirė qė ajo tė gjendet lehtė. Nuk e shoh si diēka boshe, por si njė vend ku je i lirė tė bėsh ē’tė duash. Mė nxit imagjinatėn, sepse nė vende si pėrpara Piramidės mund tė takohesh, tė bėsh xhiro me biēikletė, por atje ke njė shesh qė nuk ėshtė prekur ende nga dizenjimi, por ėshtė ende i hapur. Mund ta pėrdorėsh atė shesh apo ta ndryshosh.

Cili ėshtė mesazhi qė pėrcjell arti juaj?
Unė kam studiuar pėr arkitekturė dhe tashmė jam edhe artist. Mesazhi i artit tim vjen nėpėrmjet dy prirjeve tė mia, qė i kam bashkuar nė njė. Sė pari, unė jam i interesuar nė dy gjėra: si artist, mė intereson zhvillimi i skulpturės nė vendet publike, ndėrsa si arkitekt mė intereson sesi arkitektura e njė qyteti ėshtė zhvilluar. Kėto tė dyja vijnė nė njė pikė ku unė them se kjo punė ėshtė e rėndėsishme po aq sa godina e Operės. Apo sa Tajvani, qė ėshtė pėrballė Piramidės dhe mua mė jep ndjesinė e hapėsirės dhe kjo gjė mė pėlqen. Ndėrsa kėto kulla, edhe pse janė tė bukura kur i sheh, nėse shkon nga pjesa e prapme e tyre janė tė tmerrshme. E rėndėsishme nė Tiranė ėshtė se ka njė strukturė tė pastėr tė arkitekturės sė shtėpive. Por, nėse i sheh nga afėr hapėsirat midis tyre, qė kanė qenė mjaft tė kėndshme, tashmė janė zėnė. Dhe e gjitha kjo ndodh brenda qytetit, jo jashtė tij nė qytete tė tjera. Kėtė pėrpiqem tė tregoj dhe bashkė me idetė e mėsipėrme, ėshtė ajo ēfarė unė shoh nė njė qytet si Tirana.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes Administratori Muzika 0 15-02-2007 17:10
Pranimi pa kufizim, i paperballueshem Administratori Shtypi i dites 0 10-04-2006 15:07
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:10.




Parajsa Shqiptare