| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Emanuel Koko nga studioja e tij drejt salloneve tė artit Skulptura qė ngjizet me motive etnografike Dhurata Hamzai Koko e ndjente se motivet dekorative tė trashėguara nė zonėn ku ai u rrit kėrkonin vetvetiu njė interpretim nė vėllimin e njė vepre tė caktuar. Qė prej kėtij ēasti ai e kuptoi se po fillonte tė merrte vlera individuale skulptura e tij. Duke punuar, endej nė kėrkim tė njė stili tė ri, tė patrajtuar mė parė, duke iu referuar skulpturės moderne. Emanuel (Sali) Koko e nisi rrugėn e tij drejt artit qė kur ishte nxėnės shkolle me vizatime tė thjeshta, ndėrkohė qė shqisat e tij ishin mprehur qė kur ai ishte ende fėmijė, duke parė me sytė e tij babain qė gdhendte sa herė ndonjė objekt druri funksional me motive tradicionale si lugėt, llullat, mjetet e tezgjahut dhe objekte zbukuruese. I lindur nė Picar tė Gjirokastrės, ai do tė ishte i pranishėm nė traditat e trashėguara tė kėsaj zone, si polifonia, avlemendi e artizania. Para shkollimit, Emanueli mund tė bėnte vetėm piktura, por ato u bėnė shkas qė ai tė dal fitues nė konkursin pėr tė ndjekur shkollėn e mesme artistike nė Gjirokastėr. Emanueli thotė se mu mbush mendja qė tė vazhdojė pėr skulpturė, pa e ditur shumė se ēdo tė bėja mė pas me tė... Ndėrsa artisti rritej me shqetėsimin a do tė bėhem dot unė skulptor, pasi mbaroi shkollėn e mesme artistike arrin tė fitoj sėrish nė konkursin pėr tė ndjekur studimet e larta nė Tiranė. Emanuel Kokos i pėlqeu shumė hapėsira e mundėsive qė i jepte Tirana. Ishte tjetėr gjė.., thotė skulptori. Studimi, prania e modeleve, programi, tė gjitha kėto qėlluan qė tė ishin tė dobishme pėr skulptorin e ardhshėm. Ai pati rast tė punonte me materiale tė ndryshme, duke bėrė skulptura interesante dhe me njė stil tė ri. Kėshtu artisti Koko e pa veten e tij nė kėrkim tė origjinalitetit nė art. Koko e ndjente se motivet dekorative tė trashėguara nė zonėn ku ai u rrit kėrkonin vetvetiu njė interpretim nė vėllimin e njė vepre tė caktuar. Qė prej kėtij ēasti ai e kuptoi se po fillonte tė merrte vlera individuale skulptura e tij. Duke punuar, endej nė kėrkim tė njė stili tė ri, tė patrajtuar mė parė, duke iu referuar skulpturės moderne. Shpeshherė i duhej tė bazohej tek motivet tradicionale. Kanė qenė pikėrisht kėto motive qė nuk e kanė zhgėnjyer kurrė artistin. Sot vlerėsohet si njė nga skulptorėt mė tė talentuar. Shpesh herė veprat e tij ekspozohen nė ekspozita kolektive, por ngaqė teknika e tij miks pėlqehet, shumė vet ia blejnė veprat, ose porosisin tė reja nė studion e skulptorit. Jo rrallė kemi vėnė re se disa punė, ose vepra tė tij, tashmė janė nė dorėn e njerėzve tė njohur nė fushėn e artit, biznesit dhe politikės. Ata i kanė blerė pėr ti pasur nė ambjentet e tyre. Punė tė Sali Kokos kanė Ardit Gjebrea, Luan Bregasi, Bamir Topi, Donika Bardha, Bujar Tuku, arkitektėt Aleksandėr Braho, Agim Baboēi, etj. Ndėrsa turisti qė viziton Tiranėn do tė mundet qė ti shikoj disa nga veprat e Emanuel Sali Kokos tek Vila Lindi nė Marikaj, bar restorant Antika, bar restorant Antipatrea, bar restorant Mbretėresha. E nėse i duhet qė tė shkojė deri nė restorantin e Kalasė sė Petrelės, aty janė janė pesė-gjashtė vepra tė tij. Por edhe pse njė pjesė e veprave janė tėrhequr nga kėrkesa e tregut, ky skulptor nuk mund tė heq dorė nga kėrkesa pėr origjinalitet dhe kėrshėria pėr krijimtari. Unė besoj se deri mė sot nuk ka mbetur gjė pa u bėrė, qė nga skulptura moderne, klasike e ajo arkaike, por unė kur bėj art jam duke ndjekur kėshillat dashamirėse tė profesorėve tė mi: Puno shumė se njė ditė ti do ta arrish atė qė do... Metafora e drurit gurit dhe metalit Si skulptor, ju Emanuel, pėrveē njė vepre tė mirėfilltė artistike e stilistikisht tė metaforizuar, keni bėrė punime, tė cilat janė aplikuar nė funksion tė ambjenteve, shtėpive ose lokaveve moderne. Ēndodh me artistin kur vepra e tij merr karakter funksional? Po artisti do tė jetė i pranishėm edhe aty, sepse idetė nė pėrgatitjen e kėtyre objekteve nisin qė nga studimet nė Akademinė e Arteve, ku pėrftohet ndjesia artistike kur tek njė skulpturė pėrdoren dy-tre materiale bashkė. Pastaj krahas punės sė vazhdueshme me njė vepėr tė mirėfillte, kėto gjėra vinė si njė kėmbėgulje e natyrshme nė mjedis tė krijimit; ta bėj edhe kėtė objekt, ta lidh me kėtė, ose atė material, ēfarė efekti ka, dhe tek kjo e fundit smund tė kuptohet gjė tjetėr veē atij efekti emocional ose artistik. Megjithėse kėto lloj punėsh lidhen me tregun, sėrish atje do tė jetė mendja e artistit, kur aplikon njė abazhur ose dekoracion skulptural pėr restorantin, artistit i duhet tė mendoj se ēfarė ambjenti ka, se ēproblem ka me ngjyrat, me ndriēimin, sigurisht pėr ta bėrė atė mjedis mė tėrheqės, mė komod pėr tė ngrėnė atje njė drekė, apo njė darkė. Nė kėtė kohė ėshtė bėrė modė imitimi i dekoracioneve antike, risjellja e objekteve nė vlerė dhe nė funksion... Unė nuk mund tė them se kthehet plotėsisht ajo qė ėshtė antike, por merret motivi i atij elemeneti tradicional dhe mbi tė punohet qė atje tė dal njė gjė e pėrshtashme, dhe njė pjesė e kėtyre krijimeve artistike do tė kombinohen edhe me arkitekturėn moderne, sepse ėshtė edhe arkitekti ai qė krijon kėto hapėsira, i cili nuk mungon tė sjellė nga ana e vet motive tė arkitekturės antike. Kėshtu mes tre palėve; artistit, arkitektit dhe investitorit gėrshetohet njė shije qė tė shėrbejė kėnaqėsi nė atė mjedis ku duhet tė kalojnė orėt e lira njerėzit. Nė punėt e tua janė disa motive qė duken mė tė dashura pėr ty. Ju keni kėty pranė njė skulpturė nė dru, ku duken trajtat e njė grupi polifonik duke kėnduar? Ky ėshtė njė motiv qė ka pushtuar kujtesėn time. Jam rritur nė njė krahinė ku ēdo gėzim dhe hidhėrim lidhet me kėngėn polifonike. Ėshtė shumė mė i perceptueshėm ky motiv kur rritesh aty, kur merr pjesė nė tė. Pra, ėshtė njė motiv interesant qė nuk mund ta injorosh qė ekziston, qė ka mbijetuar prej kohėsh. Ėshtė njė motiv qė e mbart me vete. Dhe, kur i kthehem skulpturės mendoj si ta kthejė nė vėllim kėtė motiv qė nė fakt ėshtė tingull. Pra, unė rrekem qė tė gjej njė vėllimin, njė formė qė mua tė mė jap motivin e njė kėnge polifonike. Dekoracionet etnografike janė ruajtur mirė nė kujtesėn tėnde, nė ēmėnyrė i lidh kėto motive me hapėsirat e njė skulpture moderne? Njė motiv tė vogėl unė e marr si esencė tė fillimit tė njė vepre, pastaj interpretohet vėllimi, p.sh, merret si esencė njė furkė, qė zakonisht gratė e pėrdorin tė tjerrin leshin e tė bėjnė qilima e bluza, e ajo furkė shndėrrohet nė njė figurė, shndėrrohet nė njė kolonė, shndėrrohet nė njė portret, ose merren tė gjitha bashkė e krijojnė imazhin e lėvizjes sė jetės. Ndėr materialet qė ju pėrdorni, sa vend zė argjila pėr skulpturėn tuaj? Argjila zė shumė pak vend. Mė tepėr mė pėlqejnė materialet e forta, druri, guri, mermeri, metali. Pėr shembull, unė preferoj drurin e arrės, sepse ai me jep mundėsi qė tė modeloj edhe detajin mė tė imėt. Ėshtė tėrheqės kur e shikon nga jashtė dhe reziston. Por ju pėrdorni dendur edhe drurin e thanės, dhe kam vėnė re se krijoni shumė vizatime me thuprat e kėtij druri... Po, kėtė dru e pėrdor sepse ka shumė elasticitet, ėshtė i epshėm ndaj trajtave tė imagjinuara nga unė. Sigurisht qė mė jep rastin tė bėjė vizatime tė holla pėr kėtė lloj skulpture qė bėj. Mė lejon qė tė vazhdoj linjėn, sepse skulptura ėshtė ndėrtuar nga sipėrfaqe dhe silueta dhe pastaj kalon tek vėllimi. Pra, druri i thanės mė jep tė gjitha mėnyrat si ti lakoj linjat. Dhe me kėto linja, ju nuk nguroni ta vishni objektin me materiale lėkure, spango, tela, etj. Po ėshtė thėnė, ose shkruar qė janė shpikur materialet nė fillim dhe pastaj me kėto materiale ėshtė bėrė skulptura, ėshtė bėrė piktura, janė bėrė veglat muzikore, domethėnė tė gjitha veglat qė janė pėrdorur. Duke e ditur kėtė se janė bėrė materialet dhe pastaj ėshtė bėrė arti ne na ėshtė dashur qė ti shikojmė me kujdes vetitė e tyre karakteristike; tė mirat, tė kėqijat e tja pėrshtasim veprės qė ne pasqyrojmė. Fakti qė shumė nga veprat e tua blihen, a tė siguron se kėtu nė Tiranė nė artin skulptural ka njė frymėmarrje tė re? Nuk besoj shumė se ka njė frymėmarrje tė re. Ju i dini mirė problemet qė keni trajtuar pėr konkurset e skulpturės, sidomos tek konkursi pėr statujėn e Nėnė Terezės dhe do tė keni kuptuar se nuk ka njė frymėmarrje tė re. Problemet me juritė e kėtyre konkurseve, tendenca pėr tė pėrfshirė nė to skulptura realiste, ose edhe tė dobėta artistikisht tregojnė se kjo frymė e re nuk ekziston akoma aq sa pretendohet, qoftė edhe nga artistėt qė tashmė janė tė njohur. Unė mendoj se ka njė monopolizim tė kėtyre vlerave, ose njė ndarje tė qėllimshme tė ēmimeve qė bėhen pėr disa njerėz, tė cilėt vazhdimisht marrin pjesė nėpėr konkurse dhe ata qė bėjnė njė art mė tė mirė nuk kanė dalė akoma tė vlerėsuar nė rangje institucionale. Kjo ndodh edhe nė Galerinė Kombėtare, kur ēelen ekspozitat ndėrkombėtare si Onufri, etj....
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| artit, drejt, emanuel, koko, salloneve, studioja, tij |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |