Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Dy trofe tė arta pėr skulptorėt shqiptarė.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 10-08-2004, 02:37
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Dy trofe tė arta pėr skulptorėt shqiptarė.

Studentėt e Akademisė marrin sėrish ēmimin e parė nė Itali

“Dy trofe tė arta pėr skulptorėt shqiptarė”

A.P.

Tiranė

Pėr tė dytėn herė Shqipėria mban trofeun nė konkursin e skulpturės nė Arēela tė Italisė. Emiliana Ismaili fiton ēmimin e parė nė edicionin e 11-tė tė kėtij konkursi, ndėrmjet akademive botėrore.

Ndėrsa Shqipėria ėshtė pjesėmarrėse pėr tė tretėn herė nė kėtė kokurs. Akademia e Arteve kėtė vit mori pjesė me atelierin e materialeve tė pėrziera. Pedagogu i Degės sė Skulpturės nė Akademinė e Arteve tė Bukura Fatos Kola tregon nė njė intervistė emocionet e konkursit nė Itali dhe si e pritėn artdashėsit fitoren e tyre kur u kthyen nė Shqipėri.

Si ndiheni tashmė qė Shqipėria shėnohet fituese pėr tė dytėn herė, gjatė njė konkursi ndėrkombėtar?
Ėshtė me tė vėrtetė njė arritje e jashtėzakonshme. Tė them tė drejtėn, nuk ishim ballafaqur kurrė me nivele kaq tė larta siē janė shkollat italiane tė skulpturės. Duhet tė dini qė atdheu i skulpturės, i gjenive tė mėdhenj Mikelanxhelos, Donatelos etj., vetė emrat e gjinive tė mėdhenj, janė tė trembshėm nė kontekstin e madhėshtisė. E trembshme ishte edhe pjesėmarrja, sepse nė kėto shkolla studiojnė studentė nga mė tė mirėt nė botė. Duke parė edhe ēmimket qė u ndanė, ku ēmimi i dytė ju dha njė studenteje japoneze dhe ēmimi i tretė njė studenteje kroate. Ndėrsa vitin e kaluar, ēmimin e dytė e mori njė studente gjermane, ndėrsa i pari i takoi studentit tonė. Nė kėtė lloj hapėsire gjeografike, ardhja dhe prurja, duhet thėnė qė shkollat italiane janė nga mė tė mirat nė botė. Ato prezantonin para nesh njė rast tė jashtėzakonshėm pėr nga eksperienca dhe kjo bėnte qė tė mos mendonim kurrė qė fitonim me ta. Ndėrkohė, jemi pėrpara njė fakti tė kryer dhe ndoshta kanė kaluar tė gjitha kėto sentimente dhe kėto parapozime; tashmė vijmė nė njė realitet tjetėr.

Realiteti ėshtė i tillė: dy vite me radhė shkollat shqiptare tė skulputės, me nga tre pėrfaqėsuesit e saj. Ky ėshtė riti qė ndiqet ēdo vit. Ndėrsa edhe sivjet, Shqipėria pėrzgjidhet fituese e kėtij konkursi. Vjet ka fituar Elis Yshmeri, ndėrsa sivjet ēmimin e parė e mori Emiljana Ismaili.

Kujt ia dedikoni kėto dy fitore tė shkollės sė skulpturės?
Vjet u ēuditėm se e quajtėm rastėsi. Ishim tė sugjestionuar. Sivjet, herėn e dytė, themi se shkolla shqiptare e skulpturės nuk ėshtė mė njė rastėsi. Tashmė mund tė flasim me plot gojėn qė shkolla shqiptare e skulpturs ėshtė njė shkollė e hapur, me tė gjitha trajtimet pėr botėn e estetikės. Nuk kemi tė bėjmė mė me paragjykime dhe parandalime. Akoma mė shumė janė hapur atelie tė reja pėr kėtė botė. Mbeten vetėm disa reminishenca, lidhur me aspekte tė trajtimeve tė thellėsishme estetike.

Janė tė hapura tė gjitha tipet e literaturave. Formimet pėrkatėse tė pedagogėve bėjnė pjesė nė zhvillim.

Si ėshtė pritur nė mjediset artdashėse fituesi i ēmimit dy herė?
Ne nuk punuam pėr ēmim. Gjithēka qė mbėrritėm dhe morėm e bėmė me mund dhe me djersė; ulėm kokėn dhe punuam. Nė njė mjedis ku, pėr fat tė keq, pikėrisht kjo formė, ky stil, apo kjo mėnyrė e tė jetuarit, bėn qė ndihesh i parespektuar. Nė kėtė lloj forme, do tė thoja se ishte edhe fati ynė pas fitores. Nė kontekstin qė fitorja i takonte shkollės sė skulpturės dhe jo mua, Fatos Kola apo Emiljana Ismailit e Elis Yshmerit. Shkolla shqiptare e skulpturės u prit nė njė mėnyrė krejtėsisht tė ēuditshme, nė vend qė kėtė vlerėsim ta ndanim ashtu siē edhe jemi organizuar. Pritnim qė institucioni akademik, meqenėse ishte eveniment pėr tė, pasi ėshtė hera e parė qė njė shkollė e lartė shqiptare ballafaqon dijet e saj me njė shkollė tjetėr. Apo akoma mė shumė, me shkollat e nivelit me rang botėror. Ėshtė pėr t’u parė nė fokus. Duhet tė jemi vetėkoshientė pėr vlerat qė kemi.

Kur nuk e duan fitoren
Entuziazmi me tė cilin janė nisur drejt Italisė nuk ishte i njėjtė nė kthim. Gjithēka dukej e vakėt, e ftohtė pėr ta, aq sa fitorja ju dukej “e vjedhur”. Askush nuk i priti me pėrzemėrsi apo ti urojė, thjesht pėr hir tė sė vėrtetės. Dhe kjo la gjurmė te treshja qė u nis para disa kohėsh pėr t’u pėrballur me sfida ndėrkombėtare, aq sa nė fund korrėn ēmimin e parė. “Fituesi, pėr herė tė dytėn tregon qartė njė tė vėrtetė tė madhe. Realitetet, pa u ballafaquar, qenkan me tė vėrtetė tė mėdha e tė vogla. Kur ballafaqohet nuk ka tė tilla matje. Kulturalisht njeriu nuk ėshtė as i madh, as i vogėl”, - tregon Fatos Kola, pedagog nė Degėn e Skulturės, pranė Akademisė sė Lartė tė Arteve. Ndėrsa armėn mė tė fortė quan udhėtimet drejt vendeve ku ndodhen krijimet primitive. “Disa shembėlltyra tė pambarimta qė ka bota e kulturės shqiptare, e cila ėshtė disa mijėravjeēare deri nė botėn e korifejve mė tė fundėm tė shekulit XX, siē ėshtė Odise Paskali, Janaq Paēo, tė cilėt unė i marr shembėlltyrė pėr studentėt e mi”, - shprehet Kola, duke e cilėsuar kėtė fakt si formėn mė tė mirė tė kulturave vizuale, tė famshmet forma tė gdhendjes, siē janė kullat, veshjet.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 09:53.




Parajsa Shqiptare