| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Beqir Meta: Muzeu kurrsesi nuk do rrijė nė kėtė nivel! Z. Meta, qė me ardhjen tuaj nė postin drejtues, ju kishit ambicien pėr njė ristrukturim tė muzeut nė shumė aspekte, pėr ta modernizuar atė. Ku konsistonte ky ndryshim? Sigurisht, qė kjo ka qenė ambicia ime mė e madhe, dhe dėshira ime, qė Muzeu Kombėtar, si tempull i kulturės shqiptare, tė pasurohej dhe rinovohej, siē ndodh nė ēdo muze tė botės. Pas njė periudhe kohe rinovohet, rifreskohet, pėr tu bėrė mė tėrheqės. Muzeu jonė e kishte kėtė nevojė, pasi ėshtė bėrė qė para 26 vjetėsh, tashmė, por pėr arsye qė nė Shqipėri ka patur ndryshime tė mėdha, qė nga rėnia e regjimit komunist dhe ardhjes sė demokracisė, tė gjitha kėto vlerėsime dhe kėndvėshtrime pėr kulturėn tonė historike duhej tė reflektoheshin nė muze. Paraqitja e kėtij projekti ėshtė pritur shumė mirė nga inteligjenca, nga njerėz tė kulturės, njerėz qė kanė impakt nė jetėn publike shqiptare. Tė gjithė e kuptojmė domosdoshmėrinė qė muzeu tė jetė shumė mė pėrfaqėsues, shumė mė i pasur nė vlerat kulturore dhe historike qė ka kombi shqiptar. Jo se muzeu nuk ka vlera. Ai ka koleksione tė pasura e tė mrekullueshme, qė mund tė maten edhe me koleksionet mė tė mira qė kanė muzetė e botės. Por kjo nuk mjafton, qė ne tė rrijmė nė- vend- numėro. Ne duhet qė ta pasurojmė patjetėr. Gjatė vitit tė kaluar, pėrpjekja ime ishte e shpejtė, e pėrgatita platformėn brenda njė muaji, pas njė pune intensive. Ia paraqita MTKRS, por ishte edhe koha e papėrshtatshme, sepse unė erdha nė kėtė institucion atėherė kur buxhetet ishin tė miratuara. Nuk kishte shanse tė gjeje buxhete tė reja, sepse kėrkohej bėhej fjalė pėr buxhet tė konsiderueshėm. Nė ēfarė faze ėshtė puna pėr realizimin e kėtij projekti? Vitin e kaluar, ne kemi qenė nė fazėn e pėrgatitjes sė projektit, kemi miratuar grupin e punės, qė do tė drejtojė projektin. Nga ana tjetėr, nga ne dhe nga specialistė tė tjerė janė bėrė pėrpjekjet maksimale pėr tė shtuar kontaktet me ekspertė tė huaj, pėr tė parė sesi do ta modelojmė. Unė vetė kam patur kontakte me ekspertė gjermanė, francezė, suedezė, italinė dhe amerikanė. Para disa ditėsh kam qenė nė njė konferencė nė Bukuresht me modelues dhe kuratorė tė mrekullueshėm, me tė cilėt kam zhvilluar takime. Ata tashmė janė tė angazhuar tė na ofrojnė konsulencė. Projekti nuk ka mbetur pezull, por ne kemi bėrė tashmė organizimin e punės, anėn e padukshme. Megjithatė, dėshira e mirė ka qenė qė projekti tė ecė mė shpejt, por kjo ėshtė e mundur tashmė me miratimin e fondit pėrkatės. Pra, duhet miratuar fondi, qė tė nisė puna e specialistėve qė do tė merren drejtpėrdrejt me zbatimin e tij. Ėshtė e pėrballueshme shuma qė kėrkon realizimi i njė projekti tė tillė dhe sa ėshtė ajo? Sigurisht, ne nuk mund tė flasim pėr njė shumė konkrete. Projekti i zbatimit konkret jep njė shumė tė pėrafėrt, por prapė jo pėrfundimtare, sepse nė kulturė ėshtė shumė e vėshtirė tė japėsh shuma fikse. Ndodh qė mund tė tė duhet tė marrėsh njė pikturė, qė mund tė kushtojė 60- 70 mijė euro, qė unė nuk e kam parashikuar, por grupit tė specialistėve do tu duhet ta porosisin. Nuk mund tė flasim pėr shifra tė qarta, ēdo shumė qė mund tė jepja unė mund tė ishte e pasaktė dhe mund tė sillte keqinterpretime. E rėndėsishme ėshtė tė ecim me faza. Unė besoj qė Ministria e Kulturės sivjet do ta mbėshtesė financiarisht projektin. Nuk e kemi marrė akoma buxhetin, megjithėse qeveria e ka miratuar si projekt, kanė miratuar edhe grupin e punės. Sido qė tė ndodhė, ėshtė pėr ne njė moment ankthi. Ne kemi dėshirėn e mirė ta bėjmė kėtė projekt, por muzeu sigurisht nuk ėshtė pronė e imja. Ai do tė mbetet i shqiptarėve. Ne do tė presim reagimin final tė ministrisė nė kėtė ēėshtje. Nė rast se do tė ketė njė zvarritje apo shtyrje, ne do tė pėrpiqemi me tė gjitha kanalet, duke pėrdorur dhe median, qė projekti i muzeut tė realizohet, qė muzeu shqiptar tė jetė i pasur, i frekuentueshėm dhe modern. Nė rast se nuk do tė kemi financim, ne do tė pėrdorim metoda tė tjera pune, sepse nė muzeologji ka metoda nga mė tė ndryshmet, pėr tė krijuar ekspozita parciale me qėllim qė muzeu tė pasurohet. Muzeu kurrsesi nuk ka pėr tė ndenjur nė kėtė nivel! Ne do tė ecim pėrpara patjetėr, pėr kėtė jam shumė i bindur. Unė e kam deklaruar kėtė edhe nė njė tjetėr media, tek njė gazetare qė kishte shkruar njė artikull tendencioz dhe tė them tė drejtėn mu duk edhe pa kulturė si artikull, edhe joserioz. Paratė, sigurisht, nuk janė nė dorė tė drejtorit tė muzeut. Detyra ime ėshtė ta paraqes projektin, tė thelloj idetė, por nuk jam unė ai qė vendos pėr paratė. Shqiptarėt kanė votuar tjetėrkėnd. Muzeu ėshtė nėn varėsinė e MTKRS dhe sigurisht, kėto projekte miratohen nga qeveria dhe ajo vendos prioritetet e saj. Unė nuk mund tė paragjykoj prioritetet qė ka qeveria. Sido qė tė vijnė gjėrat, ne do tė punojmė fort, duke krijuar ekspozita parciale stabėl, tė pėrhershme, tė muzeut. Po aspekti i konceptimit tė ndryshimit tė muzeut, ēfarė pėrfshin konkretisht? Rinovimi i muzeut ėshtė nė shumė plane, ėshtė njėherė teknologjia, sigurisht, por jo vetėm kjo. Ne duam ta ēojmė muzeun nė nivelin e muzeve tė botės, qė e kanė pėrdorur me sukses teknologjinė. Teknologjia ėshtė bazė edhe pėr ta shtuar informacionin, pėr ta bėrė muzeun mė atraktiv dhe sigurisht, pėr tė shtuar numrin e vizitorėve disa-fish, veēanėrisht brezin e ri, nė mėnyrė qė ata tė kenė njohuri tė kulturės kombėtare, nėpėrmjet teknologjisė moderne tė komunikimit. Ky ėshtė njėri nga drejtimet. Ne kemi programuar dhe do tė zbatojmė krijimin e njė koloksioni etnokulturor nė muze. Ky ėshtė njė projekt i mundshėm pėr tu realizuar dhe do ti japė njė dimension mė tė gjerė muzeut. Nga ana tjetėr, do tė shtohet dhe plotėsohet informacioni i periudhave tė caktuara historike. Do tė shtohet edhe koleksioni arkeologjik. Pra, projekti synon tė pasurojė muzeun, si nė dimensionin e pėrmbajtjes, tė mėnyrave tė paraqitjes, ashtu edhe nė shtimin e vizitueshmėrisė, qė ėshtė njė kėrkesė kryesore edhe pėr muzetė e botės. Projekti i finalizon tė gjitha kėto ndryshime. Cilat janė disa nga tė rejat qė do tė zhvillojė sivjet Muzeu? Ne do tė realizojmė njė ekspozitė tė madhe, qė do tė jetė pjesė e rikonceptimit, pėr pavarėsinė, meqė kemi pėrvjetorin e plotė tė pavarėsisė sivjet. Kėtė vit ne do tė realizojmė njė ekspozitė qė nuk ėshtė realizuar asnjėherė mė parė. Po vazhdojmė intensivisht pėrpjekjet e krijimit tė pavionit tė Nėnė Terezės, i cili ėshtė njė dimension i ri i Muzeut Kombėtar dhe pjesė e projektit. Ky pavion do tė jetė njė bashkėpunim ndėrkombėtar. Pra, edhe kėtu kemi shumė elemente tė panjohur, qė nuk janė nė dorėn tonė, por detyra jonė ėshtė ti ndjekim. Ka edhe shumė konkurrencė, ka faktorė qė duan ta zhvendosin projektin nė drejtime tė tjera, megjithatė ne po luftojmė me tė gjitha mjetet. Falenderoj kryeministrin Berisha pėr njė mbėshtetje tė madhe qė i ka dhėnė projektit, mbėshtetje morale shumė e vlefshme pėr ne, si dhe krerėt e komuniteteve fetare qė gjithashtu e mbėshtetėn. Nė njė takim tė dhjetorit 2006 me tė gjithė krerėt fetarė dhe ministrat e vendit tone, iu dha njė miratim dhe nxitje e madhe projektit. Jemi nė rrugė tė mbarė, kemi bėrė disa kontakte tė niveleve tė larta nė Ministrinė e Jashtme Britanike, atė Italiane dhe me organizata qė menaxhojnė fushatat e sponsorizimeve, tė specializuara nė kėtė fushė, qė kanė marrė pėrsipėr ta ndjekin nė mėnyrė profesionale krijimin e muzeut Nėnė Tereza. Nga ana jonė, po punojmė pėr mbledhjen e informacionit brenda vendit tonė, gjithēka kemi ne pėr veprėn, jetėn dhe personalitetin e Nėnė Terezės. Do jetė njė punė e gjatė, e lodhshme, me tė papritura, se nė punėn e kulturės dhe muzeumeve ka probleme, jo gjithmonė gjėrat janė nė dorėn tonė. Varet ēfarė do na ofrojė terreni i zhvillimit tė gjėrave. E rėndėsishme ėshtė qė po u pėrpoqe, diēka do tė arrihet dhe kjo do tė jetė shumė mė mirė se niveli aktual i muzeut. Si janė marrėdhėniet e MHK me muzetė nėpėr botė, a ka kontakte apo shkėmbime veprash historike me rėndėsi? Shkėmbimet tona me muzetė e botės kanė qenė disa planėshe, nė rradhė tė parė kanė qenė shkėmbime eksperincash me muzetė e Suedisė, muzetė e Ballkanit: serb, malazez, maqendos, etj. Sigurisht, rėndėsi ka patur edhe shkėmbimi i ekspozitave me muzetė e Kosovės, si pjesė e njė kombi. Pastaj edhe me muzetė e Bullgarisė, Rumanisė, me tė cilėt kemi shkėmbim tė vazhdueshėm informacioni. Pėrveē kėtyre, kemi edhe specialistė tė ndryshėm europianė. Kėto kontakte na kanė shėrbyer pėr tė rritur kualifikimin tonė, si dhe pėr tė kuptuar ēfarė mund tė bėjmė me kėto muze. Ekspozimi i veprave, qė ėshtė pika mė e lartė e bashkėpunimit, sigurisht qė kėrkon disa parametra. Dhe mė kryesorja nga tė gjitha janė parametrat e sigurisė. Kur lėvizen objekte muzeore jashtė, kėrkohen siguracione tė larta, shpenzime tė mėdha pėr personat qė i shoqėrojnė. Pra, ka shpenzime tė mėdha qė buxhetet tona janė tė dobėta, nuk i mbajnė dot. Ne po pėrpiqemi, duke bėrė edhe kėrkesa dy- tre palėshe dhe kėto mendohet qė kanė mė shumė efiēencė dhe priten mė mirė nga organizmat ndėrkombėtare, me qėllim qė ne tė bėjmė ekspozita tė pėrbashkėta dhe reciproke nė vendet e tjera. Vjet kemi planifikuar qė tė bėjmė ekspozim tė veprave tona mė tė mira nė Bruksel. Shpresojmė qė pėr kėtė tė gjejmė partnerė. Eshtė njė gjė shumė e madhe, sepse do tė ekspozojmė ajkėn e vlerave kombėtare qė gjenden nė Muzeun Historik. Unė jam i bindur qė do jetė ekspozitė e suksesshme, por duhet tė gjemė financimin. Kjo ėshtė hera e parė qė mendohet njė ekspozitė e tillė, kaq pėrfaqėsuese. Por ėshtė tėrėsisht pėrtej mundėsive tona financiare. Kjo ėshtė edhe nė projektet tona tė kėtij viti, ndėr bashkėpunimet e Muzeut. Po me muzetė e rretheve, edhe pse janė pak, a ka bashkėpunime tė ndėrsjellta, pėrveē trajnimeve qė keni menduar pėr punonjėsit e tyre gjatė 2007-ės? Pas njė ndėrprerjeje shumė tė gjatė, pėr herė tė parė ne po e fusim elementin e bashkėpunimit. Do tė kemi konferenca tė pėrbashkėta. Decentralizimi ėshtė njė gjė e mirė e pushtetit lokal, element i ndarjes sė punės nė demokraci dhe individit tonė europian. Por nė disa raste kjo ka pasoja negative dhe ky efekt ėshtė nė anėn e muzeve. Kjo ka ēuar nė anėn e izolimit dhe lėnies nė harresė tė shumė muzeve lokalė. Ne po pėrpiqemi ta mbushim kėtė mungesė, megjithė mundėsitė tona tė pakta, qė tė trajnojmė, tė mbajmė kontakte me njerėzit qė i drejtojnė ato muze, ti orientojmė. Ėshtė thjesht dėshira pėr tė dhėnė njė ndihmė. Nuk kemi asnjė efekt institucional, por ama ėshtė detyra e ēdo qytetari qė tė bėjė ēka mė mirė nė dorė dhe ne po pėrpiqemi qė tė vendosim kontakte, lidhje, qė tė kemi njė sistem rregullash dhe vlerash tė pėrbashkėta pėr muzetė e vendit. Diēka do tė arrihet. Muzetė e Shqipėrisė: Muzeu Historik Kombėtar (Tiranė) Muzeu Arkeologjik (Durrės) Muzeu Gjergj Kastrioti Skėnderbeu (Krujė) Muzeu Kombėtar Etnografik (Krujė): Muzeu Kombėtar Onufri (Berat) Muzeo Kombėtar Etnografik (Berat) Memoriali i Gjergj Kastriotit(Lezhė) Muzeu Artit Mesjetar (Korēė) Muzeu Kombėtar i Arsimit (Korēė) Muzeu Kombėtar i Pavarėsisė (Vlorė) Beqir Meta ėshtė studiues nė Institutin e Historisė pranė Akademisė sė Shkencave. Nė vitin 1982 mbaron Universitetin e Tiranės, ndėrsa nė 1990 mori gradėn Doktor i Shkencave Historike. Aktualisht mban titullin Profesor i Associuar, Doktor i Shkencave.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Vetem i kRujes qe i ploteson "kushtet" te tjeret jane te dobet. Mbi te gjitha mungon rinovimi |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |