Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Arti shqiptar

Abdurrahim Buza

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-06-2007, 17:50
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Abdurrahim Buza

Abdurrahim Buza

Abdurrahim Buza lindi mė 22 dhjetor 1905 nė Shkup nė njė familje gjakovare; vdiq mė 1987. Nė moshėn tetė vjeēare mbes jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset pėr shkollimin e tij. Regjistrohet nė shkollė nė Shkodėr, nė Tiranė dhe nė Normalen e Elbasanit. Ishte fat qė pati drejtues atelieje piktorin e njohur italian tė kohės, Galileo Chini (1873-1956, piktor dekorativ dhe qeramist, pjesėmarrės nė dy prej Bienaleve tė Venecias). Buza ishte njė nga themeluesit e shkollės sė parė tė vizatimit nė Tiranė nė vitin 1933. Punoi nė shkollėn teknike “Harry Fultz”, nė gjimnazin e Tiranės, nė gjimnazin “Qemal Stafa”, nė Liceun artistik “Jordan Misja”.

Nė vitin 1960 fitoi titullin “Piktor i Merituar”, ndėrsa nė vitin 1978 fitoi titullin “Piktor i Popullit” tė dhėna nga Kuvendi Popullor i Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Ėshtė piktori i parė qė pikturoi nudon e parė nga natyra nė Shqipėri. Ai na ka lėnė njė fond tė pasur me rreth 500 piktura dhe mijėra vizatime. Arkiva e veprave tė tij ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe nė Muzeun Buza, nė Tiranė.

Vėmendje Abdurrahim Buza, ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė artit shqiptar tė shek. XX. Edhe krijimtaria e tij na bėnė tė vetėdijshėm, pėr tė thėnė se koha pėr tė shkruar njė histori tė plotė tė artit shqiptar, mbėshtetur nė parametra tė koncepteve bashkėkohore, jo vetėm qė ka ardhur, por kam frikė qė ajo po kalon nė indiferentizėm tė plogėsht. Nuk mohoj se aty-kėtu ėshtė shkruar, por nuk duhet tė harrojmė se vetėm tani mund tė thuhen e shkruhen faktet e vėrteta dhe drejtė.

Megjithatė ky shkrim lidhet ngushtėsisht me 100 vitet, qė nga dita kur Buza, plaku, u lind nė Shkup tė Maqedonisė. Kjo histori e artit shqiptar ku mjeshtri do tė zinte njė nga vendet e nderit, ende mungon.KrijimtariaAskush nuk mund tė thotė se piktura shqiptare ėshtė pa zė nė kėtė shekull. Pothuajse gjatė viteve tė tij jetuan piktorė, tė cilėt na kanė trashėguar njė pamje figurative, dydimensionale, tė vėrtetė tė jetės, tė njeriut dhe tė mjedisit tė tij, tė mentaliteteve dhe marrėdhėnieve nė realen dhe irealen e tyre si shenja shpirtėrore.

Gjatė kėtij shekulli, njė figurė e tillė na pėrcjell nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė kombinimin e shijeve estetike tė shoqėrisė shqiptare dhe tė piktorėve tė saj, duke na treguar shkallėn e njohjes dhe sinqeritetin, veti pa tė cilat nuk do tė mund tė realizohej krijimtaria e kėtij lloji.Nė kėtė trashėgim, Buza na ka lėnė pasqyrėn e tij, e cila reflekton nė mėnyrė origjinale kodet e mėsipėrme. Veprat e Buzės, edhe pse mund t’i ndajmė nė tre grupe, pėr sa i pėrket individualizimit tė trajtave dhe tempit tė ngjyrave, janė tė thjeshta pėr tu kuptuar, komunikojnė me subjekte tė ndryshme dhe ndikojnė mbi shikuesin ndjesinė e aprovimit dhe tė kėnaqėsisė.Njė vėshtrim i kujdesshėm mbi grupin e parė zbulon se Buza ende ka qenė nėn ndikimin e akademisė.

Tė gjitha kėto punime ruajnė fanatizmin dhe striktizmin e kompozimit dhe trajtimit artistik akademik. Ato tregojnė pėr njė piktor shumė punėtor, kėrkues ndaj vetes dhe prodhues i madh. Linja e vizatimeve nė kėtė periudhė ėshtė e kujdesshme dhe e ngjeshur. Ngjyra transmeton ndikimin e madh tė pikturės impresioniste tė shek. XIX. E natyrshme kjo pėr njė artist fare tė ri, tė edukuar nė perėndim.Nė grupin e dytė tė krijimtarisė vėshtrimi bije nė kontakt me subjekte shumė tė njohura e tė marra nga jeta e pėrditshme. Portreti dhe natyra e qetė duket tė ketė qenė njė nga gjinitė mė tė preferuara tė piktorit. Subjektet e tij janė autoportreti dhe portrete tė tipave dhe moshave tė ndryshme, tė cilėt gjenerojnė trajtim tė qartė tė tipareve, impresion tė natyrshėm tė shkaktuar nga modeli dhe sinqeritet tė pėrdorimit tė ngjyrės.

Gjithashtu pikturat nė dimension tė vogėl dhe vizatimet me njė linjė me subjekt, nudot janė shumė tė njohura nė kėtė grup. Ėshtė shumė nxitės vėshtrimi i artistit me pozicionet e shumėllojshme tė vendosjes sė tij. Nė tė dy grupet e para themi me qartėsi se kemi tė bėjmė me njė krijimtari qė ruan transmetim tė sinqertė tė botėkuptimit tė artistit mbi realitetin pėrkatės. Nė kėtė grup dallojmė edhe njė veti tjetėr e cila lidhet jo thjeshtė me formėn, por bėhet mė e cilėsueshme prej saj e ka tė bėjė me shkrirjen e subjektit kryesor nė mbėshtetje tė sfondit. Kjo shkrirje rrjedh nga pėrdorimi i ngjyrės pasqyruese.Nė grupin e tretė, befasohesh dhe duket sikur kemi tė bėjmė me njė piktor krejt tjetėr. Kėtė ta kushtėzon stili qė ka pėrdorur artisti.

Trajtat, linjat, ngjyrat, format, vizatimi, konstrukti i figurės, mbi tė gjitha psikologjia e portretit dhe reflektimi pozicional i trupit njerėzor, pra e gjithė figura e tij pasqyruese pėson njė ndryshim gati thelbėsor, qė mund ta kuptosh vetėm nė bazė tė njohjes sė pėrgjithshme tė krijimtarisė sė tij. Subjektet marrin shkas nga motive patriotike, kombėtare, atdhetare dhe rrallėherė partiake. Kjo e fundit dallohet kur ndonjė vėzhgim introduktiv zbulon simbole tė periudhės sė komunizmit, gjė e cila ėshtė pothuajse e papėrfillshme nė krijimtarinė e pėrgjithshme.

Motivet nga vendi i tij do tė zėnė vendin kryesor nė kėtė grup dhe, prej tyre, sot ruhen piktura tė njė vlere unikale e tė papėrsėritėshme nė historinė e artit shqiptar. Tėrėsisht ky grup ėshtė cilėsuar si njė trajtim artistik “primitiv”, vlerėsim me tė cilin nuk jam aspak nė njė mendje, pasi mendoj se kjo krijimtari ka lindur tėrėsisht prej meditimit figurativ mbi kujtesėn e hershme pamore tė ruajtur nė vatrat e trurit tė artistit dhe tė shpėrthyera fuqishėm gjatė periudhės mė tė nxehtė tė komunizmit dhe luftės sė klasave nė Shqipėri. Ajo nuk ėshtė njė figurė qė pikturohej si rezultat i pasqyrimit tė ēastit, tė modelit ballėpėrballė, por ėshtė njė figurė e rindėrtuar nė memorjen e artistit ku psikologjia dhe gjendja shpirtėrore e njerėzve tė trevės sė tij janė shumė mė tė forta se pamja e tyre e jashtme. Sillni nė kujtesė pikturėn “Refugjatėt”, “Malėsori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojėrat popullore”, “Azem Galica dhe luftėtarėt”. Ata nuk janė thjesht figura, por shpirtėra tė figuratizuar sipas kujtesės dhe shpėrthim i emocioneve tė artistit mbi ta.

Nuk duhet tė nisemi aspak nga pėrdorimi i kostumit kombėtar as nga motivet e historisė sė hershme apo fshatareske, por nga ajo ēka transmetojnė e interferojnė personazhet, lėvizjet, sytė, duart, pozicionet, hedhjet e hapat e kėmbėve, ngjyrat, sfondi i errėt dhe kujtesa e artistit. Nė kėtė kuptim Abdurrahim Buza nuk mund tė quhet piktor primitiv, por plotėsisht piktor i parė individual, modern, i pangjashėm, i pakrahasueshėm shqiptar i shek. XX dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja pikturoi nė kėtė formė nėn hundėn e madhe tė komunizmit tė rrezikshėm, falė kjo zgjuarėsisė e talentit tė piktorit, por edhe tolerancės sė atij pushteti ndaj rastit BUZA.

Disa nga punimet e tij:

1. Azem Galica dhe luftetaret

2. Vallja Shqiptare

3. Ne Katua

4. Malesori

5. Portreti i Femijes

6. Portreti i Gruas

7. Prtret i Vetvetes

8. Nusja

9. Vajza me Fjongo

10. Refugjatet

11. Lojerat Tradicionale
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Abdurrahim Buza.jpg (5.3 KB, 4 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Azem Galica dhe luftetaret.jpg (32.2 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Vallja Shqiptare.jpg (38.7 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Malesori.jpg (21.6 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Portreti i Femijes.jpg (37.1 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Portreti i Gruas.jpg (36.6 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Portret i Vetvetes Abdurrahim Buza.jpg (33.6 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Nusja.jpg (32.3 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Vajza me Fjongo.jpg (35.5 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Refugjatet-Piktura.jpg (27.4 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Vajza ne liqen.jpg (36.1 KB, 5 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Figura te shquara shqipetare Edra71 Historia 41 16-06-2008 12:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:30.




Parajsa Shqiptare