Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Arena Nderkombetare

Putin dhe kufijtė e Rusisė sė madhe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-08-2008, 17:55
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Putin dhe kufijtė e Rusisė sė madhe

Putin dhe kufijtė e Rusisė sė madhe

Pergatiti, Sabri Selmani

(Dėrguar mė: 30/08/08)

Duhet ta themi hapur. Rusia e Vladimir Putinit ka pushtuar njė vend fqinj, ka aneksuar njė tjetėr territor dhe ka shkaktuar njė pushtim ushtarak tė pjesshėm.

Ajo ka mohuar firmėn nė njė armėpushim tė negociuar nga Presidenti i Francės, Nikolas Sarkozi dhe deklaratat e vazhdueshme mbi integritetin territorial tė Gjeorgjisė.
Pretendimi rus pėr t’u ndjerė viktimė, ėshtė aq i vakėt sa edhe i pandershėm. Putin ka deklaruar se shpėrbėrja e ish-Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa mė e madhe gjeopolitike e shekullit tė 20-tė. Tani, ai do tė nėnshtrojė vendet e tjera nė favor tė njė Rusie tė madhe. Qėllimi ėshtė tė kthejė orėn prapa: tė zgjerojė kufijtė e vendit pėr tė krijuar Rusinė qė donin liderėt e grushtit tė dėshtuar tė shtetit kundėr Boris Jelcin nė vitin 1991.
Perėndimi nuk duhet ta lėshojė veten para versionit tė falsifikuar tė historisė sė Putinit.
Nuk ka asnjė dyshim se rusėt ndjejnė ende se u lėnduan shumė pas viteve 1990-tė. Kjo ndodhi. Por, ėshtė njė shtrembėrim i sė vėrtetės me keqdashje tė akuzosh pėr kėtė SHBA-nė, Perėndimin, BE-nė apo NATO-n. Pika e padiskutueshme qe se turpėrimi ishte i paevitueshėm dhe i pashmangshėm. Deri nė rėnien e komunizmit, bota i pėrkiste Uashingtonit dhe Moskės. Papritur, Rusia humbi gjithēka. Sistemi ekonomik dhe politik qė dikur kishte frymėzuar dominimin global, u bė hiēgjė. Hapni njė libėr historie qė ta kuptoni. Turpėrimi ėshtė ajo qė ndjejnė vendet kur humbasin perandoritė e tyre.
Por, kur Putin flet pėr turpėrim, ai nėnkupton diēka tjetėr. Krimi i Uashingtonit ishte qė kuptonte se marrėveshja e Jaltės ishte zhdukur bashkė me murin e Berlinit dhe popujt e vendet qė mė parė ndodheshin nė Bashkimin Sovjetik, tani duhet tė bėnin zgjedhjet e tyre tė lira. Nė mendjen e Kremlinit, respekti pėr Rusinė do tė thotė ta lejosh atė tė ushtrojė presion nė kufij, ndaj fqinjėve tė saj.
Mė e madhja qė duhej tė prisnin qytetarėt e Ukrainės dhe shteteve baltike, ishte njohja e pavarėsisė sė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė. Polakėt, hungarezėt, ēekėt duhet tė kishin qėndruar jashtė institucioneve perėndimore. Putin ka rihapur ēėshtjen qė dukej se ishte mbyllur nė vitin 1991, kur Jelcin largoi tanket nga dyert e Shtėpisė sė Bardhė tė Rusisė. Jelcin vendosi qė kufijtė e Federatės Ruse tė ndiqnin ato tė republikave sovjetike. Krimea mbeti pjesė e Ukrainės, Osetia dhe Abkhazia, pjesė e Gjeorgjisė. Doktrina Putin ėshtė e pėrllogaritur tė ndjekė deri nė fund kėrkesėn pėr sovranitet tė Moskės mbi rusėt etnikė nė shtetet fqinje. Kjo, me fjalė tė tjera ėshtė Rusia e Madhe. Doktrina pėrmbys njė nga bindjet themelore gjeopolitike tė dy dekadave tė fundit: atė qė pėr shkak tė krenarisė sė lėnduar, Rusia e ndėrtoi rolin e saj si lojtare e fuqishme nė rendin e ri gjeopolitik pas Luftės sė Ftohtė.

Medvedev, duke folur me zėrin e bosit tė tij, tashmė mohon ligjet dhe institucionet e atij rendi. Ka zėra rastėsorė pėr njė aks tė ri autoritarian mes Moskės dhe Pekinit. Pekini i konsideroi Lojėrat Olimpike si njė festė pėr rikthimin e Kinės nė njė fuqi tė madhe. Kina, nė asnjė mėnyrė nuk i ka respektuar normat e demokracisė liberale; ajo ende duhet tė vendosė nėse do tė jetė njė kalorėse e lirė, apo njė piketė e rėndėsishme nė sistemin ndėrkombėtar. Por, ajo ka arritur nė pėrfundimin se e ardhmja shtrihet nė integrimin nė njė rend tė stabilizuar botėror. Pushtimi i Gjeorgjisė nga Moska flet pėr njė tjetėr mendim tani: njė tėrheqje nga integrimi dhe njė preferencė pėr forcėn ndaj rregullave. Fqinjėve tė Rusisė u ėshtė thėnė se ata duhet tė jenė vasalė ose armiq. Medvedev mendon se Rusia ėshtė e gatshme pėr njė tjetėr luftė tė ftohtė. Me zor presim tė shohim nėse Rusia do tė fitojė. Qeveritė dhe investitorėt e huaj e dinė tani se fjala e Moskės ėshtė pa vlerė. Ēmimi i agresionit do tė jetė statusi i shtresės sė ulėt. Putin, natyrisht do tė fajėsojė Perėndimin.

"Financial Times"
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kufijte, madhe, putin, rusise

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 00:25.




Parajsa Shqiptare