Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Arena Nderkombetare

Mali i Zi - Shqiptaret pro pavaresise

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-05-2006, 15:00
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Mali i Zi - Shqiptaret pro pavaresise

Mali i Zi - Shqiptarėt pro pavarėsisė
Artan KUTRA

Mehmet Bardhi, kryetari i Lidhjes Demokratike te shqiptareve ne Mal te Zi : "Referendumi i 21 majit ne Mal tė Zi duhet tė sherbeje me se shumti si nje moment historik qe ky vend te jetė demokratik dhe tė definojė statusin e pakicave".
Shqiptarėt nė Mal tė Zi, sipas liderėve tė tyre, do tė votojnė pėr shkėputje nga bashkėsia shtetėrore me Serbinė. Por, fatkeqesisht ky moment historik, pra referendumi i 21 majit, nuk do tė shėnojė finalizimin e kėrkesave te shqiptareve tė Malit tė Zi pėr pėrmirėsimin e pozitės sė tyre. Kryetari i Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, Mehmet Bardhi, duke e konsideruar tė drejtė legjitime pavarėsimin e Malit tė Zi, terheq vemendjen se do te ishte me interes qe me kete rast te pėrcaktoheshin me qartė edhe tė drejtat e shqiptarėve. Sipas Mehmet Bardhit, eshte gjithashtu nje e drejte legjitime qe edhe rajoni i Tuzit branda Malit te Zi te marre karakterin e nje komune me vete e me te drejta mė tė theksuara veteqeverisjeje. Pra te kete nje lloj decentralizimi.

Intervista
Z. Mehmet Bardhi, kryetari i Lidhjes Demokratike te shqiptareve ne Mal tė Zi

Si paraqitet situata kėto dite nė prag tė referendumit?
Eshte nje situate e ndezur dhe me debate te shumta. Deshiroj te theksoj se Serbia dhe zyrtaret me te larte te saj kane lene menjane te gjitha angazhimet e tyre zyrtare dhe jane aktivizuar se tepermi per te bere nje propagande ne favor te mos ndarjes se Unionit Serbi - Mali i Zi. Ne kete fushatė propagandistike, ata kane aktivizuar te gjitha mjetet e komunikimit masiv, mediat audio vizive dhe gazetat. Lideret e politikes serbe kane si lajtmotiv kryesor tezen e kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica sipas se ciles «Duke qene te bashkuar do te jete me e lehte qe ky vend te integrohet ne Bashkimin Evropian».

Cili eshte motivi kryesor qe mbrohet nga kampi tjeter?
Pikerisht ata qe jane ne favor te ndarjes se kesaj bashkesie ( Serbi – mali i Zi ) marrin ne mbrojtje tezen se Mali i Zi mund te integrohet me pare ne BE duke qene i shkeputur nga Serbia. Kryeministri malazes, Milo Gjykanoviē eshte shprehur ne te gjitha debatet politike, se Mali i Zi nuk ka se perse te paguaje haraēet e Serbise. Serbia nuk po punon seriozisht per kapjen e krimineleve te luftes, prandaj edhe Bashkimi Evropian i ka pezulluar bisedimet me tė. Pra e ardhmje evropiane e Serbise duket me e larget.Po ashtu edhe ne aspektin ekonomik, social e politik Mali I Zi nuk duhet te besoje shume ne mbeshtetjen e Serbise. Serbia kerkon vetem te na shfrytezoje. Permes nesh Serbia kerkon domosdoshmerisht nje dalje ne Adriatik.

Ne kete duel politik cili eshte pozicioni i shqiptareve te Malit te Zi?
Ne pergjithesi te gjithe lideret politike shqiptare jane shprehur se do te rreshtohen ne krah te kampit per pamvaresine e Malit te Zi. Por edhe ketu kemi dy qendrime jo te ngjashme. Simpatizantet e Lidhjes Demokratike te shqiptareve ne Mal te Zi shkojne edhe me tej ne kerkesat e tyre. Une si kryetar i kesaj lidhjeje jam i mendimit se do te ishte me interes qe me rastin e referendumit te pėrcaktoheshin me qartė edhe tė drejtat e shqiptarėve. Duke e konsideruar tė drejtė legjitime pavarėsimin e Malit tė Zi, eshte po ashtu e drejte legjitime qe edhe rajoni i Tuzit brenda Malit te Zi te marre karakterin e nje komune me vete e me te drejta me te theksuara veteqeverisjeje. Pra, te kete nje lloj decentralizimi. Eshte teper e nevojshme qė tė dimė se cili do tė jetė statusi ynė nė atė Mal tė Zi tė pavarur. Megjithate, kėrkesat do t’i vazhdojmė pa marrė parasysh rezultatin e referendumit.

Cila eshte arsyeja qe Lidhja Demokratike e Shqiptareve ka dale si subjekt me vete ne referendum? Lidhja demokratike nė Mal tė Zi, si partia e parė politike shqiptare ketu, ka vendosur qė nė fushatėn pėr referendumin tė paraqitet si subjekt me vete. Arsye pėr kėtė ėshtė mospranimi i kėrkesės pėr komunė tė veēantė nė Tuz nga zyrtaret malazese te bllokut pėr pavarėsi, qė aktualisht janė nė pushtet. Kemi dalė si subjekt nė vete, por jemi nė anėn e bllokut pėr pavarėsinė e Malit tė Zi. Kete e bejme pasi respektojmė principet demokratike. Por, nė anėn tjetėr nuk jemi nė bllok sepse anėtarėt e bllokut, tė cilėt aktualisht janė nė pushtet nuk kanė pėrmbushur kėrkesat tona.

Sa perqind te popullsise perbejne shqiptaret ne Mal te Zi?
Eshte bere nje regjistrim i popullsise 2 vjete me pare, por une nuk jam dakort me shifrat zyrtare te publikuara. Une gjykoj se shqiptarėt nė Mal tė Zi pėrbėjnė rreth 7 pėrqind tė popullsisė. Votat e tyre, shpesh kanė qenė vendimtare nė rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, edhe pse aktualisht ata kanė vetėm dy deputetė nė parlamentin e Malit tė Zi. E njėjta gjė mund tė ndodh edhe nė rastin e referendumit. Blloku i partive pro pavarėsisė, ka premtuar pėrmirėsimin e pozitės sė shqiptarėve. Megjithėkėtė une gjykoj se kjo nuk duhet tė ngelet vetėm nė kuadrin e premtimeve ne leter por duhet te zbatohet ne praktike. Mbi tė gjitha shteti i Malit tė Zi duhet tė jetė demokratik dhe tė definojė statusin e pakicave qė jetojnė nė tė, sidomos tė shqiptarėve. Kjo pėr arsye se shqiptarėt nė Mal tė Zi janė pakicė “par exellance”, pasi kanė specifika te theksuara identiteti, etnike, gjuhėsore, tė traditės kulturore etj. Pakicat e tjera flasin gjuhėt slave, ndersa ne shqiptarėt jemi tė dallueshėm nė Mal tė Zi pasi i perkasim nje etnie tjeter dhe duhet tė kemi po ashtu tė drejta tė plota. Sidoqoftė, faji pėr mospėrmbushjen e kėrkesave tė shqiptarėve nuk ngelet vetėm nė Podgorica zyrtare. Partitė shqiptare shpesh here kanė dalė me qėndrime tė ndryshme pėr ēėshtje tė rėndėsishme qe u perkasin vete atyre.

A mendoni se ndarja ose mos ndarja e Malit te Zi me Serbine mund te kete ndikime edhe mbi te ardhmen e Kosoves ? Ne pamje te pare duket se nuk ka ndonje ndikim te drejtperdrejte. Kosova tashme ka hyre ne shinat e percaktimit te se ardhmes se saj te pavarur. Mali i Zi nuk mund te ndikoje ne kete pike. Por ne nje aspekt tjeter mund te themi se ka edhe ndikime. Vitet 2006 – 2007 per mendimin tim do te shenojne dy humbje te medha per Serbine. Nga njera ane, Serbia do te humbase Kosoven e nga ana tjeter besoj se do te humbase edhe Malin e Zi.

Po Shqiperia a ka ndikim mbi Malin e zi?
Fare, fare pak. Jam i mendimit se nuk ka ndonje ndikim te perfillshem. Shqiperia si trungu amė duhej te kishte zhvilluar projekte me te shumta e me te forta bashkepunimi me shqiptaret e Malit te Zi. Keto kane munguar duke krijuar nje lloj ftohjeje.

Si e mendoni bashkepunimin me politiken e Shqiperise nese Mali i Zi do te shpallet i pavarur pas dates 21 maj? Mendoj se do te kete zhvillime me te dendura ne te gjitha fushat. Mendoj se me se shumti do te kete me teper marredhenie ne shkembimin e mallrave, ne turizem e ne levizjen e lire te njerezve. Ne shqiptaret e Malit te Zi kemi pasur takime se fundi edhe me Kryeministrin Shqiptar, Sali Berisha edhe me Ministrin e Jashtem, Besnik Mustafaj. Madje ky i fundit na ka premtuar se nese do te fitojme pamvaresine nga Serbia, atehere Shqiperia do te jete vendi i pare qe do te hape ambasaden e saj ne Mal te Zi.

Pak historik
Ne Histori nder vite me rradhe, me banoret e tij te forte, luftarake, rezistente e te drejte, rajoni i Tuzit ėshtė bere i njohur pėr pjesmarrjėn e vet nė luftrat vendimarrėse pėr per te ardhmen e rajonit gjatė Pėrėndorisė Otomane Turke. Gjithashtu nė kohėn e mesjetės, Tuzi ka qėnė ndėr qendrat mė tė mėdha tregtare tė Malėsisė sė mbi-Shkodrės, ku ka qene i spikatur e i zhvilluar pazari i kripės.

Gjatė luftės sė parė dhe tė dytė botėrore, rajoni i Malėsisė sė Madhe tė mbi-Shkodrės, i banuar me shqiptarė autoktone qė kanė mbetur nėn pushtetin e Malt tė Zi, ka gėzuar statusn e njė Komune me qendėr nė Tuz. Ndėrsa mbas luftės ky rajon kishte pasur 4 komuna tė veēanta. Sot, shqiptarėt e Tuzit janė duke luftuar pėr rikthimin e statusit tė komunės sė qytezės sė tyre, te cilen e kishin arritur nė vitin 1958 gjatė riorganizimit tė pushtetit lokal nė Mal tė Zi. Jane pikėrisht mosplotėsimi i kėrkesės pėr kthimim e statusit te Komunės sė Tuzit si dhe mos realizimi i premtimeve per permiresimin e gjendjes, shkaku qe mund te rrezikoje njė pjesė tė votave tė shqiptarėve etnikė nė referendumin e 21 majit pėr pavarėsi tė Malit tė Zi nga Serbia. Njė pjesė e shqiptarėve nė Mal tė Zi, veēanarisht nė rajonin e Tuzit, janė shumė tė revoltuar me veprimet e qeverisės nė pushtet, sidomos kur bėhet fjalė pėr Komunėn e Tuzit. Vetem disa muaj para Referendumit, qeveria malazeze ka miratuar ligjin mbi kryeqytetin, me tė cilin Tuzit i ka dhėnė statusin e Komunės Urbane, e cila ekonomikisht do tė mbetet e varur nga komuna e Podgoricės.

Nė mėnyrė qė fitohet Referendumi pėr tė shpallur pavarėsine e Malit tė Zi, me 21 Maj, blloku pro-pavarėsisė duhet tė marrė 55 pėr qind tė votave. Popullsia e Malit tė Zi, pėrbėhėt prej 41% malazesė, 30% serbė, 14.7% boshnjakė, 7% shqiptarė, dhe 1% kroatė. Sipas njė ankete tė Qendrės pėr Tranzicion Demokratik, rreth 120,000 malazias planifikojnė tė votojnė pėr pavarėsi, ndėrsa 29,000 kundėr saj. Ndėrkaq, 104,000 serb qė jetojnė nė Mal tė Zi do tė votojnė Unionin Serbi dhe Mal tė Zi, ndėrsa mė pak se 7000 serbe do tė votojnė pėr pavarėsi tė Malit tė Zi. Sipas kėtyre kalkulimeve, votimi pėr dhe kundėr shtėtit tė pavarur tė Malit tė Zi do tė jenė shumė i ngushte. Kėshtu qė vota e pakicave etnike, pėrfshirė dhe votėn shqiptare, nė kėtė referendum konsiderohet tė jetė vendimtar.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
mali, pavaresise, pro, shqiptaret

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 14 17-08-2008 12:56
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Turqia pro njohjes sė pavarėsisė kosovare informuesi Arena Nderkombetare 0 16-12-2007 03:05
Kontributi i shqiptareve te shquar ! Qershija Historia 2 16-04-2006 22:10
Historia e Shqiperise - Shqiperia nen sundimin osman AlbShkodra Historia 54 26-10-2003 03:37


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:49.




Parajsa Shqiptare