| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Kadare - Ndarja hap radhen e nje konflikti te ri te pambarueshem ne Ballkan Suela Musta Opsioni i ndarjes sė Kosovės, ėshtė njė pazar jo i pastėr dhe po them me pėrgjegjėsi tė plotė, kjo ndarje do tė hapė radhėn e njė konflikti tė ri tė pambarueshėm nė Ballkan. Do tė hapė vatra sherresh, grindjesh, tė cilat do t'iu kushtojnė jashtėzakonisht shtrenjtė popujve kėtu dhe Evropės. Prandaj, kjo nuk e zgjidh, kjo nuk e mbyll, kjo hap njė konflikt tė ri tė tmerrshėm, - thotė shkrimtari Ismail Kadare. Zoti Kadare, bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė hyrė nė njė fazė shtesė prej 120 ditėsh. Ēfarė rezultatesh mund tė priten, sipas jush? Kėtyre 120 ditėve nuk iu jap ndonjė rėndėsi. 120 ditė nuk janė ndonjė gjė, kur flitet pėr gjėra tė mėdha pėr njė popull. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me lirinė e tij. Problemi ėshtė, ēfarė thelbi kanė kėto 120 ditė. Pėrse? Kėtu krijohet njė problem, nė fakt jo fort i qartė, pėr askėnd mė duket nuk ėshtė i qartė. Problemi ėshtė kėtu. Kėtu ėshtė njė gjė jashtėzakonisht e rėndėsishme, e thellė dhe e padiskutueshme. Bėhet fjalė pėr lirinė e njė populli ose pėr robėrinė e tij. Tė tjerat janė, nėqoftėse do t'iu jepet rėndėsi tė tjerave, nė krahasim me kėtė janė profka si tė thuash. Ky ėshtė thelbi dhe ky thelb nuk duhet harruar asnjėherė. Ėshtė njė popull i tėrė qė kėrkon gjėnė mė tė vjetėr qė ka kėrkuar njerėzimi, qė ėshtė bazė e qytetėrimit, qė ėshtė liria e tij. Prandaj mė habit disa herė ēoroditja, qoftė e opinionit, qoftė e medias, qoftė e diplomatėve, qoftė e qeverive pėr njė gjė qė s'duhet tė kishte dilemė. Nė tė vėrtetė, pėr kėtė nuk ka pasur dilemė pėrpara, do tė thotė, kur Evropa hyri nė konfliktin e Ballkanit, ajo pikėrisht kėtė e pati tė qartė, tė marrė kėtė guxim tė madh, tė bombardojė njė shtet qė quhet sovran, Serbinė, Jugosllavinė. Pra, ajo e pa qė lirira e njė populli u cenua nė mėnyrėn mė barbare qė mund tė mendohet. Tashti ka njėfarė pendimi pėr kėtė gjė, njėfarė kthimi pas, njėfarė rishikimi, revizionimi tė kėsaj. Mua kjo mė duket jo vetėm e padrejtė, kjo ėshtė fjalė e dobėt shumė, por pak a shumė qė njolla e bardhė qė Evropa i vuri vetes, ai nder qė bėri, po kthehet tashti nė tė kundėrtėn e vet, nė tė kundėrtėn e saj. Ky pendim ėshtė njėherėsh absurd, i pakuptueshėm. Pendim pse u bombardua njė shtet, Jugosllavia. Thuhet ose s'thuhet hapur, ndihet ky pendim. Nė Ballkan ndodhi njė gjė qė ka qenė shumė e qartė, ndodhi njė nga krimet mė monstruoze nė historinė e Evropės, nė gjithė Ballkanin, nė gjithė Evropėn. Pra, njė popull u shpėrngul, gjysma e tij, njė milion banorė. U bė spastrim etnik, tė cilin nuk po e krahasojmė me spastrimin etnik tė hebrenjve, por pėr intensitetin, pėr kohėn qė u bė, rivalizon me tė. Ėshtė shumė i tmerrshėm, sepse u bė pėr disa javė dhe ky krim nuk krahasohet me bombardimin qė iu bė njė regjimi barbar, qė e kreu kėtė krim. Nė botė, e kam thėnė shumė herė, nuk ka masakėr tė domosdoshme dhe tė nevojshme, por ka bombardim rrallėherė tė nevojshėm, siē u bombardua Gjermania naziste. Evropa nuk duhet tė ngatėrrohet nė kėtė gjė. Nuk duhet tė ketė pendim. Nuk duhet tė ketė kthim prapa. Ajo duhet ta detyrojė pėrkundrazi Serbinė qė tė kėrkoj ndjesė pėr kėtė, tė kėrkojė falje. Jo, ėshtė kthyer e kundėrta. Serbia po pėrkėdhelet dhe duke e pėrkėdhelur, Evropa po i bėn dėmin mė tė madh Serbisė, popullit serb. E zhyt mė thellė nė fajin e tij. Ky popull duhet tė kuptojė ē'kanė bėrė ushtarėt e vet, paramilitarėt e vet, viteve nė Kosovė dhe vendet e Jugosllavisė. Nėse ai kupton, ai ēlirohet nga njė gjė e keqe dhe kjo ndihmon demokracinė serbe. Nuk e ndihmojnė kėto pazarllėqe. Nuk ka demokraci nė Serbi, nė qoftė se nuk pranohet ky krim. Sė fundi, ka ide pėr opsionin politik, se pavarėsia e Kosovės mund tė pranohet me ndarjen territoriale tė saj. Si e komentoni ju kėtė? Unė mendoj se ky ėshtė vazhdim i atij keqkuptimi qė thashė. Kjo ndarje ėshtė njė pazar jo i pastėr dhe po them me pėrgjegjėsi tė plotė, kjo ndarje do tė hapė radhėn e njė konflikti tė ri tė pambarueshėm nė Ballkan. Do tė hapė vatra sherresh, grindjesh, tė cilat do t`iu kushtojnė jashtėzakonisht shtrenjtė popujve kėtu dhe Evropės bashkė. Prandaj, kjo nuk e zgjidh, kjo nuk e mbyll, kjo hap njė konflikt tė ri tė tmerrshėm. Nuk duhet tė ketė simetri nė punėn e Kosovės. Prandaj e thashė, problemi kush e bėri krimin dhe kush e pėsoi ėshtė themelor. Raporti me krimin ėshtė raporti themelor nė pastrimin e njė demokracie. Nuk mund tė ketė raport tjetėr mė tė fortė se ky. Nė Kosovė ėshtė paralajmėruar se nė fund tė negociatave 120-ditėshe, nėse ato dėshtojnė, mund tė ndodhė shpallja e njėanshme e pavarėsisė. A mendoni se komuniteti ndėrkombėtar do ta pranojė kėtė veprim? Natyrisht. Unė jam shkrimtar dhe njeri i kulturės dhe gjithmonė mendoj se ēdo konflikt zgjidhet nė mėnyrėn mė demokratike, duke e shmangur dhunėn, duke shmangur keqkuptimet, duke shmangur vdekjen. Por, kjo nuk duhet tė shėrbejė si alibi qė njė popull mund ta poshtėrojmė nė tė gjitha mėnyrat. Nė kėtė rast, populli i Kosovės ka tė drejtė tė pėrgjigjet me tė gjitha opsionet. Nuk bėhet lėshim, kur ėshtė fjala pėr lirinė e njė populli. Nuk ka negocim pėr kėtė gjė. Ky popull ka tė drejtė me tė gjitha mėnyrat tė kėrkojė lirinė e vet. Ta mbrojė deri nė fund lirinė e vet. Sa mendoni se po ndikon elita intelektuale shqiptare nė mbrojtjen e ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės? A mendoni se nevojitet mė tepėr? Mendoj se Shqipėria duhet tė bėnte mė tepėr. Ato, pseudofilozofitė e diplomacisė sonė, qė disa herė kanė dalė nga pjella e njė paaftėsie dhe njė mangėsie morale, janė jo qesharake, por janė tė dėnueshme. Shqipėria nuk ėshtė njė planet tjetėr dhe po jep gjykime pėr Kosovėn nga planeti Hėnė, nga Bangladeshi ose nga Japonia. Shqipėria ėshtė vendi i parė i interesuar dhe nuk e fsheh kėtė gjė, s'ka pse ta fshehė, sepse do tė ishte hipokrizi totale. Shqipėria ėshtė vendi qė do ta ndiqte hap pas hapi problemin e Kosovės, tė angazhohet me ndershmėri, me dinjitet, duke qenė sigurisht konstruktive, jo destruktive, ėshtė morali i saj historik qė e kėrkon, ėshtė dinjiteti historik i njė kombi. Ndaj, shpresojmė qė diplomacia jonė kohėt e fundit, qė ėshtė ripėrtėrirė, si tė thuash, ta korrigjojė kėtė gjė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| ballkan, hap, kadare, konflikti, ndarja, pambarueshem, radhen |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 14 | 17-08-2008 12:56 |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Fjalori i Internetit | Administratori | Programe dhe programime | 0 | 19-09-2004 16:34 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |