Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Arena Nderkombetare

Dokument 14 pikėsh diskutohet nė Vjenė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 23-10-2007, 13:56
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 133
Kryesore Dokument 14 pikėsh diskutohet nė Vjenė

Prishtina dhe Beogradi do tė diskutojnė nė Vjenė njė dokument 14 pikėsh tė Treshes ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės.
Dokumenti ka dalė nė bazė tė pikave ku Prishtina dhe Beogradi kanė pasur njė pajtim tė heshtur nė bisedimet e deritanishme tė ndėrmjetėsuara nga Treshja amerikano-evropiano-ruse.
Aty thuhet se Beogradi nuk mund ta kthejė qeverisjen e tij nė Kosovė nė asnjė formė dhe se Serbia nuk mund tė ketė nė Kosovė kurrfarė pranie as ushtarake, as administrative.
Dokumenti nuk paragjykon statusin e ardhshėm tė Kosovėn dhe u bėn thirrje palėve nė bisedime qė tė pėrmbahen nga ēfarėdo kėrcėnimesh eventuale qė mund tė destabilizojnė sigurinė nė rajon.
Bisedimet e sė hėnės nė Vjenė mbi statusin e Kosovės do tė zhvillohen nė tri pjesė, fillimisht treshja ndėrmjetėsuese do tė takojė udhėheqėsit kosovarė, mė pas do tė zhvillojė njė takim me delegacionin nga Serbia ndėrsa nė pjesėn e tretė do tė ketė bisedime tė drejtpėrdrejta ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
Njė anėtar i Ekipit Negociator tė Kosovės, Veton Surroi, e ka vlerėsuar si tė rėndėsishėm raundin e sotėm tė bisedimeve nė Vjenė.
ajo qė del qartė nga pėrcaktimi i Treshes ėshtė qė duhet avancuar nė konceptin e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve


Veton Surroi

Para nisjes nė Vjenė, zoti Surroi tha se dokumenti i Treshes ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare nuk ėshtė pėr marrėveshje, por pėr diskutim tė mėtejshėm ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
"Ky raund i takimit nė Vjenė ka rėndėsi pėr faktin se nuk duhet pėrtypur mė rrėfimet e vjetra tė Serbisė qė kanė tė bėjnė me autonomi sepse ajo qė del qartė nga pėrcaktimi i Treshes ėshtė qė duhet avancuar nė konceptin e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve. Domethėnė ē'ka ėshtė ajo qė mund tė bėjnė Kosova dhe Serbia pėr njėra-tjetrėn qė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet, natyrisht brenda konceptit tonė tė pavarėsisė, brenda konceptit tė Serbisė pėr ēfarėdo qė tė jetė", tha zoti Surroi.
Traktati pėr Fqinjėsi tė Mirė
Sipas tij nė Vjenė do tė ketė njė debat interesant dhe pala kosovare do tė diskutojė mbi Traktatin e saj pėr Fqinjėsi tė Mirė ndėrmjet Kosovės e Serbisė.
Ndėrkohė Ministri pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Sllobodan Samarxhiē, ka deklaruar se Treshja ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare nė dokumentin e saj 14 pikėsh ka bėrė pėrpjekje tė gjejė pikat nė tė cilat mund tė ketė bashkėpunim ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, siē janė energjetika, mbrojtja e trashėgimisė kulturore, lufta kundėr krimit tė organizuar, ēėshtja e kthimit tė personave tė zhvendosur dhe zbardhja e fatit tė personave tė zhdukur nga lufta.
Por ministri Samarxhiē ka thėnė se pala serbe nuk do tė lejojė qė nė takimin e Vjenės tema e statusit tė Kosovės tė zėvendėsohet me tema tė tjera.
Sipas tij pėr marrėdhėniet ndėrmjet Kosovės e Serbisė mund tė bisedohet vetėm nė kuadėr tė statusit.
Profesori i shkencave politike nė Universitetin e Prishtinės, Agim Zogaj, tha se dokumenti i Treshes ndėrmjetėsuese ėshtė njė pėrpjekje pėr tė shtyrė pėrpara drejt gjetjes sė njė zgjidhje kompromisi ndėrmjet dy palėve eventualisht deri mė 10 dhjetor apo do tė shėrbejnė si kornizė pėr zgjidhjen e statusit pas kėsaj date.
"Pėrmbajtja e 14 pikave do tė ketė karakter dykuptimor edhe pėr Prishtinėn, edhe pėr Beogradin. Nė njė kuptim pėr Prishtinėn mund tė jetė joshėse aty ku thuhet se Serbia nuk mund ta rikthejė mė sovranitetin e saj nė Kosovė as administrativ, as ushtarak, qė si parim ėshtė shumė i fuqishėm.
Nga ana tjetėr nė kėto 14 pika mund tė ketė diēka joshėse edhe pėr Beogradin, pėr faktin se nė asnjė paragrap nuk pėrmendet fjala kryesore pėr tė cilėn synojnė populli dhe udhėheqėsit e Kosovės, pra ēėshtja e statusit", tha zoti Zogaj.
Ndėrkohė analisti serb nga Beogradi, Dejan Anastasijeviē, thotė se pavarėsisht dokumentit tė treshes ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare, nuk mund tė ketė asnjė pėrparim thelbėsor nė bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogadit.
Nė qoftė se Kuvendi i Kosovės e shpall pavarėsinė pa marrėveshje me bashkėsinė ndėrkombėtare, atėherė pavarėsia nuk do tė vlejė asgjė mė shumė se sa letra nė tė cilėn ėshtė shkruar


Dejan Anastasijeviē

Sipas tij, e ardhmja e Kosovės nuk varet nga shqiptarėt dhe serbėt, por nga siē i quan ai "njerėzit e mėdhenj nė kėtė lojė, amerikanėt, evropianėt dhe rusėt".
Zoti Anastasijeviē nuk ka mėdyshje qė statusi i Kosovės do tė jetė njė formė e pavarėsisė, por sipas tij ėshtė vėshtirė tė thuhet kur dhe si do tė ndodhė kjo.
Ai ėshtė i bindur se statusi i Kosovės nuk do tė zgjidhet kėtė vit, por nė pjesėn e parė tė vitit 2008.
I pyetur cfarė pret tė ndodhė pas 10 dhjetorit, analisti serb nga Beogradi u pėrgjigj:
"Ekzistojnė dy skenare tė mundshme, njėra ėshtė qė Uashingtoni do t'i bindė njė numėr tė madh tė shteteve tė Bashkimit Evropian qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės.
Pastaj njohja e pavarėsisė sė Kosovės do tė ndodhė pavarėsisht qėndrimit tė Moskės ose Uashingtoni do tė pėrpiqet tė merret vesh me Moskėn, por kjo ėshtė pak e besueshme.
Ėshtė e sigurtė qė pas 10 dhjetorit nuk do tė ndodhė asgjė e vecantė. Bashkėsia ndėrkombėtare do tė kėrkojė me siguri nga kosovarėt qė tė kenė edhe pak durim dhe do tė pėrpiqet qė nė pjesėn e parė tė vitit tė ardhshėm tė gjendet njė zgjidhje.
Nė atė kohė do tė mbahen zgjedhjet presidenciale nė Rusi, qė ėshtė njė moment i rėndėsishėm nė kėtė tregim pėr Kosovėn.
Nė qoftė se Kuvendi i Kosovės e shpall pavarėsinė pa marrėveshje me bashkėsinė ndėrkombėtare, atėherė pavarėsia nuk do tė vlejė asgjė mė shumė se sa letra nė tė cilėn ėshtė shkruar", tha analisti nga Beogradi, Dejan Anastasijeviē.
Takimi i Vjenės ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ėshtė i treti nė kuadėr tė periudhės shtesė tė bisedimeve pėr statusin me treshen ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare.
Para Vjenės, palėt janė takuar nė Nju Jork dhe nė Bruksel ku kanė mbrojtur qėndrimet e tyre tė kundėrta.
Pala kosovare vazhdon tė kėmbėngulė qė pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme, ndėrsa pala serbe insiston nė njė autonomi tė gjerė pėr Kosovėn nė kuadėr tė Serbisė.
Para takimit nė Vjenė, Ekipi Negociator i Kosovės zhvilloi tė dielėn njė drekė pune me ministrin e Jashtėm tė Francės, Bernard Kouchner.
Ky i fundit u ka bėrė thirrje udhėheqėsve shqiptarė qė tė angazhohen nė frymė kompromisi nė bisedimet e Vjenės me palėn serbe.
Shefi i diplomacisė franceze tha se disa vende brenda Bashkimit Evropian qė nuk pėrbėjnė shumicėn, janė kundėr shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė.
Nga ana tjetėr, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha pas takimit me zotin Kouchner se procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės duhet tė pėrfundojė mė 10 dhjetor dhe pėrjashtoi mundėsinė e shtyrjes sė kėtij procesi.
Ndėrkaq zėvendėsministri i jashtėm i Rusisė, Vladimir Titov, ka deklaruar nė Beograd se bisedimet pėr statusin e Kosovės nuk duhet tė kеnė afat.
Pas takimeve me udhėheqėsit serbė, diplomati rus tha se mendimi i Moskės ėshtė se nuk duhet tė vendosen afate artificale nė proēesin negociator.
Sipas tij bisedimet pėr statusin e Kosovės duhet tė vazhdojnė edhe pas 10 dhjetorit dhe zgjidhja duhet tė bėhet pėrmes Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.


Paraqet:Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
diskutohet, dokument, pikesh, vjene

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:44.




Parajsa Shqiptare