| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Enis Sulstarova , dhjetor 2006-janar 2007 Fqinjėt tanė janė cmirėzinj vetėm ndaj faktit qė ekzistojmė. Ata kėrkojnė tė na e grabisin mendimin e ekzistencės sonė. Le tė mendojmė dhe tė punojmė pėr vete dhe tė mos ketė asnjė ndryshim midis toskėve dhe gegėve, ne jemi tė gjithė shqiptarė dhe duhet tė formojmė njė Shqipėri tė bashkuar. Abdyl Frashėri Do tė ishte qesharake tė besosh se njė popull i pambrojtur ka veē miq dhe njė llogaritje e ēmendur tė supozosh se ndoshta armiku mund tė mallėngjehet nga mungesa e qėndresės Karl Shmit Njė pėrkufizim i politikės Karl Shmiti nė esenė Koncepti i politikės shkruan se kategoritė themelore politike janė "miku" dhe "armiku" dhe thelbi i sjelljes politike tė njė kolektivi njerėzor ėshtė dallimi midis miqve dhe armiqve (Schmitt, 1996: 26). Ai arrin nė kėtė pėrfundim duke e veēuar sferėn e politikės nga sfera tė tjera tė veprimtarisė njerėzore, pikėsėpari morali, estetika dhe ekonomia. Pėr pėrcaktimin e armikut tė tij, njė kolektiv nuk niset nga karakteristikat morale, apo estetike tė armikut, ose thjesht nga interesa ekonomike, armiku as nuk pėrcaktohet nga ndonjė i tretė neutral. Armikun e njohim atėherė kur ndjejmė se ai ėshtė ekzistencialisht i huaj pėr ne dhe se, nė rastin mė tė skajshėm mund tė angazhohemi nė luftė kundėr tij. Pra, armiku zbulohet nė rrethana konkrete prej pjesėmarrėsve: Vetėm pjesėmarrėsit aktualė mund ta njohin, kuptojnė dhe gjykojnė nė mėnyrė tė saktė rrethanėn konkrete dhe tė vendosin mbi rastin e skajshėm tė konfliktit. Secili nga pjesėmarrėsit ėshtė nė pozitėn pėr tė gjykuar nėse kundėrshtari i tij ka pėr qėllim tė mohojė mėnyrėn e jetesės sė tjetrit dhe prandaj ai duhet ta zmbrapsė apo luftojė atė me qėllim qė tė ruajė trajtėn e vet tė ekzistencės (po aty: 27). Shmiti nuk e ka fjalėn pėr armiq vetjakė, por pėr armikun publik, atėherė kur "potencialisht njė kolektiv luftarak njerėzor pėrballet me njė kolektiv tė ngjashėm" (po aty: 28). Nė pėrballjen e mundshme me armikun lindet politika. Politika nuk ka pėr qėllim luftėn, por mundėsia e luftės shkakton mendimin dhe sjelljen politike, sepse nga "kjo mundėsi mė e skajshme jeta njerėzore merr tensionin specifik politik" (po aty: 35). Atėherė kur njerėzit shtyhen prej rrethanave nė njė pozitė kur ndoshta do t'u duhet tė japin jetėn e tyre apo tė marrin jetėn e armikut, pikėrisht grupimi i tyre me tė ngjashmit pėr tė zmbrapsur rrezikun e pėrbashkėt i jep pėrmbajtje politike sjelljes sė tyre dhe institucioneve qė ata themelojnė, d.m.th. shteteve. Nė kėtė mėnyrė politika ka pėrparėsi ndaj ligjshmėrisė dhe kjo e fundit bazohet mbi vendimin politik qė merret nė rrethanėn e jashtėzakonshme kur ligjet janė tė pezulluara. Mundėsia e konfliktit me armikun zbulon natyrėn e kolektivit, sepse pyetja "kush jemi ne?" (miqtė) gjen pėrgjigje nėse arrijmė t'i pėrgjigjemi pyetjes tjetėr: "Pėr cilat bindje jemi gati tė vdesim?" (Valk, 2002: 43). Nėse mendimtarė tė tjerė me "miq" kuptojnė atė grupim tė njerėzve qė me anė tė arsyes kėrkojnė tė zbulojnė tė Mirėn, apo arritjen e rendit shoqėror mė tė drejtė, "miqtė" e Shmitit grupohen pėr njė shpallje tė ekzistencės sė tyre si kolektiv (po aty: 50). Lidhja e Prizrenit si shfaqje e kombit shqiptar Ideja e kombit shqiptar kishte kohė qė artikulohej prej intelektualėve, mė sė shumti nėpėr kolonitė e shqiptarėve dhe tė arbėreshėve, por hera e parė kur kombi shqiptar u shfaq si njė kolektiv politik nė trojet etnike shqiptare ishte Lidhja e Prizrenit. Nėnshkrimi i Traktatit tė Shėn-Stefanit tregoi se Perandoria Osmane nuk ishte mė nė gjendje tė ofronte mbrojtje tė trojeve shqiptare. Pėrballė rrezikut tė sulmit sllav nė veri dhe lindje dhe paraqitjes sė pretendimeve greke nė jug, shqiptarėt nisėn tė vetėorganizoheshin pėr mbrojtje. Thirrja e Kongresit tė Berlinit nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės u dha kohė shqiptarėve dhe mundėsi qė tė paraqisnin edhe ata mendimet dhe kėrkesat e tyre mbi ndryshimin e kufijve evropianė tė Perandorisė. Fiset e veriut kishin nisur tashmė tė lidheshin me njėri-tjetrin pėrballė pėrparimit tė ushtrive serbe dhe malazeze (Skėndi, 2000: 44), mirėpo rrezikimi njėherazi i tė gjithė popullsive shqiptare nė kufi me shtetet ballkanike i bashkoi pėr herė tė parė shqiptarėt nė njė kolektiv pėr tė pėrballuar armiqtė e tij. Noėl Malkolmi mund tė ketė tė drejtė kur shkruan se shumica e krerėve tė fiseve dhe krahinave qė u mblodhėn nė Prizren mė 1878 e shihnin mbledhjen e tyre veēse si njė zgjatim tė kuvendeve tė mėparshme ndėrfisnore pėr tė shuar gjakmarrjet dhe mbrojtur lirinė e tyre ndaj rrezikut tė jashtėm dhe se pak prej tyre kishin dijeni mbi planet nacionaliste tė Komitetit tė Stambollit (Malcolm, 1998: 219), mirėpo ata nė atė ditė ishin grupuar nė kėrkim tė miqve sepse e ndjenin kėrcėnimin e ekzistencės sė tyre. Me anė tė kundėrshtimit tė armiqve, tashmė shqiptarėt kishin filluar tė artikulonin idenė e kombit, si njė kolektiv i vetėm pėrballė kolektivėve tė tjerė, kombin si njė "miqėsi politike" tė shqiptarėve. Le tė shohim disa prej dokumenteve tė hartuar prej udhėheqėsve shqiptarė nė prag dhe gjatė Lidhjes sė Prizrenit. Pėrfaqėsuesit e popullsisė shqiptare tė Shkodrės, Podgoricės, Shpuzės, Zhabjakut, Tivarit, Ulqinit, Grudės, Kelmendit, Hotit dhe Kastratit i dėrgojnė nga qyteti i Shkodrės mė 08.05.1878, njė protestė ambasadorit francez nė Stamboll, ku midis tė tjerash shėnojnė: Fqinjėt tanė malazezė, me anė tė sulmeve tė vazhdueshme kundėr qyteteve tona na kanė detyruar prej shekujsh tė jetojmė nė gjendje mbrojtjeje tė pėrhershme dhe nėpėrmjet veprimeve tė tyre tė egra kanė bėrė qė tė mos kemi asnjė lloj sigurie. Ne katolikėt dhe myslimanėt, vėllezėr qė prej shekujsh dhe qė jetojmė nė bashkėsi interesash e zakonesh, kemi qenė gjithnjė tė bashkuar pėr t'u rezistuar akteve tė kusarisė [tė malazezėve] dhe kemi derdhur lumenj gjaku pėr tė mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona...Shkurtimisht, ne e shohim rrezikun qė na kėrcėnon dhe sa tė vdesim nesėr tė poshtėruar dhe tė skllavėruar, pėlqejmė tė asgjėsohemi sot duke mbrojtur nderin dhe lirinė tonė, prandaj kemi vendosur tė mos biem nė skllavėrinė e Malit tė Zi (Pollo & Pulaha, 1978: 12-13). Nė njė protestė tjetėr drejtuar Kongresit tė Berlinit mė 15.06.1878 nga popullsia e Podgoricės, Shpuzės, Zhabjakut, Grudės e Kuēit theksohet dallimi qė ekziston midis vendasve dhe malazezve: "...nėn presionin qė i bėri Rusia shtetit tė lartė osman, madhėria e tij padishahu ynė, u detyrua qė tė na lėshojė nėn sundimin e malazezve barbarė, tė cilėt qysh prej katėr shekujsh janė armiqtė tanė" (po aty: 30). Armiqėsia e shqiptarėve shprehej edhe ndaj serbėve e bullgarėve. Popullsia e Prizrenit mė 24.05.1878 i shkruan ambasadorit francez nė Stamboll: Nė tė gjitha viset e vendit tonė ose tė fqinjėve, qė janė pushtuar, serbėt e bullgarėt kanė shkatėrruar dhe kanė marrė nėpėr kėmbė siē nuk ėshtė parė mė parė kurrė ndonjėherė, pasuritė tona, shtėpitė tona, fėmijėt tanė dhe nderin tonė...prandaj do tė ishte njė veprim jonjerėzor dhe i padrejtė qė nė t'i liheshim [nė dorė] njė qeverie dhe njė administrate sllave dhe bullgare, tė cilat nuk kanė asnjė afri me ne dhe kanė treguar [me kohė] armiqėsitė e tyre (po aty: 16). Nėse nė citimin e mėsipėrm shkruesit e protestės nuk pranojnė asnjė qeveri qė "nuk kanė asnjė afri me ne", nė protestėn e shqiptarėve tė Stambollit drejtuar Kongresit tė Berlinit kundėr pretendimeve territoriale greke, flitet nė emėr tė kombit shqiptar si njė subjekt, si njė kolektiv i dallueshėm qartė prej kolektivėve tė tjerė dhe me njė atdhe integral: Ne protestojmė kundėr copėtimit tė atdheut tonė tė dashur. Humbja e vendeve aq tė shtrenjta pėr qėnien tonė kombėtare, si Janina, Narta dhe Preveza, nuk do tė jetė pėr ne pėrveē njė dėnim me vdekje. Ne do tė pranojmė mė mirė tė vdesim bashkė me gratė dhe me fėmijėt tanė se sa tė nėnshtrohemi. Populli shqiptar ėshtė i vendosur tė ngrihet si njė trup i vetėm, kundėr lėshimit qoftė edhe tė njė pėllėmbe toke tė vendlindjes (po aty: 37-38). Ndėr vendimet e para tė Lidhjes sė Prizrenit ishte shpallja e njė bese tė pėrgjithshme qė ndalonte gjakderdhjen mes shqiptarėve dhe pėrqendronte vėmendjen dhe energjitė e tyre ndaj armikut tė jashtėm (Myzyri, 1994: 100; Skėndi, 2000: 46). Njė interpretim tė kohės pėr kėtė besė na e jep Sami Frashėri nė artikullin e botuar mė 05.07.1878 nė shtypin e Stambollit: Ata kanė marrė vendim tė prerė dhe njėri-tjetrit i kanė dhėnė besėn se [nė rast pushtimi] do tė luftojnė pėr tė ēliruar atdheun derisa tė mos mbetet qoftė edhe njė njeri i vetėm. Madje kanė hapur edhe listat nė tė cilat po regjistrohen tė gjithė ata qė janė tė armatosur. Po ashtu kanė hequr dorė nga hasmėritė e vjetra e nga gjaqet qė kishin mes veti dhe janė pajtuar tė gjithė me njėri-tjetrin (S. Frashėri, 2000: 98). Nga ky citim kuptojmė se bėhet fjalė pėr njė mobilizim dhe pėrgatitje tė ethshme pėr luftė kundėr armikut dhe besa ėshtė shpallur si njė mjet paqtimi brendashqiptar nė funksion tė luftės sė mundshme. Sipas Kristo Frashėrit, mbledhja e parė e Lidhjes mė 10.06.1878 mori katėr vendime tė rėndėsishme. Besa e pėrgjithshme vinte e treta, ajo paraprihej nga vendimi qė tė njoftohej Kongresi i Berlinit me anė tė njė peticioni popullor qė asnjė shteti tė huaj nuk do t'i jepej asnjė pėllėmbė tokė, nga vendimi pėr ngritjen e njė fuqie tė armatosur nėn komandėn e Lidhjes dhe pasohej nga vendimi pėr barazinė politike dhe juridike tė mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare (K. Frashėri, 1997: 92-93). Mendojmė se besa luan nė kėtė rast njė rol qendror si njė mekanizėm ndėrmjetės pėr shfaqjen e subjektit politik shqiptar. Nė malėsitė shqiptare besa rregullonte marrėdhėniet shoqėrore fisnore dhe ndėrfisnore. Nė fillim mbledhja e krerėve nė Prizren u quajt "besėlidhje", pra njė bashkim fisesh kundėr armikut tė jashtėm, pėrpara se tė merrte mė vonė emėrtimin "Lidhja Shqiptare" (Omari & Luarasi, 1997: 76), si pasojė e shtrirjes sė besės nė tė gjitha krahinat shqiptare. Gjithashtu barazia politike e juridike e tė gjithė shqiptarėve e ka burimin te tradita e besės, e cila nė tė drejtėn zakonore tė viseve tė veriut "nuk i pėrkiste njė kaste tė vogėl kalorėsish, njė elite, por ishte njė institucion qė zbatohej gjerėsisht nė jetėn e popullit" (po aty: 13). Besa kėshtu vendoste atė barazi politike mes shqiptarėve qė nė shtetin modern sigurohet me anė tė konceptit tė "qytetarit". Besa e pėrgjithshme e Lidhjes nė funksiononin e njė armėpushimi tė gjakmarrjeve e grindjeve vetjake shėnon pėr herė tė parė shqiptarėt si subjekt politik pėrballė armiqve, ajo ndan sferėn e brendshme (tė paqes dhe rendit) prej asaj tė jashtme (tė luftės dhe kaosit) si edhe sferėn private (gjakmarrjet dhe mosmarrėveshjet vetjake e fisnore) prej asaj publike (shqiptarėt si kolektiv). Gjithashtu besa shėnon edhe atė qė Shmiti e quan "gjendje e jashtėzakonshme", me fjalė tė tjera pezullimin e ligjeve dhe normave qė rregullojnė jetėn e zakonshme si pasojė e shfaqjes sė njė kėrcėnimi tė jashtėm. Shmiti thotė se "sovrani ėshtė ai qė vendos mbi tė jashtėzakonshmen" (Schmitt, 2005: 5) dhe kjo duhet kuptuar se sovrani vendos se kur ekziston gjendja e jashtėzakonshme dhe se ēfarė duhet bėrė pėr ta eliminuar atė (po aty: 7). Me besėlidhjen e tyre nė Prizren, krerėt shqiptarė tregonin se diēka e jashtėzakonshme po u ndodhte tė gjithė shqiptarėve dhe se u takonte sė pari atyre tė vendosnin se si duhej zgjidhur kjo rrethanė dhe jo Portės sė Lartė. Lidhja e Prizrenit po merrte pėrsipėr atributet e sovranit, qė deri atėherė i takonin Sulltanit. Besa e pėrgjithshme i anashkalonte institucionet e shtetit osman ndėrkohė qė bashkonte nė njė kolektiv shqiptarėt, gegė a toskė, myslimanė a tė krishterė qofshin. Kėtu duhet shėnuar se Shmiti gjendjen e jashtėzakonshme e dallon prej gjendjes sė urgjencės. Kjo e fundit kėrcėnon atributet e subjektit dhe jo vetė subjektin. Kur ekzistenca e subjektit si i tillė kėrcėnohet, atėherė kemi tė bėjmė me gjendje tė jashtėzakonshme (Lazar, 2006: 259). Gjendja e krijuar pas Traktatit tė Shėn-Stefanit pėr Portėn e Lartė ishte urgjente, sepse viheshin nė dyshim zotėrimet e saj nė Ballkan, por jo vetė Perandoria si subjekt, pėrderisa Perandoria ishte nėnshkruese e Traktatit dhe u ftua tė merrte pjesė nė Kongresin e Berlinit. Ndėrsa shqiptarėt e interpretuan si gjendje tė jashtėzakonshme, sepse, siē e pamė te protestat e tyre, pushtimi i tokave tė tyre nga shtetet ballkanike ishte ēėshtje ekzistenciale e kombit. Pėrballė armiqve, Lidhja e Prizrenit afirmoi kombin shqiptar si subjekt. Marrėdhėniet e Lidhjes sė Prizrenit me Portėn e Lartė ishin tė ndėrlikuara. Kur morėn vesh pėr pranimin nga ana e shtetit osman sė lėshimeve tė territoreve shqiptare, popullata e zemėruar e Prizrenit i vuri Portės vulėn e tradhtisė (Shpuza, 2000: 82). Nga ana tjetėr duke i patur duart e lidhura, Porta e Lartė e nxiti mbledhjen e krerėve shqiptarė nė Prizren, duke dashur t'i jepte asaj njė karakter islamik. Pėr kėtė shkak shpeshherė argumentohet se dokumentet e para tė Lidhjes, Kararnameja (Vendimet) dhe Talimati (Urdheresat) kanė pėrmbajtje pro-sulltanore e islamike, jo kombėtare shqiptare. Nė fakt njė analizė e vėmendshme e kėtyre teksteve brenda kontekstit tė zhvillimeve tė kohės, arrin nė pėrfundimin se nė to interesat e Portės paraqiteshin dytėsore pėrballė interesit pėr tė mbrojtur trojet etnike prej pushtimit tė fqinjėve dhe se referimet te sheriati nėnkuptojnė respektimin e ligjeve nė fuqi. Interesante ėshtė thirrja e parimeve tė sheriatit pėr tė garantuar jetėn dhe pasurinė e tė gjithė shqiptarėve jomyslimanė nė emėr tė vėllazėrimit tė pėrgjithshėm pėrballė armiqve tė njėjtė (po aty: 104-121). Nė tė gjithė veprimtarinė e saj, Lidhja e bėnte dallimin midis shqiptarėve dhe osmanėve, apo turqve. Pėr tė dhėnė njė shembull, Lidhja Shqiptare nė Gjirokastėr nė gusht tė vitit 1880 merr vendimin se nė rast se turqit ua lėshojnė tokat shqiptare grekėve, atėherė do tė formonte njė qeveri provizore. Nėpunėsit e administratės aktuale osmane do tė liheshin nė punė vetėm nė qoftė se ishin shqiptarė, pa dallim feje (Pollo & Pulaha, 1978: 112). Me fjalė tė tjera, do tė zbatohej parimi nacionalist qė tė qeverisurit duhet tė kenė tė njėjtin identitet me ata qė qeverisin. Organet e Lidhjes vepronin paralelisht me ato osmane, nė disa vende duke i zėvendėsuar krejt kėto tė fundit. Nė fazėn e fundit tė Lidhjes kur u shpall autonomia dhe u formua qeveria e pėrkohshme, ndaj osmanėve u kalua nė veprime tė hapura armiqėsore, si ndaj pushtuesve fqinjė. Kjo erdhi si pasojė e dorėzimit tė Ulqinit Malit tė Zi, ku vullnetarėt shqiptarė u pėrleshėn me ushtrinė e Dervish Pashės. Taksat mblidheshin pėr llogari tė Lidhjes dhe nė vilajetin e Kosovės u ngritėn gjykatat shqiptare qė pėrdornin sheriatin dhe jo legjislacionin nė fuqi osman. Parapėlqimi i sheriatit prej gjykatave shqiptare nuk duhet parė si parapėlqim fetar, sepse me sheriat kuptohej sistemi i vjetėr ligjor osman, pėrpara reformave pėrqendruese tė Tanzimatit, i cili lejonte trajtat e autonomisė vendore dhe nė kėtė rast "ka rėndėsi fakti se 'sheriati' nuk u zbatua nė interes tė Perandorisė Osmane, por tė revolucionit ēlirimtar" (K. Frashėri, 1997: 379). Lidhja u kujdes qė tė mos hynte nė konflikt me tė gjithė armiqtė nė tė njėjtėn kohė. Pėr sa ishte e mundur dhe meqenėse interesat e dy palėve pėrputheshin, Lidhja nuk dėshironte pėrballjen e hapur me Portėn. Nisur nga kjo rrethanė dhe tė tjera pas saj nė historinė moderne tė shqiptarėve, Hysamedin Feraj nxjerr parimin themelor tė politikės shqiptare: ...shqiptarėt asnjėherė nuk janė ndodhė nė situatė ekzistenciale historike pėr tė zgjedhur ndėrmjet sė mirės dhe tė keqes, por vetėm ndėrmjet tė keqes dhe me tė keqes: kush angazhohej pėr 'tė mirėn', ēlirimin nga tė gjithė pushtuesit, sunduesit, armiqtė hynte nė aventurė politike qė kėrcėnonte ekzistencėn e shqiptarėve; kush bashkohej me mė tė keqen, me pushtuesin sundimtarin, armikun mė tė rrezikshėm kundėr armikut mė pak tė rrezikshėm, po ashtu kėrcėnonte ekzistencėn e shqiptarėve. E mirė mbetej vetėm angazhimi pėr 'tė keqen' mė tė vogėl: bashkimi me pushtuesin sundimtarin mė pak tė rrezikshėm kundėr armikut mė tė rrezikshėm, e pastaj ēlirimin edhe prej tij. Kjo situatė ekzistenciale politike e shqiptarėve si qenėsues politik pėrbėn metafizikėn, parimin fillestar, arhenė nė tė cilėn mund tė nxirren tė gjitha parimet e tjera pėr shpjegimin situacionalist tė politikės shqiptare (Feraj, 1998: 86-87). Ajo qė thekson Feraj ėshtė se sapo shqiptarėt e bėnė zgjedhjen midis miqve dhe armiqve nė njė rrethanė reale ku kėrcėnohej ekzistenca e tyre, duke u shfaqur kėshtu si njė kolektiv politik, ata duhej tė zgjidhnin edhe midis armikut dhe armikut. Kėtė dilemė ai e quan "metafizika politike shqiptare". Me fjalė tė tjera mund tė shprehemi se nė Lidhjen e Prizrenit u bė dallimi midis "miqve" (kombi shqiptar), "mikut tė pėrkohshėm" (Porta e Lartė, pėr sa kohė qė ajo kishte armiq tė pėrbashkėt me shqiptarėt) dhe "armikut" (shovinistėt fqinjė). Dyzimi i Lidhjes pėr qėndrimin ndaj "mikut tė pėrkohshėm" ishte njė nga arsyet e shkatėrrimit tė saj. Kuvendi i Lidhjes nė Dibėr mė 20.10.1881 doli me dy rezoluta drejtuar sulltanit. Krahu i moderuar kėrkonte prej sulltanit njė vilajet tė vetėm me autonomi tė kufizuar, kurse krahu radikal kėrkonte me njė ton paralajmėrues krijimin e vilajetit shqiptar me autonomi tė gjerė. Radikalėt kėrkonin edhe formimin e njė qeverie tė pėrkohshme, diēka qė i dukej e pamundur krahu tė moderuar (K. Frashėri, 1984: 284-285; 1997: 372). Pas dorėzimit tė Ulqinit dhe shpalljes sė qeverisė shqiptare, ushtritė osmane e shtypėn Lidhjen dhe arrestuan shumė prej krerėve tė saj. Megjithatė, Lidhja e Prizrenit mbeti si pikė referimi e politikės kombėtare shqiptare. A janė shqiptarėt subjekt politik? Shqiptarėt shpallėn pavarėsinė nga Perandoria Osmane, por shtetet ballkanike dhe Fuqitė e Mėdha e reduktuan shtetin shqiptar nė njė hinterland pėr tė mbrojtur portet e Adriatikut e tė Jonit. Copėtimi i trojeve etnike solli problemin e qenėsimit tė kombit shqiptar si subjekt politik. Karl Shmiti thotė qė njė popull tė ekzistojė nė sferėn politike duhet qė ai tė jetė i aftė, qoftė nė rrethana tė skajshme, ta bėjė vetė dallimin midis miqve dhe armiqve: "atėherė kur ai nuk e ka mė kapacitetin ose vullnetin ta bėjė kėtė dallim, ai pushon sė ekzistuari politikisht" (Schmitt, 1996: 49). Mund tė mendohet se pėr shqiptarėt nėn pushtim nuk do tė kishte dyshime nė pėrcaktimin e armikut, me tė cilin nė rastin e skajshėm do tė shkohej nė konflikt, por kjo nuk mund tė merret gjithmonė si e dhėnė. P.sh. elita politike shqiptare nė ish-Jugosllavi gjatė shpėrbėrjes sė federatės tregoi pavendosmėri nė pėrcaktimin e qartė tė kėrkesės politike sė cilėt shqiptarėt do t'i pėrmbaheshin me ēdo kusht. Ukshin Hoti pak mė vonė do tė shkruante: Partitė politike nė Kosovė i artikulonin qėllimet politike kryesisht pėrmes shprehjeve nė kondicional: 'nė qoftė se', 'nėse' dhe 'po qe se...atėherė'. nė qoftė se p.sh. do tė ruhet integriteti territorial i Jugosllavisė, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė tė barabartė sovrane nė Jugosllavi; nė qoftė se do tė lejohej prishja e kufijve tė brendshėm, atėherė do tė luftohet pėr njė republikė shqiptare nė Jugosllavi, e nėse nuk do tė ketė Jugosllavi, atėherė do tė ketė Shqipėri edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė! Fort bukur! Mirėpo pėr cilin opsion duhet luftohet? (Hoti, 1996: 142; kursivi ynė). Ajo qė do tė thotė Hoti ėshtė se shqiptarėt nuk po vepronin si subjekt politik, si njė kolektiv, por po pėrshtateshin ndaj rregullimeve institucionale qė i pėrcaktonin subjektet e tjera politike. Edhe pas luftės sė viteve 1998-1999, elita politike shqiptare nė Kosovė duket se republikėn e pret dhuratė nga tė tjerėt, Beogradi dhe faktorėt ndėrkombėtarė, kur dihet se i pari kurrė nuk do tė pranojė vullnetarisht tė heqė dorė nga Kosova dhe se faktorėt ndėrkombėtarė do tė detyrohen kėsisoj tė marrin parasysh vullnetin e tij. Adem Demaēi qysh nė fillimet e viteve 1990 paralajmėronte: "Bota sheh a janė mė tė gatshėm shqiptarėt tė flijohen pėr lirinė e tyre, apo serbėt pėr t'i mbajtur tė okupuar kėta dhe po shohim se mė tė vendosur janė serbėt" (cituar nga Baleta, 1995: 7). Megjithėse u betuan e u stėrbetuan se statusin e Kosovės do ta vendosnin brenda vitit 2006, ndėrkombėtarėt e shtynė vendimin dhe nuk ka asnjė siguri se nuk do ta shtyjnė pėrsėri. Ministri i jashtėm i Serbisė kėtė shtyrje e brohoriti si fitore pėr Serbinė. A ka ndonjė fuqi politike nė Kosovė qė ta brohorasė si fitore tė shqiptarėve? A e ka ndihmuar shteti shqiptar subjektifikimin politik tė kombit? Nga vetė pozita e dobėt, pėr pjesėn mė tė madhe tė ekzistencės sė vet, Shqipėria e ka patur tė pamundur t'i deklaronte shtetet fqinje "armiq konvencionalė" tė shqiptarėve, sipas termit tė Shmitit (Slomp, 2005: 508-509). Ruajtja me ēdo kusht e paqes me fqinjėt ėshtė parė si kusht themelor pėr ruajtjen dhe fuqizimin e shtetit shqiptar, mė mėnyrė qė kur tė vinte ēasti i pėrshtatshėm, ky i fundit tė vepronte si subjekt pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, ashtu si shteti i Piemontit ndihmoi pėr bashkimin e Italisė. Mė qartė kėtė argument e ka paraqitur Mitat Frashėri mė 1921, nė trajtėn e disa tezave: 1. Kosova asht tokė shqiptare. 2. Kosova nuk e shpėton Shqipninė, Shqipnia e shpėton Kosovėn. 3. Pra, ne dim me shpėtue Kosovėn, duhet ma par me forcue Shqipninė, se anija do nji hu qė tė lidhet. 4. Pėr me forcue Shqipninė duhet qė tė ketė paqe. 5. Pėr me pas paqe, duhet me jetue mirė me fqinjėt. 6. E shoh njė punė kriminale me u dhanė kosovaret shpresė tė kotė dhe me i marr nė qafė. 7. Duhet me i bindė kosovarėt si me jetue urtė e me ruejtė interesat e tyre nė rrugė tė nomit [ligjit] (M. Frashėri, 1997: 279-280). Mirėpo shteti shqiptar deri tani nuk ka qenė nė gjendje ta luajė rolin e Piemontit dhe pėr kėtė ėshtė kujdesur politika e fqinjėve tanė, tė cilėt nėse nuk bien nė njė mendje mbi ndarjen e Shqipėrisė, ishin nė njė mendje qė shteti shqiptar duhet mbajtur pėrherė i dobėt. Nėse Mitat Frashėri ishte i sinqertė nė shpresėn e tij se Shqipėria njė ditė do tė vepronte si subjekt politik shqiptar, tezat e tij u morėn dhe u pėrdorėn pikėrisht prej atyre qė kėrkojnė t'ia mohojnė kėtė rol Shqipėrisė dhe qė pėr miq tė shqiptarėve kanė deklaruar fqinjėt, qoftė edhe me anė tė parullės "rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nga Athina", apo "Millosheviēi siē di tė bėjė luftėn, bėn edhe paqen", ose ata qė janė mjaftuar vetėm me njė "hapėsirė demokratike pėr shqiptarėt nė Ballkan". Prandaj Ukshin Hoti u thotė shqiptarėve tė Kosovės qė t'i heqin shpresat nga "shteti amė": "...ne shqiptarėt e Kosovės, qė dikur e kemi luajtur rolin e dorės sė parė nė themelimin e shtetit shqiptar, tani iniciativėn pėr bashkim ua kemi lėnė atyre tė cilėve u mbetet qė fillimisht tė modernizohen, ndėrsa nė ndonjė tė ardhme edhe tė bashkohemi! (Hoti, 1996: 197). Ndėrsa Hysamedin Feraj shkon mė tej kur u thotė shqiptarėve nė Kosovė tė supozojnė se Shqipėria nuk ekziston fare si shtet: "Ēka do tė bėnte Kosova sikur tė mos ekzistonte shteti shqiptar? A do tė pranonte tė jetonte nėn sundimin serb, apo do tė pėrpiqej pėr fitimin e pavarėsisė politike?" (Feraj, 1997: 115). Megjithatė, nėse ndiqet kjo logjikė duhet bėrė kujdes nga kurthi i tė quajturit tė Kosovės njė subjekt tjetėr joshqiptar. Rexhep Qosja ka shkruar se tentativat pėr krijimin e njė "kombi kosovar" kanė ndikime shpėrbėrėse ndaj identitetit tė kombit shqiptar. Kosovarizmi zėvendėson shqiptarizmin duke qenė "rrjedhimisht, ideologji kundėrhistorike me tė cilėn do tė mposhtej pėrgjithmonė ideja qė e ka lėvizur historinė e popullit shqiptar prej Lidhjes sė Prizrenit e kėndej: ideja e bashkimit kombėtar" (Qosja, 2006). Nė fakt, ėshtė Kosova ajo qė gjatė shek. XX e ka marrė pėrsipėr pėrfaqėsimin si subjekt tė kombit: "...historia na ka treguar se Kosova tregoi pathyeshmėrinė e kombit shqiptar, i shėrben si mur mbrojtjeje shtetit shqiptar nga rreziku serb, po i shėrben kombit shqiptar si ushtar pararojė dhe si kundėrpeshė ndaj kėrcėnimit tė shovinizmit grek" (Baleta, 1995: 21). Politikėn zyrtare tė Shqipėrisė gjatė komunizmit mund ta karakterizojmė me termat e Karl Shmitit si njė "revolucionar global" qė luftonte pėr idealet abstrakte te revolucionit proletar botėror dhe qė tek kapitalistėt dhe revizionistėt e tė gjitha ngjyrave shihte "armiq absolutė" (Slomp, 2005: 512). Brenda vendit ishte krijuar psikologjia masive se e gjithė bota ishte armiqėsore ndaj shqiptarėve dhe nė kėtė mėnyrė enverizmi u hiqte shqiptarėve aftėsinė pėr tė dalluar miqtė nga armiqtė. Pas rėnies sė komunizmit, elita politike thekson vazhdimisht se Shqipėria nuk ka armiq dhe parullėn "tė gjithė janė armiq" e ka zėvendėsuar me parullat "nuk kemi armiq", apo "gjithė botėn i kemi miq". Ndikimi i kėtyre parrullave nė psikologjinė masive ėshtė po ai i enverizmit, sepse shqiptarėve u mpihet aftėsia pėr tė dalluar miqtė nga armiqtė (Feraj, 1999). Prandaj, nė Shqipėrinė e sotme kemi mungesė tė politikės, sepse ėshtė hequr dorė nga kategoritė klasike tė politikės: miku, armiku, sovraniteti, interesi kombėtar, reciprociteti, agjentė nė shėrbim tė tė huajit, etj. (Feraj, 2003: 9-13). Sfera publike ėshtė zėvendėsuar nga ajo private, me politikanėt qė ndjekin interesat vetjake, ato tė pasuesve tė tyre, apo tė vendeve fqinjė, por jo interesat kombėtare. Hysamedin Feraj thotė: Problemi i Shqipėrisė nuk ėshtė se ka shumė politikė, po se nuk ka fare politikė. Po ashtu thuhet se nė Shqipėri duhet ndėrtuar "shoqėria civile", ndėrsa problemi i Shqipėrisė ėshtė ndėrtimi i "shoqėrisė politike". Problemi i Shqipėrisė ėshtė se ka vetėm "shoqėri civile", sferė tė privates, por nuk ka "shoqėri politike". Sigurisht duke mos pasė "shoqėri politike" edhe "shoqėria civile" nuk ėshtė mirėfilli civile. Por problemi madhor i Shqipėrisė ėshtė ndėrtimi i shoqėrisė politike dhe jo i shoqėrisė civile. Pa ndėrtimin e njė shoqėrie politike, Shqipėria nuk mund tė dalė nga kriza e saj totale (po aty: 19-20). Kėtu ėshtė vendi tė ngremė pyetjen se ē'duhet tė bėjmė, ose me fjalėt e Ukshin Hotit, "ēka mund tė bėhet qė shqiptarėt tė jenė subjekt politik ndėrkombėtar dhe jo vetėm objekt?" (Hoti, 1996: 261). Pėrgjigja ėshtė se duhet tė rizbulojmė miqtė dhe armiqtė tanė. Shqiptarėt kudo ku ndodhen, nė Shqipėri, Kosovė, Ish-Republikė Jugosllave tė Maqedonisė (IRJM), Mal tė Zi, Greqi e diasporė duhet tė binden se armiqtė i shohin ata si kolektiv dhe pėr t'u mbrojtur sa mė mirė duhet edhe ata tė veprojnė si kolektiv. Kjo do tė thotė se miqtė e shqiptarėve nė radhė tė parė janė vetė shqiptarėt. Me fuqizimin e faktorit shqiptar, pavarėsisht ndarjeve shtetėrore, krahinore, fetare e gjeografike, shqiptarėt do tė gjejnė miq ndėrkombėtarė. Pa i bindur faktorėt ndėrkombėtarė se kombi shqiptar ėshtė faktor pa tė cilin nuk mund tė realizohen interesat gjeopolitike nė Ballkan e mė gjerė, nuk mund tė bėjmė miq ndėr faktorėt ndėrkombėtarė. Duhet tė pyesim veten "ē'do tė thotė tė jesh shqiptar?" nė rrethanat e sotme. Pėrgjigja duhet tė jepet jo thjeshtė me anė tė miteve tė sė shkuarės, as me anė tė ndonjė abstraksioni filozofik, por kryesisht nisur nga rrethanat ekzistenciale nė tė cilat gjendet kombi tani. "Cili ėshtė shqiptar?" ishte njė pyetje vendimtare nė vitet 1912-1913, atėherė kur caktoheshin kufijtė e shtetit shqiptar. Ishte pyetje qė pėrcaktonte jetėn dhe vdekjen. Ishte pyetje qė nė jug tė Shqipėrisė e bėnte Komisioni Ndėrkombėtar: A duhej marrė pėr bazė gjuha, siē donin nacionalistėt shqiptarė, apo feja, siē donin grekėt? Njė pyetje e tillė shtrohet edhe sot: "A janė 'homogjenėt' shqiptarė apo grekė?", "A janė himariotėt shqiptarė apo grekė?", "A janė eshtrat e zhvarrosura nė Kosinė tė grave dhe fėmijėve shqiptarė apo tė ushtarėve grekė?". Nga pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve varet shumėēka. Nuk janė thjeshtė ēėshtje individuale apo tė tė drejtave tė njeriut, por tė kolektivit tė quajtur "shqiptar". Nė mėnyrė tė ngjashme kur ambasadorėt grekė nė Tiranė deklarojnė me cinizėm se pėrveē atyre nė Alpet e Veriut, tė gjithė shqiptarėt janė me prejardhje helene dhe se duhet tė kthehen sa mė parė nė etninė dhe fenė e tė parėve, apo se ēamėt nuk u pėrzunė nga trojet e tyre, por ikėn vetė, nuk ėshtė thjeshtė ēėshtje e mohimit dhe e mbrojtjes sė vėrtetės, por njė sulm, njė qėndrim armiqėsor i njė kolektivi tjetėr kundėr shqiptarėve. Ashtu sikundėr edhe ligji grek i luftės me Shqipėrinė nuk ėshtė njė anakronizėm apo i drejtuar vetėm kundėr ēamėve, por pjesė thelbėsore e sulmit kundėrshqiptar. Le t'i braktisim iluzionet: kemi apo nuk kemi interes tė quhemi shqiptarė, tė tjerėt na shohin si tė tillė, si njė kolektiv. Ata na llogarisin si kolektiv edhe kur veprojnė kundėr njė pjese prej nesh dhe ne duhet tė reagojmė si kolektiv qė tė kemi sukses. Spastrimi etnik nė Kosovė u drejtua kundėr shqiptarėve. Nė vend qė tė kėrkonin falje pėr krimet e pėrbindshme dhe t'u pėrgjėroheshin shqiptarėve pėr sigurinė e pakicės serbe nė Kosovė, serbėt me arrogancė krekosen se kanė nė dorė ēelėsin e statusit dhe janė nė sulm pėr tė rifituar atė qė humbėn. Me anė tė "ekstraterritorialitetit" tė manastireve dhe komunave te reja strategjike me shumicė serbe qė po krijohen po pėrgatitet boshnjakėzimi i Kosovės. Shqiptarėt duhet tė shikojnė se si po shkon shtet-formimi nė Bosnjė-Hercegovinė, tė pyesin nėse mund tė quhet ajo njė shtet sovran dhe pastaj tė vendosin nėse ėshtė ajo trajtė sovraniteti qė dėshirojnė pėr Kosovėn. Kushtetuta e vjetėr e IRJM, prej sė cilės sllavomaqedonasit hoqėn dorė vetėm nėn kėrcėnimin e armėve tė UĒK, i trajtonte shqiptarėt si pakicė etnike. Nėse partitė shqiptare nė IRJM do tė vazhdojnė tė jenė armiq tė njėra-tjetrės, atėherė pozita faktike e shqiptarėve nė atė shtet do tė mbesė ajo e qytetarėve tė dorės sė dytė. Greqia ndėrsa ua mohon shtetėsinė greke ēamėve ua dhuron me "bujari" atyre qė shpreson se do tė jenė kolonė e pestė nė Shqipėri. Shqiptarėt qė shpallen grekė ta kenė tė qartė se qoftė edhe pasivisht, thjeshtė si numėr, po i shėrbejnė shovinizmit grek. Nėse njė pjesė e popullatės shpall se nuk e njeh armikun, atėherė ata rreshtohen pėrkrah tij (Schmitt, 1996: 51). Nė kėto rrethana ekzistenciale pėr kombin, atyre qė qahen pėr mungesė tė njė programi tė shtjelluar kombėtar, duhet t'u pėrsėrisim fjalėt e Abdi Baletės: "Programi i shqiptarėve ėshtė me dy fjalė: kemi programin e Lidhjes sė Prizrenit" (Kabashi & Baleta, 2005: 39). Programi ėshtė bashkim, organizim dhe mobilizim i tė gjithė shqiptarėve qė tė japin ndihmesėn e tyre nė forma tė ndryshme dhe nė ballė tė ndryshėm kundėr armiqve. Tė mos mendojmė se po shpallėm se nuk kemi armiq, kjo ka pėr t'i shkurajuar ata: "Do tė ishte qesharake tė besosh se njė popull i pambrojtur ka veē miq dhe njė llogaritje e ēmendur tė supozosh se ndoshta armiku mund tė mallėngjehet nga mungesa e qėndresės" (Schmitt, 1996: 53). Burimet: Baleta, A. (1995) Shqiptarėt pėrballė shovinizmit serbo-grek. Tiranė: Koha. Feraj, H. (1997) Pavarėsia ėshtė e shenjtė. Tiranė: Koha. Feraj, H. (1998) Skicė e mendimit politik shqiptar. Tiranė: Koha. Feraj, H. (1999) "Kadare kėrcėnon shqiptarėt". Gazeta Rimėkėmbja. Tiranė, 09.03.1999. Feraj, H. (2003). Kriza e pėrkryer e Shqipėrisė. Tiranė: Eurorilindja. Frashėri, K. (1984) Abbdyl Frashėri. Tiranė: 8 Nėntori. Frashėri, K. (1997) Lidhja shqiptare e Prizrenit (1878-1881). Tiranė: Toena. Frashėri, M. (1997) Kthimi i Mitat Frashėrit. Tiranė: Phoenix. Frashėri, S. (2000) Kush e prish paqen nė Ballkan: Publicistika e Sami Frashėrit turqisht. Pejė: Dukagjini. Hoti, U. (1996) Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare. Prishtinė. Kabashi, B. & Baleta, A. (2005) Vetėm nacionalizmi e shpėton kombin shqiptar. Tiranė: Rimėkėmbja. Lazar, N. C. (2006) "Must Exceptionalism Prove the rule? An Angle on Emergency Government in the History of Political Thought". Politics & Society, 34 (2): 245-275. Malcolm, N. (1998) Kosovo: A Short History. New York: New York University Press. Myzyri, H. (red.). (1994) Historia e popullit shqiptar. Tiranė: Shtėpia Botuese e Librit Shkollor. Omari, L. & Luarasi, A. (red.). (1997) Historia e shtetit dhe e sė drejtės. Tiranė: Luarasi. Pollo, S. & Pulaha, S. (red.). (1978) Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare 1878-1912. Tiranė: Instituti i Historisė i Akademisė sė Shkencave tė RPS tė Shqipėrisė. Qosja, R. (2006) "Identiteti shqiptar dhe identiteti kosovar". Gazeta Korrieri. Tiranė, 07.02.2006. Schmitt, C. (1996) The Concept of the Political. Chicago, London: The University of Chicago Press. Schmitt, C. (2005) Political Theology: Four Chapters on the Concept of the Sovereignty. Chicago, London: The University of Chicago Press. Skėndi, S. (2000) Zgjimi kombėtar shqiptar 1978-1912. Tiranė: Phoenix & Shtėpia e Librit dhe e Komunikimit. Slomp, G. (2005) "The Theory of the Partisan: Carl Schmitt's Neglected Legacy". History of Political Thought, 26 (3): 502-519. Shpuza, G. (2000) Kuvendime pėr historinė kombėtare. Tiranė: Dituria. Valk, F. V. (2002) "Decisions, Decisions: Carl Schmitt on Friends and Political Will". Rockfeller College Review, 1 (2): 38-52. Paraqet;Sabri Selmani,Gjermani
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| armiqte, kerkim, politikes, shqiptareve, themelit |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|