| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Analistėt serbė vlerėsojnė se, nėse Kosova shpallė njėanshėm pavarėsinė, ajo do ta ketė njė rrugė tė ngadalshme deri tė njohja ndėrkombėtare, por paralajmėrojnė se, Kosova ėshtė rast specifik dhe nuk do tė kalojė nėpėr mundimet qė i kanė kaluar disa shtete tė tjera - qė e kanė shpallur nė kėtė mėnyrė pavarėsinė - ngase e ka mbėshtetjen e fuqive botėrore. Ish-diplomati serb, dhe bashkėpunėtori i Forumit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare, Dushan Llaziq, nė njė bisedė pėr gazetėn Blic, ka thėnė se, pėrkundėr faktit qė etnitetet separatiste kanė pasur vėshtirėsi pėr ta fituar njohjen ndėrkombėtare, Kosova ėshtė rast specifik dhe duket se do tė jetė pėrjashtim. Kosova, si pjesė e Evropės, mė qėllim tė integrimit evropian, mund ta ketė rrugėn shumė mė tė shpejt tė njohjes ndėrkombėtare, ka thėnė Llaziq. Sipas fjalėve tė tij, nuk duhet harruar se Kosova ka mbėshtetjen e fuqishme tė SHBA-sė dhe shumicės sė shteteve tė BE-sė, gjė e cila nė ēdo rast mund tė ndihmojė nė njohjen ndėrkombėtare tė saj. Pėr qytetarėt e Kosovės, sipas tij, shpallja e njėanshme e pavarėsisė megjithatė, do tė sillte edhe disa probleme. Shteti i Kosovės do ti nxirrte dokumentet e tij, prej letėrnjoftimeve deri tė pasaportat, mirėpo me kėto dokumente nuk do tė mund tė udhėtonin nė shtetet qė nuk i njohin ato - sikur ėshtė Serbia, Rusia dhe Kina - ndėrsa ėshtė i mundshėm edhe kufizimi i qarkullimit edhe nė shtetet e BE-sė, qė kundėrshtojnė pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės, shton analisti serb. Sidoqoftė, ai thekson faktin se, nė Kosovė nuk do tė kishte probleme tė mėdha ekonomike, pasi qė SHBA-tė dhe shtetet e BE-sė, qė do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės, do ta drejtonin kapitalin e tyre dhe kreditė nė Kosovė. Kosova fillimisht nuk do tė mund tė llogariste nė kreditė e institucioneve ndėrkombėtare, si FMN-ja dhe Banka Botėrore, mirėpo sigurisht se aty do tė derdhej kapital i konsiderueshėm amerikan, thekson ndėr tė tjera Llaziq. Edhe prof. dr. Vatrosllav Vekariq, kryetar i Qendrės pėr analizat e jashtme, thekson se, fati i pavarėsive tė vetė-proklamuara shpesh varet nga fuqitė e mėdha. Megjithatė ai shton se e drejta ndėrkombėtare nuk i mbėshtet gjithaq aksionet e njėanshme tė shpalljes sė pavarėsisė. Edhe nė rast se SHBA-ja e pranon Kosovėn - Kosova pėr njė kohė tė gjatė kohore nuk mund tė llogaris nė anėtarėsimin e saj nė OKB - pasi qė pėr pranim nė OKB nevojitet pajtimi i tė gjithė anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit (pra edhe i Rusisė), ka thėnė ai, duke renditur kėtu edhe institucionet dhe mekanizmat tė tjerė ndėrkombėtarė, ku Kosova do tė kishte vėshtirėsi tė pranohej. Edhe Llaziq konsideron se pranimi i Kosovės nė OKB, do tė frenohej pėr njė kohė nga Rusia dhe Kina, mirėpo ai thotė se me kalimin e kohės, kjo pengesė do tė tejkalohej. Ėshtė e sigurt se Rusia pėr njė kohė do tė kėmbėngulte nė qėndrimin parimor, mirėpo me kalimin e kohės, mė sė largu brenda disa vjetėsh, do tė gjendej njė zgjidhje e cila do tė pėrbirohej edhe pėrmes Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, me ēgjė Kosova do ta fitonte njohjen e plotė ndėrkombėtare, tha ai. Paraqet:Sabri Selmani Gjermani
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| analistet, serbe |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|