PDA

Versioni Origjinal : Kujtimet e femijerise...



Poeti Dhimbjes
06-03-2004, 14:47
Femijeria, eshte mosha me e bukur, ne te cilien sejcili pa diskutim qe ka kujtimet e veta rreth saj...
Pra a mund te na tregoni kujtimet tuaja te bukura, te vecanta dhe me mbreseleneset ne jeten tuaj, qe nuk i harroni edhe sot e kesaj dite, dhe qe ndoshta nuk do ti harroni as edhe ne ardhmen...

Poeti Dhimbjes
06-03-2004, 14:56
Une per veten time kam shume kujtime nga femijeria ime.
Mosha e femijerise per mua do te mbetet tere jeten e paharruar ne mendjen time, pasi ka qene ajo moshe, kur une kam me i lumtur se kurre...

Nje kujtim i bukur qe mbaj mend nga femijeria ime eshte;
Perrallat qe tregonte gjyshi im (ndjese paste), c'do mbremje kur fleja gjume, dhe c'do mengjes qe ngrihesha nga gjumi...

Tju them te drejten edhe sot qe jam i rritur me pelqejne shume perrallat per femije...

Gjyshi im dinte shume perralla, dhe sa hereqe mi tregonte, une i lutesha qe ta perseriste edhe njehere e keshtu me radhe derisa e mesoja permendesh...

Poeti Dhimbjes
11-03-2004, 20:08
O kalamaja, jepini pra, dhe na tregoni ndonje kujtim interesant te femijerise tuaj...
Pershendetje...

bamboosushi
11-03-2004, 23:20
Femirin e kujtoj me nostalgji
po ju them nje poezi per femijautori jame una .

Femijria
Me kthe pak tek femijria
ti them lodrave lamtumir
ti kerkoj atyre viteve
te me falin
vec pafajsin.

bamboosushi
11-03-2004, 23:31
Kujtime e femirise jane te shumta por nga te tjerat me kujtohen mengjeset kur shkoja ne kopesht duke qare ,cda mengjes duke qare (sa inat qe e kisha kopshin)kurse tani them te isha dhe njeher.
me kujtohet qe te gjithe ne kopesht me therisnin mendjemadhe kurse shoqet e lagjes me thirshin mimoza lastica.
gjithmon kur kame qene e vogel me pelqente te rija me persona qe ishin me te medhenj se une me pelqenin shoqet me te ritura se me dukej vetja me e ritur. te gjithe me donin sepse si thoja shume mire fjalet dhe te gjithe ata qe me mbanin nga afer qe ishin me te medhenj se une me therisnin lepurush ose kone vogel.
kurse te afermitme therisnin capkene ,
me pelqente qe te vishesha me bukur nga shoqet e mija te kisha gjera me te mira se ato etj etj
sa per kujtimet e gjusherve me kujtohet qe deri sa kame vajtur ne klase te 5 gjushja me gjshin me ndiqnin me plate ne dore dhe emrintime e perserisnin 100 here ne dit.
do ju shkruj here tjeter kur te me kujtohet dicka tjeter e bukur nga femiria ime

Poeti Dhimbjes
12-03-2004, 19:23
Te lumte ore bamboosushi, dhe te them qa ajo poezia ishte me te vertete shume e mire dhe mallengjyese, per femijerine e kaluar...

Edhe keto kujtimet e tjera te mira qenkan, por ama kur me kujtove kopeshtin, me preke mu ne zemer, sepse edhe une e kisha vdekje te shkoja ne kopeshte, sidomos ne fillim fare!
Po a e dini ju se cbeja me pas?!
Kopeshtin e kisha shume afre shtepise, dhe prinderit nuk me kishin shume merak, qe te shkoja vetem ne kopesht.
Keshtu qe une gjithmone u thoja, qe dua te shkoj vetem dhe pa njeri nga prapa, dhe une nuk shkoja ne kopeshte, por qendroja e lozja me femije te tjere, qe edhe ata nuk kishin deshire qe te shkonin ne kopesht, ashtu si puna ime...

Pershendetje...

lostparadise
13-03-2004, 12:16
per momentin nuk me kujtohet asnje histori e vecante e femijerise

kam qene femije i prapte, kisha shume deshire ti mundoja njerezit e shtepise, p.sh: merrja dhe fshihja dicka qe e kekonin ne nje momnet te caktuar . me pyesnin mua nese e kisha pare apo jo dhe une si nje femije i pafajshem ngrija supet. pasi isha kenaqur duke pare njerezit qe perpiqeshin pa rezultat beja sikur kujtohesha ne ate moment se ku e kisha vendosur


jo rallehere me kane rrahur per kete mani timen

lostparadise
13-03-2004, 12:20
edhe nje gje tjeter

me xhaxhain e vogel kam patur pak vite diference dhe shpesh me merrte me vete per te luajtur futboll

duke qene e vogel dhe nje lojtare e keqe me vinin ne porte ku topi mberrinte nje here ne shek

dhe imagjinoni haja gjithmone gola. te
Ne te tilla raste plasja se qari dhe mezi me pushonin duke me marre me te mira

lostparadise
13-03-2004, 12:25
megjithate kur kujtoj femijerine me kap nje ndjenje mallengjimi qe nuk e imagjinoni dot

i keni parasysh ato ditet e para te pranveres kur dielli ngroh pas nje dimri te gjate, qe te fut ne nje gjendje shpirterore shume ngazellyese; ne te tilla momente mua me kujtohet femijeria , si nje kujtim i vagellt , shume i larget, si nje enderr e pare dikur dhe te ciles nuk mund ti rikthehesh dot me

Poeti Dhimbjes
15-03-2004, 19:27
E po gjithsejcili prej nesh, me siguri qe i kujton me plot nostalgji dhe mallengjim ditet e tij te femijerise, ose me mire jeten feminore, lulen me te pare ne kopshtin e jetes se njeriut...
Eshte me te vertete, per te na ardhur keq, qe nuk kemi me mundesi qe ti rikthehemi edhe njehere asaj kohe, pervecse me kujtime dhe me endrra, te cilat jo qe nuk na e shuajne kete zjarr, por qe na e ndezin edhe me forte.

Pershendetje gjitheve...

Poeti Dhimbjes
16-03-2004, 19:46
Me kujtohet kur isha femije, kisha shume deshire qe te beja llastiqe, per te vrare zogj, por pasi i beje nuk i perdorja me per kete pune, por vetem per te bere praplliqe te tjera !
Si pershembull, thyenim xhamat e shtepive, e shume e shume gjera te tjera, qe kur i kujtoj tani, i them vetes, se perse i kam bere, mire por ishte mosha e atille, qe i kerkonte keto gjera...

Poeti Dhimbjes
16-03-2004, 19:51
Me kujtohet gjithashtu, kur shkoja ndonje dite ne kopesht, se zakonishte nuk shkoja, sic jua kam treguar me pare, kisha shume deshire qe te gjitha lodrat qe loznim, ti merrja une dhe te lozja vetem une...
Ose kur ishte ndonje dite, qe kishin per te na bere ndonje vaksine, sapo i shikoja infermieret qe futeshin ne porten e kopeshtit, ia mbathja me vrap dhe dilja jashte, qe me pas nuk kthehesh me per nja nje jave te mire, ose kur nuk me lejonin qe te dilja nga dera, dilja edhe nga dritarja, pasi kopeshtin e kishim ne kat te pare, dhe kur dilja nga dritarja, edukatoret e shkreta u tmerronin fare !!!...

Shume femi i prape kam qene, por tani jam bere i urte...
Hahahahahahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaa....

bamboosushi
17-03-2004, 02:13
Kurse mua me kujtohet kur shkonim me shoqet per te vjedhur portokalle te "" xha Hasani'' pasi kishim mare dy kokra portokalle dhe asnjenjeri nuk na kishte pa ndiheshim shume te lumtura
por e bukura qendronte se kur hapnim portokallet ishte nje shoqe qe gjithmon i qellonte te kishte portokalle me zemer te kuqe dhe te tjeravi i vinte aq shume inat sa zemeroheshin dhe i therisnim ''dredharake'' hej femirija .













'

bamboosushi
17-03-2004, 02:19
hey me kujtohet kur loznim me kukulla .
kush kishte kukullat me te bukura ,kush i vishte me bukur kukullat (nena ime e di c'ka hequr me mua e lija ter naten te qepte fustanet e kukullat qe ti mburesha shoqeve diten e neserme ne kopesht.
O Zot me kujtohet kur luanim me shtepira ,dhe mundoheshim qe te gjenim emra sa me te bukur, kame pas nje shoqe qe vdiste qe ta therisnin "'Zana''. kurse tani qe i kujtojm keto momente te shkuara shkrihemi se qeshur dhe nuk na besohet qe kemi qene ne qe i kemi jetu ato dite qe nuk kthehen me.

Poeti Dhimbjes
17-03-2004, 15:20
Keto fustanet e kukullave, me kujtohen edhe mua...
Por une te them te drejten i kisha shume inat, sepse isha jam djele dhe nuk i pelqeja.
Me kujtohet kur ndonjehjere na jepte mesuesi ne fillore per te qepur nje fustan apo ndonje gje tjeter, dhe une gjithmone i thoja mamase, e cila gjithmone mi bente...
Ah e shkreta femijeri....

elfeta
25-03-2004, 11:31
Kur isha e vogel isha nje femije me shm fantazi(te tepruar)Shm e prapte dhe e ftohte.
Kur erdhi daja mamit nga jashte shtetit te gjthe femijet shkuan ta takonin ndersa une jo.Ai mu afrua dhe me tha qe do te me jepte nje cokollate te madhe nqs e lejoja qe qi te me puthte.Une si grifshe qe isha ika dhe nuk e mora cokollaten.Pjesen me te bukur te femijerise e kam kaluar deke laujtur me cunat e dajve.Une kam 7 cuna daje dhe aehere isha e vetmja femer.U fusnim neper bodrume,bunkera e shm vende te tjera.Kur u kthenim ne shtepi une isha bere me pis nga te gjithe.Gjyshja(ndjese paste) me bertiste se nje vajze e mire nuk duhej te sillej ashtu.

elfeta
25-03-2004, 11:35
Me dajen e vogel kam 15 vjet diference dhe ai me merrte gjithmone me vete ne plazh me shoket e tij.Ato luanin futboll dhe ndonjehere me lenin si portiere.Si portiere jem goxha e mire. Pastaj henim buke,u lanim dhe ne fund fare u kthenim ne shtepi.
Para ca kohesh takosha nje nga shoket e dajes dhe ngaqe s'dija si ta therrisja i thashe Xhaxhi Miri.Ai me tha-Mua me therret xhaxhi?Se mban mend qe ne kemi qene me te njejten skuader?!

elfeta
25-03-2004, 11:39
Daja im e ka emrin Altini.Ai eshte muzikant,per vjole dhe eshte shm i zoti.Po te ishte ne Shq do te ishte pedagog tek artet.
Mbaj mend kur po me pergatiste per konkursin e violines.Rrinim aty per ore te tera dhe une urreja te shkoja.Merzitesha shm se daja ishte shm i rrepte me mua.Dajen e vogel e kam pasur pike te dobet.Aq shm sa dua ate,i dua edhe dy cunat e tij si dhe nusen e tij.Cunit te pare(qe eshte 5 vjec)po i meson vjolinen dhe une i thashe-Do e shtrydhesh dhe ate si me ke shtydhr mua?!

Poeti Dhimbjes
27-03-2004, 14:25
Kujtime shume te bukura, moj elfeta...

Gjithe te mirat.

Lela
28-03-2004, 03:21
Ahhh Femijeria...
Nje pjese e jetes qe nuk harrohet kurre. Mbaj mend qe zgjohesha shpejt ne mengjes, dhe buken gati (sic hanin kalamajte, nje fete buke te lyer me gjalp, icik recel, lol), dhe filloja pastaj duke therritur femijet nje nga nje... Dilnim te gjithe, luanim me top, (topa djegesi, kete loje e kam pasur shume qejf) me litar, dhe si gocat edhe une kam pasur qejf kur luanim me shtepiash, qe ndertonim shtepite tona, dhe ftonim njera tjetren. Cti besh, ato vite skthehen kurre. Dhe me cudisin femijet e sotshem qe nuk kane qejf te dalin jasht, po e kalojne kohen para televizorit dhe komjutrave.

Poeti Dhimbjes
28-03-2004, 15:15
Eshte me se e veretete, ajo qe the ne fund te mesazhit o Lela, por tani kane ndryshuar kohet, dhe sebashku me kohen kane ndryshuar edhe femijet...

Por ne te vertete, atehere kishte me lezet femijeria, se sa ne ditet e sotme, sepaku keshtu mendoj une.

Gjithe te mirat...

elfeta
29-03-2004, 09:12
Ke lagja jone kisim nje shtepi me bace dhe meqe kishim shume mardhenie te mira rrinim gjithe diten aty.Aty kishte tre peme fiku, dy me fik te zi dhe nje me fik te bardhe.Une vdisja te hypja ne peme ndersa goca xhait tim kishte shm frike.Keshtu qe une hypja ne peme dhe mblidhja fiq per te gjithe.Fiku ishte kaq shume i larte sa nje here hypa ne tarace por pastaj kisha shm frike te zbrisja.Prinderit gjeten nje shkalle te madhe dhe me zbriten.Babi me bertiti aq shm ate nate sa edhe tani e kujtoj.

lostparadise
29-03-2004, 12:46
e dini qe mua shpesh me vjen keq per femijet e sotem

nuk u mungon asgje por kur kujtoj lojerat e mia te femijerise me duket se ne kenaqeshim me shume athere .
Mbaj mend kur luanim koman-koman ose symbyllazi.
Prisnim te erresohej pak qe te ngaterroheshim dhe te behej anallim loje , kurse me e forta ishte kur vishnim bluzat e njeri-tjetri dhe sa gezonim kur ai qe ishte rrasur na ngaterronte

Lela
29-03-2004, 22:12
Ate e mbaj mend edhe une. I ndryshonim bluzat
dhe me dashje e nxirnim pak krahun, dhe kur e
degjonim emrin gabim thonim : "aha, mbylli dhe
njehere syte ti, se nuk e gjete" Pastaj qejfi aty
ishte, te gjeje ndonje vend te mire, dhe te dilje
ne fund pasi kishin kerkuar te gjithe per ty.
:)

elfeta
30-03-2004, 09:27
Mbaj kur isha ne kopesht.kishim nje mbulese te re qe donin ta merrnin te gjithe.Ne kishim dy mesuese.Njera na e jepte neve(grupit te gocave) ndersa tjetra ia jepte grupit te cunave.
Gjithmone plaste sherri per ate mbulese dhe tani qe e mendoj nuk ishte as e bukur.

elfeta
30-03-2004, 09:32
Une nga mosha 6 vjec e siper jam rritur me gocen e xhait.Ajo eshte nje vit me e madhe se mua.Nje here xhaxhai solli ne shtepi nje stiker te vogel me ngjyra.Mua me pelqeu shm ndersa asaj jo.
Une i thashe:- Ma jep mua meqe se do.
Ajo:- Do ta jap por me thuaj se per cfare e do
Une:- E dua qe ta vej ke bluzja qe kur te dal xhiro te duket bluzja me e bukur.
E dini se c'beri ajo pastaj......................................?
Nuk ma dha me stikerin dhe une kam qare te gjithe diten.
S'do ta harroj kurre ate dite.

elfeta
30-03-2004, 09:37
Dola nje here te luaj me cunat e dajes dhe shkuam nje shkolle aty afer.Shkolla ishte e rrethuar me hekura dhe njerit nga cunat e dajes i shkoi ne mendje te fuste koken te hekurat.
Mbasi e futi koken nuk po e nxirrte dot me.Ne kishim frike te shkonim te lajmeronim gjyshin se na kishte thene qe te mos e benim ate gje.Jemi munduar per gjysem ore se mos ia nxirrnim koken vete por s'behej gje!
Pastaj me shm frike shkuam dhe i thame gjyshit.Ai mori nje sharre dhe e preu hekurin.Me se fundi ai doli.I ishin skuqur veshet nga te terhequrat tona,

killer_01
01-04-2004, 10:35
ej elfeta me pelqen nofka juaj,un jam elfi_bukurosh@hotmail.com. nese deshiron mund te flasim dhe ne msn.
ciao

Poeti Dhimbjes
03-04-2004, 16:00
Une besoj se kete teme e kam hapur, per te kujtuar te shkuaren, dhe jo per te ndertuar te ardhmen !!!...

Pershendetje...

elfeta
06-04-2004, 11:21
Nje person i afert i imi punonte ne nje shkolle marine dhe me merrte mua me gocen e xhaxhait.Aty brenda kishte edhe nje kopesht te vogel me peme dhe lule te shumellojshme.Midis pemeve kishte edhe nje pishine te vogel.Ne u lanim gjithmone aty.Ishte kaq bukur sa s'do ta harroj kurre.

elfeta
06-04-2004, 11:26
Mua me ka rritur gjyshja nga ana mamit.Keshtu qe une luaja me cunat e dajave dhe cunin e tezes.Afer shtepise ishte nje dyqan mishi dhe sic e dini njerezit mbanin rradhe atehere ose linin ndonje gure.Nejo vetem qe i nderruam guret por i zhdukem fare.Ishte gallate te shihje njerezit si ziheshin me vone.Ne u shkrime gazit.

elfeta
06-04-2004, 11:33
Kete vere te gjithe fisat u kthyhen ne Shq keshtu qe shkuam per plazh:une,dy gocat e xhaxhait tim,tre cunat e dajes dhe nje cun tjeter.Morem varke dhe shkuam thelle.Une nuk di te hidhem keshtu qe rreshqas lehtas e uje.Kur po notoja njeri nga cunat e dajes futet poshte varkes dhe me terheq prej njeres kembe.Me zhyti direkt.Nga frika u bllokova dhe s'po dija as te notoja.Njera nga gocat e xhait bertiste nga varka:U MBYT!U MBYT!
Kur me liroi kemben dola siper dhe nga frika s'po dija as te hypja ne varke.Rruges kur po ktheshem nuk i bera asgje por sapo arritem ne breg ia punova.Kur ate e zuri gjumi bleva dy shishe me uje akull dhe ia derdha siper.Ai u cua i tmerruar dhe filloi te me ndiqte ne te gjithe plazhin.Lame nam ate dite:lol: :redface:

elfeta
06-04-2004, 11:37
Kjo teme eshte fantastike fare.te pergezoj Bisha e Pyllit.Po me ben te rijetoj dhe nje here femijerine time.Flm

lostparadise
06-04-2004, 12:31
njehere xhaxhai im ne plazh , bashke me cunin e dajes hapen nje
grope te madhe ne rere ne formen e trupit te njeriut , me futen brenda, me mbuluan me rere duke me lene vetem koken jashte dhe iken.

dhe te mendoni qe ishte ora 7:30 pasdite, edhe pak fillonte te erresohej dhe plazhi ishte bosh. une isha 8 vjec dhe fillova te ulerija nga frika . xhaxhai i madh ne ate kohe po dilte nga deti dhe erdhi dhe me nxorri nga gropa. o Zot i madh sa i ka rrahur ata te dy ate nate

flirty_alb_teen
06-04-2004, 16:52
Isha ne vitin e 7 une ca goca dhe quna te klases tone filluam te sillenim neper klase sepse nuk kishim mesus pastaj na shkoj ne mendje qe te prishnim karrigen e mesueses (ishte karrige me rrota)dhe e prishem 15 min me vone vjen nje mesuese per te na zevendesuar mesuesen tone te zakonshme. Ishte mami im,ajo ishte mesuese tek shkolla ime. Ajo u ul ne karrige dhe karrigja u prish dhe mami im u rrezua.Gjith klasa po qeshte sigurisht edhe une ;).Drejtori i shkolles erdh dhe mori ato qunt dhe gocat ne zyren e tij dhe i mori ne telefon prinderit e tyre dhe u tregoj qe ato kishin per te paguar per karrigen:lol: ;) 3 dite me vone mami e mori vesh qe isha edhe une ne ate grupin dhe me denoi per 2 jave por ama nuk i tha kujt.;) :redface: :lol:

Poeti Dhimbjes
09-04-2004, 13:42
Po ti moj flirty_alb_teen, nuk e dije qe mami yt do te vinte ne ate klase, apo nuk deshe qe te dilje kundra klases, per te bere nje gje te tille ?!!!

Gjithsesi, si histori eshte shume e lezeteshme...

Gjithe te mirat....

flirty_alb_teen
15-04-2004, 23:20
jo nuk e dija more bisha po ta dija nuk do ta be ja ete gje!
gjithe te mirat..

Poeti Dhimbjes
18-04-2004, 17:20
E po te shkuara, e te harruara thote populli...

Shpresoj, qe nuk do te marresh me iniciativen, qe tia besh nje gje te tille edhe ne shtepi !!!

Ia kalofsh mire...

bamboosushi
05-05-2004, 05:07
Me kujtohet kur kame vajtur per here te pare ne shkolle isha 5vjece e gjysem dhe per nje muaj mbushja gjashte vjece
me dukej vetja aq e madhe qe do shkoja ne shkolle me shoqe qe ishin nje vite me te medha se une dhe ndihesha kaqe e vecante dhe e gezu sa simagjinohet . kur kame shku per diten e pare te shkolles i kame cu mesuses nje buqet me lule shume te bukur te mbedhura me nje fjongo qe me kishte ardhe nga italia(ne ate kohe )dhe qe e mbaja shume te shtrenjt .
kaloi dita e pare e shkolles dita e dyte e trete ne funde te javes drejtori dhiri mamin dhe i tha qe na vjen keq por goca jote eshte e vogel per te mare klasat

9ishame trup shume evogel)
Kur erdhi e hena dhe une mendoja qe do shkoja ne shkolle mami po me conte ke ruga kopshit o Zot se keni iden d=sa kame qa ate mengjes nuk e haroj sa te jeme gjalle. dhe duke gjare i thoja mamit ''Hajde shkojme te shkolla se do ti mare vjongon qe i thashe asaj mesuses se shemtuar.'' kame qe femij i keq shume .
pershendetje

elfeta
19-05-2004, 16:00
Kur isha e vogel luaja gjithmone me cunat e dajes.Loja jone e preferuar ishte te hypnin ke trau ekuilibrit dhe te rrezonim njeri-tjetrin.Nje here njeri nga cunat e dajes me rrezoi kaq keq sa rashe me fytyre dhe thyva hunden.Me doli shm gjak.Me e forta ishte se para nja 6 muajsh u vizitova per hunden dhe mjeku me tha qe kisha super traum(thyerje te rende)dhe duhej te operohesha se sben.Faktikisht me sa mbaj mend une gjithmone kam pasur probleme te marr fryme me hunde por nuk me shkonte ne mendja ta kisha thyer qe e vogel.Hyra ne operacion dhe nga 45 min qe duhej te zgjaste operacioni,shkoi 2 ore.Ishte e tnerrshme se isha zgjuar.Operacionin e bera me mpirje keshtu qe i degjoja te gjitha.Mbas operacionit kthehem ne shtepi dhe vjen cuni i dajes(ai maskarai qe me kishta hedhur kur isha e vogel).
Mjeku me kishte fashuar hunden qe ishte bere si patate dhe me kishte thene qe s'duhej te qeshja,as te qaja se e sforcoja hunden.Vjen ai i mencmi dhe sa me sheh thote-:I SI JE BERE?! TAMAM SI HUNDERRI.-dhe filloi te qeshte.Mua me kapi e qeshura per vete.Kam ndjere nje dhimbje kaq te madhe sa fillova ye qaja.
Cuni dajes e ka fajin per te gjitha

flirty_alb_teen
20-05-2004, 04:24
po tani si e ke hunden mi elfeta?te kaluara.
po te isha ti do ta kisha rrahur mire ate qunin e dajes tend qe ta mbante mend per gjithe jeten.

me respekt
flirty_alb _teen

saje_
20-05-2004, 15:25
femijria ime ,me kujtohet se gjithmon tentoja te ngisja makinen por gjithmon me kapnin mat

Skifteri
20-05-2004, 23:22
femijeria ime ; mesa mbaj mend me ka kaluar duke me rrahur prinderit , sepse nuk lija dy gure bashke.

gjeja me tmerrshme qe mbaj mend nga femijeria ime ka qene :
se kam qene duke u mbytur ne lume .

saje_
21-05-2004, 15:48
o skiftero me vjen keq per te kaluaren tende por besoj se e beje hak dhe tek e fundit mbaser ja di per nder prinderve per kete. Pershndetje

lostparadise
21-05-2004, 17:30
nga femijeria ime mbaj mend inatin e madh qe kisha per faktin qe isha e vogel ( deri ne 6 vjec )

tani do doja te isha aq serish

saje_
21-05-2004, 17:55
hej femijria eshte mosha me e bukur,sepse atje degjon te thon jeta eshte nje fush me lule

Goca_e_urte
22-05-2004, 00:08
femiria ime....shume e bukur
kur isha 6vjece, isha me ftohje dhe gati cdo dite duhet te me benin nje gjylpane......o zot sa frike....edhe tani kam shume frike nga gjylpanat edhe shorupet....uhhhh duhet te vdesin...haha
pacim

flirty_alb_teen
22-05-2004, 06:12
une jame vajze e vetem dhe kame qene gjithmone pak si e llastuar por ama edhe e vetmuar ngaqe prinderit e mi gjithmon punonin deri vone sepse ashtu e kishin punen, edhe une rrisha vetem ne shtepi ose shkoja tek shtepia e shoqes time dhe pastaj ne bregdet dhe ndertoshim kala rere u kenaqeshim por kur shihja ate me familjen e saje u ndjeja pak si e vetmuar, po duke u rritr u afrova me shume me babin tim dhe u bera vajza e babit. Qysh kur kame ardhur ne angli jame afruar me shume me mamin tim por ama prap jame vajze babaje.
ciao...

elfeta
31-05-2004, 14:45
Babi im ka mbaruar shkollen e marines.Ne vitet 89-90 ka punuar si mesues per kursantet.Me merrte gjithmone me vete.Pataj une dhe ai jeme te ngjashem gati ne gjithcka.Prandaj edhe une jam goca babit.E adhuroj babin tim

bamboosushi
15-06-2004, 01:24
kur isha e vogel ndjeja zhelozi per vllain me dukesh sikur prindrit e donin me shume dhe kur kishte dicka qe duhet ta ndanim bashk pindrit i jepnin vllait pjesen me te madhe(keshtu me dukej mua)ose qe pjesa qe ai merte ishte me e mire . dhe duke u ndjere kaq keq mbullesha ne dhome dhe qaja 2 ore derisa te me zbriste inati nuk doja qe te me merte me te mire asnjenjeri,
kurse tani qe qe kuptoje dhe shikoj se te gjithe ne familje me dune kaq shume i them vetes gjithmon qe kame gjo nje budalaqe kaq e vogel.

lostparadise
27-12-2004, 11:29
u be kohe e gjate pa shkruar ne kete teme, kohe gjate se ciles forumit i jane shtuar shuem antare te rinj. i ftoj te gjithe ata te ndajen kujtimet e tyre te femijerise ketu.
tani qe po lexoja nje postim te Elfetes me fustanet e kukullave me kujtohet nje episod i femijesise sime.
Isha 9 vjec. Mendoni qe ishte ende koha e Enverit dhe gjerat mezi gjendeshin.
Mami kishte blere disa copa per fustane, kemisha, funde etj, te ngjyrave dhe dizenjove te ndryshme. Duke qene se e dinte se c'do i qepte, kishte blere aq sa duhej dhe asgje cm me shume. Nje dite te bukur une i marr nga sirtari dhe nga secila cope pres nga nje rrip te gjate dhe rreth 20 cm te gjere ( sigurisht per te bere fustanet e kukullave). Kete e bera ne fshehtesi te plote. Pas ca ditesh mami shkone tek rrobaqepesja me copat me vete. Dhe imagjinoni hutimin e mamit tim kur i rrobaqepesja i thote se asnje nga copat nuk ishte aq sa duhej. Mami qe nuk po kuptonte asgje. U detyrua te nderronte planet. Copen e fustanit e beri fund , te fundit kemishe per mua e keshtu me radhe. Pas nje jave sheh tek kukullat e mia disa fustane ( gjoja te tilla ) qe i dukeshin te njohura si dizenjo dhe e e kuptoi se si kishte vajtur fati i copave..... O zot sa me ka rrahur kur jam kthyer nga shkolla....nuk preka me gershere me dore per muaj me radhe

Baby_Girl
15-01-2005, 22:25
Kujtimet e femijrise....eh ka shume, dhe kur i kujtoj tani me vjen te qesh me lot.
Mbi te gjitha kam patur nje femijri te bukur pavaresisht se kam qene shume camaroke dhe kam pas bere shume gabime. Hobi im ne moshen 2 deri 4 vjec ishte te theja gota dhe filxhane. Sapo i lante mami une e merja dhe e perplasja ne toke dhe juve mund ta imagjinoni reagimin e mamit tim.:(
Isha dhe shume oratore nga goja dhe ne ate moshe nuk eshte gjithmone dicka e mire. Une mbaj mend vetem nje rast qe ishim me pushime ne Durres dhe e vogel kam patur shume frike nga uji, me mori mami me zor dhe aty afer ishte nje grua e shendoshe dhe une i thashe mamit 'po ajo teta perse eshte aq e shendoshe mami' ajo me degjoi dhe filloi te qeshte dhe me tha 'ha dhe ti shume qe te behesh si mua'. Njerezit reth qeshnin por une isha vetem 4 vjece:sad: .
Pavaresisht se shume camaroke isha dhe shume e dashur dhe ne moshen 6 vjece e mbaj mend qe isha e shtruar ne spital dhe kerkoja te shikoja vellain, dhe mbaj mend qe mami me coi tek nje telefon i kuq dhe fola me vellain dhe qava aq shume. Kisha 2 jave pa e pare sepse isha shume semure dhe me dukej sikur nuk e kisha pare per 2 vjet.

Poeti Dhimbjes
02-10-2006, 17:17
Me cfare lexova pak me lart, vura re qe gjithsejcili e pelqenka shume moshen e femijerise e cila vetem njehere jetojet ne jete.
Edhe une per vete e pelqej pa mase, psi eshte stina me e bukur e jetes nese mund te thoja...

Gjithsesi eshte e qarte qe femijeria jone, tani ndodhet thjeshte si film i shkurter ne regjistrimet e trurit...
Tani eshte me mire qe te bejme te pamunduren qe te krijojme nje jete sa me te mire me qellim qe tiu japim rastin femijeve tane, qe te gezohen pa mase derisa te jene femije...

MELiSA
29-03-2008, 23:49
Me pelqeu kjo teme dhe une kam shume kujtime nga femijeria .dhe une shkoja ne kopesht ama pa deshire buk nuk doja te haja fare sa fillonte te shperndahej buka une futesha poshte tavolines edukatorja e dinte vendın tim dhe pa u lodhur me gjente dhe me konnte ajo pastaj, ndonje dit nuk shkoja ne kopesht me merte motra e madhe ne shkolle dhe u ulja ne mesin e bankes qe ishte motra dhe nje cun sa vinte mesuesja un fute sha perseri poshte bankes ai cuni me thoshte rri urte se vjen goli te te haj nje dite qesha me te madhe kur me tha keshtu mesusja u habit dhe vjen e shikon tek banka me merr mua me ul tek tavolina e saj me gulugic dhe une perseri qeshja kishte pelqy te qeshuren time.

MELiSA
14-07-2009, 22:34
ee kush ka tregime feminore................

blu
11-06-2010, 12:08
eshte e cuditshme por femijeria ime me duket kaq e ndryshme nga femijeria e ketyre kalamajve te sotem...
ne luanim gjithe diten perjashta, sot nuk shoh nje femije te luaje perjashta, e cuditshme...
mbaj mend njehere kur kam qene e vogel po luanim sylla mbyllas, ajo loja qe njeri mbyll syte dhe te tjeret fshihen...
ne fakt ishte mbasdite dhe kishte filluar te erresohej...
e kishte rradhen nje cun i lagjes per te mbyllur syte, dhe ne mblidhemi te gjithe dhe vendosim qe te ikim ne shtepi(si kalamaj te mbrapshte qe ishim) dhe kuptohet qe ketij cunit qe mbylli syte (gimi e kishte emrin) nuk i thame gje por beme sikur ishim fshehur aty rrotull...
ai kushedi sa do kete kerkuar ate nate, se nuk na foli nje jave me goje
u allnua me ne...