PDA

Versioni Origjinal : Si mund te pergatisim



Administratori
30-11-2002, 03:16
Akulloren ...

Duhen: 500gr qumesht, 3 veze, 4 luge supe sheqer, recel, 1 luge supe niseshte, vanilje, arra, bajame.
1. Rrihen mire te verdhat e vezeve me sheqerin.
2. Shtohet mbi to niseshteja.
3. Perzihen me qumeshtin e ngrohur ne zjarr.
4. Hidhet pak vanilje dhe mbahet mbi zjarr duke e perzier vazhdimisht derisa te trashet.
5. Hiqet nga zjarri, lihet te ftohet dhe i hidhen brenda 1 luge supe recel, arra dhe bajame.
6. Te bardhat e vezeve rrihen debore, perzihen me kremin dhe hidhen ne forme. Ftohen ne frigorifer per disa ore.

Administratori
02-12-2002, 04:28
Brumi: 250 gr. miell, 100gr. gjalp, 20gr. sheqer, 2 te verdha veze, maja birre, 1 filxhan kafe qumesht, pak kripe.
Mbushja: 300 gr. arra, 150 gr. sheqer, 1/2 gote uje, vanilje, limon, karafil.
Gatimi:
1.Tretet majaja ne qumesht.
2.Ne nje tas te madh hidhet mielli, kripa, sheqeri, qumeshti dhe gjalpi. Perzihen mire.
3.Hidhen te verdhat e vezes dhe punohet brumi derisa te behet si i byrekut.
4.Lihet brumi ne qetesi 1/2 ore.
5.Pastaj pritet ne copa te vogla rrumbullake, te cilat hapen pete te holla me diameter 10 cm.
6.Pervelohen arrat me sherbetin e sheqerit. Shtohen erezat dhe lihen te ftohta.
7.Petet mbushen me arrat e perveluara dhe palosen si karamele. Lyhen siper me veze te rrahur. Lihen per 30 minuta ne qetesi dhe lyhen perseri me veze. Piqen ne furre mesatare.

Administratori
02-12-2002, 04:30
Duhen: 3 veze, 100 gr. gjalpe, 125 gr. sheqer, 1 filxhan caji kos, 150 gr. miell, 80 gr. rrush i thate, 1 luge kafe sode, te kruajtura limoni.
Gatimi:
1.Rrihet mire gjalpi me sheqerin derisa te behen si krem.
2.Shtohen nje nga nje te verdhat e vezeve gjithnje duke i rrahur me kujdes.
3.Shtohen te bardhat e vezeve te rrahura debore.
4.Shtohen me rradhe kosi i perzier me qumesht, soda, mielli dhe ne fund rrushi i thate, i njomur dhe te kruajturat e limonit.
5.Brumi i pergatitur hidhet ne taven e lyer me gjalpe dhe piqet ne furren e nxehur me pare.

Administratori
02-12-2002, 04:32
Duhen: 1 liter qumesht, 4 veze, 75 gr. niseshten, 200 gr. sheqer, biskota, 5 luge supe shurup, disa kokrra arra, 1/2 luge kafeje vanilje, 5 luge kafeje recel.
Gatimi:
1.Vihet qumeshti te valoje bashke me vaniljen.
2.Ne nje ene rrihen te verdhat e vezeve me sheqerin dhe niseshten.
3.Kesaj perzierje i shtohet ngadale qumeshti i nxehte, duke e perzier vazhdimisht.
4.Pastaj, perzierja vihet mbi zjarr te dobet dhe trazohet derisa te trashet. Hiqet nga zjarri dhe lihet te ftohet.
5.Ne fund te gotave vendosen biskotat e njomura me shurup. Mbi to hidhet kremi dhe mbi te arrat e ngrira. Mbulohet me te bardhat e vezeve marenge dhe me nje luge recel. Per ta bere zupen me shtresa kremi duhet te ndahet pergjysem dhe njera pjese per perzihet me 1 luge kakao.

Administratori
02-12-2002, 04:36
Duhen: 1/2 filxhan caji me vaj, 1/2 filxhan caji me margarine, 2 te verdha vezesh, 1 filxhan caji me sheqer pluhur per brumin, 1/2 filxhan caji me sheqer pluhur per sperkatje, 1 luge e vogel me sode, pak vanilje, 1 kg miell, 1/2 filxhan caji me arra te ngrira.
Gatimi:
1.Rrihni margarinen me sheqerin.
2.Shtroni te verdhat e vezeve dhe i rrihni per gati 10 minuta. Ne vazhdim hidhni vajin, miellin, soden, vaniljen, arrat, gjersa te behet nje brume i bute.
3. Lereni "te shplodhet" pak brumin dhe i jepni forma drejtekendeshe ose te rrumbullakta.
4.I vini brenda ne nje tepsi te lyer me vaj dhe i piqni ne furre mesatare, per 25-30 minuta.
5.Pasi te piqen, i hiqni nga furra dhe sperkatini me sheqer pluhur.

Administratori
02-12-2002, 04:40
Duhen: Pjeset anesore te pules (krahet, qafa), 1 1/2 litra uje, 1 qepe, 2 karrota, 1 rrepe, presh, domate, 1 tufe erezash, fidhe.
Pergatitja:
1.Vendosen pjeset e pules ne uje te ftohte te kripur.
2.Shtohet qepa, karrota, rrepa, preshi, domatja dhe tufa e erezave.
3.Lihet te zieje per 50 minuta ne zjarr te dobet.
4.Kalohet ne nje kullese te holle.
5.Hidhet perseri ne tenxhere; shtohen dy grushta fidhe dhe lihet te zieje edhe per disa minuta te tjera.

Administratori
02-12-2002, 04:46
Per 4-5 persona duhen: 1,5 litra leng peshku, 2-3 kokrra patate, 3-4 cope karrota, 8-10 cope mashurka, selino, 3-4 luge gjelle, 2 kokrra domate, kripe, piper, majdanoz, dafine.
Pergatitja:
Patatet, karrotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten ne copa kubike. Ne tenxhere me vaj (mundesisht vaj ulliri) te vene ne zjarr, trazohet qepa e grire holle, pastaj shtohen karrotat, selinoja, mashurkat, pak miell dhe pasi i perziejme, shtohen domate te fresketa, te cilave u eshte pastruar lekura. Lengu i peshkut i pergatitur qysh me pare dhe i kulluar, i hidhet perzierjes dhe lihet te marre vale; shtohen patatet dhe lihen te ziejne rreth 10-15 minuta, derisa te jene gati. Gjate zierjes hidhet nje flete dafine. Supes i hidhet kripe, piper e majdanoz. Gjate hedhjes ne pjate, i shtohen copa tul peshku te ziera e te pastruara nga halat.

Administratori
02-12-2002, 04:49
Duhen: 1/2 kg patellxhane, 2 luge supe vaj, 1 luge supe uthull, disa thelpinj hudher, kripe, piper, majdanoz, speca te pjekura, domate.
Gatimi:
1.Patellxhanet e paqeruara piqen ne furre dhe pastaj pastrohen nga lekura.
2.Pjesa e mbetur grihet holle dhe kalohet ne rrjete metalike.
3.Pureja e krijuar vendoset ne nje tas porcelani, shtohen hudhrat e shtypura, majdanozi i grire holle, kripa, piperi, vaji dhe uthulla.
4.Masa perzihet me luge druri, derisa te behet homogjene.
5.Vendoset ne pjata dhe zbukurohet me speca te pjekura e te qeruara, me domate te fresketa dhe ne fund sperkaten me vaj ulliri.

Administratori
15-07-2003, 21:25
Gjithcka ne nje pice

eshte pjata unike me e pelqyer ne mbare boten. Pica eshte ne vendet e para te preferencave ushqimore te italianeve. Fale vlerave te saj ushqyese mund te zevendesoje makaronat dhe fale perberesve qe ka eshte e persosur per kedo qe merret me aktivitet sportiv. eshte e pasur me karbohidrate dhe mund te ndihmoje ata qe duan te dobesohen ne menyre graduale. Por ama nuk mund te thuhet qe eshte dietike: 100 gram pica me domate dhe mocarele permbajne 271 kcal, 52 g karbohidrate, 5.6 g proteina dhe disa lloje yndyrnash.
Beni kujdes me brumin e pices
Mielli duhet te pregatitet me grure te tipit 00 ose 0. Menyra me e mire per te bere zenien e brumit eshte me maja birre: por beni kujdes se ne cfare ambjenti eshte ruajtur ajo. Gjate ketij procesi nje pjese e karbohidrateve perberese te miellit jane shkaterruar nga mikroorganizma dhe jane shnderruar ne sheqerna me te thjeshte pra dhe dhe me te treteshem dhe burim i nje energjie te thjeshte. Nje pregatitje e rregullt e brumit garanton nje konservim te perqendrimit te duhur te karbohidrateve te perbera te domosdoshme per te garantuar nje burim rezervash energjie. Nje keshille praktike: Brumi eshte gati kur nje pjese e vogel e tij pasi hidhet ne uje, nuk fundoset, por qendron ne siperfaqe. Brumi nuk duhet te jete shume i forte dhe duhet te kete nje ph afer neutralit. Keshillohet dhe kripa e detit e pasur me jod, substance qe ben te mundur mirefunksionimin e gjendrave tiroide.
Domate te qeruara dhe vaj ulliri kunder rrenjeve te lira.
Elementet zbukuruese rrisin cilesine ushqyese te pices duke i shtuar bazes se kushtezuar nga karbohidratet, proteina dhe yndyrna. E pamungueshme, domatja ka nje permbajtje me kalori shume te ulet, furnizon organizmin me fibra shume te domosdoshme per tretjen si potazi, magneziumi, zinku, seleni dhe mbi te gjitha likopeni qe lufton rrenjet e lira pergjegjese per plakjen e qelizave. Vaji shume i paster i ullirit normalizues i shendetit te zemres dhe arterieve garanton prurjen e te mirave te vajrave vegjetale dhe te polifenolit.

Mocarela per shume energji
Te ushqyerit duhet te behet me nje zgjedhje te kujdesshme por pica eshte e pasur me proteina te thjeshta qe mund te merren duke shtuar ne pica mish, peshk dhe djathe, thone specialistet e ushqimit. Djathi mocarela, parmigiano apo djathi i deles shtojne sasi te medha proteinash dhe yndyrnash dhe jane te pasura me kalcium. Po ata qe preferojne proshuten? Prodhimet me mish derri duhet te konsumohen me kujdes. Jane te pasura me yndyrna dhe kripera. Nuk jane te keshillueshme per ata qe vuajne nga hipertensioni por jane te nevojshme per anemiket fale perberjes se tyre me hekur. Me pas pices mund t'i shtohen dhe perime te ndryshme, miniera te verteta fibrash por dhe kriperash minerale shume te domosdoshme per stinen e nxehte kur keto humbasin me shumice se bashku me djersen.
Vegjetariane: eshte zgjidhja me e mire. Ne piceri eshte shume i madh sikleti i zgjedhjes por me e mira nga pikeveshtrimi ushqyes eshte pica vegjetariane e pasur me perime sic eshte duke qene secila nga to nje burim me vete. Kungulli permban potas, i dobishem per qarkullimin e gjakut gjate ciklit menstrual. Hudhera permireson proceset e tretjes dhe ka veti kunder tharjes. Spinaqi eshte shume i pasur me vitamine A, C dhe potas. Ndersa specat jane te veshtire per tu tretur dhe kerpudhat duhet te evitohen nga ata qe kane probleme me melcine dhe ata qe kane probleme ne tretje.

Nje margarita dhe per diabetiket dhe te shendoshet
"Dhe diabetiket dhe te shendoshet mund te hane pica - thone specialistet. Por duhet te zgjedhin llojin "me te varfer" ushqimor me sa me pak mocarela. Ndersa ata qe kane probleme shume te medha me shendetin dhe i druhen nje ushqimi te pregatitur nga te tjeret, mund ta pregatisin picen ne shtepi duke i futur perberesit e rekomandueshem per shendetin e tyre, ndersa brumin mund ta pregatisin dhe me miell misri ose soje.
Edhe e ngrire por pa dhjame
Po kur nuk kemi kohe qe te shkojme ne piceri? Ne kete rast mund te perdorni picat e ngrira. Kane nje perberje ushqyese dhe kalori te njejta. Por ata qe duan te ushqehen ne menyre te shendeteshme, duhet te kontrollojne qe te mos kete dhjame, ndonjehere i perzier me perberes te tjere per te rritur shijen. Dhjami eshte nje yndyre me origjine nga kafshet i pasur me superkalori.


Te gatuash me mjekun
Nje diete me proven e puthjes
eshte e kote te thuhet qe per te patur nje arome te kendeshme te gojes duhet te evitohet konsumimi i hudhrave dhe i qepeve. Por nuk jane keto faktoret e vertete qe shkaktojne eren e rende te gojes. Ne origjine te ketij problemi eshte nje ushqim i parregullt apo kariesi dhe gurezat e dhembeve. Ne rastet me te shpeshta aroma e rende mund te jete pasoje e problemeve gastrike, epatike apo deri dhe diabetike. Dhe nje regjim i parregullt per t'u dobesuar mund ta favorizoje. Ndersa nje diete dizontiksuese mund te lehtesoje dhe ne disa raste dhe te zgjidhe problemin. Duhet te kufizohen mishi dhe djatherat, pijet superalkolike, ushqimet e konservuara dhe embelsirat me baze gjalpin dhe ajken. Nje po te forte per frutet dhe perimet e pagatuara, dritherat, buken, orizin dhe arrat. Mes embelsirave eshte mire qe te zgjidhen akulloret me fruta dhe produktet e ngrira.

Makarona te aromatizuara
Perberesit per kater persona: 350 g makarona; 8 domate te pjekura; 4 kunguj; nje tufe te vogel menderz te fresket; nje tufeze majdanoz, vaj, kripe.
Ndajini domatet ne kater pjese dhe vendosini ne uje te zier te kripur, shtypini derisa te krijohet nje mase e njetrajteshme, hiqini berthamat dhe ndajini ne pjese. Kriposini pjeset dhe shtypini perseri. Shkepusni nga kercelli gjedhet e majdanozit dhe te menderzes dhe i lani. Hiqini zemren e kungujve dhe pritini ne rripa te holle. Bashkojini ne nje ene kungujt, domatet dhe majdanozin e grire trashe dhe gjethet e menderzes duke mbajtur disa per t'i perdorur per dekorimin. Kriposini dhe perziejini me vaj duke i lene per 20 minuta. Ziejini makaronat me uje te bollshem dhe te kripur dhe pasi te jene gati, perziejini me masen e pregatitur me pare.

Akullore me pjeshke dhe caj
Perberesit per 6 persona: 200 g sheqer, ata qe jane me diete mund ta zevendesojne me 200 g embelsues, nje tufe me gjethe menderze, nje luge caj jasemini, nje pakete te vogel vanilje, 1.5 kg pjeshke, tre luge leng limoni, lekuren e grire te nje limoni te paperdorur.
Pergatisni shurupin duke ngrohur gjysme litri uje me sheqerin, lekuren e limonit, vaniljen dhe fletet e menderzes te lara me pare. Lereni te zieje per tre minuta pastaj hiqeni nga zjarri duke shtuar cajin e vendosur me pare ne nje garze te imet. Lereni ne ujin e nxehte per tre-kater minuta dhe me pas hiqeni garzen dhe cajin. Qerojini pjeshket, hiqini berthamat dhe me pas i pritni ne pjese. Vendosini ne shurupin e pregatitur per 20 minuta duke lene menjeane gjethet e menderzes. Me pas shtoni lengun e limonit dhe grijeni komposton ne mikserin e frutave. Vendoseni ne nje ene te gjere dhe lereni ne frigorifer per 4-5 ore duke e perzier ne mikser cdo ore dhe duke e vene perseri ne frigorifer. Servireni ne gota duke e zbukuruar me gjethe menderze apo melise.

shpirtivogel
07-07-2007, 10:26
Si eshte receta e pules frikase ju lutem

anamorava
11-02-2011, 14:07
si gatuhet pitja

anamorava
11-02-2011, 14:13
si gatuhet pitja marim miellin he dhim 1 gjysm bakalli uj hedhim far i ngjeshim mir deri sa te trashen dhe i marmi i qesim a pet uj dhe nje margarin derisa brumi te behet shum i verdh pastaj e len brumin te pushoj 45min pastaj i ndajm ne kuleq dhe i thallojm i qesim vaj e qesim te tepsi i qep dhe pastaj e dhe tjetren qashtu pastaj tjetren trjetren tjetren ne fun permi i qesim vaj dhe shtim ne furr e lajm 40min darka esht gati kjo esht pite japoneze